Hamburgu në flakë/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart për herë të parë (VIDEO)

July 7, 2017 15:17

Hamburgu në flakë/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart për herë të parë (VIDEO)

 

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar për herë të parë. Ata kanë shtrënguar duart në fillim të samitit të G20-s që mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Një video e shkurtër e postuar në Facebook nga qeveria gjermane tregon dy liderët që shtrëngojnë duart dhe qeshin në shoqërinë edhe të liderëve të tjerë.

Më vonë ata pritet të zhvillojnë një takim më të gjatë, në fokus të të cilit do të jetë riparimi i lidhjeve amerikano-ruse, të dëmtuara nga ndërhyrja e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane.

Takimi është planifikuar për një orë, bëjnë të ditur mediat ruse, edhe pse të dhëna të tjera sugjerojnë se ai mund të zgjasë rreth 30 minuta.

Ndërkohë që Hamburgu ka marrë flakë nga protestat.

Për të garantuar sigurinë e samitit të krerëve të vendeve më të rëndësishme të botës janë angazhuar, sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 000 forca të sigurisë, 28 helikopterë, 185 qen të specializuar, 40 makina me topa uji e 3000 makina policore.

Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, organizatorët e protestave duken të vendosur t’i vazhdojnë aksionet e tyre deri në përfundim të takimit, mbrëmjen e së shtunës.

Janë 159 policë dhe 100 protestues të plagosur në total nga përplasjet.

Ndërkohë që kjo foto është cilësuar nga mediat ndërk

ombëtare si fotoja simbol e protestave kundër G20.

Në foto është një vajzë në mjet të blinduar të forcave ushtarake sfidon policinë që po e qëllojnë me sprai.

Nga protestat, Zonja e Parë amerikane, Melania Trump e ka të pamundur të dalë nga rezidenca e saj në Hamburg për të ndjekur protokollin e takimeve me rastin e samitit të G20-ës për shkak të arsyeve të sigurisë, njoftoi sot zëdhënësja e saj.

”Nuk e kemi marrë ende lejen e policisë për t’u larguar nga rezidenca”, tha zëdhënësja.

July 7, 2017 15:17
Komento

1 Koment

  1. MH July 7, 18:31

    Mekense z.Trump ia refuzoj shtrimjen e dores politikanes se vecante te planetit Toke.I cili perfaqeson pothuaj krytaresin e botes si superfuqia ma e kompletueme.Me shterngimin e etheshem me te dy duarte te dores presidentit Putin.Tregon qe ky i fundit te nominohet burre shtetit i planetit.
    Per mendimin tim Trump nuk asht aspak intiligjent dhe nuk merre fare vesht nga politika.I cili e konsideron si te ishte thjesht levizje e qarkullimit malle – para dhe anasjelltas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim