Halimi i qahet ambasadorit izraelit: Administrata, në ankth nga maxhoranca e re

Redaksia Online August 29, 2013 15:04

Halimi i qahet ambasadorit izraelit: Administrata, në ankth nga maxhoranca e re

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka pritur sot ambasadorin e Shtetit të Izraelit në Shqipëri, David Cohen. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ministrisë së Drejtësisë, Halimi e ka falënderuar ambasadorin Cohen për bashkëpunimin e arritur deri më tani si dhe i ka shprehur atij domosdoshmërinë për të mbrojtjen e reformave të arritura në fushën e dixhitalizimit të drejtësisë.

Gjithashtu, Halimi ka folur edhe rreth “presionit të maxhorancës së re” mbi administratën aktuale.
“Administrata po ndjehet në ankth nga presioni i maxhorancës. Nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të Provës dhe Mbikqyrjes elektronike si dhe ecurinë e projektit”, është shprehur Halimi.

Ndërsa ambasadori izraelit ka vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, duke theksuar se vazhdimësia e projekteve të tilla është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij.

 

 

Redaksia Online August 29, 2013 15:04
Komento

8 Komente

  1. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI August 29, 15:26

    VAZHDON TURI I HALIMIT

    Halimi me kete lote kokodrili po na tregon edhe kush jane parteneret e fitimeve marramendese qe realizon me “byzylyket” e tij elektronike: nga shoqeri izraeliane me siguri ka porositur te tjere “byzylyke”, perveç atyre italianeve, ndersa tek anglezet ka blere softwarin per ti perdorur ato.
    Duke qene se krimet e kriminelet, perfshire ai vete, ne Shqiperi nuk kane munguar e nuk do mungojne, me kete qurracje do te ruaje status quone e perfitimeve te tija.
    I bej thirrje Braçit tim te dashur te hetoje edhe mbi kete “biznes” personal te Halimit, koston reale te perdorimit te nje aparature te tille.
    E se fundi per Halimin eshte me mire nje vend ne rreshtin e pare ne hotelet e betonte se sa nje “byzylyk” qe i prish moralin e tij te ndyre antishqiptar.

    Reply to this comment
  2. Emigranti August 29, 15:29

    se cfare lidhje ka ambasadori izrealit me administraten tuaj vetem ju e dini vazhdoni zoti Halimi

    Reply to this comment
  3. Dajti August 29, 15:49

    Qeveria dhe qeveritaret ne ikje, duke filluar nga Saliu e deri tek ky Halimi, qe me thene te drejten dhe mos me ja ngrene hakun, nuk e ka marre njeri seriozisht, po tregojne ne keto dite te numuruara, se sa te paafte, jo profesioniste, sa pa vlere dhe se fundmi dhe pa dinjitet jane e kane qene edhe gjate qeverisjes. Sala dhe ky, jane akoma ulur ne karriget e pushtetit dhe pa piken e dinjitetit, bejne opoziten e qeverise se ardhshme. Opozite nga karrigja e pushtetit. Tek kush, tek ambasadoret e huaj.
    Jane aq te trembur, jane ne panik, jane mbushur e mbajne ere. Fija e kashtes tra. Mendojne se do tja hedhin me presion, me sharje e me qarje, me lutje e perbetime, para kujtdo qe i del para, ne kohen e mbledhur grusht, kohen e tragjedise se tyre te madhe, kohen e llogaridhenies se madhe. ( Shpresojme te kete )

    Reply to this comment
  4. Drini August 29, 16:40

    Po mbylle ate hale o hal.im!
    Mbylle se jeni te dhjere me m.t deri ne gryke, prandaj populli ju vuri drune se nuk duroi dot administratentuaj te dhjere.
    Te zhduken te gjithe farefisi i telebaneve te sali vicidolit.

    Reply to this comment
  5. Shkodrani August 29, 17:12

    Po ankohesh per krimet qe do te zbulohen o legen dhe kujt po i qahesh . Sepse ishte populli me 1000000 vota kunder teje dhe atyne bythlipirsave qe keni neper zyrat e tuaja . Si kujtove ti se ta pa ti lan perp eeeeee. hajde hajde se ju kur e moret qeverin edhe pastrusat e dikastereve i vut tropojan dhe kuksian se na te tjeret ishim te persekutumet dhe nuk banim ma . Qe sot un mendoj se per 22 vjet asnje tropojan, kuksjan te mos punojn neper zyrat qeveritare apo drejtori se e kan konsumu kohen e tyne

    Reply to this comment
  6. shqipfolësi August 29, 17:49

    Njerëz pa dinjitet. Kanë luajtur si karagjozë me pushtetin dhe me opozitën. Nga kryetar i komisionit famëkeq parlamentar të pd-së, për 21 janarin, për zellin dhe servilizmin që tregoi kundër ish-prokurores, ish kryetarit të SHIK-ut, mori dhe shpërblimin nga Berisha dhe u vu në postin e ministrit të drejtësisë. Militant i thekur kujton se karrikja i takon vetëm atij, prandaj i qahet kujdo që i shkon në zyrë. Harron që karriket ia hoqi populli dhe jo ambasadorët! Nuk është maxhoranca e re që po kërcënon administratën, por jemi ne qytetarët që duam ndryshim rrënjësor të administratës.

    Reply to this comment
  7. mere, lere. August 30, 07:41

    -Pse le shije te hidhur ne fund?

    Reply to this comment
  8. shamikuqja August 30, 10:02

    o thuthuqi i sali rrugaqit a e din ku e ke vendin me hanger supe burgu majmun bore shimpanze

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*