Hammond, i bindur në Brexit me marrëveshje

September 7, 2018 21:41

Hammond, i bindur në Brexit me marrëveshje

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond është shprehur i sigurt se Britania do të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, teksa përgatitet për t’u larguar nga blloku.

Deklaratat e tij kanë ardhur në kohën kur janë duke u rritur pritshmëritë për një largim të Britanisë pa marrëveshje. Kjo pasi shefi i Bashkimit Evropian për negociatat rreth Brexitit, Michel Barnier ka thënë se blloku duhet të jetë i përgatitur për një Brexit pa marrëveshje, dhe se Gjermania është duke u përgatitur për të gjithë skenarët, duke përfshirë edhe një të tillë.

Hammond ka paralajmëruar disa herë për dëmin që do të shkaktohej si pasojë e largimit të Britanisë nga blloku në marsin e vitit të ardhshëm në rast se nuk ka marrëveshje paraprake.

“Unë besoj se do të jemi në gjendje të arrijmë një pakt. Është në interesin e 27 vendeve anëtare dhe Mbretërisë së Bashkuar, që Brexiti të përfundojë lehtas në marsin e vitit të ardhshëm”.

o.j/dita

September 7, 2018 21:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*