Hakmarrja, plagoset shoku i Florenc Çapjes dhe një police

June 6, 2016 10:55

Hakmarrja, plagoset shoku i Florenc Çapjes dhe një police

 

Elbasani u trondit sërish nga plumbat sot. Fatkeqësisht mbeti e plagosur një efektive policie, ndërsa ndodhte hakmarrja e radhës mes dy fiseve që janë kthyer në makthin e Elbasant.
Me breshëri kallashnikovi u tentua vrasja e Florenc Çapes në qendër të Elbasanit, por mbeti i plagosur miku i tij Bledar Muça dhe një police, Matilda Germezo.
Në vendin e ngjarjes pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit, në rrugën e spitalit, u gjetën dy makina një tip Ford dhe një Golf, një me të cilën po udhëtonte shënjestra dhe një tjetër që besohet se ishte e autorëve.
Punonjësja e policisë, e cila ka marrë plagë në gjoks, ishte një kalimtare e rastit, kurse i plagosuri tjetër Muça me plumb në koke, ishte në makinë me të dyshuarin si shënjestra e atentatit, Florenc Çapja.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se pati shkëmbim zjarri dhe se qytetarët kaluan në panik.
Është qëlluar pa kontroll dhe plumbat kanë prekur deri institucionet aty pranë. Ngjarja dyshohet se ka shkak hakmarrjen si rezultat i serive të atentateve në Elbasan ku është përfshirë familja Çapja.
Në muajin shkurt kjo familje u sulmua në lokalin e tyre në Elbasan, dhe bilanci ishte tre të vrarë dhe gjashtë plagosur.

makina-1

foto-2-1

June 6, 2016 10:55
Komento

1 Koment

  1. Lloji June 6, 12:12

    FORMULA;
    Te meren dy familjet te futen te dy familjet ne nje magazine gjigante te boshatisur jepuni arme dhe bomba dhe pasi te jene kenaqur duke u vrare e duke u shkerdhyer ne plumba hapeni magazinen dhe nese ka ngele dikush gjalle nuk do kete deshire dhe zdo kete me ke te hakmeret… Nuk jua kane kusurin qytetaret shqipetare te panikohen nga keta kriminele!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*