Një qytetare kërkon ta puth. Dr. Halimi: Pa kamera puth më fortë sesa me kamera

June 7, 2015 09:10

Një qytetare kërkon ta puth. Dr. Halimi: Pa kamera puth më fortë sesa me kamera

Gara për Bashkinë e Tiranës, ka detyruar shpesh herë, njërin prej kandidatëve të opozitës, Halim Kosovën, që të bëj jo vetëm njeriun babaxhan e popullor, por edhe njeriun që ndjek jetën kulturore apo sportive, pse jo edhe atë të natës. E në këtë vazhdë ai sot ka treguar se raportin me femrat nuk e ka vetëm në aspektin mjek­pacient, por edhe të një mashkull­femër. Gjatë një takimi në Njësinë numër 8 në Tiranë, Kosovës i është dashur të rrëfejë dhe një aspekt tjetër të jetës së vet, pikërisht raportin me femrat e tjera, përveç gruas. Kështu, një prej fanseve të tija në këtë takim, i ka kërkuar Kosovës që ta lejonte t’i jepte një puthje, çka në fakt ai nuk e refuzuar, por para se ajo të ndodhte, i ka bërë thirrje gruas së vet nga shtëpia që të fikte televizorin që të mos e shihte. E pasi ai ka shkëmbyer puthjen me qytetaren, ai ka treguar se pa kamera puth edhe më fortë.

Dialogu i plotë

Halim Kosova: Bashkia e Tiranës do jetë harmonizusja e zgjedhjes së problemeve të të dyja palëve, si të atyre që kanë me teprim dhe i kanë të mbyllura si të atyre që kanë nevojë për strehim. Këtë do e them konkretisht pasi të marrë një konfirmim edhe në një bisedë me ta në mënyrë që ti shohim mundësitë sesi ato apartamente të përdoren nga ata që kanë nevojë dhe të mos rrinë të mbyllura.

Qytetarja: Doktor të vij të puth pak?

Halimi: Tani para të gjithëve? Prit prit, një minutë, një minutë. Prit pra një minutë. O Elsa (gruaja) fike pak televizorin…

Qytetarja: Hajde se më njeh dhe Elsa mua.

Kosova: Dëgjo, të them një diçka. Pa kamera puth më fortë sesa me kamera. Hajde këtu. Më fal një sekondë…

June 7, 2015 09:10
Komento

8 Komente

  1. kreuza June 7, 13:24

    I degjenerum komplet plaku, kur kalon te 60-tat, u duket sikur u rikthehet rinia e mund te bejne edhe donzhuanin, jam kurioze, po femrave qe vinin e vizitoheshin tek ty, qe ishte prapa kamerave, ca u thoje, apo ca u beje? tashme po dyshojme edhe per etiken dhe profesionalizmin tend si mjek.

    Reply to this comment
    • trimi June 7, 13:27

      Sa me vjen per te qeshur kur mendoj sa burra mund te jene ata te njesise 8 qe lejojne doktor halon te tallet me grate e tyre, ku mbeti dinjiteti i ketyre burrave?
      Ne fillim pergojoi cdo grua paciente te tij, pastaj filloi te sajoje historira per te fituar pak vemendje, tani puth grate e botes me fort pas kamerave. Hajde hajdeee pleqeri o pleqeri, s’ka si ti o s’ka si ti…

      Reply to this comment
  2. + June 7, 14:26

    Sa pervers mund te jete njeriu???

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 7, 14:47

    Po puthja ne faqe eshte respekt more anadodhak.Atje ne arabistan e keni vendin.

    Reply to this comment
  4. Reina June 7, 17:24

    Hahahahahaha Doktor Halim Kosova perfundimisht je i madh ! Nje njeri si ju ke qejf ta shohesh e ta degjosh pasi shume social dhe njeri popullor .Ju urojme shume suksese dhe urime per kandidimin tuaj z. Kosova . E keni te mare bashkine e tiranes se nuk keni te krahesuar me ate papagallin e Rilinjdes qe vetem genjen e mashtron popullin . Gjithahstu Eri Rondelja e zogu i Rames per Tiranen ngeli duke ju share nderkohe qe ju nuk mereni me ta por vazhdoni takimet me popullin dhe shifni punen tuaj .

    Reply to this comment
  5. anduela June 7, 17:26

    Jeni njeri i ndershem e puntor z. Kosova por mbi te gjitha shume popullor dhe babaxhan me njerzit . Me ju ne krye te Bashkise Tiranes do te behen shume gjera pasi ju jeni jo vetem nje njeri i fjales por edhe njeri i pergjegjshe per punet qe merni persiper te beni . Fitore Doktor Halim Kosoves per pune dhe dinjitet .

    Reply to this comment
  6. blerta June 7, 17:29

    Jemi shume krenar per ju doktror Halim Kosova pasi ju e keni treguar veten se kush jeni dhe sa vleni. Nuk eshte nevoja qe te flisni pasi njeriu duket qe ne fytyre . Kur keni qene drejtor i Maternitetit Mbreteresha Xheraldina , Jo vetem qe realizuat ato projekte qe kishit premtuar por akoma edhe me shume se aq .Kjo tregon se doni te punoni dhe nuk i beni gjerat sa per sy e faqe . Mendoni per me te miren e njerezve dhe te institucioneve . Kete gje do te beni edhe Kur te vini ne krye te bashkiseTiranes . Fitore per pune dhe dinjitet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*