HAPËSIRË/ Minierat e ardhshme në asteroidë!

August 31, 2018 21:25

HAPËSIRË/ Minierat e ardhshme në asteroidë!

 

Jo vetëm kërcënime për t’u larguar, por asteroidët që kalojnë afër Tokës mund të shndërrohen në miniera të vërteta për të nxjerrë minerale të çmuara, të nevojshme për misionet e ardhshme hapësinore, sipas projektit për të cilin po punon një grup shkencëtarësh i Universitetit të Glasgout, të drejtuar nga Minghu Tan dhe të shpjeguar në revistën shkencore “Acta Astronautica”.

Por që kjo të jetë e mundur, duhet që asteroidët të afrohen drejt Tokës pa përbërë një rrezik për planetin.

Kjo ide, që mund të duket pak e çuditshme, është që të përdoret atmosfera si një lloj doreze bejsbolli për këta shkëmbinj hapësinor të pasur me burime.

Mendohet të aplikohet frenimi ajror (teknika me të cilën një sondë hapësinore shfrytëzon atmosferën e një planeti për të reduktuar shpejtësinë e saj) për të ngadalësuar asteroidët e vegjël, mjaftueshëm që ata të mos kalojnë Tokën, por duke i mbajtur në orbitë, në këtë mënyrë mund të gërmohen dhe të kërkohet për platin ose uji.

a.s/dita

August 31, 2018 21:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*