Hapen kutitë, KQZ rinumëron votat në Bashkinë e Lezhës

July 12, 2019 08:30

Hapen kutitë, KQZ rinumëron votat në Bashkinë e Lezhës

KQZ ka pranuar të hapë kutitë në Bashkinë e Lezhës, me kërkesë të Eduard Ndocajt dhe Partisë Konservatore.

“Ankuesit kanë bërë një kërkesë ankimore duke referuar që në këto qendra votimi kanë ndodhur disa parregullsi” deklaroi anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore është shprehur se në këto qendra janë konstatuar më shumë vota se sa votues.

“Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Konservatore.

Kërkesa e tij është pranuar nga përfaqësuesi i PS duke theksuar se konstatimi i mospërputhjeve të shifrave është i vërtet.

“Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën”, deklaroi përfaqësuesi i PS.

j.l./ dita

July 12, 2019 08:30
Komento

2 Komente

  1. Arben July 12, 09:09

    KURIOZITET I MADH,

    SA VETA KANE FIRMOSUR NE PROCES-VERBALE

    PER PJESEMARRJE NE VOTIME???!!!!!

    SA FLETE-VOTIMI DOLEN NGA KUTITE?????!!!!

    EMRAT E PJESEMARRESVE NE VOTIME, KUR DO

    TE PUBLIKOHEN ONLINE NGA MINISTRIA “MOS E

    RRUJ TRAPIN”????????!!!!!!!!!!!!!!!!1

    PO NUMRI I SHTETASVE SHQIPETARE QE

    GJENDESHIN BRENDA SHQIPERISE DITEN E

    VOTIMEVE, SIPAS SITEMIT TIMS, KUR DO TE

    NGA MINISTRIA “MOS E RRUJ TRAPIN FARE”??!!

    Reply to this comment
    • Arti July 12, 11:28

      O kArben, e ve re ndryshimin mes Salimutit tend qe digjte materialet zgjedhore dhe Edit, i cili nuk pengon qe te hapen kutite?
      Te fala pinokut digjital! ✌️

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?