Hallaçi: Shanset për kualifikim janë 50 me 50

July 18, 2017 20:47

Hallaçi: Shanset për kualifikim janë 50 me 50

Përkrah trajnerit në konferencën për mediat të dhënë në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, kapiteni i Kukësit, Rraman Hallaçi, është besimplotë te mundësitë e verilindorëve, madje duke konsideruar shanset për kualifikim, të barabarta 50-50%, pavarësisht epërsisë së moldavëve falë fitores minimale në takimin e parë 1-0.

Duke mos mohuar aspak vlerat e kundërshtarit, Hallaçi e ka të qartë strategjinë që duhet të ndjekë Kukësi, në tentativën për kualifikim, teksa apelon për një gol të shpejtë, për tu rikthyer në fushë si të barabartë me Sheriff Tiraspol.

“Të gjejmë forca për ndeshjen e kthimit. Duhet të shënojmë një gol që më pas të mendojmë për golin e dytë. Ka një rëndësi shumë të madhe shënimi i golit të parë dhe të futemi më pas si të barabartë.

Kundërshtari ka një mesfushë dhe sulm shumë të fortë dhe të shpejtë, por dhe në mbrojtje kanë kualitet.

Fakti se ne krijuam disa raste atëherë doli sikur nuk janë shumë mirë në mbrojtje. Ata janë shumë të mirë në mbrojtje, por cilësia jonë bëri që të dalim disa herë para porte. I kemi të gjitha mundësitë që ta arrijmë objektivin”, u shpreh Hallaçi.

“Kemi eksperiencë, pasi kemi disa vite që luajmë në Europa League, por është hera e parë që jemi pjesëmarrës në Champions League, ndaj është detyrë e çdo lojtari që të bëjë maksimumin në këtë ndeshje.

Ne kemi lojtarë që luajnë prej vitesh në nivele shumë të larta dhe mendoj se i kemi të gjitha mundësitë që të luajmë si të barabartë me Sherifin, edhe pse kanë shumë eksperiencë dhe kanë shkuar disa herë në grupet e Europa League-s.

Ne do të bëjmë maksimumin tonë për një investim të dhënë. Nuk besoj se Sherifi është shumë i favorizuar, pavarësisht se ka një gol diferencë.

Mendoj se me skuadrën, kualitetet dhe blerjet që kemi bërë, shanset janë 50 me 50”, deklaroi ndër të tjera kapiteni i Kukësit, Rraman Hallaçi, duke u bërë apal tifozëve verilindorë për mbështetje masive në stadium.

July 18, 2017 20:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*