Hamilton dominues në Spanjë, pole position i Mercedes

May 12, 2018 18:06

Hamilton dominues në Spanjë, pole position i Mercedes

Duhej të ishte hera e parë e Sebastian Vettel, por suprizën e ka bërë Hamilton, që për të tretin vit radhazi shkon në pole position në Barcelonë dhe për të dytën herë në këtë sezon. Në krah të tij niset shoku i skuadrës Bottas.

Hamilton përmbysi gjithçka në sesionin e fundit kualifikues, duke e zbritur kohën në 1.16.173, me rekordin e ri të Barcelonës. Shoku i tij i skuadrës Bottas, ishte vetëm 40 të mijëtat më ngadalë.

Vettel, që bëri shkëlqyeshëm dy sesionet e para të kualifikueseve, duke vendosur kohët më të shpejta të të gjithë fundjavës, dështoi në sesionin e tretë, ku në të dyja daljet nuk arriti të vendosej përpara njëvendësheve Mercedes. Koha e Vettel ishte 1.16.305, por në ndryshim nga dy pilotët e Mercedes që ishin me gomat supersoft, Vettel e arriti këtë kohë me gomat soft.

Dy njëvendëshet Mercerdes do të mbajnë vijën e parë të nisjes, pas tyre janë dy njëvendëshet Ferrari, me Vettel e Raikkonen, ndërsa Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo do nisen nga vija e tretë. Edhe Ricciardo do të niset me gomat soft. Në dhjetëshen e parë janë edhe dy pilotët spanjollë me Alonson e McLanren në vendin e 8 dhe Sainz me Renault në vendin e 9.

Pas suksesit në Australi, ky është pole position i dytë për në këtë sezon për britanikun Hamilton, i cili numëron 74 pole position në karrierën e tij.

s.a/dita

 

May 12, 2018 18:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*