Hapet nesër autostrada Tiranë-Durrës

June 21, 2018 20:12

Hapet nesër autostrada Tiranë-Durrës

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se deri nesër ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës do jetë plotësisht i hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të njoftojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë.

Punimet në autostradë nisën rreth dy javë më parë, ndërsa pritet që të përfundojnë deri në fund të qershorit.

a.s/dita

June 21, 2018 20:12
Komento

1 Koment

  1. info analitike June 22, 09:07

    Ja rezultatet e rilindjes urbane qe nxjerr zbuluar paaftesine dhe korrupsionin qeveritar me fondet publike:
    https://www.cna.al/2018/06/21/video-mbytet-pazari-i-korces-ku-shkuan-5-milione-usd/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim