E di që ju kanë lodhur lejet, por duhet të kuptoni kush jam unë

April 22, 2020 00:55

E di që ju kanë lodhur lejet, por duhet të kuptoni kush jam unë

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet e reja për lehtësimin e masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rama tha se javën e ardhshme do rrisim orarin për pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë.

Po kështu paralajmëroi se nga 4 maji do lehtësohet më shumë lëvizja brenda qyteteve dhe do hapet edhe blloku i tretë i bizneseve.

Ai shtoi se lejet dhe autorizimet janë të domosdoshme për të kuptuar që ai është personi që ka përgjegjësinë të na mbrojë.

“Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale. Vigjilenca duhet të jetë maksimale, imponimi dhe vetëimponimi i rregullave duhet të vazhdojë. E di që iu kanë lodhur mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet por duhet të kuptoni që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi t’ju mbroj. Javën e ardhshme do e rrisim orarin për Pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë. Dhe nga e hëna 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë dhe po ashtu do hapim dhe bllokun e tretë të bizneseve”, deklaroi Rama.


l.h/ dita

April 22, 2020 00:55
Komento

38 Komente

  1. Aliu April 21, 19:02

    Nuk ka nevoje, se e kemi marre vesh kush je.
    Po behet e qarte kristal me kalimin e diteve

    Reply to this comment
    • Fernando April 21, 19:33

      Zoti kryeminister!
      Meqenese gjykoni se ju jeni njeriu qe duhet te na mbroni nga vdekja,me lejoni t’u bej nje pyetje:
      -“700 mije pensionistet i keni izoluar ne shtepi dhe nuk u keni garantuar asnje sherbim shendetesor duke ditur se te gjithe ata vuajne nga shume semundje edhe me vdekjeprurese se COVID 19-ta!
      Ju pyes:
      -Duke vepruar kaq egersisht e me perbuzje,mos keni vendosur t’i shfarosni pensionistet me heshtjen tuaj mizore?

      Reply to this comment
    • Edi April 21, 19:40

      Po po, u keput ne bythe rama duke na mbrojtur.
      Ja shih, ka vene ahmetajn minister te kesaj pune, qe ketu u morr vesh filmi.

      Reply to this comment
    • Gruda April 21, 20:15

      E dim,e kush je:
      -Ali Baba me 40 hajdute!

      Reply to this comment
      • Lili April 21, 20:53

        Ti je thjeshte hajduti i rradhes ne ate vend dhe qe duhet te zhdukesh nje ore e me pare qe ai vend te beje prokopi

        Reply to this comment
  2. Gazi April 21, 19:03

    megjithe respektin qe kam per te gjallet dhe aq me shume per te vdekurit kujdo ideologjie apo epoke qe ti perkasin, mua “komisaret e prooagandes” si Rama, ne filma apo ne jete, me ngjallnin dhe me ngjallin krupen.

    Reply to this comment
  3. Une dhe Ti April 21, 19:05

    Ti je shoku Mamaqiut

    Reply to this comment
    • Qesari April 21, 19:05

      Ermal Mamaqi, si derdimen që nuk i mjafton as mbështetja e zjarrtë e autoriteteve dhe oligarkëve e që prapë së prapi s’ia qurros njeri prodhimet e veta “artistike”, i cili këshillon si teveqel bagëtinë online të mos lexojë romane – por të mësojë se si “të bëhesh i suksesshëm”, se kjo botë është e egër dhe mbijeton vetëm i forti – ë͟s͟h͟t͟ë͟ ͟r͟e͟k͟l͟a͟m͟a͟ ͟m͟ë͟ ͟e͟ ͟a͟r͟r͟i͟r͟ë͟ ͟q͟ë͟ ͟m͟u͟n͟d͟ ͟t͟’͟i͟ b͟ë͟h͟e͟j͟ ͟n͟d͟o͟n͟j͟ë͟h͟e͟r͟ë͟ ͟r͟o͟m͟a͟n͟e͟v͟e͟.͟

      Nuk ka nevojë që ndonjë i ftilluar të këshillojë e të rreshtojë tituj, të japë përshtypje leximesh apo të nxisë industrinë e librit. Mjafton të tregojë me gisht një pafillo si Ermal Mamaqi, i cili shprehet kundër leximit të “romaneve” – siç i quan ai me shpoti. Në kokën time nëse brenda ditës nuk shumëfishohen statistikat e leximeve në rang republike dhe diaspore!

      Për këtë arsye, romanet (sidomos ata klasikët e trashë dhe të lodhshëm) falënderojnë Ermal Mamaqin nga zemra. Pasi një toç cirku si ai u bën atyre ndonjëherë më shumë punë se qindra ofiqarë të lartë që Ermalit i financojnë “filmat” dhe pastaj e shënojnë këtë bamirësi në buxhetin e shpenzuar për kulturën.

      Reply to this comment
  4. Zigur Qarri April 21, 19:10

    “Të dashur miq”!Ky i drejtohet vetem rrethit te tij?
    Ka shtruar ndonje dreke apo darke Kryeministri?

    Reply to this comment
  5. Edi April 21, 19:12

    U mor vesh se kush je ti, gruaja ose grate e tua, rraca jote e ndyr. Mos shkel te drejtat e njeriut më se do e pesoah shum keq. Virusi nuk fshihet ose dek kur i thua ti. Po ben gabim fatal. Njerzit e din vet rrezikun dhe skemi nevoj te na komandosh ti o i cmendur.

    Reply to this comment
    • Jurist April 21, 19:44

      Mos shkel te drejtat e njeriut!
      Thirrje hyjnore qe vetem delet nuk e kuptojne.

      Ky pleh nxorri Shqiperine nga Konventa e te Drejtave te Njeriut!

      Asnje vend europian nuk e ka bere pervec ca capaculave me demokraci hibride.

      Edhe Europa me Covid eshte por nuk e ka ndermarre kete akt prej qelbesi Sureli.

      Turp i zotit, si u katandisem, nga Sali vrasesi tek ky kurve burre i peshtire

      Reply to this comment
      • Ethemi April 21, 19:46

        Kush po pyet se dolem nga Konventa jote more maskara.
        Shqiperia ka treguar forcen e veteqeverisjes nen drejtimin e Edi Rames, sukseset e te cilit ju kane zene syte dhe veshet dhe nuk kuptoni ju plehrat e Saliut dhe Like Floririt.

        Reply to this comment
        • A pika deles April 21, 19:47

          Me ke Like florir e ke ti o xhan?
          Me ate per te cilin dje gjeniu Surelit na tha qe duhet te kemi respekt?

          Reply to this comment
        • Ylli April 21, 19:47

          Cilido që mendon se nxjerrja nga fuqia e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës së Republikës, si dhe ligjeve normative kuadër, nuk ndikojnë në jetën e tij/saj të përditshme e ka GABIM!!!

          E ka GABIM për vete, por edhe për shoqërinë ku jeton. Në çdo molekulë oksigjeni, në çdo çapë ushqim e në çdo njësi dinjiteti njerëzor gjenden këto dokumenta ligjore themelorë. Mungesa e tyre fik dritën, pret oksigjenin vret shpresën për të gjetur zgjidhje diku, qoftë dhe jashtë Shqipërie.

          Këto dokumenta ligjorë themelorë janë grancia e vetme për bashkjetesën demokratike të qytetarëve me shtetin.

          Kur pushteti arrin ti heqë qafe këto dokumenta ndjehet padron mbi çdo qytetar. Ky është momenti që shoqëria është e sunduar, jo më e qeverisur!

          Kush mendon se ka pozitë të privilegjuar në një shoqëri të tillë, pra ku pushteti sundon pa ligje, gjithashtu e ka GABIM. Sundimtarët nuk pranojnë privilegje për askënd. Të privilegjuarit e sundimit janë thjesht koka turku për t’u sipas një kalendari të paparashikueshëm.

          As ata që quhen “Oligarkë” nuk i shpëtojnë kësaj llogjike. Sundimi nuk pranon ortakëri…

          Gjithashtu, kush mendon se kjo gjendje është e përkohshme dhe se pushteti do ti kthehet vetë normalitetit, prap e ka GABIM! Pushteti ka arritur atë që në asnjë ëndërr se kishte menduar të arritshme….

          Beteja sot e në vijim nuk mund të jetë për oriz e makarona lëmoshe, por për mbylljen e pushtetit në zonën e Konventës, Kushtetutës dhe ligjeve Normative. Beteja do jetë për vendosjen e shtetit të normave duke hedhur në kosh shtetin e masave ligjore.

          Në fillim është liria pastaj vijnë të tjerat. Nuk mund të jetohet me lëmoshë, as me qese të çpifura propagande. Llogjika “ha e dhit” na çon drejt kafshës, jo njeriut.

          Beteja për liri e të drejta nuk ka për të qenë e lehtë, përballë një pushteti super mashtrues dhe që ka në dorë çdo gjë.

          Por është e vetmja betejë që duhet bërë. Dhe nuk bëhet vetëm, por të gjithë bashkë.

          Sa më shumë kundër sundimit,kundër poshtërimit kolektiv, kundër frikës që ka mbjellë pushteti, aq më e lehtë do jetë triumfi.

          Më vjen keq që nuk e shoh opozitën politike në këtë skalion, ku shoqëria e sotme ka ekstemisht nevojë!!!

          Varfëria, kriza ekonomike, hajnia në tendera, mos ndalja e drogës, ndërsimi i kriminelëve ndaj shoqërisë janë tema të rëndësishme, por pa shoqërinë e lirë e demokratike nuk ngjisin…

          Reply to this comment
        • Zigur Qarri April 21, 20:59

          Dasma e Madhe Ali Asllani
          “Un te thom jam i kuq
          Ti me thua jam i bardh…”
          “Jurist”thote….Sali vrasesi,”Ethemi” e akuzon…ju plehrat e Saliut!
          Ne te njejten menyre i deformon fjalet e kritikeve edhe Edvin D’Rama,sy per sy,pa ju dridhur qerpiku fare!
          Nuk ju ka mbetur argument tjeter,perveç akuzes berishist dhe shqupist?!
          7 vite ne Kryeminister,pushttet pafund,vetem akuza ka bere,qe te frenoje kritikat ndaj tij per vjedhje pa fund,miliarda.
          Per tragjedine e Gerdecit si edhe te 21 Janarit,Rama eshte zyrtarisht pro variantit te Berishes,para militanteve akuzon akoma,kur ne
          te dyja rastet i ka dale familjareve te vikimave kundra deri ne Strasburg!Shqipare me hipokrit nuk besoj se ka pasur historia jone.
          Disa muaj më parë raporti i KLSH konstatoi si shkelje faktin se qeveria Shqiptare ka autorizuar përmes një procedure sekrete, konkretisht një vendimi sekret të qeverisë, VKM nr. 115 datë 23.02.2018, Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme që të hynte në tratativa për lidhjen e një kontrate 900 milionë lekë mes shetit shqiptar dhe APCO WorldWIde,për të sulmuar Kryetarin e opozites Lulzim Basha dhe PD-n!900 milionë Lekë të takspagueve shqiptarë për të denigruar opozitën!Ndërkoh në Ballsh,naftëtarët nuk kan marrë rrogat prej muajsh.

          Reply to this comment
  6. Stefi April 21, 19:39

    Zoti Rama
    Vlora ka mbi një muaj që nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19. Kanë kaluar tre faza 14 ditore karantinimi.
    A nuk është koha që jeta në Vlorë të rifillojë, përpara se të falimentojë plotësisht?

    Reply to this comment
    • 100% rilindjot April 21, 20:25

      Po ty more karabush kush ta mbushi kaplloqen se ka bere llogaritjen e sakte te te prekurve nga virusi? Aq me teper qe testimet e bera deri me sot jane aq minimale sa as ti vete nuk je i sigurt nese je i prekur apo jo? Deri sa te shpertheje virusit duhen te pakten dy deri ne tre jave inkubacion.

      Reply to this comment
  7. YD April 21, 19:40

    Lajmet nga spitali vijnë entuziaste. Edhe deputetit Ballist Alimadhi tamponi i del negativ e po përmirsohet dita-ditës. Një fakt më shumë për të hedhur poshtë propagandën e Ramës se jemi në luftë. Do qeshte me këte bilanc i ndjeri Shefqet Peçi…po të ishte gjallë:
    Në luftë e fundit u vranë qindra ballistë e legalistë. Ndërkohë kjo “luftën” nuk sakrifikoi as edhe një nga rradhët e Ballit! Përfundimisht Rama përsëri mbetet një fake news, kazan, një kobsjellës që po i del boja çdo ditë.
    Të shkuara zoti Alimadhi!

    Reply to this comment
  8. Mjeku April 21, 19:49

    Është krijuar një përshtypje sikur njerëzit që po menaxhojnë këtë krizë, po e bëjnë duke vendosur dimensionin e tyre human, mbi personalitetin e tyre të njohur publikisht deri përpara epidemisë!
    Disa po perceptohen si gjysmë-shenjtorë!
    Nuk duhet të rrëmbehemi;
    Një mashtrues atëherë, është përsëri mashtrues edhe sot!
    Një i paaftë para epidemisë, mbetet i tillë gjatë dhe pas saj!
    Një ambicioz i sëmurë, thjesht ka moderuar axhendën dhe investon duke përfituar nga veçantësia e situatës.
    Njerëzit e mirë dhe të zotë që kemi njohur përpara epidemisë, mbeten të tillë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
    Le të kapemi fort pas tyre!
    Le t’i çmojmë sot dhe të mos i braktisim në të ardhmen që do të pasojë!

    Reply to this comment
  9. Ardi April 21, 19:50

    Kjo nuk është klithmë, është ulërimë!
    Kaq i pafuqishëm jam, kaq të pafuqishëm jemi?
    “Profesor!
    Sapo kjo gjendje të “përfundojë” dhe kufijtë të hapen ne nuk do të qëndrojmë më këtu. Do ikim dhe nuk do ta kthejmë më kokën pas!
    Këtu na i vranë ëndrrat, na e vodhën jetën, lirinë, të ardhmen, atdheun!”
    (Mesazh nga nxënës të mi)

    Reply to this comment
    • Erhard April 21, 20:13

      Vitin e kaluar qendrova 5 muaj ne SHBA si vizitor tek djali dhe pashe nje shtet,qe kur krahasoja cdo gje atje me cfare eshte ne Shqiperi me vjen per te vjelle!
      Nuk e kam fjalen qe Shqiperia te kete financat,ekonomine,shkencen,ushtrine etj sa te SHBA,por ka ca gjera elementare,qe pushtetaret tane i lene ketu qellimisht keq!
      Femijet ketu,qe ne klasen e pare,mbajne ne cantat e tyre libra etj me nje peshe rreth 20 kg !
      U jane krrusur kurrizi ,supet,etj sa kur te rriten nuk u korigjohet ky difekt!
      Nipi im atje,ne klasen e pare,ne canten e tij nuk kishte asnje liber,vec nje IPAD, falas nga shkolla shteterore ku ishin vendosur programet dhe ushtrimet e matematikes e leximit deri ne klasen e 8!
      Ndersa per lendet e tjere si piktura,gjeografia,historia etj u jepej cdo dite nga nje flete a-4 qe i zgjidhnin detyrat ne shtepi dhe canta peshonte rreth 2 kg!
      Cdo dite prinderit njiheshin me vleresimit te femijes ne nje flete te vecante ku vleresohej jo vetem mesimi,por edhe sjellja gjate shkolles!
      Mesuesit kujdestare lidheshin cdo dite me prinderit sa here kishte probleme,ndersa kur binte bore dhe mbylleshin shkollat,u dergohej gjate nates nje mesazh prinderve!
      Ne cdo 100 dite shkolle behej nje testim ne shkalle SHBA-je online ,ku te gjithe nxenesit e klases se pare,brenda nje kohe te caktuar,u pergjigjeshin pyetjeve ne matematike dhe lexim dhe menjehere pas disa minutave u jepeshin vleresimet per secilin ne te dy lendet dhe klasifikimi ne shkalle SHBA-je!
      Ishte kenaqesi per te gjithe ne kur nipi yne u vleresua mdis 100 nxenesve me te mire ne te gjithe SHBA ne matematike doli i dyti,ndersa ne lexim i katerti!
      Behej fjale per mbase miliona femije pjesmarres!
      Por pushtetaret tane kur shkojne ne SHBA nuk shikojne te marrin pervojen e tyre me te mire,por vene per te bere ndonje foto me ndonje zyrtar te dores se fundit apo te japin ndonje leksion formal ne ndonje universitet atje,mbase edhe te paguar nga vete ata!

      Reply to this comment
      • Ben April 22, 21:29

        Shko jeto pak në US, jo si turist por si qytetar dhe shikojë sa e vështirë është.
        Po te punojnë shqiptaret sa punojnë në vendet e huaja do behet dhe shqiperia por e shohin me një sy hajt se nuk bëhet.
        Udhëheqësit janë gjithmonë në hile

        Reply to this comment
        • Erhard April 22, 23:56

          Per “Ben-in”!
          Kush tha qe eshte lehte te jetosh ne Amerike?
          Une dhashe fakte qe i perjetova vete dhe nxorra konkluzionin se ato gjera ishin aq te thjeshta sa mund te realizoheshin edhe ketu!
          Por ato nuk mund te behen me nje piktor kryeminister,qe eshte bere politikan,gjyqtar,prokuror,shkencetar,agronom,arkitekt,diplomat,ushtarak etj qe nuk u hap rruge njeriu se i duket vetja koke e madhe!
          Ketu djalin tim e hoqen nga puna sa erdhi Rama,ndersa ne SHBA sot eshte shume i nderuar ne nje institucion financiar te rendesishem!
          Per mua kaq mjafton!
          Per ty nuk jap mend!

          Reply to this comment
        • Kris 1 April 23, 21:04

          Te dy keni te drejte Ben.Jeta ne amerike kerkon pune e aakrifica dhe pagesa taksash nga te gjithe.Punon puntori dhe intelektuali gjithe kohen si kalidejo si ne shqipeeri ku zonjushet ne pushret e politike ibien ere kolonje por jo,njeri.Ne amerike Gjidhet personi dhe jo paetia,sherifet dhe gjyqtaret zgjidhen me votim te drejte perdeejre,pusteti informon popullin per spenzimet e taksave dhe shkollat,librarite dhe spitalet shteteeoee jane me moderne se privatet.
          Populli amerikan eshte shume kerkues ndersa ai shqiptar shume i neneshtruar per te ndertuar shtet.Muret e shtetit i ngre populli dhe i zbukuron shoqeria civile.
          Fatkeqesisht shqiperia eshte larg.Koron politika po e vdea

          Reply to this comment
  10. Artan April 21, 20:00

    O Rame nuk rri n shpi prej teje.
    Por prej frikes.

    Per kunder propagandes qeveritare, te gjithe ne e dime, se po u beme per spital, me shume shanse kemi te shkojme ne varreza, se sa te kthehemi prej andej te gjalle.

    Spitalet ku ti ke hedhur 400 milion euro nga taksat tona

    Reply to this comment
  11. info analitike April 21, 20:02

    Hahaha mjere ata shqiptare qe e kane lene veten ti mbroje nje psikopat.
    Nje gje eshte e qarte qe keta “baballaret e dhembshur te kombit” po shqepen duke vjedhur nen pretekstin e luftes me virusin. Gezuar shoke!

    Reply to this comment
  12. Juve April 21, 20:30

    E ka thene shume bukur ish kryeministri grek Tsipras qe Edi Rama eshte mjaft i zoti ti beje reklame fantastike nje pune qe nuk e ka bere kurre. Ndaj zoti Rama ne e dime kush je por a e din ti se kush je? Ti je nje plehre qe i ke diten e numeruara dhe fundin e ke ne burg.

    Reply to this comment
    • Kris 1 April 24, 03:14

      Te dy keni te drejte Ben.Jeta ne amerike kerkon pune e aakrifica dhe pagesa taksash nga te gjithe.Punon puntori dhe intelektuali gjithe kohen si kalidejo si ne shqipeeri ku zonjushet ne pushret e politike ibien ere kolonje por jo,njeri.Ne amerike Gjidhet personi dhe jo paetia,sherifet dhe gjyqtaret zgjidhen me votim te drejte perdeejre,pusteti informon popullin per spenzimet e taksave dhe shkollat,librarite dhe spitalet shteteeoee jane me moderne se privatet.
      Populli amerikan eshte shume kerkues ndersa ai shqiptar shume i neneshtruar per te ndertuar shtet.Muret e shtetit i ngre populli dhe i zbukuron shoqeria civile.
      Fatkeqesisht shqiperia eshte larg.Koron politika po e vdea

      Reply to this comment
  13. ganiu April 22, 00:32

    O Fideli ynë, o Muhameri ynë, bjeri më shkurt se na mbyte. Mirë që të shohim çdo 30 minuta, por mos i mbaj monologjet 31 minutshe. O llafazan që po të shtohet oreksi gjithnjë e më shumë, nuk të mjaftojnë ato që vjedh? Tashti do të tallësh dhe bythën?

    Reply to this comment
  14. mirel April 22, 00:49

    Lol ca gallate. Ky e paska per detyre te na mbroje. Prandaj na jep miell e qumesht serb nga meraku qe ka per ne.
    Prandaj na sjell anije me ngarkesa toksike dhe radioaktive, nga qe i therret zemra per popullin. Per Vloren sidomos ngordh fare nga meraku. Direkt e athe i shkarkon plerat toksike. Dhe ato radioaktive, qe te ndihet si arme berthamore zemra e vlonjatit. takipçi araçları
    Tani ja shkarkoi dhe Durresit anijen me nafte te vjedhur nga toka shqiptare, qe te mos behen xheloze durrsaket per Vloren.
    Nuk ju do me pak dhe juve te Durresit, prandaj notoni ne nafte kete vere.
    Kemi shtet me ligje, apo jo.
    Nga meraku qe ka per ne na i vjedh gjithe pasurite kombetare, se na mbron nga tepricat. Na vjedh buxhetin per koncesione, se leku i shumte te prish thone, dhe me mire na le pa to fare.
    Na mbyll dhe ne birucbiruce qe as te mos marrim fryme e as te shikojme driten e diellit. Ti shikon per ne , ti jeto per ne, ti mendo per ne. Ti vidh per ne, ti na shit dhe na vrit. Dhe na mbro nga vetja jone.

    Reply to this comment
  15. trapi April 22, 19:45

    e kemi mar vesh kush je po ai vet e di kush eshte ,,,,,..ky njeri solli skamjen ,pasigurine .ky eshte kryetari i te gjithe bandave ne shqiperi ky mendon se eshte i paprekshem po dale sa te bjeri nga kari gja do ta shikoj sa i vlen lekura ,,po ky popull lepur qe po vdes nga urija do ta gjej zgjidhjen qen e mace rrugeve plot pusetat rrugevve miun e gjen sa nje lepur do haj ky popull veshtir do ta kete heren e pare po pastaj do vlersojn edhe kinezet qe ushqehen me minj ……njaoj miu si ketu dhe ne kine ….o kryemistrishte ..na ngrente mortja qe tall bythen me ne nje cope legeni

    Reply to this comment
  16. Ben April 22, 21:31

    Që nuk është gjë e kemi marrë vesh po kush nga ju do sugjeronte dikë tjetër.

    Reply to this comment
  17. demo April 22, 22:20

    Aty do ta keni edhe 6 vjet te tjera.
    Po bashkohet me Meten per zgjedhjet e 2021.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 23, 15:17

      ne na bëhet qefi që ta kemi o demir,po ti ça do bësh??
      sepse si duken bathët,mënyra si shkruan,kushedi se në çPS je!!
      pastaj nëse do të kemi metën!?
      nuk të vret pak qënja e ramës??
      ai është më keq se e keqja!!
      po tejkalon të gjithë të këqijat që mund të mendojë njeriu!!
      unë mendoj se saliu kur ka ikur,e ka lyer karrigan me ndonjë helm!!kështu që ky është budallallepsur fare!!
      për këtë duhet me pyt Alfred Cakon!ai i di këto gjëra!!

      Reply to this comment
  18. anticensurë25642654 April 23, 15:09

    që ky është një i papërgjegjshëm që ne i kemi dhënë përgjegjsinë të na qeverisë!?
    nuk besoj që ka njeri që e kundërshton,fterri dhe aliu nga selnica,janë të të njëjtit nivel E Themi komandant i tyre!!
    por që dhe ju jeni koqe kandari!?bëni zakonin tujaj në krijmin e titujve idiotë që nuk kanë asnjë mbështetje në realitet!!përveçrealitetit të deformuar që keni në profesionit tuaj,gazetari a mashtrim,ose pazotsi!!
    titulli juaj nuk bazohet në asnjë momento në atë që keni shkruar”E di që ju kanë lodhur lejet, por duhet të kuptoni kush jam unë”!
    copa e të çmëndurit përveç veprimeve që i ka gjithjë idiote nuk e ka thënë në asnjë moment,në asnjë fjalë “duhet të kuptoni kush jam unë”!! të vetmin moment që mud tia përplasim në fytyrë fodullëkun prej të çmënduri është “por duhet të kuptoni që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi t’ju mbroj.”!
    pra ka bërë zakonin,është vetreklamuar,një gjë e panevojshme për tu thënë sepse e dimë fare mirë se të qeverisësh me drejtësi nuk është gjë e thjeshtë,e jo më ta përdorësh këtë qeverisje për të grabitur popullin tënd!!
    jini profesionalë o halbakët e mutit!!jini të besueshëm në atë që shkruani!!shkruani realitetin dhe jo atë që jua ka dëshira ju!!

    Reply to this comment
  19. KORÇARI April 24, 09:19

    I jap një farë të drejtë Ramës, sepse nqs bëhet “Hataja” prapë atë do akuzonim ,që nuk mori masa, përse nuk mori masa et, etj,etj.
    Dhe ashtu siç thotë Fjala e Urtë Popullore ” Më mirë ta lidhësh gomarin, Sesa ta kërkosh atë ”
    Atje ku e kritikoj është që ,Nuk u siguroi Njerzve në nevojë ,pra atyre që ishin papunë dhe punonin në të zezë për të siguruar mbijetesën sa herë gjenin punë sigurisht, asnjë ndihmë sociale , sidomos në rrethe shumë familje mbetën pa asgjë, sepse izolimi u preu dhe këtë mënyrë mbijetese.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 24, 16:58

      ” Më mirë ta lidhësh gomarin, Sesa ta kërkosh atë ”
      këtu flitet për njeriun e jo për gomarin o GOMAR!!
      mos na sill fjalë të urta për vetveten!!
      sipas qeverisjes që bën ashtu dhe populli vepron!
      në vëndet gjermanike,skandinave,populli nuk pati nevojë për friksim,për “gjëndje lufte” a për HATA!!
      ata i besuan qeverive të tyre pa asnjë mëdyshje!!
      shiko amerikën dhe anglinë!!
      tramp idioti dhe boriska dhe më idiot!!
      të dy çfarë thonë sot se thonë nesër!!

      Reply to this comment
  20. Ruzhdikurani April 24, 17:37

    Okoma.me.i.keq.se.vete.virusi.jeni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim