Bunkeri i “Xhaxhit”

November 22, 2014 19:25

Bunkeri i “Xhaxhit”

Kryeministri Edi Rama çeli sot për publikun ekspozitën video-muzeale “Bunke Art”, një bunker pesëkatësh i ndèrtuar nga ish diktatori Enver Hoxha, ku ishin vendosur zyrat dhe banesat e udhëheqësve të lartë komunistë nga ku do të drejtonin dhe vendin gjatë kohës së sulmit të imagjinuar bërthamor.

Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Ambasadori amerikan Arvizu, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Kryeministri Edi Rama tha se është koha për të treguar historinë, jo për ta rishkruar atë po për t’i treguar gjithë anët e saj.

“Shkrimi i historisë le t’iu mbetet historianëve. Përpjekja për ta vetëpikturuar vetveten në kontekst të zgjedhur politikisht ka rezultuar sa tragjike në të shkuarën e largët, sa qesharke në të shkuarën e afërt. Ne i takojmë një shkolle të re për Shqipërinë, ku histroinë e shkruajnë shkencëtarët. Nuk e shkruan as Shtëpia e Bardhë as Kongresi Amerikan as qeveritë e vendeve europiane histroinë e vendeve të tyre, por historianët. Ne i përkasim shkollës së vendeve demokratiek që nuk ia fshehin publikut misteret e së shkuarës”, tha Rama.

Sipas tij, këto vende duhet t’i tregohen publikut pasi nuk ka arsye pse të mos tregohet e shkuara.

“A mund të më thotë njeri pse kjo godinë ruhej si sekret, jo vetëm nga ata që besuan se këtu do luftonin vërtetë me superfuqitë, por edhe nga ata të cilët gënjyen se bashkë me përmbysen e regjimit komunist, përmbysën edhe mendësinë e tij. Njëlloj si me misterin e së shkuarës, dosjet e sigurimit të shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura janë vazhdimsësi e së njëjtës shkollë, asaj të të sunduarit mbi tjetrin pavarësisht kosotove. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për ta rishkruar historinë, por për të mos ta fshehur”, theksoi Rama.

Godina ndodhet pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, në rrugën e Shish-Tufinës. Ne patëm mundësi që të siguronim një ditë më përpara disa foto nga brenda.

Është një ndërtim gjigant 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve ’70.

Aty gjenden 501 dhoma ku në rast lufte do të strehohej byroja politike. Apartamente, zyra, salla e madhe ku mblidhej Shtabi i Përgjithshëm madje edhe Kuvendi popullor.

1

2

3

radisti

1235478

November 22, 2014 19:25
Komento

17 Komente

  1. Pëllumb zaimi November 22, 11:55

    Moderator? Vini këtu komentet që kemi bërë për këtë temë bunker? Tung!

    Reply to this comment
  2. santana November 22, 12:26

    Ok ! Kjo nuk na çudit, po Amerika sa bunkere ka bere or Edi, apo ato nuk i di…

    Reply to this comment
  3. Naimi November 22, 12:40

    Ha ha ha, Rame, beje gadi e rregulloje kete vrime miu qe beri Enveri se keshtu si po vijne punet me palo-qeverine tende, se shpejti ato 1 milion votat do kthehen ne 1 milion shqelma bytheve dhe atehere shko e futu ketu e mbyllu brenda.

    Reply to this comment
  4. Dan Cani November 22, 12:56

    Une personalisht nuk trishtohem se çfar eshte ndertuar. Ajo qe me habit eshte disa “pacifista” apo agjent te Shqiptar qe kan punuar dhe punojn kundra vendit tone qe thone çna duhej kjo e ajo sikur neve jemi nje shtet ne mes te Oqeanit si Havaj (i SHBA-se) dhe nuk kemi patur dhe nuk kemi armiq dhe nuk kemi fqinj. Dua tju theksoj se çdo shtet i botes ka te tille per raste luftrash dhe jo çdo gje te te kaluares ta quajm te keqe dhe te gabuar. Mos harroni se lufta e ftohte ishte e tmerrshme per çdo Europjan.

    Reply to this comment
    • Gladiatore November 22, 16:53

      Jam dakort me ju plotesisht Zoti Dan Cani!!
      Une keta politikanet tone nuk i kuptoje jane shume qesharak e idiote. Nuk kane kurre sensin e seriozitetit. Ose per vendin e tyre nuk i intereson aspak!!! Me fal mund ta pyesni pak Edi Ramen qe po na tregon tani gjepura me kashte!!
      Te pyesi pak veten çfare do te thote Pentagon e çfare ndertesash kane ndertuar!! Si eshte e ndertuar Shtepia e Bardhe dhe sa dhoma ka nen tunel!!! çfare eshte Aier Force One!!! Sepse amerikanet jane shume te zotet per vendin e tyre jane gjithmone per tu admiruar e per tu marre si shembull per sekretet qe ruajne!!
      Ai pallat apo ato pika te rendesishme ushtarake qe kishim i flaken dhe i shkaterruan sikur te ishin ndertesa kartonash!

      Reply to this comment
  5. Grziano November 22, 13:52

    Ai te pakten ndertoi,, po ju po shkatrroni ,, Bastard jeni si Ps e si Pd

    Reply to this comment
  6. zqk November 22, 15:40

    Ky bunker eshte mese normal, per ate kohe e kete kohe. Rregullojeni e modernizojeni se largqofte mund te duhet. Mendoni per mbrojtjen e vendit. Putini eshte i rrezikshem. Sa te vije Natoja… duhet te beni rezistence, e kjo nuk behet me pushke druri.

    Reply to this comment
  7. plaku i mocem November 22, 16:30

    Ky bunker eshte ndertuar ne nje kohe dhe ne nje situate tjeter dhe sot stonon,dmth sot, udhheqsit e sotem, as e kane ne mendje te ndertojne bunkera te tille,sepse sot sundon filozofia e integrimeve dhe jo e mbylljeve.Mbylljet ishin product i luftes se ftohte, sipas parimit “e mbyll ti,do e mbyll edhe une”!Po perse I paraqitet publikut sot nje gje e tille?A thua behet rastesisht?Asgje nuk behet rastesisht.Te gjith ne kor te majte e te djathte mundohen ta kapin ato gjera qe bejne me shume pershtypje te nje kategori trushplelare apo me qellim shpelarje truri,per temohuar perpjekjet titanike dhe sakrificate pa numurta qe bene shqiptaret per nje Shqiperi te pa varur,per shtet shqiptar te forte dhe me peshe ne rajon.Po tani,tani,na pyet njeri ne shqiptaret?Nuk na pyet as Mali i zi,as Maqedonia pa le Greqia.Kjo eshte e verteta.Komshinjte tane kane ecur shume perpara keto 24 vjet,ndersa ne, te paafte te ecim perpara merremi me te shkuaren dhe bunkered e Enverit.Kur shikon nga prapa pra nga b… me b… do ecesh.Ec perpara,me shtetin e te drejtes,me prosperitet ekonomik per cdo familje,me sigurine e jetes te cdo qytetari,me sherbim mjeksor te garantuar per cdo qytetar pavaresisht buxhetit te tij,me nje arsim real te mesem e te larte,atehere,vetem atehere,harrohet dhe urrehet e shkuara jone ekonomike dhe politike edhe diktatori po ashtu.Duhet te dijne lexuesit se ne benim pushim jo me shume se 20 te diela ne vit,jo me pak se 12 ore pune per gjashte dite te javes dhe merrnim vetem 3 dollare ne dite.Ku shkuan parate tona?Te tjerat jane pallavra!

    Reply to this comment
  8. albano November 22, 18:00

    qe enveri ishte paranojak kete gje e kutptuan edhe lopet e normandise :::curcilli nuk beri bunkier ;;charles de gaulle nuk beri bunkier ne France cdo vend kapitalist qe kishte demokracie nuk i harxhuan leket me gjera boshe :::CURCILLI FITOI LUFTEN DHE NE ANGLIE I LA VOTIMET TE LIRA ///DHE KUR POPULLI NUK E ZGJOLLI E LA VENDIN E KRYE MINISTRIT PA VRARE PA FUTUR NE BURG NJERI …NDERSA ENVERI ISHTE NJE DIKTATOR QE MENDONTE VETEM PER VETEN DHE FAMILJEN ..POPULLIN E LA ME BUKE ME KOS E LA NE MIZERJE ..KUR MENDOJ QE ME ENVERIN DUHET TE PUNONJE NJE MUAJ PER NJE PULOVER …. ISHTE KRIM KRIM DHE TALLJE ME POPULLIN ..

    Reply to this comment
    • roberto November 22, 20:33

      Bravo,albano,me IDIOTE si ty,demokracia ne Shqiperi do ia kaloje edhe Gjermanise!
      Po kaq KRRIC je,o budall,qe nuk e ke kuptuar se Emver Hoxha ndertoi BUNKERE per te mbrojtur Shqiperine e jo per te sulmuar fqinjet?
      Anglia,Franca etj,vertet nuk ndertuan BUNKERE se nuk ju duheshin kur te SULMONIN te tjeret!
      Vetem SHBA ne kohen e LUFTES SE FTOHTE shpenzonte per LUFTEN 400 miliar DOLLARE ne vit dhe ato nuk i duheshin per te mbrojtur vendin e tyre,por per te PUSHTUAR KORENE E VERIUT,VIETNAMIN,AFGANISTANIN,GRENADEN,IRAKUN,KUVAJTIN etj,etj!!
      Flotat Detare te SHBA-se kontrollojne OQEANET E MBARE BOTES,pra nuk kishin pse u duheshin bunkeret!
      Je vete IDIOT e kujton se edhe te tjeret jane keshtu si ty!!
      Sa per doreheqjen e Enverit,HARROJE!!
      Kete t’ia kishe kerkuar kriminelit Sali Berisha,qe shkretoi Shqiperine dhe nuk dha doreheqje!
      Sa per Enverin,edhe tani e kerkon POPULLI e jo me atehere!!

      Reply to this comment
  9. Klodeta November 22, 18:36

    Kjo video tregon te verteten http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  10. Drejtesia Hyjnore November 22, 19:25

    ah more klodeta, ate hamitin nuk e di se nga ha buke, po ne ketu ne gjermani e dime mire se ckane thene e treguar shqipetaret ketu per te fituar ate azilin e shkrete.
    Si mendon ti, qe doli ky me i zgjuari nga te gjithe dhe i zbuloi te gjitha. Ai hamiti me duket nje koqe kandari ( i themi ne nga jugu). po ata diversante kush i dergonte mo, apo vinin vete me mjetet dhe morrat qe kishin. rri mo aty thuaj e shko e puno sic punojme te gjithe e mos u merr me fantashence. Ai iliri qe permend ky i gjithedituri ka qene inxhinjer ne uzinen mekanike te Durresit. Pyetni ne Durres e t’ju thone. Shkoni lani gojen kur te zini femijte e ‘TIJ’ ne goje. Gjeni se ku kane femijet politikanet zeromebishta sot

    Reply to this comment
  11. familja e deshmoreve November 22, 19:57

    Shikoni kete artikull:
    Warum bauen die Schweizer so viele Bunker? (Pse ndertojne Zvizeranet kaq shume bunkere?)

    http://www.welt.de/politik/ausland/article13481396/Warum-bauen-die-Schweizer-so-viele-Bunker.html

    Ti shohi Ramaja me kumbaran dhe koledhadhen

    Reply to this comment
  12. MERIMANGA E KUQE November 22, 20:08

    u ndertua mbi toke e nene toke me djerse e gjake per 50 vjete vajtem23 vjete qe shkaterrojem me te gjitha mjetet e sbejem gje tjeter vrasim njeri tjetrin per tu posuruar 140 politikane te felliqur

    Reply to this comment
  13. Drejtesia Hyjnore November 22, 20:17

    ah more klodeta, ate hamitin nuk e di se nga ha buke, po ne ketu ne gjermani e dime mire se ckane thene e treguar shqipetaret ketu per te fituar ate azilin e shkrete.
    Si mendon ti, qe doli ky me i zgjuari nga te gjithe dhe i zbuloi te gjitha. Ai hamiti me duket nje koqe kandari ( i themi ne nga jugu). po ata diversante kush i dergonte mo, apo vinin vete me mjetet dhe morrat qe kishin. rri mo aty thuaj e shko e puno sic punojme te gjithe e mos u merr me fantashence. Ai iliri qe permend ky i gjithedituri ka qene inxhinjer ne uzinen mekanike te Durresit. Pyetni ne Durres e t’ju thone. Shkoni lani gojen kur te zini femijte e ‘TIJ’ ne goje.

    Kush na gjen se nga behen dhe me cfare merren femijet e politikaneve zeromebishta e me veshje firmato te ketyre 20 vjeteve? Thuajini dhe ketij hamitit te na ndihmoje se po i gjeti do jete me te vertete i modh

    **************************************************************************************************

    Tani pak per bunkerin dhe shakate pa kripe te kryetarit te shtetit tone te varfer( me falni per shprehjen : me breke te ulura ose pa breke fare). Per ministret gra si koledhadha dhe kumbaraja nuk ja vlen te merrem fare, se vetem ti shikoje Rama nje cike shtrember ju vine periodat nga frika.
    Shikoni kete artikullin e dates 12.07.11
    Warum bauen die Schweizer so viele Bunker? (Pse ndertojne Zvizeranet kaq shume bunkere?)

    http://www.welt.de/politik/ausland/article13481396/Warum-bauen-die-Schweizer-so-viele-Bunker.html

    Edhe kete tjetrin:
    Schutz vor Atomkrieg: Tief im Schweizer Bunkerberg (Mbrojtje nga nje lufte berthamore:bunkeret thelle ne malet e Zvicres)
    http://www.spiegel.de/politik/ausland/schutz-vor-atomkrieg-tief-im-schweizer-bunkerberg-a-570501.html

    Shikoni dhe fotot per b unkerin berthamor te qeverise zvicerane dhe krahasoni:
    http://www.spiegel.de/fotostrecke/schweizer-geheimbunker-schutz-im-k-20-fotostrecke-33983.html

    Dhe te mendosh se Zvicra ka qene gjithmone nje vend neutral dhe kurre nuk nuk eshte rezikuar direkt.
    Ti shohin ‘aspak paranojaket’ rama me kumbaran dhe koledhadhen dhe albanoqe dinte se kishte apo skishte te tille bunker curcilli dhe de goli. Atehere skish as bombe atomike. U perurua ne 1949 ne japoni kur lufta WWII ne europe kish mbaruar.
    Ah albano, s’ke ndjek shkollen e E.H. se do kishe me shume dijeni nga historia.

    Reply to this comment
  14. Hamit November 23, 15:08

    Zoti Ambasador e kini pare kete video http://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

    Reply to this comment
  15. socialisti bythpambuk November 24, 04:20

    Mjer ne per kete K.Minister qe nuk di te beje asnje pune , por vetem show.
    Eshte K.M me i pa afte i postkomunizmit(pervec Saliut i cili nuk ploteson asnje parameter).
    Este fati i bandes PD qe te vije shume shpejte ne pushtet.
    Edi Rama duhet larguar sa me pare , ne te kundert pas 3 vjetes kemi ne pushtet Lulashin+ Like floririn.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim