Ish-sistemi ujor i para ’90 sot do kushtonte rreth… 2 miliardë dollarë

February 16, 2020 20:40

Ish-sistemi ujor i para ’90 sot do kushtonte rreth… 2 miliardë dollarë

Vetëm kur vijnë rreshjet dhe përmbytjet kujtojmë çfarë është bërë me këtë territor, çfarë i kemi punuar këtij vendi me duart tona.

Vuajmë gjëmën e radhës dhe pastaj harrojmë. Se stinët ndërrohen, hallet zënë njëri-tjetrin dhe prioritetet ndryshojnë.

Por zararin e kemi sërish aty: Pyjet të prerë, argjinatura të shkatërruara, lumenj të zhvatur nga inertet deri në masakër, kanale të bllokuar nga mungesa e kujdesit apo të taposur nga ndërtime njerëzish që duan ta kenë shtëpinë “buzë ujit”.

Dëmi pra, që i kemi natyrës, por mbi të gjitha punës sonë të përbashkët, është i pallogaritshëm. Më saktë, njëfarë llogarie është bërë.

Artur Dojaka, njeri i dashuruar me tokën dhe natyrën jep disa të dhëna në një artikull për Dita, që kushdo që i lexon, mund të vërë duart në kokë. Padyshim që shumë prej agronomëve e specialistëve të kohës së shkuar, i dinë më mirë.

Kështu, deri në vitin 1990, thotë Dojaka, gati 95 përqind e tokës bujqësore ishte nën ujë, ose ndryshe në sistem vaditje, dhe po kaq sasi ishte nën regjim drenazhimi e kullimi.

Që do të thotë se toka ujitej, por nuk përmbytej kur kishte tepricë shirash dhe natyra bënte kapriçiot e saj të radhës.

“Mua personalisht”, thotë Dojaka, “më ka shokuar shifra, kur ma thanë detajin e mëposhtëm disa specialistë izraelitë të vaditjes. Sipas tyre, volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”.

Kjo është shifra.

Dhe ja ku jemi sot, me shtëpi mbi kolektorë dhe buzë ujit, mbase edhe tre a katërkatëshe, dhe me një apo më shumë makina luksoze në garazh, por që mbulohen nga uji.

Sepse natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron, por të vjen mbrapsht e të përplaset në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur. Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht, me racion të dhimbshëm, çdo dimër.

 

****

d.a. / dita

February 16, 2020 20:40
Komento

53 Komente

  1. fanol bardhi February 3, 15:49

    Natyra e trupi jan si kaca e dyqanit e cila heret e vone ta sjelle faturen troq e per fytyre edhe e nxirr borxhin 99,9% te rrasteve.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit February 3, 17:44

    Shkrim i mire dhe vertet ashtu eshte. Kur bie shume ne vere te mire do te zere e ne fund do ta vjellesh.

    Reply to this comment
    • lom deliu February 18, 15:31

      jane krahasime te kota dhe sidoqofte duhej te jepeshin te dhena jo fjale kafenesh (per ndonje interes te firmes “Natyra”.
      duhet te konsiderohen ato investime qe do te duhej te ishin te domosdoshme sot per Bujqesine e sotme dhe mekete kosto ja vlente ….

      Reply to this comment
  3. Arben February 3, 20:02

    CFARE KOMUNIZMI MORE ?!.

    PUNA SKLLAVERORE DHE E PAPAGUAR E PRINDEREVE TANE.

    KOMUNIZMI TE ISHTE I MIRE SI SISTEM DO TA KISHIM AKOMA.

    NJE SISTEM QE NE SHQIPERI NDERTOI DHE I VURI SHKELMIN NE FUND.

    Reply to this comment
    • Gregor February 4, 00:43

      O koqe, po kush tha qe komunizmi ishte i mire? Te dish shkrim e kendim nuk do te thote qe di te shkruash. Je ne metro apo nuk je metro? Ideja ishte qe komunizmi ishte vertet diktature, por diktaturat kane shume force per te perdorur tere fuqine punetore ne dispozicion per te ndertuar vepra te medha, qofte si hidrocentralet nga te cilat marrim energji edhe sot, qofte sistemi i vaditjes dhe kullimit qe ja dolem me sukses ta shkaterronim, apo edhe metalurgjiku qe ishte veper madheshtore por nuk i duhej njeriu se prodhonte celik te dobet nepermjet nje teknologjie te prapambetur. Kur kujtoj metalurgjikun nuk mund te mos terheq paralele midis tij dhe rruges se kombit qe varrosi parate e kombit per nje rruge qe nuk perdoret as 30%. Nejse, ideja ishte we sistemi i vaditjes dhe kullimit qe kishim u be si kopshtet e varura te Semiramides se Babilonise – nje kujtim i bukur i dickaje qe nuk ekziston me. Barbaret e shkaterruan. Barbaret si puna jote qe vjen e na flet rroma per toma ketu kur s’ta kemi ngene. Mesove te shkruash dhe o burra te shkruajme dicka se mos na iki radha.
      Boll kemi Skypionin, edhe ti na duhesh.

      Reply to this comment
    • ard February 4, 11:14

      Injoranca gje e madhe. Sa lexove fjalen komunizem kerceve pupthi packa se sia ke idene fare se per cfare flet artikull shkruesi.

      Reply to this comment
    • Nje shqiptar nga Jugu i vendit February 17, 18:35

      Arben , ti je nje kafshe , qe nuk ia ke idene per keto pune , ndaj , ben mire qe te dhjesesh e te ulesh mbi te . A i ke syte ne balle , se cfar ka thene eksperti izraelit , per sistemin e ujitjes dhe te kullimit ne Shqiperi ?! E gjithe ajo ishte nje pasuri teper e cmuar per Shqiperine e vogel , qe duhej administruar me mencuri , nga shteti , sepse ishte djersa shumevjecare e ketij populli dhe duhej ti sherbente vendit …… ! Po kujt i thua , bagetive qe dine vetem te hane dhe te dhjesin , bile ndonjeri , si per turpin e ketij vendi , mban edhe emrin e larte Arben !

      Reply to this comment
    • KORÇARI February 17, 21:34

      Ti Arben Turkofili je ca loqe nga mënyrë.
      O idiot nuk po flet kush për komunizmin por për arritjet që kishte Shqipëria ,Shteti në atë kohë.
      Pastaj o Turkofili ,sido dhe ngado që t’a shohësh në kohën e Enverit ,Shqipëria ishte 100 herë më mirë dhe se në kohën e vëllezërve të tij Dovletit dhe se në Kohën e Sali Mutit dhe Ramë Brekvarurit.
      Në kohën e Enverit për 6 muaj komlet ata që mbetën të pastrehë nga tërmeti ishin sistemuar në Shtëpi të reja, ndërkohë që në Kohën e Brekvarurit kanë kaluar 2 muaj dhe akoma s’kanë mbaruar me llafet boshe, se për shtëpi as që bëhet fjalë ,me përjashtim të shtëpive që ka ndërtuar Nderi i Kombit Marin Mema.

      Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" February 3, 20:15

    Qe do te kushtonte 2 miljarde jam dakort, por jo me kursin e sotem, por me kursin e vitit 90-te, qe me kursin e sotem, ndoshta do te ishte rreth 4-5 miljarde dollare.
    Vetem tharja e kenetave, ne Terbuf, Maliq, Myzeqe, Torovice, Durres dhe ku dteqin tjeter, qe sme vine ndermend, i kalon keto miljarda ne dollare.
    Tharja e ketyre kenetave, nuk i ka kushtuar shtetit shume, se mbi 80% e punes, eshte kryer nga te burgosur, qe si pagese, kishin vetem 600 gram buke te zeze, ndoshta nje supe dhe caj pa sheqer ne darke.
    Pervec tharjes se kenetave, nje investim shume i madh, eshte bere ne drenazhim dhe kanale vaditese dhe kulluese, ku edhe kjo pune, eshte bere me nje page shume minimale, qe nuk justifikonte punen kolosale, qe shqiptaret kane bere.
    Per kete une them, se shifra qe ju jepni, eshte e pasakte.

    Reply to this comment
    • Genti February 16, 21:24

      Shyqyr qe erdhi Enveri ne pushtet se beri bonifikimin e vendit thau kenetat se akoma do te ishim me malarje si ne Afrike.

      Reply to this comment
      • xxx February 17, 11:59

        ndersa me Saliun dhe Ramiun kenetat e thara do rimbushen me uje per tu ngjallur nga e para. Dhe kjo do ndodhe falas, dhurate nga natyra per shqiptarin, sipas kokes festen.

        Reply to this comment
    • xxx February 17, 12:06

      “Tharja e ketyre kenetave, nuk i ka kushtuar shtetit shume”

      Miresite materiale e jomateriale qe ndertuan njerezit per veten e tyre ne shtetin e para ’90es nuk ka para ne bote ta mase!!

      Reply to this comment
  5. Pilo February 3, 20:22

    punonte dhe rinia aksioneve, jo vetem te burgosurit.

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" February 3, 20:37

      Xha Pilo, ti je me i vjeter dhe i ke pare me syte e tu, por me sa di une, kenetat, sishin per aksionistet, por per te burgosurit.
      Mos ti hyjme tani se sa vdiqen dhe sa u gjymtuan.
      Aksionet e rinise ishin aksione qe ndertuan Shqiperine dhe jam dakort me ty, por kenetat, i thane te burgosurit dhe pike.

      Reply to this comment
  6. ela February 3, 20:27

    Kjo eshte akoma edhe nje here deshtim i kesaj qeverie. Po mbyllet viti i dyte i qeverisjes dhe pervec se fjale nuk ka asnje lloj rezultati konkret per mbrojtjen nga permbytjet.
    As gjendjen e jashtezakonshme nuk shpalli kjo qeveri, se kishte hall se ishte e detyruar te paguante. Pa piken e turpit thane qe po i kerkojne ndihme Brukselit?! Si gjithmone per cdo gje Rama i largon gjerat nga bytha e vet.
    Te drejte ka Dojaka, i thote shifrat, po kujt ja tha?! Qeverise Berisha ndoshta?
    A nuk ishte qeveria e Berishes ajo qe sakatoi lumenjte, i gerreu pa hesap, i nxorri fundin dhe u ngop me parà? A nuk ishte qeveria e Berishes ajo qe lejoi prerjen e pyjeve pa hesap, eksportin e drureve drejt Greqise, kuptohet ne forme klandestine, pa paguar dogane. Dhe mire qe hajdutet e maskarenjte i prene keto pyje, por as moren mundimin te mbjellin te reja. A nuk ishte qeveria Berisha ajo qe lejoi ndertimin informal pa kriter ne cdo cep toke te lire neper qytete e fshatra, ajo qe nuk ndertoi nje dige te vetme per mbrojtjen nga lumenjte, ajo qe ndertoi vetem rruge per te vjedhur mire e mire fondet e tyre por ne asnje moment te vetem nuk u morr me sektorin e bujqesise.
    Po tani? ka nje vit e gjysem qe berisha nuk eshte ne pushtet. Cfare po ben kjo qeveri Rilindase?! HIC!. Ne vend te ndertoje, te sistemoje e investoje per mbrojtjen e jeteve e prones ajo ka prioritet prishjet dhe shkaterrimin. Edhe ne nje dite kur ne Vlore po ndodhte fundi i botes, makinat e bjondes me kacurrela zbarkuan atje gati per prishje te prones, te shtepive, gati me zell te madh per te nxjerr njerezit ne qiell te hapur.
    Andaj kot e ka qe flet Dojaka. Njerez qe duan natyren si ai, njerez qe duan punen si ai, per qeverine e kaluar dhe qeverine e Rilindur jane thjesht DEMODE. Kjo Rilindje do kalibrin e Kokedhimes, Beqes, Metes, Rames qe mendojne te mbushin xhepat e tyre dhe te pasurohen me djersen e te tjereve.
    Mjer o Shqiperi per keta maskarenj qe ke pjelle!!!!!!

    Reply to this comment
  7. askushi February 3, 20:34

    komunizmi eshte sistemi me perfekt qe eksiston,tjeter pune qe njerzimi nuk eshte akoma gati per ate sistem se ben te kundertèn.

    Reply to this comment
  8. era February 3, 20:37

    E cfare shqiptaresh, e shkaterruat vendin me duart tuaja dhe te Sali berishes, tani fryni syte mbi uje. Ato investime massive dhe kolosale vetem ai shtet I dikurshem I bente. Tani as mos prisni, sa here te bjerre shi I rrembyer kjo gjendje do here. Tani tju rroje politika e partive dhe liria e fjales.

    Reply to this comment
  9. Populli February 3, 20:37

    Po mire more, ky Sala nuk do te pergjigjet ndonjehere para ligjit per krimet qe i ka bere ketij populli?

    Reply to this comment
  10. Darius February 3, 20:41

    Albania-ECONOMY

    Albania Index

    Salient Features: Until 1991, centrally planned Stalinist economy. Economic reforms crippled by economic and social disintegration in early 1990s. In 1992, new Democratic government announced “shock therapy” program to establish a market economy.

    Gross Domestic Product (GDP): L16,234 million in 1990, US$450 per capita, a drop of 13.1 percent from the previous year; preliminary figures indicated a 30-percent drop for 1991.

    Gross National Product (GNP): Estimated at US$4.1 billion in 1990; per capita income estimated in range US$600- US$1,250; real growth rate not available.

    Government Budget: Revenues US$2.3 billion; expenditures US$2.3 billion (1989). Note: Albania perennially ran a substantial trade deficit; government tied imports to exports, so deficit seems to have been greatly reduced if not eliminated.

    Labor Force: 1,567,000 (1990); agriculture about 52 percent, industry 22.9 percent (1987). Females made up 48.1 percent of the labor force in 1990.

    Agriculture: Arable land per capita is the lowest in Europe. Self-sufficiency in grain production achieved in 1976, according to government figures. A wide variety of temperate-zone crops and livestock raised. Up to 1990, Albania was largely selfsufficient in food; thereafter drought and political breakdown necessitated foreign food aid.

    Land Use: Arable land 21 percent; permanent crops 4 percent; meadows and pastures 15 percent; forest and woodland 38 percent; other 22 percent.

    Industry: Main industries in early 1990s were food products, energy and petroleum, mining and basic metals, textiles and clothing, lumber, cement, engineering, and chemicals.

    Natural Resources: Chromium, coal, copper, natural gas, nickel, oil, timber.

    Imports: US$255 million (1987 estimate). Major commodities: machinery, machine tools, iron and steel products, textiles, chemicals, and pharmaceuticals.

    Exports: US$378 million (1987 estimate). Major commodities: asphalt, bitumen, petroleum products, metals and metallic ores, electricity, oil, vegetables, fruits, tobacco.

    Trading Partners: Italy, Yugoslavia, West Germany, Greece, East European countries, and China.

    Economic aid: In fiscal year 1991 United States government provided US$2.4 million; the European Community (EC) pledged US$9.1 million; and Italy provided US$196 million for emergency food aid, industrial inputs and the education system. In July 1991 the EC enrolled Albania in its program for technical assistance to former communist countries.

    Currency: Lek (pl., leke); exchange rate in January 1992 L50 per US$1.

    Fiscal year: calendar year.

    Data as of April 1992

    Ja dhe bilanci ne vitin 2000 import-export dhe deficiti (ne milion USD)

    COUNTRY EXPORTS IMPORTS BALANCE
    Italy 185 384 -199
    Greece 33 288 -255
    Germany 17 66 -49
    Yugoslavia 7 9 -2
    Turkey 2 58 -56
    United States 2 16 -14
    France 2 15 -13
    Macedonia 2 24 -22
    Austria 2 12 -10
    Bulgaria n.a. 26 n.a.

    Read more: Foreign trade – Albania – export http://www.nationsencyclopedia.com/E…#ixzz1g3MOTA6j

    Qe te keni nje ide me te qarte per sa me siper bejini llogarite e inflacionit te USD me kete kalkulatorin ketu per periudhen 1990-2010 atehere do te kapsallitni syte tamam .

    http://www.dollartimes.com/calculators/inflation.htm

    Reply to this comment
  11. Drino February 3, 21:05

    Medjat mund te japing nje informacion me te plote per shume nga “bemat” qe jane bere ne keto 24 vjet. Jo vetem prerjet e pyjeve, prishjet e argjinaturave, bllokimi i kanaleve kulluese, ndertimet ne tokat bujqesore deri edhe ne ish kenetat, por edhe ndertime si urat si ajo mbi Bune ne Shkoder apo rruga e hyrjes ne Baçallek kane “meriten” e tyre per permbytjet ne ate zone. Me kane thene se edhe ne zonen e Novoseles dhe Ferasit tani nje pjese te nivelit te larte te permbytjes e ka shkaktuar ura e re e autostrades dhe traseja e saj. per keto duhet te pyeten specialestet dhe te verifikohen. Permbytje gjthmone kane ndodhur, por sot nuk mund te na thote kush se sa jane rreshjet qe kane rene dhe si klasifikohen ato ne lidhje me sigurine qe kane argjinaturat. Dikur ka pasur nje institute hidro-meteorologjik qe kryente matje ne gjithe territorin e vendit, tani degjojme politikanet qe na thone qe rreshjet qe kane rene(para disa vjetesh) ne zonen e Drinit ishin ato qe perseriteshin njehere ne 500 vjet edhe pse kishte 3-4 vjet qe perseriteshin çdo vit.Per investigime duhet qe medjat te konsultohen me specialist.

    Reply to this comment
  12. Sokol Kolonja February 3, 21:17

    shkrim shume i sakt nga zoti Dojaka. Atyre qe nuk u pelqen ,atyre qe u ret veshin puna ne komunizem ,jane ata qe doninte rinin me duare ne xhepa ,te brihnin boten e populli te skllaverohej stu si ne kohen e idhullit te tyre Ahmet zogut. PUna e bere ne bujqesi, kanalet vadites e kullues ,drenazhimet, fytja e mekanikes ujqesore ,kthimi i mocaleve e kenetave ne tokabujqsore ani ndoshta duan mbi 100 e kusur vjet qe te behen. Nje komentues thot se komunismi e gjeti SHQIPERINE ME 85% ANALFABET. Ke gabuar zoti “Tartuf” e ke shifren te rrem,ashtu si shifni gjithmon .E ka gjetur me 95% analfabet. E la ne vitin 1990,kur erdhen sharlatanet ne pushtet. me popull te arsimuar plotesisht. rreth 85 %,shifer kjo qe te ngaterron . ishinme arsim te mesem e te lart,pjesa tjeter me arsim 8 vjear,e me kurse te ndryshme kualifikimi. PO eshte e vertet qe ne keneta kane punuar edhe te burgosur,po kishinshkuar ne burg e jo ne kamp pushimi… NUk e di se c’mosh kini ju i neruari”tartuf” por nese nuk e di pyet, se ato tokat e nperfituara nga tharja e mocaleve dhe kenetave .prodhonte grure,mise e pambuk,qe mase te ka zen syri ndonje foto. PO te jet per popull i skllaveuar jemi tani,ku jo vetem nuk ka pune,por edhe ata qe punojn mashtrohen,e nuk u behet sigurimi i jetes. Kini degjuar ju qe shani ate periudhe,edhe pse mund te jeni nga familje te burgosura ne ate sistem,e shfreni dufin,po ato qe kane qene kane qene. A kihte dy kombinate te medhenj tekstilesh ? A kishte usina te perpunimit te kromit dhe bakrrit ? A kishte fabrika trikotazhi,kepucesh,porcelani,xhamash, ? Sa kinema ishin? Sa teatro drematike e sa teatro estrade? Sa shkollate mesme kishte ? Nuk po te futem ne bujqsi ,pasi mekanika bujqesore vajti ne maje te malit ? KU jane pyjet sot,me ate Luren e bukur? KU jane ato me dhjetra e dhjetra traktore q e bucisnin ne fushat e SHQIPERISE PERNDIMORE e pa perjashtuar edhe ne pllajat e bjeshkeve? KU jane spitalet e rretheve ,e mjeket e infemieret neper fshatra? ………. A e dini se sa ishte rendimenti i prodhimit te drithrave ne fillim te komunizmit ,e sa e la ne funde ? E te tjera qe nuk mund t’i numeroj dot tani ? Pra artikullshkruesi ka plotesisht te drejt ne ato qe thot,madje ka then pak. Hanin buke misri.? PO, hanin e nuk vuanin, se ku ta gjejne edhe buken e misrit ,ashtusi sot,kur ka shume e shume familje qe edhe nuk han fare me dite…..po keto pse nuk i thoni? U prish sistemi i ujitjes i kullimit,argjenaturat,shtrati i lumnjeve ,ndaj behen permbytje……

    Reply to this comment
  13. Taku halabaku February 3, 21:17

    Kjo puna e ndertimeve ne kohen e diktatures,e te tereve dhe e askujt humbi si ‘shurra e pules’,thote populli. -“Nje familje me prinder te pasur me kulture e shkolle te madhe,gjendet papritur e pakujtuar perpara dyerve te gjykates per te pritur vendimin e denimit te femijes se vet,qe akuzohej per krime te ndryshme,opinioni i cuditur pyste;-si eshte e mundur te dale nje femije i tille nga kjo familje me kulture dhe e pasur?- Ndersa nje ‘plak i urte’ ju pergjigj;-edukimi i keq i ketij femije nga familja,e solli ne kete derexhe”!-Prandaj edhe une kembengul,formimi i njeriut te “RI”,me mesimet gjakesore te ppsh-se,sollen pasojat qe po vuajme sot,te cilat jane te panjohura ne vendet e tjera posdiktatoriale,(Rumani,Poloni,Bullgari,Jugosllavi,Rusi,etj.)-Prandaj hic mos u cudit !

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. February 3, 21:38

      Taku Halabaku ,
      Edhe te ndryshosh Nikun ,
      prap Helmi qe Villni po ai eshte .

      Po Efendem Nastro
      enveri
      beri njeriun e Ri ,
      Ate te punes ,
      Sot njeriu i diskotekes , Red -bullit , KOKA – KOLLES ,
      ASHASHIT , AIDS , TRITOLIT , vRASJEVE ……………………………………………………………………………………………..
      Eshte shume e gjate lista …………………………….

      Reply to this comment
  14. eri February 3, 21:19

    Trishtim e dhimbje per ju, qe mashtroni se veprat bujqesore i kan ndertuar te burgosurit.Ju keni punuar, por populli eshte gjiganti qe I vuri vulen , ju pergjegj thirrjes partise per pune vullnetre ne vepra te mdha. si rr.kukes-Diber,te rr.malesise madhe,rruge te tjera ne gjitha anet te vendit,gati te gjitha trasete hekurudhore ,tirane -durres,lushnje-fier-ballesh,elbasan,guri kuq pogradec,hani hotit -Shkoder-lezhe laç-tirane,mirdite,jane vula e duart , mendja dhe djersa e rinise shqiptare ,e popullit shqiptare,dhe kombinati I tekstileve STALIN ndertimi eshte bere vullnetarish ,dhe qindar vepra te tjera bujqesore,si mozaiku I madhe I taracave nga himara ne lukove bregdetit mbjellur me limona e portokalle dora madheshtore qe kane vulen vullnetare te rinise.studentore,shkollave mesme,te qendrave ,fshatrave,qyteteve te SHQIPRISE.Kur ju te persekutuerit keni kerkuar ,dhe keni marre DEMSHPERBLIM nga shteti e shoqria ,s’keni drejte ankesa te tjera,e thote morali dhe ligji I sotem,dhe [email protected]@@ po te mos pranonit parat demeshperblimi, puna ndryshonte.!!…@@@

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" February 3, 21:30

      Lexo dhe kupto, kenetat u thane nga te burgosurit, kete them, te tjerat, jam nga te paret ketu, qe sja mohoj, as rimise, as sistemit dhe as shpirtit te sakrifices se popullit.

      Reply to this comment
      • Hm... February 3, 22:13

        puna e te burgosurve te monizmit duhet respektuar por jo ne kurriz te punes dhe dedikimit te mbare popullit sepse po ekzagjerohen gjerat dhe po permbysen realitetet. Edhe ne Amerike, qe ne fillim, te burgosurit benin punet me te renda dhe veshtira dhe ne Maliq nuk ka patur vetem disidente (nese ka patur) por dhe ordinere dhe nese eshte OK per Ameriken perse jo per Enverin!! I bie qe dhe Ameriken e bene te burgosurit!!!! Te pakten te mos veme pika mbi i per gjera qe duhet te flasin specialistet. Nderime dhe gjithe te mirat

        Reply to this comment
        • "Horri i Bulevardit" February 3, 22:35

          Edhe njehere, i kujtova artikullshkruesit, se shume pune te bera, nuk jane futur ne librat e llogarise dhe puna e papaguar, qofte ajo e te burgosurve, qofte ajo e aksionit, sjane llogaritur.
          Per kete them se shuma eshte disa here me e madhe.

          Reply to this comment
        • gjermani i fundit February 3, 22:45

          jemi qe jemi tek ky muhabet, ne fakt Ameriken e bene sklleverit,se perpara se Amerika te behej shtet i pavarur demokratik ekzistonte skllaveria qe ç’ke me te. Por nuk e di, per mua eshte shume me edukative qe te burgosurit te bejne njefare pune sesa te dhjamen ne qeli e tu shkoje mendja vetem per droge dhe fasule. Kurse duhet thene qe rinia ka bere pune vullnetare te pakrahasuar, te tera transhete e hekurudhave jane bere vullnetarisht, duhet te kushtojne miliarda po te vije ti beje privati. Psh,une kam punuar nje muaj vullnetar ne hekurudhen qe do behej nga Miloti ne Klos, qe per pak kilometra e zuri “Pularizmi”demokratik dhe u vodh e tera e nuk i lane as nam e nishan.

          Reply to this comment
          • mirel February 17, 17:04

            Plaku im ka qene vullnetar ne hekurudhen Durres-Kavaje.
            Dhe sapo kishte mbaruar lufta qe kish qene partizan.
            Nuk ankoheshin ata, e bene me deshire per te ndertuar shtetin.
            Keta ballistet pse ankohen?

  15. ada February 3, 21:43

    Tashme cdo vit eshte bere nje ritual i zakonshem permbytja.
    Sapo uji largohet te gjithe harrojne, dhe cdo gje vazhdon si me pare. Asnje mase mbrojtese, asnje investim per pritat e lumenjve, asnje investim ne kanalet vaditese e drenazhimet e tokave, ASGJE, ASGJE……
    As qeveria Berisha, as qeveria e Rilindjes nuk e kane ne axhenden e tyre mbrojtjen e jetes, mbrojtjen e prones, mbrojtjen e investimeve qe me aq veshtiresi behen ne sektorin e bujqesise e blegtorise, pas as me te voglen ndihme nga shteti.
    Sa qesharak ishte zv ministri i bujqesise mbreme i ftuar ne emisionin SHQIP te Top Channel. Nuk dinte si te sajonte genjeshtrat me punen e madhe qe paska bere ministria e bujqesise (edhe pse personalisht kam respekt per ministrin Panariti) per bordet e kullimit. Ai thoshte se fale kesaj pune te madhe Berati nuk u perbyt, nderkohe qe korrespondenti nga Berati thoshte qe shume ha toke jane nen uje; ai thoshte qe Korca nuk u permbyt, nderkohe korrespondentja nga Korca thoshte disa qindra ha jane nen uje. Hajde gallate hajde, por jo per te qeshur, por te qare me lot!
    Mos harrojne nje gje: Bota eshte portokall! Nje gje me vjen ti uroj nga zemra Berishes, Rames, Nanos e Metes: JU PAFSHA NE MES TE UJIT, SI AJO ZONJE NE KOPERTINEN E GAZETES DITA SOT!

    Reply to this comment
  16. plaku i mocem February 3, 22:17

    Vlera e sistemit kullues e vadites te ndertuar nga shqiptaret per 40 vjet kap shifren 20 miljard dollare.Hajdeni ju qe hidhni balte ndaj asaj pune vigane atyre sakrificave te panumurta qe bene puntoret dhe te burgosurit,specialistet e mekanizatoret,dhe beni nje kanal kullues te ri dhe pastaj flasim..

    Reply to this comment
  17. Taku halabaku February 3, 22:28

    Shok @ballist i penduar !Nuk te ve faj,se ti i merr kthesat me vonese !- Kur behet fjale per njeri te “RI”,behet me esap arithmetike,duke pyetur veten;-p.sh. kur filloi edukimi i brezit te “RI”?
    -pergjigje;- ne vitin 1945,nen udheheqjen e partise e sh. enver,rinia jone ‘revolucionare’,u edukua e u kalit,((hesapi eshte ky;ne vitin 1945,nje i “Ri” ishte 15-16 vjecar,deri ne 1990,i vajti mosha 60 vjec,ky kishte pasardhes qe ne vitin 1955…,ky brez kish pasardhes ne 1980,pra viti i famshem 1990,gjeti tre breza te c’edukuar nga propaganda(frika, terrori) e ppsh-se,e levave te saj,te cilet sa shpetuan nga ai terror,bene ate qe dinin te benin me mire,nga edukata qe kishin marre per tre breza))!- Keshtu eshte puna e njeriut ‘te”RI”,i cili vazhdon me ngulm traditen 45 vjecare,o [email protected] penduar.-Kam nje pyetje per Ty,kur vetquhesh i ‘penduar’,e ke fjalen per mbirje pendesh alias pendosur ?-Apo pishmanllosur,-se kjo viran shqipe ka ca yckla qe te futin ne qorr-sokak ! mos u kurse ne pergjigje.

    Reply to this comment
    • Ballist i Lodhur nga Injorantet February 17, 09:18

      provo te arsyetosh me analize gjeometrie ,
      e do te shikosh rezultate pozitive .

      Matematika jote , eshte matematika e nje Kamarieri demokrat HALABAK .

      SI halabak matematika jote eshte ne perfeksion me matematiken e ballistave .

      ku brilante ballistat perdornin shprehjen ::

      Me mire te pasur , se sa te vorfen .

      Reply to this comment
  18. mond February 3, 22:40

    bujqesia ishte me mire, arsimi me i sakte, shendetesia po ashtu, rendi nuk diskutohej, industria…sot nuk egziston, ushtria as per vete nuk eshte, po cfare ka me te mire sot se atehere??? ka barkdera pa fund, semundje nga te gjitha llojet, tritol e droge, shthurje totale e njerezillekut etj etj… lum ne per “demokracine” qe ndertuam dhe poshte komunizmi…. me duket se sa me shume kalon koha aq do ta kerkojme dhe krahasojme me “bukurite” e sotme…

    Reply to this comment
  19. Miku February 3, 23:13

    Po ta marresh me nje kendveshtrim tjeter:
    Ndertimet mbi kolektore dhe pika grumbullimi sikur eshte bere nga inati. Po flas per ate inat qe shume emigrante paten me vendin ku e ri punonin dhe me vendin qe i rriti. Ja si e shperblejne atdheun, duke e shkaterruar me inate personale ndaj varferise dhe dhunes se sistemit totalitar.

    Edhe pse jetoj/punoj ne USA, me kujtohet akoma Bunkeri afer plepave ne Durres:
    Tok e xanum! Pronari toks Nue Rroku..

    Me duket se Nuja ndertoi nje vile te mire mbi token e tij te xanum, ndoshta dikur nje are me grure.

    Suksese me ngrohjen globale Shqiperia ime Tallava. Ju ka miku shpirt, ju ka miku xhan. Puccc

    Reply to this comment
  20. xhateli February 3, 23:13

    O HORRRI I BULEVARDIT, ti thua se kenetat i thane te burgosurit, po mire a derezi, te burgosurit kane punuar vertet dhe nuk ua mohon kush, por ketu behet fjale per politikat, per strategjite per tharjen e vatrave te semundjeve epidemike, per shtimin e siperfaqeve te tokes-arw, per shtimin e siperfaqeve te mbjella, per disiplinimin e ujerave nentokesore e tokesore, per zhvillimin e bujqesise moderne me projekte bonifikimi etj., etj.
    Keto i bene te burgosurit?
    Jo, or mik, i bwri ai shtet qw mendonte per qytetaret e vet, per fshataresine e vet, se ciles i dha token, ai shtet thau mocale. Po te mos i donte qytetaret e vet, perse t’i thante kenetat?Ndryshe i fuste te burgosurit atje te galerite e minierave e nuk i linte te shikonin drite, por mendoi edhe per tokat bujqesore qe vendi yne si vend malor i ka me pakice.
    Ti fol me mire per shtetin e qelbur te Berishes qw ua futi sa krahu fshatareve, i solli ne kenetat e mocalet, buze lumenjve dhe shiko ku i katandisi me atw vampirizmin e tij, i permbyti qw nga veriu ne jug, se u tha zbrisni nga mali e zini tokat ku te mundeni, edhe buze lumenjve dhe mbytuni e permbytuni ne ujrat e tyre. Ja si u hengri edhe koken,,pa pronat dhe tokat ua grabiti ky ujku i lugines se ujqve tropojane.
    Prandaj, o horr i bulevardit, ashtu sic u jep ate qe u takon te burgosurve, jepi edhe atij .qw mendoi edhe per tharjet e kenetave, per kufirin te thana qe u vuri lumenjve, per digat e hidrovoret qe ngriti, per ndertim hidrocentralesh, universitetesh e spitalesh e mos u merr me vucidolasin e UDB-sw qe edhe kreun e shtetit qw e vuri vete ne ate karrige e quajti si nje grua e keqe e pacipe, horr bulevardi…
    Kur kam qene i vogel kam lexuar kete vjershe te xhaxhi Zihni Sakos, qw tw kwshilloj t’ua mesosh edhe femijeve e nipave te tu:
    Gur, gur, gurgullon
    Lumi Matit e s’pushon
    Thotw: mua s’ka njeri qe me ndalon!
    Dale, dale, tha Partia
    Vjen punetori.
    Shkulet Shqiperia,
    Mur e pende do te ngrerw,
    Lumin per ta bwrw
    Drite Shqiperise
    Dritw njerwzisw

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" February 4, 01:26

      Edhe njehere, ne kete shkrim, diskutohet, sa para jane investuar, ne kohen e diktatures, per tokat bujqesore dhe une duke llogaritur se nje pjese e mire e ketyre investimeve, jane bere me pune te papaguar, si nga te burgosurit ashtu dhe nga aksionistet, mendoj qe shifra prej 2 miljardesh dollare, qe thote artikullshkruesi, nuk eshte e sakte. Kaq, nuk e di pse diskutohet kaq shume, jo e beri jo se beri.
      Rezultati eshte qe ato investime qe jane bere ne ate kohe, me kete popull qe kemi sot, do te na duhen ndoshta 1000 vjet, ti realizojme.
      Ju uroj te gjitheve nje naten e mire se po me mbyllen syte.
      Guten Nacht

      Reply to this comment
      • antonio April 27, 20:25

        O “HORRI…”!
        Po tregohesh mistrec i madh!
        Te burgosurit ishin gjithsejt 3800 vete dhe shumica e tyre punonin ne miniera,por BUJQESIA SHQIPTARE u be me djersen e te gjithe popullit e jo me 3800 te burgosur!
        Sot ke neper burgje mbi 38 mije vete,merri keta dhe te shohim se cdo te beje ky shtet fashist me keta !
        Nje MUT te madh do beje!
        Terbufin nuk e thane,punuan,mbollen dhe korren te burgosurit por fshatarsia e Myzeqese me ndihmen e RINISE te shkollave dhe ushtria!
        MIJRA HA me miser ne te gjithe Shqiperine nuk e mbillnin e korrnin te burgosurit,por fshatarresia dhe rinia me ushtaret!
        Po hidrocentralet,hekurudhat,pyjet,bonifikimet etj nuk i bene te burgosurit,se po na i nxirrni te burgosurit sikur paskan punuar vetem,ndersa populli paska bere qejf!
        Te jane THARE TRUTE o “HORR…”!

        Reply to this comment
        • mirel February 17, 16:57

          Enveri nuk e beri sistemin ujor dhe bonifikimin per vete. Enveri ishte ne Tirane ne bllok, nuk i permbyteshin toka,
          Keta thone eshte pune e papaguar.
          Kujt do i paguhej?’
          Vepra vete ishte pagesa. U be per popullin dhe ne dobi te fshataresise.
          “Sikur” shteti ta paguante, prape nga taksat e popullit do e paguante. Prandaj i vuri njerezit ne aksion te shtronin bythen dhe te punonin per te miren e vetes.
          Ky ankohet se eshte pune e papaguar,
          Kujt tja paguante?
          Ahmetes, Ramutit, Kastratit, Fushes, apo Ulajt?
          Ky qahet qe leket e popullit nuk i shkuan horrave.
          Per kete qahet ky horri i Ramutit, se per popullin qe punoi dhe e perfitoi kete veper gjigande nuk tja dije njeri.
          Sot i lene fshataret te vdesin sepse po i mbysin mallrat serbe, korcaret presin mollet, myzeqaret derdhin qumeshtin, dhe shqiptaret helmohen me miell e qumesht serb.
          Qelbesira qe po lene njerezit te vdesin rrugeve. Kriminele, qe ankohen pse nuk i vuri Enver Hoxha ne listen e PPPve dhe koncesioneve. Cte presesh nga keta kerma?

          Reply to this comment
  21. zqk February 4, 04:15

    Nuk ka rendesi se kush i beri veprat ujore, ja e zeme se i beri kinezi. E rendesishme eshte se ato ishin nje pasuri e pacmueshme e vendit. Kush e shkaterroi? Ta dime de, qe ti shkruajme nje kapitull ne historine e barbarizmit boteror. Dhe kjo vetem per veprat ujore, po arsimi, shendetesia, flota, bujqesia, blegtoria, planifikimi urban, mbrojtja, etj., etj., ja u be libri.

    Reply to this comment
    • mirel February 17, 17:02

      Po, ato i beri populli, dhe i perfitoi vete. Ke do paguante sistemi? Popullin, dhe pastaj faturen tja vinte prape popullit?
      Keta flasin gjera pa sens. Mire qe e shkaterruan, po ankohen pse u bene dhe pse u ndertuan gjithe ato vepra ne sherbim te popullit.
      Keta duan qe populli ti ndertonte, dhe te paguante taksa per koncesionet dhe PPPte e Ramutit.
      Keta e duan qe te ishte bere me tender dhe koncesion, jo me kontribut te perbashket, dhe perfitim te perbashket.
      Keto vepra jane akuza me e mire, qe vendi ndertohet po te kesh objektiv dhe qellim per ta ndertuar.
      Por po te kesh ne mend ta vjedhesh, domosdo, do krijosh koncesione e PPP, dhe nuk te dalin leket e taksave ti paguash.
      Sot punojne shqiptaret per koncesionet, nuk punojne per vete. Dhe te punosh per vete, sic punuan ne keto vepra, u duket atentat koncesionareve. Duan te vjedhin, jo te punojne dhe ta meritojne buken qe hane.

      Reply to this comment
  22. almahoxha February 4, 05:18

    kohes se xhaxhixht per keto gjera ti pini dollin ……

    Reply to this comment
  23. Tahiri February 4, 09:13

    Per ta ‘ rindertuar ” prap sistemin ujor qe na paska lene komunizmi nuk duhen vetem ato 2 miliard qe thuhen. Duhet ne fillim te shperngulesh ato mijra familje fshatare qe erdhen nga fshati fukara komunist me 3 leke per dite pune. Pra duhet qe prap te kemi 80% popullsi ne fshat! E ben dot njeri kete deportim gjigand? Jo! Atehere ky muhabet eshte kot fare. Komunizmi e la Shqiperine pa buk e ushqim ne 1991 me dyqane buke si sportele burgu e ju permendni sistemin e ujrave.

    Reply to this comment
  24. Ilirjan February 4, 11:26

    Sistemi Vadites dhe Kullues – eshte nje nga ARRITJET E POLITIKES SE ENVER HOXHES, PER PERMIRESIMIN E JETES NE FSHAT DHE QYTET.
    Sot jemi duke vuajtur shkaterrimin e ketij sistemi. Ndaj Rindertimi i ketij SISTEMI, PERSOSMERIA E TIJ, duhet te behen duke ndeshkuar pergjegjsit kryesor, duke filluar qe nga Sali Berisha, dhe duke perfunduar tek fshatari qe ka ndertuar mbi kanal vadites, argjinature, brenda zones te rrezikuar per tu permbytur, qe vune dore mbi Pyjet dhe shtratet e Lumenjve.

    Reply to this comment
  25. bersant February 4, 12:26

    Mua personalisht me beri pershtypje edhe fotografia ku nje ulli ndoshta shekullor eshte sh prane nderteses dhe nuk eshte prere sic kemi bere keto 25 vjet demokraci duke prere plantacionet me fruta dhe agrume dhe duke shkaterruar te gjitha sa u ndertuan ne socializem sipas te famshmes terapia shok.

    Reply to this comment
  26. Zgalem February 16, 21:56

    Ka nje pasktesi , ne perllogaritjet . Kur themi , jane ndertuar 400 mije ndertesa ilegjitime , ato kushtone , se paku 12 milliard $ . Projektin e bonifikimit te Ultesires bregdetare e paten bere inxhinjeret italiane , qe bashkengjitur ka dhe preventivin . Sic me pat thene Inj. Kudret Arapi vlera e asj kohe ishte te diku 1 Miliard $ , qe sot konvertohen me 10 milliard . Me qe disa kanale ekzistojne , le t’i quajme 7 milliard . llogarine e ben kushdo sa kushton , por ky investim eshte jasht mundesive te c’do shtetit shqiptar , ne c’do kohe . Kam kohe , qe sugjeroj , qe problemi duhet t’i raportohet OKB , per ta future Ultesiren tone ne zonat e rrezikuara te Globit , sepse e tille eshte realisht. Ata kane specialistet perkates dhe parate . Ne e prishem . Kete dime te bejme! Eshte demi me I madh, qe I eshte bere Atdheut , ne te tera kohrat . Kjo veper ka historine e saj dhe heronjte , qe I kane dhene emer , me ne krye inxh. martir Abdyl Sharra etj . Zgalem

    Reply to this comment
  27. mirel February 17, 08:28

    Ketu vijme prape te fjalet e urta popullore.
    Punet e mira flasin vete, nuk kemi nevoje ta mburrim ne kohen e xhaxhit. Fshati qe duket nuk do kallauz.
    Dhe kjo dhjerokracia e Arbenit dhe Horrit. Del si rruar qethur. Vete per sy e heq vetulla.
    Dhe e fundit, ai qe peshtyn lart, i bie ne surrat.

    Reply to this comment
  28. Tori February 17, 08:47

    Po mire more ju qe mbroni sistemin e kaluar per te mirat qe i paska sjelle ketij populli,a nuk me thoni perse ky popull u ngrit kunder tyre ?! A nuk me thoni qe megjithe keto te mira ky popull nuk e ngopi njehere barkun me buke ?A nuk me thoni pse ky popull nuk arrinte kurre te ngrohej njehere ne dimer por rrinin rreth atij pak zjarri ne sobe a oxhak mbledhur me batanije,a nuk me thoni pse e quani pune vullnetare e rinise kur ne aksione te dergonin me zor (dhe ta provoje te thoje jo )!Kush ishin ata vullnetare qe kishin aq deshire te rrinte nje ore ne radhe para mences se aksionit per te ngrene nje pjate pilaf me miza dhe nje pjate supe ?Kaq te mira paska pasur ai sistem,kaq bollek na paskan dhene ato kenetat e thara,kaq shume pune paska pasur ne ate industrine tone moderne ,ne ate teknollogjine tone bujqesore (ku traktoret e kombajnat nuk ngopeshin me nafte ku dhe nafta ishte me tollona )saqe buka e misrit ibrit qe gatuhej buke per fshataret nuk futej ne goje se te kerciste neper dhembe sikur te ishte rere deti?Sa te lumtur paskemi qene dhe se paskemi ditur !

    Reply to this comment
    • agroni February 17, 09:25

      I nderumi ballisti Tori .

      pyetje qe ti drejton , vijne nga Stomaku dhe jo nga truri juaj .

      pa kuptuar kete nuk mund te kuptosh
      Asgje ,
      ç’fare ka ndodhur e ç’fare do te ndodhe .

      ” stomaku ” eshte nje hambar qe nuk mbushet
      kurre .

      Reply to this comment
      • mirel February 17, 17:09

        NUk eshte se u ngrit populli o agron.
        Populli nuk pati gje me bonifikimin.
        U ngriten horrat dhe bene pazare.
        E shkaterruan fshatin, dhe tallen tani.
        Shiko popullsine dhe prodhimin vendas.
        Po tani dhe prodhimet serbe do ti quajme prodhime vendase, pasi ta kene vrare fshatin dhe fshatarin shqiptar njehere e mire.
        Ai israeliti qe permend ky ne shkrim nuk e ka kot, se ne Israel e perdorin shume sistemin e kooperativave, si sistemin me efikas per rritjen e prodhimit bujqesor.
        Ketu e shkaterruan.
        le te hiqnin pronesine e shtetit, por ti mbanin vete kooperativat.
        Kishte shume menyra per ta ruajtur sistemin bujqesor ne interes te vetes dhe te vendit.
        Dhe populli sot vuan per ushqime vendase.
        Po injoranca nuk ka brire. Te vene perpara pelivane te tille, dhe kushedi cthone..
        Palacolleqe pa kuptim.
        Kthejini gjithe fshataret qe jane emigrante, dhe te shikojme sa e mbushin barkun me buke po rrojten ne Shqiperi

        Reply to this comment
    • mirel February 17, 15:36

      Nuk u ngrit populli, u ngriten bandat e hordhive barbare per te vjedhur dhe shkaterruar. Mos do thuash qe sistemin ujor sot e kemi me mire nga para 90es?

      Reply to this comment
  29. agroni February 17, 09:26

    I nderumi ballisti Tori .

    pyetje qe ti drejton , vijne nga Stomaku dhe jo nga truri juaj .

    pa kuptuar kete nuk mund te kuptosh
    Asgje ,
    ç’fare ka ndodhur e ç’fare do te ndodhe .

    ” stomaku ” eshte nje hambar qe nuk mbushet
    kurre .

    Reply to this comment
  30. Filoeuropiani February 18, 10:11

    Problemi i perjetshem i shqiptarit. Do ta beje lecke “mallin” e vet.
    Izraeliti thote bravo Shqiperia! Shqiptaret vihen ne rradhe te shajne ate qe kane. Mblidhni mendjen!
    Nje izraelit kur shikon nje veper te kryer nuk merret me detaje si “e beri Enveri”, “te burgosurit”, kinezet a kushedi se kush tjeter. Ai sheh me thjeshte sepse “leximin” nuk e lidh me asnje ndjenje. Tek nje veper e kryer sheh kapacitetin projektues dhe realizues te nje vendi ne nje epoke te caktuar. Po tani? eshte pyetja A i kemi akoma ato kapacitete qe kishim apo i kemi bere mutin?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim