Hap derën e avionit për ajër të pastër

December 18, 2014 20:27

Hap derën e avionit për ajër të pastër

Një i ri kinez që udhëtonte me avion nga qyteti Hangzhou për në Chengdu, në Kinë, hapi derën e emergjencës së avionit, pikërisht kur ky do të shkëputej nga toka, për të “marrë ajër të pastër”.

Kështu pohoi vetë kompania e fluturimeve “Xiamen Air” për të përditshmen kineze “South China Morning Post”. Përfaqësues të kësaj kompanie thanë se ishte hera e parë që djaloshi  udhëtonte me avion.

Kjo ngjarje krijoi alarm tek udhëtarët e tjerë të pranishëm të cilët megjithatë nuk vonuan të bënin foto dhe t’i publikonin ato në rrjete sociale.

Fotografitë kanë krijuar debate të mëdha dhe është bërë një peticion që kërkon gjobitjen e personit që vuri në rrezik udhëtarët e tjerë. Megjithatë kompania duket se nuk ka parashikuar që të penalizojë udhëtarin duke qenë se nuk shkaktoi vonesa, apo dëme.

December 18, 2014 20:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*