Hapet gara për Kryeprokuror, kriteret dhe afati deri kur mund të aplikoni

December 7, 2017 19:10

Hapet gara për Kryeprokuror, kriteret dhe afati deri kur mund të aplikoni

Komisioni i Ligjeve hap garën për kryeprokuror. Pas tre orësh debate dhe përplasje me opozitën, socialistët me vetëm 10 votat e tyre në Komisionin e Ligjeve miratuan këtë vendim, i cili shpall vakancën në krye të Prokurorisë së përgjithshme dhe nis procedurat e zëvendësimit.

Sipas këtij vendimi, brenda 5 ditëve që përfshijnë dhe tre ditët e pushimit zyrtar, deri të martën, të gjithë prokurorët që besojnë se plotësojnë kriteret mund të aplikojnë pranë Komisionit të Ligjeve për të qenë kryeprokuror.

Kriteret i përcakton ligji janë: të kalojnë me sukses vettingun, kusht që deri më tani nuk e plotëson asnjë prokuror i Republikës, sepse rivlerësimi akoma nuk ka përfunduar për asnjë prej tyre.

Kushte të tjera janë: Të mos preket nga ligji i dekriminalizimit, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;

ç) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret;

d) të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

dh) të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Por edhe Kushtetuta ka disa kritere. Sipas saj, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Pas aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seanca dëgjimore me të gjithë kandidatëve, dhe brenda dy ditësh pasi të ketë përfunduar dëgjesat, do të përgatitë raport për secilin kandidat drejtuar Seancës Plenare. Do të jetë kjo seancë që do të vendosë përmes votimit të zgjedhë kryeprokurorin e ri të përkohshëm, i cili do të ushtrojë detyrën deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

NJOFTIMI I KUVENDIT
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00,  pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Adresa:  Kryesia  e  Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.

Bashkëlidhur vendimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Nr. 9, datë 7.12.2017

December 7, 2017 19:10
Komento

4 Komente

  1. Rimi December 7, 19:56

    Po pas 90 mund te jete bashepunetor i sigurimit te shtetit????????????????????????????????????????
    Kriteret qe Komisioni ka parashtruar per kandidatet i permbush vetem nje person Argita Sali Malltezi(Berisha)!Juriste mbi 15 vjet pune,agjente e sigurimit pas 90,nuk ka mbajtur asnje funksion n adminitraten shteterore ,nuk ka qene asnje here drejtuese politike (de juro sepse defakti po).Ramush mblidh grupin paralamentar e propozoja Toto Likes se per te ka pershtypje te mira edhe abasadori Kinez nga qe i jati ka sherbyer me devotshmeri para viteve 90 si
    agjent me pseudonimin “penicilina”e pas viteve 90 me pseudonimin “burre shteti”!Me kete perzgjedhje i mbyllni gojen edhe “koke palareve” per presionin qe mund t’ju bejne per drejtesi.Dhallen çojeni ose prane NATOS si juris ose petagog per jurispudencen pertej Atlantikut se Donaldi T ka vende bosh per keshilltare!

    Reply to this comment
  2. liu December 7, 20:53

    lol,
    kandidatura miratohet me shumce otash ne kuend?

    Reply to this comment
  3. Ciftelia (Prec Zogaj) December 8, 01:57

    Nuk ka rob ne Shqiperi apo sic thote “il popollo” : Bir kurve qe te plotesoje te gjitha kriteret e kerkuara ne kete shkrim.
    Keni “harruar” si pa dashje KRITERIn KRYESOR, qe te mos jete bythelepires i politikanve dhe t’u kete sherbyer atyre dhe ne menyre te vecante familjes Mafioze Berisha.

    Reply to this comment
  4. Alex81 December 8, 08:06

    Po di a tre persona jane ata qe do regjistrohen,dhe keta dy a tre jane te shtyre nga partite. Me ato kushte qe i kerkojne keta ejani dhe i merni ketej ne perndim te europes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*