Hames: Shpresoj që Falkao të vijë te Reali

August 1, 2014 09:36

Hames: Shpresoj që Falkao të vijë te Reali

Blerja e fundit e Real Madrid, Hames Rodrigez, shpreson që bashkëkombasi i tij kolumbian Radamel Falkao t’i bashkohet atij në “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere. 23-vjeçari, pozicioni i të cilit është mesfushor me tipare sulmuesi, ka shkëlqyer në Kupën e botës më vendin e tij, duke e çuar deri në çerekfinale, ndërkohë që në aspektin personal ka fituar “Këpucën e Artë” me gjashtë gola. Edhe pse kanë blerë Rodrigez, kampionët e Europës shpresojnë se mund të arrijnë te Falkao, lojtar me të cilin Hames ka luajtur te Monako dhe Porto. Këto shpresa nuk i ka vetëm Real Madrid, por edhe organizatori i ri. “Jam i bindur se Falkao mund të luajë te Reali, por nuk jam unë që vendos nëse ai duhet të vijë apo jo. Ky vendim u takon drejtuesve dhe presidentit të klubit. Për mendimin tim, Falkao mund të përshtatet mjaft mirë te Reali për kualitetet që ka dhe për karakterin e fituesit”. 10-ta e re e madrilenëve, pas sponsorizimit të “El Tigres” për një kalim te kampionët e Europës siç përflitet shumë këto kohë, bëri më tej fushatë pro teknikut të “Los Cafeteros”. “Të gjithë duhet të bëjmë çmos që profesori të qëndrojë. Hose Pekerman ka ndryshuar gjithçka në të mirë të kombëtares. Do të ishte e trishtueshme nëse ai largohet, pasi ka bërë histori në stolin e Kolumbisë”. Një aventurë e re pritet të nisë në karrierën e mesfushorit 23-vjeçar, i cili brenda pak ditësh do të udhëtojë drejt Spanjës për t’u bashkuar me ekipin e Ançelotit. “Jam shumë i lumtur për këtë ëndërr të realizuar. Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë sepse dua të fitoj tituj me këtë klub të madh”. Hames Rodrigez rrëfeu se është rritur me imazhin e Zidan, Bekam dhe Ronaldos, por nga të gjithë galaktikët ishte francezi idhulli i tij, futbollisti që i jepte më shumë emocione sa herë që e shikonte në fushë. Si një djalë i thjeshtë e me këmbë në tokë, pa mendjemadhësinë e një ylli që po rritet shumë shpejt, kolumbiani pohoi në fund se në Madrid po shkon thjesht si një futbollist më tepër, me synimin për të dhënë kontributin e tij për skuadrën që ka ëndërruar gjithmonë.

August 1, 2014 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*