Halli më i madh i Shqipërisë janë politikanët pa dallim krahine, feje e ideje! (Evolucioni mund të jetë një shpresë)

Arben Duka October 12, 2015 13:36

Halli më i madh i Shqipërisë janë politikanët pa dallim krahine, feje e ideje! (Evolucioni mund të jetë një shpresë)

Në kulm të durimit,
them se kemi mbërritur,
sepse me të gjithë,
jemi të mërzitur!

Nuk është se sot,
unë po them çudinë,
që jemi mërzitur,
keq me qeverinë!

Që janë të mërzitur,
në të gjithë vendin,
dhe me qeverinë,
po dhe me kuvendin!

Shqiptarët janë gati,
që në hu të ngulin,
jo veç Ramë e Metë,
po dhe Salën-Lulin!

Them se me gjithë lecka,
shqipot sot do hanin,
dhe prokuror Llallën,
dhe Bujar Nishanin!

Mërzitjen totale,
gjithkush e kupton,
se këtu në fakt,
asnjë s’funksionon!

Të vjen zemërimi,
fare spontanisht,
se këtu asgjë,
s’ecën normalisht!

E gjithë politika,
ka falimentuar,
shtet e opozitë,
janë të mjeruar!

Sherr e shamata,
ka gjithmonë Tirana,
ku “burrat e shtetit”,
zihen si putana!

Ata që drejtojnë,
dhe kanë drejtuar,
me kuç e me maç,
janë të akuzuar!

Tani e kuptojnë,
edhe më hajvanët,
se halli i vendit,
janë politikanët!

Janë politikanët,
e të gjitha palëve,
që e mbytën vendin,
në detin e fjalëve!

Këtë gjuhë të ligë,
s’e frenojnë dot,
por ka dhe të mirë,
të baltosur kot!

Dhe pse gjendja është,
gati një mynxyrë,
ka në politikë,
dhe njerëz të mirë!

Nëse janë të mirë,
prapë ha diskutim,
se s’kanë e s’kanë pasur,
kurajë e guxim!

Se dhe një që doli,
ballas-sy më sy,
nuk doli më vete,
po ndenji aty!

Nuk doli më vete,
të na kishte grishur,
po vazhdon të hajë,
nga çorba e prishur!

Po nuk është kollaj,
vendi të pastrohet,
se rreth kësaj klase,
gjithnjë rrotullohet!

Dhe ndërkombëtarët,
më shumë bëjnë kot,
se mynxyrën tonë,
nuk e zhbëjnë dot!

Juve që me mua,
këtu po jetoni,
duhet të shpresojmë,
tek evolucioni!

Arben Duka October 12, 2015 13:36
Komento

28 Komente

  1. asllani October 12, 14:19

    Majmuni na thane
    ne njeri u kthie
    pas miliona vitesh
    qe pinte qumesht dhie

    Sa ia vure zotrote
    afatin kesaj pune
    kur dhe qumeshtin pluhur
    shko gjeje po munde ?

    Kesaj i thone
    halene te mos kruaç
    qe pllakat e saja
    pa gervistje t’i ruaç

    Po na u ngjit maje koke
    e pëgëra e djallit
    sa kohe do presim
    si t’ia bejme hallit ?

    Dhe kjo pune s’mbaron
    se hale e ka emrin
    gjithe ndyresite
    ketu shkojne e bredhin

    Se ne vend te tyre
    zoterinjte ambasadore
    do mateshin mire
    po te ngjyenin nje dore !

    Kurse ne vend tone
    deri ne fyt jane
    bashke me “burrat e shtetit”
    bardhosh e mongoliane

    Prandaj ne Rilindjen
    shkuam preferuam
    qe andel nga doli
    popullin e çuan

    Ne presim te rilinde
    me meze e loder
    dhe me pake raki
    me qepe nje koker !

    Reply to this comment
  2. shqipe October 12, 16:21

    O asllani ! Po,s’mjafton vec deshira,per t’i thene gjerat me vargje, o burr i dheut…Degjom mua,tjeter here n’a u pergjigj ne proze… Respekte.

    Reply to this comment
    • Asllani October 12, 17:00

      Mire e ke , por gurgullon
      Cfare t’i beje Asllani ?
      Zjarri i shpirtit velon
      Mezi mban qe s’pelcet xhani

      Reply to this comment
    • LOVE October 12, 17:36

      @ shqipe
      te shkruaj une ne proze , se te kam fiksim ,te kam dhe
      fshatar te reformes agrare nga qyteti im 😛
      ppppoeti thote qe duhen kryqezuar te gjithe
      une nuk jam dakort , e para se do u duket vetja si Jezu Krishti
      dhe hyri ne politike qe te bej histori …joooo dhe kjo na duhet
      me dakort jam me ate versionin e 14 shtatorit
      te marre dhe njeher vrapin me ….pantallona neper kembe
      Izeti kot e ha buken andej , te vij aty ,me arkivolin e Saliut na heq sysh dhe
      EDverin ? Gjeniale apo jo ?!
      mos qaj ,se parrulla eshte “nje bie mijra ngrihen” 😛
      Keshtu ti hapim rrugen dhe Blushit ,me ate me duket se e ka ppppoeti
      me pak fjale ,te bejme ndonje levizje te mbajme pushtetin
      se shtet nuk ben dot as dreqi aty …kaq ishte poezia e shkurter ne proze

      ah ,ku u katandis ‘fanari ndricues” ,sa keq sa keq …
      o sa keq ,o sa mire …socializmi eshte nje egersire 😛

      Reply to this comment
  3. Socialisti bythpambuk October 12, 16:39

    Sot doli i pa fajshem edhe Fullani .
    Kryeministri yne turist priti kombetaren dhe u premtoi nje pllake me emrat e lojtareve , ashtu si deshmoreve te 21 Janarit .
    Gjysma e Shqiperise eshte mbytur nga uji , Kryeministri ben gallat .
    SHQIPERIA ESHTE PA ZOT .Duhet urgjentisht krijimi i nje force te re politike , e cila piken e pare te programit te kete ; Cuarjen ne banken e te akuzuarve Sali Berisha , Lulezim Basha , Edi Rama , Ilir Meta , me akuzen per vrasje , vjedhje te 4 milione shqipetareve dhe shkaterimin e vendit .
    Burgim i perjeeeeeeetshem.

    Reply to this comment
  4. socialisti bythpupel October 12, 17:24

    Mire per kuislinget apo regjentet e kolonizatoreve , dakort , po per kolonizatoret ? ha ha ha

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA October 12, 21:20

    Na e prishet humorin me keto qarje pa fund!
    Sot ishte nje dite e mrekullueshme, Nje sukses i jashtzakonshem!
    Per Shqiperine po flet mbare Europa dhe shqiptaret po shohin nje dite me diell!
    KOMBETARJA JONE SHKROI HISTORI…DHE SHQIPTARET DO JENE DIREKT NE SYTE E TE PAKTEN NJE MILIARD EUROPIANVE!… Duke llogaritur dhe ata jasht EU-së!
    Pritja qe ju be shqiponjave te Futbollit tone mbase do jete nje Ogur i mire …Që punet do te marrin per mire…
    Politikanet, politikanet, politikanet !…Ne djall vafshin politikanet ne qofte se ata paskan ne dore fatin tone!
    Mua me ben pershtypje dicka tjeter….Shume prej ne shqiptareve i mbajme syte nga politika, nga Qeveria, nga qe ne Shqiperi sundon mentaliteti i hyjnizimit te Njeshit dhe te politikes!
    Jo vellezer, Ekonomia e Tregut eshte nje liri i plote, ndryshe nga sistemi i meparshem…ku secili duhet teperpiqet te gjeje Vetveten, te gjeje pune, te kualifikohet , te punoje dhe te rrise te ardhurat dhe mirqenien…Qeveria mund te beje dicka per ata qe nuk kane mundesi te punojne, por jo per ata qe e ndiejne vehten te zot te ndryshojne jeten e tyre me pune!..
    Mundesit qe siguron Demokracia per te gjetur Vetveten jane pa kufi…

    Reply to this comment
    • socialisti bythpupel October 12, 22:08

      cfare ju dhane per dreke tek kryemiinistria dhe presidenca ? Grosh ?

      Reply to this comment
    • LOVE October 13, 08:02

      Netit ju prish humori ,sa keq ,sa keq
      duhet te filloje kjo gazeta dhe te shkruaj sipas humorit te lexuesve
      si ai programi qe trasmetonte kenget me kerkese te degjuesve
      gjithmone e kam vrare mendjen ,me cfare i porositnin kenget ?
      me telegram ? koperativa A pershendet koperativen B … 😛
      Sigurisht eshte nje dite e bukur ,shkruan faqja sportive e gjithe Europes
      ne jemi perfaqesues te atij vendi perdite , jemi ne ambasadoret pa portofol
      e perfaqesojme perdite ,dhe shume mire biles ,packa se ata nxjerrin ne faqe te pare vetem Marko From Tropoja dhe ndonje qe i ve thiken ne fyt femijeve
      Cila pritje te pelqeu ? Se ne kemi gjithmone 2 pritje ,ne kemi 2 festa ,25 vjet 2 klasa ndahen dhe festojne nje feste te perbashket …kupton gje ti pse ????
      si the si the ??? po dhe ate dite qe ti nuk do merresh me politike ,ajo do merret me ty gjithmone ….kaq e di ti ,po sot e ke harruar …pa dashje 😛
      aha , e paske gjetur ,qenka hyjnezimi i njeshit qe nuk na le te bejme perpara
      po pse ke ndonje zgjidhje tjeter ti ?
      po demokracine ku e shikon ??
      te lirimi i Fullhajnit ? jo besoj se e shikon te burgosja e Ballist Morines
      qe ngriti peshe 10 milione shqiptare si asnjehere politika nuk ka mundur ta beje
      apo e shikon te permbytjete , cfare mizerje e varferi shtetaresh
      3/5 e vendit nen uje , thjesht per politike nje drejtor i leseizuar ,le njerzit te mbyten ne mjerim ,ne ujra te zeza ,vetem qe partia e tij te ngrihet dhe te drejtoje gishtin duke thene “mos te harrojme te permbyturit”
      Pejleshi ,shteti pra ,zevendeskryeministri dora vete , nuk i hedh hekurat
      1] shperdorim detyre
      2] shkaterrim i prones private dhe shteterore
      3] genocid kunder popullsise
      jo del aty ,sikur ka preshin ne …. dhe thote ” u kemi terhequr vemendjen ”

      Neti , doli Fullhajni nga burgu , dua te lexoj fb e Braqes , cfare do me thote
      sepse Saliu doli dhe tha ” as ushtarin me te vogel nuk do me prekni dot ”
      kjo eshte Poshtersi Neti , biles shume me keq se Poshtersia vete
      nqs po e kerkojne domosdoshmerisht qe shqiptaret te kapin hurin dhe te vriten
      atehere i kane kuptuar gabim 1 mil votat .Do ikin me turpin e perjetshem
      asnjeher ne keto 25 vjet nuk ka pasur nje qeveri qe ju dha kaq besim dhe te jete dimostruar kaq e paafte dhe sidomos Frikacake !!!!

      Reply to this comment
      • N.VJOSA October 13, 08:39

        @Love Sallata,
        Ne fillim dua te them se ke thene disa te verteta, por si gjithnje , si nje magazine pa iventar, dhe konfuze i ke perzjere gjerat aq keq, sa e ke te veshtire te nxjerresh te verteten nga Sallata jote!…
        E djeshmja ishte nje dite gezimi dhe pike…Nje dite e cila edhe pse ne nje spekter te nje arritje futbolli, na fali gezim dhe krenari, sepse per here te pare kemi arritur nje Majë qe e enderronim…
        Hallet e tjera te perditshme dhe fatkeqsit jane pjese e jetes qe shqiptaret ndeshen si çdo popull tjeter, qofte dhe ata me te pasurit e Botes…
        Me krijohet gjithnje e me shume pershtypja se ti je e djallezuar ose je aq naive se nuk di te orientohesh ne Vorbullen e ngjarjeve te Dites…
        Gazeta Dita, sigurisht nuk mund te orientohet nga kerkesat e nje lexuesi, por patjeter duhet te orientohet nga Oqeani i lexuesve sepse ata jane objekti dhe subjekti i punes se saj….
        Ja ku gabon ti, me dashje ose pa dashje:
        Permbytjet jane nje fatkeqsi e Natyres , ato demtojne sidomos nje vend qe prej nje kohe te gjate ka larguar vemendjen nga kanalizimet, ndertimet pa kriter e te tjera e te tjera…Per dy vjet nuk ka Qeveri ne Bote qe te zgjidhe problemet qe jane krijuar ne disa dhjetvjeçare…! Edhe Obamen, Klintonin, apo Merkelin e Helmut Kolin tu bjesh shqiptareve per Kryeminister… !
        Per mua shume mire qe Rama u kushtoi vemendje sportistve, permbytjeve ka nje piramide te tere te pushtetit qendror dhe lokal qe duhet te merren me to…Disa miliona u hodhen menjehere per kete pune, edhe Shqiperia ka shume nevoje ne situaten ku e zhyti i Pafytyri, Mashtrusi dhe Paranojaku me ushtaret e tij…Me pelqen qe dhe ti e kritikon ate tani qe i ka kthyer patkonjt nga dielli…Por kjo nuk mjafton…E pe Ristani si fliste?!…Nje Genjeshtar dhe mashtrus i paskrupullt!…
        Sa per burgosjen e atij Ballistit me te cilin ty te ka zene Euforia si shume te tjere, une them:
        Shume mire beri Policia dhe Prokuroria qe e ndaluan…ka shkelur Ligjin, por mbi te gjitha te verifikohet eshte vertet shembull patriotizmi apo eshte nga ata patriot qe rendom perdoren nga zbulimet dhe qeverit antishqiptare per te krijuar pretekste per te njollosur shqiptaret…Per ty kjo nuk ka rendesi, per mua P O…!
        Interesent, ti qe na grive se po futen ne burg njerez te pafajshem i kerkoke Zvendeskryeministrit te burgos fajtoret e gjendjes se permbytjeve…!…
        Hajde dhe kuptoje Sallaten tende!…
        Megjithate, une them se ne komentet e fundit ke perpjekje per te thene edhe te verteta dhe jo vetem te tjerresh lesh… ” meritë”, per te cilen them se zë pa asnje dyshim vendin e pare …!

        Reply to this comment
        • N.VJOSA October 13, 09:17

          Edhe diçka tjeter o @Love Sallata:
          Per rastin Morina qe ty te paska bere te fluturosh me P…….ne fund te Kurrizit…
          Nje ngjarje, ne dukje patriotike, efektin pozitiv apo negativ te se ciles duhet ta kuptosh duke shtruar pyetjen:
          U BËRI MIRË APO KEQ MARDHENIEVE TE BRISHTA SHQIPTARO-SERBE KY VEPRIM?!
          Une them se u beri keq, jo vetem sepse prishti Ndeshjen dhe nxiti urrejtjen shekullore, por mua me duket se u perdor nje Person nga ata qe manipulohen lehte edhe nen petkun e nje akti patriotik ne dukje…
          Si ka mundesi, ne nje vend te kontrolluar pellembe per pellemb nga policia serbe, ajo me uniforme dhe pa uniforme, te nxjerresh dhe drejtosh ne qiell te hapur nje Objekt fluturues pa u vene re, te ngjitesh e te zbresesh ne nje Objekt kulti duke u kaxavjerrur neper mure, gje qe eshte e veshtire te behet edhe ne kushte normale…dhe aq me shume para nje godine Spiunazhi si ndertesa tjeter perballe, e vezhguar rreptesisht?!…
          Mardheniet e brishta shqiptaro-serbe kane nevoje per maturi dhe gjeste qe i ndihmojne shkrirjes se Akullit dhe jo ti hedhesh benzine zjarrit…se per benzine ka plote euforike dhe kapsolle si puna e ketij Morines…Edhe vet Morina e pranoi ne intervisten e tij se ai provokacion, shkaktoi jo vetem turbullira por mund te rrezikonte edhe jeten e futbollisteve dhe me tej perkeqsimin e mardhenieve shqiptaro-serbe edhe pse aktualisht ishin shume te ndera dhe te tensionuara!…
          Ndoshta jam gabim, por nuk une nuk perkrah akte te tilla ne dukje patriotiko-folklorike qe TREGOJNË QARTE, SE I BEJNE KEQ PAQES DHE STABILITETIT AQ TE DESHIRUAR DHE AQ DELIKAT NE BALLKAN…
          Jo, euforikeve dhe benzinehedhesve u shkojne per shtat akte te tilla…!
          Çfare mendon ti se serbet i kane duart te lidhura per tu kunderpergjigjur?!…
          Prandaj shko bej nje dush dhe ftoje koken tende te nxehur apo te dehur nga “patriotizmi” yt provokues e primitiv…!

          Reply to this comment
          • LOVE October 13, 10:26

            qeveria sa vjen ne pushtet ,ngre lungomaren
            pse me kanalizimet do merret qeveria ?
            une e kritikoj tani ?? jo une thjesht nuk mburrja envorrin dhe me pare …eshte ndryshe …po ti je me luften e kllasave ,me do sesben ne njerin krah
            ka kthyer patkonjte nga dielli ???
            si ,kush ,kur ???
            Neti torollaku ,shkruajt shkurt ,se gjate shkruan Thanua qe eshte gazetar
            kjo puna e Ballist Morines eshte nje faqe turpi
            me keq se ato qe ka ber babai juaj shpirteror
            TURP E FAQJA E ZEZE !!!!!
            bogdanovic kerkohet ne shumicen e stadiumeve europiane ,lere se cfare beri me ne ,dhe eshte i lire dhe krenar
            ju keni frike nga ISMET MORINA
            keni problemin e madheshtise ,vetem ju fitoni ,vetem ju jeni nacionaliste , ju kopilat e Titos qysh kur jeni ngjizur
            ju historikisht keni vrare trurin e ketij vendi
            historikisht keni qene republika e 7 e babes
            se VuCICIT ,
            Ku i kishte politikanet e Kosoves ne pritjen e kombetares qe me shume se gjysma jane kosovare …ai qelbesira e rilindur ???
            ik mor torollak
            cilat mardhenie me tregon me serbet
            mor felliqesire ??
            a e di qe sot kane nisur hetimet ne Bujanovic
            vetem pse dje SHQIPTARET KANE GUXUAR TE FESTOJNE ???
            PSE NUK I THOTE KETO POLITIKA JOTE ?
            duhet tu kerkojme ndjese se jemi viktimat ??
            se kane qe ne shekullin e 5 qe na shkkkk…
            nder ,atdhe ,prone e toke ??
            NE JEMI FITIMTARE !
            e para
            NUK I KEMI SULMUAR ASNJEHER
            e dyta
            KOSOVA ESHTE SHTET !!!!!!!!!!!!!!
            [kjo jo per merite te kopilave te titos ]

            Neti
            nuk do te pergjigjesha per ate repliken e pare
            se as nje kalama kopshti nuk me kundershton ne ate fare menyre
            po NEVERIS ,ne menyre absolute
            te gjithe ata qe me veshin Atdheun me folklorizma rilindiotesh ne “mardhenie me serbet ,greket , e…….atje ku jane te tjeret
            NEVERIS te gjithe ata qe humbjen e quajne fitore dhe civilizim
            Neveris
            VIKTIMAT QE ADHUROJNE XHELATET
            E TYRE !!!!

          • N.VJOSA October 13, 13:18

            Love,
            Nga komenti yt, e kuptoj se paskam qelluar ne shenje, atje ku goditet Lovja…
            U ka çoroditur keq kjo marrja nen hetime Morinës!
            Sot, Mulja i Sali Milices, kerkoi ta takoje e ta marre ne mbrojtje Morinen!…
            Me sa kuptoj une Shqupasit kane frike se hetimi, hap pas hapi ‘ se ai lloj hetimi nga ustallarët, i zbulon te gjitha hallkat e Zinxhirit…
            Paske zbrazur të gjithe Vokabularin shpifes te Sali Damllas, na quake sherbetore te Titos, por Titua ish burre i mençur dinte çfare bente per interesat e tij…Ndersa patriotve shqiptare dhe gjithe atyre qe e donin dhe luftuan për Shqiperin shtet te pamvarur , u rrojti Bolet…Po te donte Hoxha te ashkonte Shqiperine me Jugosllavine, nuk dergonte divizionet me urdherin e tij ne Jugosllavi te luftonin dhe 450 djem te Shqipes derdhen gjakun lumë ne lufte per Çlirimin e Kosoves dhe me tej, me qellim qe pas lufte, Kosova te bashkohej e Atdheun Mëmë, por ishin arsye te tjera qe tashme Historia i ka fiksuar se pse nuk u arrit nje Objektiv i tille…
            Akti i dyshimte i Morines, paska ndihmuar patriotizmin?!…
            O Love, jane personalitete te medha te Botes si Presidenti Klinton, Obama, Merkel, Toni Bler e te tjere e te tjere qe kane keshilluar zbutjen e konfliktit shqiptaro-sërb, ndersa vetem Love-ja jone na keshillon te kunderten…
            O love Sallata,
            Udheheqsit kosovare, nuk i ndaloi njeri te vijne e te festojne ne Shqiperi, por ti nuk e ke fjalen per kete, por do te hedhesh balten e Shqupit dhe te nxisesh konflikte, se Sali Paranojaku nuk rron dot pa konflikte, po i zbulohen rrenjet nga te gjitha anet dhe pritet dita qe jo vetem te ktheje patkojt nga dielli se ato ja ktheu Populli shqiptar me zgjedhjet e fundit…Pritet vetem vistua amerikane qe Doktor Damllas ti vihet perpara dosja e plote e hetimeve dhe te sistemohet tek dhoma pa qira e 313-tës….Une i quaj profetike fjalet e atyre shqiptareve qe qart dhe prere kerkojne :
            Pa burgosjen e Sali Kërmes, Shqiperia nuk gjen qetesi,
            edhe pse ti dhe disa te tjere beni sikur e kritikoni…
            Qenke boll e informuar per situaten ne Serbi…, ne zyrat e Shqupit punon…?! Beji te fala Mule Trapit te Sali Milices…
            FUNDI I TMERRSHEM PO AFRON…
            PO KENDON QYQJA…
            ORA E SALI BACES SE KRIMIT PO NUMERON MBRAPSHT…10….9…8….7…6…5…4…3…2…1…
            …….!
            Nuk i shpeton dot llogjikes se Historisë!…

          • fllad October 13, 15:22

            Komentin e ke te sakte por sa per “Presidenti Klinton, Obama, Merkel, Toni Bler e te tjere e te tjere qe kane keshilluar zbutjen e konfliktit shqiptaro-sërb ” dmth se jane shume te interesuar per kete zbutje dhe kete po e bejne ne kurriz te shqiptareve se serbet gjithmone hedhin shurren perpjete dhe kush jane me fakirat -shqiptaret, kosovaret.
            Kjo nuk shkon , po nuk shkon fare ore.mik. nuk behen zbutjet ne kurriz te shqiptareve

          • shqip October 13, 13:53

            N.Vjosa! ke nje llogjike brilante… Te lumte.

      • shqip October 13, 12:49

        Sa keq me vjen per ty moj patriote!… Ky popull ka par’ tmerr nga sala dhe vemjet pas tije! Kjo eshte dhe arsyeja,mbase e vetme,qe Rama do votohet prap,prap,prap… Ngulite kete mire,ne dac vure veth ne vesh,ne dac vure ne ….. / 2017.ta, po vjen zonje,apo je zonjush?! Dhe do bindesh per sa me larte. Nuk them,se s’ke te drejte,packa,se shume here ti t’a cpif me menyren se si i thua rreshtat…Po, si ka mundesi xhanem,qe brenda nje portreti te bukur,(je ne te vertete!),cfaqet kaq peshtirosje?!…

        Reply to this comment
        • LOVE October 13, 14:58

          @ shqip
          nuk eshte nevoja ta tallesh kaq shume Netin
          pash zotin mos i trego me llogjiken brilante
          se drurin e ha une pastaj 😛 ,jam une qe duroj….
          llogjet …zbutje konflikti thote
          rrasi ne burg te gjithe ata qe ngrene flamur
          se zbutet konflikti ….c’po me degjojne veshet
          ama e paska kerkuar dhe Sala lirimin e Morines ??
          epo shpetoi Morina nga kuvendi i kuq 😛
          Patriot ,po me qorodit …ca lidhje ka portrrrreti dhe
          zonje apo zonjushe ??? Shoqe ,shoqe thuaj ahhahahhaahahahahhaahaha

          Reply to this comment
          • shqipe October 13, 17:08

            Ej Lov! Me ket’ te qeshuren e gjat’ ne fund,(Gjoja tallesh!..),Me binde, qe te ka pelqyer komplimenti im. mos guxo t’ma kundershtosh kete,okay?

  6. Mark .uk October 12, 21:31

    Kurse qeveria eshte per form sipas nje ish spiuni.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA October 12, 22:03

      Jo o Mark injoranca,
      qeveria nuk eshte per forme, por ty nuk te pelqen Qeveria qe eshte tani, por do Nje Qeveri te Sali Morrit dhe Horrit,
      QEVERIA NUK KA RENE NGA QIELLI, POR E KANE ZGJEDHUR VET SHQIPTARET, SIPAS VULLNETIT TE SHUMICES!…Dhe prape populli i ka ne dore ta heqi..
      Por ti or @Mark do shtate kobure te hapesh kapakun e Kokes…Injoranca eshte Armiku me i madh i nje vendi…
      Ai qe do te punoje , e gjen menyren te kualifikohet dhe te punoje e te fitoje…dhe jo te beje llogarit e te tjereve…Sa per Spiun oMark, spiun keni qene ju te persekutuarit, se shteti i meparshem ju perdorte si Zagar Gjahu…
      Ti Mark je nje shpifes i rendomt, primitiv, .. Dukesh edhe nga urrejtja qe te ka zene syte dhe nuk të le te shikosh…

      Reply to this comment
  7. gjermani i fundit October 12, 21:35

    o Duke mos prit shume
    nga Evoluimi
    se te del Saliu
    me fytyre Lulezimi.

    Reply to this comment
  8. As Poet, As Analist October 12, 21:36

    Besoj se e di 
    o Arben Poeti
    politiken kurve 
    e quan mileti !!

    Keshtu s’eshte çudi
    as nuk eshte e re
    kjo lloj politike
    s’eshte vetem te ne!

    Po tè shohesh tutje
    neper ‘gjitoni’
    andej eshte me keq
    eshte me mavri !!

    Jo s’e une mburr tanet
    dhe tè tjeret shaj
    po nga njeri – tjetri
    nuk dua t’i ndaj. …..

    Ne çdo vend tè botes
    gjithe politikejte
    shahen edhe çirren
    me keq se lakejte! 

    As langojte né rruge
    s’lehin si ata
    langojte né rruge
    s’lehin batjava!!

    Po  nuk i gacmove
    ata s’te sulmojne
    as nuk tè besdisin
    as nuk tè kafshojne!…

    Jane politikejte
    shkuar qenerise
    tè ligjte e te ligjve
    jane tè Shqipërisë!!

    Pa din e iman
    pa bes e pa fe
    qè jane me tè ligjte
    per kete tè bej be!

    Betohem per ta
    ne mes nesh e themi
    zoti na i ruajt
    se mezi i kemi !!

    Janë specie tè rralla
    nuk gjenden kollaj
    né pellembe tè dores
    mileti t’i mbaj!!

    Nuk permend dot emra
    i kam alergji
    per opozitare
    e per qeveri !…

    Ndaj mos e harro
    o Arben Poeti
    politiken kurve
    e quan mileti !…….

    Reply to this comment
  9. Bariu October 13, 08:19

    Me shum me duket si nacionalizem kjo eufori se sa sukses i futbollit!?
    Sikur ne kombetaren tone te kish me shum futbolliste me fe ortodokse ose te asj katolike dhe 1 ose 2 kosovare myslimane euforia e ksaj feste nuk do te kish sukses ne kosove ose ne maqedoni,por kur ne ket kombetare ka pothuajse 98%kosovare populli rend mbas nacionalizmit orjental e aspak sukses e evolucionit z.duka!

    Reply to this comment
  10. intelektuali October 13, 09:52

    PER KETE ZI O BEN DUKA ENVERISTI
    FAJIN NUK E KA GJERMON FASHISTI
    AS INGLIZI E AMERIKAN KAPITALISTI
    POR ENVER HOMO DHE KOMUNIZMI
    QE POLLEN MAFIEN ME BANDITIZMIN

    Reply to this comment
  11. lato October 13, 09:56

    Marredhenjet shqiptaro serbe nuk u acaruan me dronin.Koret;Vritni shqiptaret!,nuk filluan pas dronit,,,Kane qene.Edhe ulurimat e ujqve kane qene.Droni si nje shqiponje mali ja nguli capojte ne koke ujkut qe uluriste.Ja kete beri droni.

    Reply to this comment
  12. shaban October 13, 10:40

    Ne kete feste te madhe qe thote N.Vjosa se kemi 90 x100 jane merite e dronit dhe e pronarit te tij ndersa sa per marredheniet e brishta me Serbine ne as kemi pasur dhe as kemi.

    Reply to this comment
  13. iliri tjeter October 13, 17:20

    ARBEN DUKA NUK E DI KUPTIMIN E FJALES EVOLUCION!

    Reply to this comment
  14. Kris 1 October 13, 19:12

    ,Mire eshte ta leme horrin e rilindjes nja tete vjet nje pushtet.Do ti punesoj te gjithe,ca ne burg,ca me kampet e europes dhe ca ne tufine

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*