Dolli për Enverin, Moska largon urgjent oficerin nga Sazani

Nga Kujtim Boriçi January 31, 2016 23:30

Dolli për Enverin, Moska largon urgjent oficerin nga Sazani

Fqinjësia e mirë, shoqëria e deri miqësia familjare mes ushtarakëve shqiptar e atyre rusë, pëson ‘krisjet’ e para pas nisjes së konflikteve zyrtare… Në pikun e mosmarrëveshjeve Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, shoqëruar me incidente mes ushtarakëve të dy palëve në Bazën Ushtarake të Vlorës, pre e ndëshkimit të rusëve bëhet oficeri i tyre në ishullin e Sazanit, babai i dy vajzave, Vollodia.

Shkak i ndëshkimit të rëndë e largimit të menjëhershëm të tij nga Shqipëria, ishte fakti se në një vizitë në shtëpinë e komandantit rus në ishull, Borisit, ku kishin shkuar për të uruar festën e 7 Nëntorit komandanti i Flotës Detare Shqiptare Abdi Mati e ushtarakë të tjerë, Vollodia ngre dolli për Enver Hoxhën…

DetajE të kësaj ngjarje e të situatës në ishullin e Sazanit, i jep në këtë intervistë për DITA, ish-ushtaraku madhor e banor për disa vite në Sazan, Hetem Halili…

 

Si në Ministrinë e Mbrojtjes dhe shumë reparte të vendit, edhe në ishullin e Sazanit ka pasur ushtarakë rusë?

-Po ka pasur. Ne ishim miq me rusët në atë kohë, e në bazë të marrëveshjeve shtetërore, ata ishin në rolin e këshilltarëve. Por dhe teknikën e armatimin ne e merrnim nga Bashkimi Sovjetik, ishin prodhim rus, kështu që vinin dhe specialistë… Dhe në ishullin e Sazanit kishte oficerë rusë…

 

Po familje të tyre kishte në ishull?

-Sigurisht që kishte. Pati raste edhe të oficerëve rusë që u martuan atje. Them u martuan në vendin e tyre ata, por erdhën e banonin më pas familjarisht në ishullin e Sazanit.  Kështu, atë kohë që unë banoja në Sazan, erdhi dhe Sergej, një ndihmësmjek rus… Vajti në Rusi, me lejë, e kur u kthye, erdhi së bashku me rusen Olja në Sazan… Ishte dhe Vollodja, komandanti rus etj… Ishin njerëz e familjarë të mirë…

 

Si ndjeheshin familjet ruse në ishullin e izoluar, ku rrallë, banorët e tij mund të hynin e dilnin vetëm me liridalje speciale?

-Me vështirësi… Kuptohet, aq sa dhe si mund të ingranoheshin në kushtet e ishullit…

 

Po marrëdhëniet mes familjeve shqiptare e ruse?

-Me rusët thashë edhe më lart, shkonim shumë mirë. Ishin njerëz të qetë e dashamirës.  Kishte një aktivitet të madh të tyre… Çdo aktivitet me shqiptarët që bëhej në ishull, bëhej së bashku, rusë e shqiptarë…

 

Më parë na pohuat se keni dhe një histori të dhimbshme me oficerin Vollodia në shtëpinë e komandantit rus?

-Po. Por meqë jemi tek bashkëjetesa në ishull, është me vend të pohojmë realitetin e atyre kohëve në këtë zonë ushtarake të super militarizuar. Sot, për shumëkënd duket absurde, e pabesueshme….

 

Si shtyheshin ditët, apo më saktë si mbushej koha në ishull nga ushtarë dhe familjarët rus e shqiptarë?

-Dy herë në javë, shfaqeshin filma, për oficerët dhe ushtarët… Kishte një pallat kulture, sallë kinemaje, kishte një bibliotekë të pasur me libra që frekuentohej masivisht… Kuptohet me librat e kohës… Kishte dhe një grup artistik që jepte shfaqje, por që merrte pjesë dhe në festivalet të ndryshme që organizoheshin në shkallë ushtrie..  Njëherë, zunë vendin e dytë në shkallë vendi. U ngrit një trupë teatri… Çdo të shtunë bëhej mbrëmje, ku vinin oficerë të marinës dhe të tjerët…

 

Vinin familjarët në këto mbrëmje?

-Po. Vinin familjarisht, të gjithë… Mbrëmjet vazhdonin deri në orën tre pas mesit të natës… Kishte një kujdes nga komanda që ushtarët vinin zanatçinj, sportistë, e ushtronin këtë zanat krahas detyrës së tyre funksionale…  Zhvilloheshin konkurse të ndryshme. Ishulli kishte dhe stadium të vogël me shkallë, ku bëheshin ndeshje futbolli dhe aktivitete të tjera…

 

Cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së kontingjenteve të ushtarëve që vinin me shërbim në Sazan?

-Zakonisht ushtarët merreshin nga Tirana dhe Shkodra… Por kishte dhe nga qytete të tjera të vendit…

 

Pse kjo përzgjedhje?

– Unë mendoj se ata ishin më të arsimuar dhe e gjallëronin jetën në ishull.

 

Kishte martesa në ishull dhe si bëheshin ato?

-Përgjithësisht, oficerët që shërbenin në Sazan, ishin shumica beqarë… Dilnin një muaj me lejë në vit, shkonin në familje në qytetet e tyre, e kur vinin, sillnin dhe nuset…

 

Kthehemi tek incidenti me oficerin rus, Vollodian?

-Ishte muaj nëntor. Erdhën nga komanda e Flotës Luftarake Detare për uruar rusët për 7 Nëntorin, që është festa e rusëve… Vajtën tek shtëpia e komandantit, Borisit… Ishte komandanti i Flotës sonë Luftarake Detare Qamil Poda, drejtues të tjerë të Flotës, e të komandës së Ishullit… Ishte ditë e shënuar, festë për rusët?

Thashë dhe më lart që familjet në ishull, pa përjashtim, ato shqiptare dhe ruse, shkonin e vinin tek njëra-tjetra në të gjitha sebepet… Kishin krijuar njohje e miqësi familjare. Sigurisht, në vizita të ndërsjella, të themi dhe ato zyrtare, pihej dhe këndohej… kështu ndodhi dhe atë natë në shtëpinë e komandant Borisit.

 

Çfarë ndodhi atë natë në festë?

-Në festë, kur gotat e vodkës ishin plot, u ngrit Vollodia dhe tha: “Ta pimë një gotë për Enver Hoxhën”. Por të mos harrojmë, ishte vjeshta e vitit 1960 dhe pothuaj marrëdhëniet me rusët ishin prishur… Ishte koha e ‘ftohjes së madhe’ dhe incidenteve. Vollodia, ishte oficer marine në PSV e Sazanit…

 

Si reaguan ushtarakët rus në këtë moment?

-Komandanti rus, në vend që të shkelte këmbën e Vollodias, shkeli këmbën e komandantit të Flotës Luftarake Detare Shqiptare, Qamil Podës. Kjo ndodhi nga nxitimi e tensioni i çastit… Pra, gjithçka që ndodhi u pa nga të gjithë dhe nuk mund të fshihej më… Ndodhi gjithçka shumë shpejt, punë orësh, pra të nesërmen.. Nuk mendonim se do të ishte një reagim i tillë…

 

Çfarë ndodhi të nesërmen?

-Dyqani ishte në qendrën e ishullit, e ishte dhe si pikë takimi. E gjejmë Vollodian në dyqanin e ishullit. E pashë se nuk ishte si në ditët e tjera. Ishte tepër i mërzitur. Bisedonim vazhdimisht, ishim shokë. Qëndroj dhe e pyes më tej. Më pa drejt në sy dhe më tha:’Ja, ajo që ndodhi mbrëmë në darkë… E hëngra unë… Po ashtu e ndjeja, ashtu thashë kur ngrita dollinë për Enver Hoxhën”. Ishte i mërzitur, por nuk e fshihte dashamirësinë…

 

Çfarë u tha Vollodia më tej?

-Më tha se do të largohej. Që mbrmë, eprorët kishin njoftuar Moskën për incidentin, kishin njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes. Po urgjent që andej kishte ardhur urdhri dhe e kishin larguar Vollodian nga ushtria. “Sot do të largohem. Jemi miq e shokë, jeni njerëz të mrekullueshëm. Ika unë, e hëngra. Ma prishën gëzimin, se mua më ka lindur dhe vajza e dytë”, shtoi Vollodia. Mësuam se informacioni për oficerin kishte vajtur deri lart, tek ministri i Mbrojtjes, ndoshta dhe Hrushovi… Në atë mbrëmje, sigurisht që përveç eprorëve rus, ishin dhe punonjësit e KGB… Këto raste do të shtoheshin nga dita në ditë…

 

Pas Vollodias, u larguan dhe oficerë të tjerë?

-Po. Nisën ikjet.. Erdhi dhe ndarja përfundimtare…

 

 

 

Nga Kujtim Boriçi January 31, 2016 23:30
Komento

14 Komente

  1. Oketo July 28, 13:16

    Sa shqiptare jane kalbur burgjeve sepse kane ngritur dolli per Bashkimin Sovjetik ose Hrushovin,pune e madhe se transferuan Vollodjen dhe e kthyen ne B.S.
    “Hetem Halili thotë se ikja e ushtarakëve rus nga Pashalimani, që shënoi dhe një fitore të rëndësishme të ushtrisë tonë (mbajtja e 4 nëndetëseve), shënoi ikjen përfundimtare të rusëve nga Shqipëria”
    Fitorja e H.Halilit ishte vazhdimi edhe per 30 vjet e regjimit te eger stalianian kurse vendet e tjera te lindjes kishin liberalizuar sistemin qe ne mesin e viteve 50′.

    Reply to this comment
    • ELIOT July 3, 19:23

      pune bolshevikesh ;;;; KUJT I PLASI SE CBENE RUSET ME DOLLIN PER HITLERIN … .IK OR KUJTIM SE SNA PLASI PER HISTORINA BOSHE … SA SHQIPTARE U VRANE PER NJE DOLLI …. A E DIN APO JE TYC ….. NJE DOLLI PER ENVERIN … KUSH ISHTE AI HIPOKRIT QE …. SE NGRITI PER BABEN E VET POR PER ENVERIN .. TURP TE KESH QI I TREGON KETO PERRALLA …POR KUR ENVERI E NGRINTE DOLLINE PER HITLERIN CBENIN RUSET ……… DEBILE MENTALE COBAN .. BAJGA …. TITHJA ENVERIT DHE KRIMINELAVE TE SHQIPTAREVE ..NJE DOLLI PER ENVERIN HA HA HA HA AHA HA ZORAXJITE E PARTISE ……

      Reply to this comment
  2. AP July 28, 15:02

    Qe perteje bie ne sy se Halili vuan nga semundja e protagonizmit.Ky “protagonist” ngjarjesh historike,here ne nje gazete e here ne tjetren ,na shpjegon si ti kuptojme sot ato qe ndodhen ne Shqiperi para 53 vjetesh.Nje here thote se Hrushovi njelloje si Ducja dha udhezim qe sa me shume gra ruse te martohen me shqipetare per ti patur si kollone te peste,ndersa sot thote se Moska dha urdher brenda nates te kthehej ne Rusi oficeri qe ngriti dolli per Enverin!!!
    Ky ka qene punetor partie prandaje Partine e rrezoi Azemi me nje grusht rrugacesh!
    Ka qene ne Sazan e ku s’ka vajtur Hetemi,por analiza e tij mjerane te kujton thenien e popullit :Vajti Mucua ne Patos,hyri shul e doli lloz!!

    Reply to this comment
    • beni July 28, 16:25

      Batute e forte kjo e Mucos!!
      Sa iken Russet Shqiprin e mori Lumi mor Etem mavria!

      Reply to this comment
    • feniks July 28, 16:25

      Lexo,ti “AP”!
      Partine nuk e rrezoi Azemi me nje grusht rrugacesh,por RAMIZ ALIA SIPAS POROSIVE TE PERENDIMIT!!!
      Keta “DHJETORISTET”,qe na mburren tani ,NJE VRIME NE UJE KANE BERE,se SHTETI SOCIALIST,NUK BERI ASGJE PER TE NDALUR NDRYSHIMIN E SISTEMIT!!!
      Perrallat me mbret dhe TRIMAT,QE RREXUAN BUSTIN E ENVERIT,nuk pijne uje!!!
      Cdo gje ishte e rregulluar me kohe:Organizatoret e protestave(S.Berisha me shoke) e dinin,qe me pare se TANKET DHE ARMET E USHTARAKEVE NUK KISHIN FISHEKE,ndaj nuk ishte TRIMERI t’u dilje TANKEVE PARA!!!
      Edhe shtastorja e ENVERIT ishte cvidosur,qe me pare,ishte gjetur litasri,njerezit,qe do ta rrezonin etj!!!
      Sikur nje ushtar i vetem te kishte KALLASHIN ME FISHEKE E TE QELLONTE MBI TURMAT,kurre nuk do guxonte njeri ta rrezonte shtatoren!!!
      Sa per trimerite e AZEMERVE DHE MESILAVE,ka plot per te qeshur,se e pame,pas 21 JANARIT,qe u vrane 4 protestues,NUK GUXOI ASNJE TRIM TE DILTE NE PROTESTE PARA KRYEMINISTRISE!!!
      Ketu behet fjale per nje REGJIM TE KALBUR SI AI I BERISHES,NDERSA SHTETI SOCIALIST I KISHTE STRUKTURAT TE NGRITURA NE KEMBE,VETEM NJE FJALE E RAMIZ ALISE PRITEJ PER ZJARR,por nuk u dha!!!
      Pse ishte KARAGJOZLLEK I PESHTIRE DHJETORIZMI I SHTIRE,ndaj kemi 23 VJET,QE E SHKATERRUAM SHQIPERINE,U PERCAME ME NJERI TJETRIN DHE U PA NE 23 QERSHOR SE SA E MADHE ISHTE URREJTJA NDAJ KLIKES KRIMINALE TE BERISHES!!!
      Dhe ky BANDIT AKOMA CKERMIT DHEMBET E KRIMBOSURA TE QELBANIKUT!!!
      MJAFT ME KREKOSJET!!!
      MJAFT HARXHUAM KOHE ME PRIVATIZIMET E FITOREVE,SIC BERI BERISHA!!!
      MJAFT ME PERCARJET PARTIAKE,FETARE E KRAHINORE,SE DO NA HAJE UJKU!!!

      Reply to this comment
      • AP July 28, 17:39

        Feniks i nderuar!
        Une nuk dyshoj qe ti je shok i ndershem dhe pse mendoj se je i tille prandaje e zbatova urdherin tend:Lexo ti AP!
        Ti merresh me Ramizin e me bullonat e liruara te monumentit etj.etj.

        Ramizin nuk e vume une e ti,e vuri Partia qe ishte vete Enveri.
        Ti thua qe Partine e rrezoi Ramizi,une po te them e rrezoi Enveri qe vuri ne krye Ramizin.Ramizi per PPSH ishte si Lul Basha per PD.
        Me Ramizer e me Hetemer ajo parti ashtu do perfundonte.

        Reply to this comment
    • Tartufi February 2, 16:31

      @AP

      Sot je kampioni i te qeshurave
      Muco kapteri ta qujame kete qesharak ,qe na shkruan per Vollodjen e stepave te muzhikerise,qe ngrinte dollira per dylberin e shqiperise e te komunisteve.
      Sa me teper hajvan te jeshe,aq me teper gomardheqe shkruan dhe flet.

      Reply to this comment
  3. tol francezi it July 28, 17:10

    sistemin ne shqiperi e nderoi shoku ramo, sa per dhjetoristet e dhiere e te permjere nuk pyeste njeri ,si per azem ordinerin, edhe per sali te dhjerin ,ramua dhe klani tij kishin filluar vite perpara te minonin nga brenda organizmin e partise-shtet,duke filluar nga eleminimi grupit gjeneralve ne ushtri,per te vazhduar me eleminimin e kapos,shehut e hazbiut me vone qe i hapi rugen vetes per te dale ne krye te ppsh sic doli,pasi enveri ishte semure dhe nuk i kontrollonte dot si duhet sigurimit dhe te partise .dhe shihet rezultati patriotit ramo cfare na solli ne krye te vendit dy aventurjere ,nano drogaxhiun filogrekun, dhe sali serbin antishqiptarin,qe keto 23vjet bene vendin rokopuje.

    Reply to this comment
  4. Mark uk July 28, 17:21

    Do ta kemi keq sa te ikin ne boten tjeter ish partizanet e ish kuadrat e vjeter qe ala kan testen e parties ne gji,nuk I luten Zotit po Enverit.Me habisin disa media qe merren me ta.

    Reply to this comment
  5. AP July 29, 19:10

    Redaksise se nderuar!
    Ju lutem shume,miqesisht,mos u jepni hapsire mitomaneve dhe sharlataneve !!!

    Reply to this comment
  6. apojo July 29, 20:20

    Eshte e vertewte qe Ramizinnuk e vume ne por e vuri ENVERI por si patozi e mark marku me co. Enveri kishte Çajupet e Rusmajlave, Stefanaqet e Pollove, Farijte e Imamajve,salinjte e Viçidolasve etj.. etj.. Prandajna jemi ktu ku jemi nashi O lum mëjki.

    Reply to this comment
  7. intelektuali February 1, 11:45

    SHQYPNIA NUK VUAN NGA SOT NGA “DASHURICKAT” E ENVERIT ME SOVJETIKET, POR NGA “ENVERIZMI” STALINIST I KLASES SONE POLITKKE QE E MBAN VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET.

    Shikoni se kush e drejton sot Shqypnine 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, emera qe nga komunisti Sali Berisha, enveristi Like Floriri, vrastari Gramoz Ruci, prokurori mafioz Spartak Braho, Kapot, Pashkot, Rulat dhe Pollot, qe nga ministra e deputetete qe shkojne e bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore, te tjeret skutha te fshehur te gjithe ish sigurimsa katile gjakatare te Partise se Punes, ose pinjolle te familjeve te Bllokut Komunist deri tek vete Edi Rama qe leshon medalje dhe pensione shtese per xhelatet e Enverit dhe i edukuar nga Spiro Koleka me besnikerine ndaj kauzes enveriste staliniste e bazuar tek Partia-Shtet pa kurfare ideje per Shtetin e Demokracise Perendimore te Tregut te Lire.

    prandaj edhe pyetja:

    ME “MONSTREN” GJAKATARE ENVER HOXHA SI “HERO” DO TE ANTARSOHET SHQYPNIA NE BE?

    Kesaj pyetje thelbesore duhet t’i pergjigjet politika jone kombetare si mesalla me dy faqe perpara se t’i kerkoje Botes Demokratike antarsimin e Vatanit ne BE-ne Antikomuniste.

    Reply to this comment
  8. Vjeshta February 1, 12:38

    … ushtaret merreshin nga Tirana dhe Shkodra…. ishin me te zgjuarit!
    Pse , ka njeri qe e ve ne dyshim qe shkodra er jane me te zgjuarit ne vend???!!!

    Reply to this comment
  9. Lëmi Llukës February 1, 17:17

    More Hetem , Abdiu apo Qamili të tha ty që rusi i shkeli këmbën ?! Sipas tyj , të dy këta komandonin fllotën në 60- ën ! Mitomani e pastër !
    Hetem , fol më pak , bëhesh qesharak , ke prapambetje të theksuar mendore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*