“Hakmarrja porno” alarmon botën

May 16, 2016 13:16

“Hakmarrja porno” alarmon botën

Janë gjithmonë dhe më të shumta femrat nën 35 vjeç që shpërndajnë foto erotike, në ndryshim nga meshkujt, që preferojnë të përdorin fjalët për të provokuar partneren e tyre.

Seksi online tashmë nuk është më i përhapur vetëm në Amerikë (siç ishte cilësuar deri pak kohë më parë), por edhe në Shqipëri dhe kudo. Dhe kjo është evidentuar nga një hulumtim statistikor të kryer nga faqja e internetit “Cam4”, që ka hedhur dritë për një nga tabutë më të mëdha të kohëve tona: një grua italiane në dhjetë ka pranuar që ka praktikuar të paktën një herë seksin virtual, ose që e praktikon vazhdimisht.

Sipas studimit, Italia zë vendin e dytë në Europë, ku 13 për qind e femrave nën 35 vjeç provokojnë duke dërguar dhe duke shpërndarë foto erotike. Më pas renditja vazhdon me vajzat franceze, me 15 për qind. Më pas janë vajzat gjermane, me 11 për qind, dhe spanjollet, me 9 për qind.

Vajzat italiane, të cilat janë të apasionuara pas selfieve seksi, të nxehta (që shpesh bëhen edhe foto pornografike), qëndrojnë gjithsesi në stadin fillestar, nëse do t’i krahasonim me SHBA-të: janë 25 për qind të rejat amerikane me moshë nën 35 vjeç që argëtohen duke shpërndarë foto hot, bile edhe komplet të zhveshura.

Duket se fenomeni “Hakmarrja Porno” po ka gjithmonë dhe më shumë rrezik. Ky është një fenomen me një përhapje mjaft të gjerë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka bërë të lulëzojnë shumë portale online që mirëpresin shfryrjen dhe sadizmin e ish-të fejuarve, ish-burrave dhe të dashuruarve të refuzuar.

Ata postojnë foto të femrave, duke i shoqëruar me të dhëna të tilla si adresa e shtëpisë dhe ajo e vendit të punës ose në lidhje me faqen e Facebook-ut. Ky fenomen ka shkuar shumë gjatë pa u ndëshkuar, por së fundi ligjvënësit amerikanë kanë hartuar një projektligj për të frenuar këtë fenomen të rrezikshëm.

Disa vajza kanë qenë të detyruara të ndërrojnë edhe identitetin për t’u mbrojtur. Pasi fotot janë shpërndarë në internet, është e vështirë për të bllokuar përhapjen e tyre në dhjetëra – por edhe qindra – faqe interneti, dhe kjo u lë atyre nganjëherë një imazh të pakthyeshëm dhe pasoja psikologjike për të ardhur keq.

 

May 16, 2016 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*