Hapen 26 qendra shëndetësore verore, shërbim 24 orë gjatë sezonit turistik

June 6, 2018 10:06

Hapen 26 qendra shëndetësore verore, shërbim 24 orë gjatë sezonit turistik

Duke filluar nga sot, 26 qendra të posaçme verore do të jenë në shërbim të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës.

“26 qendra shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator. Kemi vendosur një standard të ri për qendrat shëndetësore, të cilat ofrojnë kushte dinjitoze për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj që frekuentojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.”, tha Manastirliu.

Sa I takon risive të këtij viti, në Dhërmi, veç qendrës ekzistuese, këtë vit kemi ndërtuar edhe një qendër të re model për sezonin turistik. Ndërsa në Tale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur për herë të parë një qendër shëndetësore verore me shërbim 12 orësh, nisur nga nevoja që ka patur vitin e shkuar nga frekuentimi I lartë ditor I këtij plazhi.

“119 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për çdo emergjencë dhe do të shërbejnë 24 orë në zonat turistike ku ka frekuentim të lartë pushuesish, duke filluar që nga zonat malore si Thethi, Razma, Valbona për të vijuar me plazhet përgjatë gjithë vijës bregdetare deri në Ksamil”, u shpreh Manastirliu.

26 qendrat verore janë pajisur me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore të urgjencës. Ne listen e barnave dhe materialeve mjekësore janë përfshirë medikamente të cilat mbulojnë të gjithë semundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore, si intoksikacione, problemet nga dielli, etj. Çdo qendër është e pajisur me 52 lloje barnash dhe 25 artikuj materialesh mjekësore ku përfshihen analgezike, spazmolitiket, antihipertensivet, antiaritmiket, antipiretike (kundër temperaturës se larte), diuretic, antiflamatore, antialergjike, kortizonik, solucion rehidruese, etj.

Manastirliu u ndal dhe te riorganizimi i shërbimin të urgjencës në territor.

“Veç qendrave verore, 17 autoambulanca janë përcaktuar në pika kyçe përgjatë gjithë bregdetit dhe zonave turistike më të frekuentuara: Nga Valbona deri në Sarandë. Nisur nga nevojat e vitit të kaluar, kemi vendosur për herë të parë një autoambulancë fikse në Dhërmi dhe 1 në Jalë gjatë fundjavës, ku fluksi I turistëve është I lartë”, tha Manastirliu.

Çdo autoambulancë është e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore bazë, duke filluar nga çantat e mjekut me 17 instrumente për ofrimin e ndihmës së parë, sete intubimi dhe ventilimi për ti ardhur në ndihmë në terren pushuesve për çdo emergjencë.

Edhe spitalet –tha Manastirliu- sidomos ato pranë zonave turistike do të jenë në gatishmëri me personel të përforcuar për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik për ti shërbyer qytetarëve në kohë dhe me cilësi.

Shërbimi i helikopterëve me ekipin e Urgjencës Kombëtare Mjekësorte gjithashtu është në dispozicion të çdo emergjence.

Teksa prezantoi planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale për një sezon turistik të sigurtë, Ministrja Manastirliu I bëri dhe një apel qytetarëve për të qenë bashkëpunues për të lehtësuar kalimin e autoambulancave për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve sa më shpejt, për cdo urgjencë mjekësore.

Qendra Shendetesore Verore:

Valbone

Razem

Tamarë

Theth

Velipoje

Shengjin

Tale

Gjiri i Lalzit

Currila

Durres Plazh

Shkembi i Kavajes

Golem

Mali i Robit

Divjake

Darezes

Zvernec

Vlore  Plazhi Vjeter

Radhime

Drimadhes

Himare

Qeparo

Borsh

Ksamil 1

Ksamil 2

Pogradec

Kalaja e Dodës

 

o.j/dita

June 6, 2018 10:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*