Hapet për herë të parë në 70-vjetorin e çlirimit bunkeri anti-bërthamor

November 19, 2014 17:00

Hapet për herë të parë në 70-vjetorin e çlirimit bunkeri anti-bërthamor

Bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar në vitet e komunizmit do të hapet për publikun me rastin e aktiviteteve për 70-vjetorin e çlirimit. Godina që do të hapet 22 nëntor ndodhet pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, në rrugën e Shish Tufinës.

Godina e komunizmit falë një projekti të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, për dhënien jetë të ndërtesave të tjera simbol të diktaturës, përmes artit,është bërë pjesë e projektit “D-0 ARK Underground “, i cili është një event i artit bashkëkohor .

Qëllimi për këtë objekt të trashëguar nga diktatura, është që të mbrohet dhe nga një simbol lufte të kthehet në një simbol të demokracisë, tolerancës dhe pranimit të diversitetit, përmes artit.

November 19, 2014 17:00
Komento

8 Komente

  1. jona November 19, 21:34

    Nuk kuptoj nje gje: C’lidhje ka ky bunker, qe ne fakt duhet te jete fortifikim ne kohe lufte, me 70 vjetorin e clirimit te atdheut?! ministria e Kultures do bente mire qe te shpenzonte para per reabilitimine Mozaikut ne M.Historik, apo per nje pavion sa me real te Luftes Antifashiste nacionalclirimtare, qe ne brezat e rinj ta njohim kete moment te rendesishem historik per fatet e kombit nepermjet fakteve te paretushuara dhe te pakontestueshme.

    Reply to this comment
  2. anjo November 19, 21:46

    I hoqet breket fare, nuk late gje pa zbuluar….. Ne cilin shtet te botes nuk ka punime fortifikuese mbrojtese, ne cilin shtet te botes nxiren sekretet ne mejdan? Keto jane budallalleqe, qe menduam se iken me 23 qershor, por…..
    Nga ana tjeter, ky veprim tregon “vleresimin e madh” te qeverive shqiptare per parate, mundin, djersen dhe gjakun e derdhur per ndertimin e tyre nga FA, me parate e popullit.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi November 19, 21:48

    Nuk e kuptoj fare këtë Lidhje Artificiale ndërmjet ditës së çlirimit me “Bunkerin Antibërthamor”!? Ua,ua çfarë shfaqje “showbërthamore” nga ministrja kumbarore!!? Nuk është “Objekt Antibërthamor” o kumbarorë zinxhirorë me manikyr, me vathë zezakësh e me këmborë? Ajo quhet “Vëndkomanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë” dhe është një aplikim i parimit të Artit Ushtarak popullor “futi në tokë dhe nëntokë njerzit dhe mjetet”? Qëllimi,- të punohej e të drejtohej në kushtet e luftës dhe i mbrojtur nga të gjitha llojet e goditjeve të artilerisë,aviacionit,raketave dhe më në fund të municioneve bërthamore etj.etj? Por ajo që nuk honeps në këtë histori është lidhja pa lidhje e Ditës së Çlirimit me strehimet néntokësore të ushtrisë!?? Duan të çudisin miletin me antibërthamorizma e kumbarizma? I kanë të gatshme dhe nuk harxhojnë para prandaj o burra ta ngopim miletin me tralala !?? Kryesorja,- ju mungojnë idetë për ditën e çlirimit dhe duan t’i shmangen historisë së saj të vërtetë!!? Prandaj luajnë me bllofin “antibërthamor”!? Më mirë ta kishit organizuar kthimin e kësaj Vëndkomande dhe të aktivitetit “festiv” në “promovim pularie për ballistët”!!? Amin!

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi November 19, 21:55

    Kursim parash për ditën e madhe të Antifashizmit e të Çlirimit të Shqipërisë !!???? Shmangie nga e vërteta historike me shfaqje komike !???? @@@ Nuk e kuptoj fare këtë Lidhje Artificiale ndërmjet ditës së çlirimit me “Bunkerin Antibërthamor”!? Ua,ua çfarë shfaqje “showbërthamore” nga ministrja kumbarore!!? Nuk është “Objekt Antibërthamor” o kumbarorë zinxhirorë me manikyr, me vathë zezakësh e me këmborë? Ajo quhet “Vëndkomanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë” dhe është një aplikim i parimit të Artit Ushtarak popullor “futi në tokë dhe nëntokë njerzit dhe mjetet”? Qëllimi,- të punohej e të drejtohej në kushtet e luftës dhe i mbrojtur nga të gjitha llojet e goditjeve të artilerisë,aviacionit,raketave dhe më në fund të municioneve bërthamore etj.etj? Por ajo që nuk honeps në këtë histori është lidhja pa lidhje e Ditës së Çlirimit me strehimet néntokësore të ushtrisë!?? Duan të çudisin miletin me antibërthamorizma e kumbarizma? I kanë të gatshme dhe nuk harxhojnë para prandaj o burra ta ngopim miletin me tralala !?? Kryesorja,- ju mungojnë idetë për ditën e çlirimit dhe duan t’i shmangen historisë së saj të vërtetë!!? Prandaj luajnë me bllofin “antibërthamor”!? Më mirë ta kishit organizuar kthimin e kësaj Vëndkomande dhe të aktivitetit “festiv” në “promovim pularie për ballistët”!!? Amin!

    Reply to this comment
  5. alfade November 19, 21:56

    Nje veshtrim surrealist i 70 vjetorit te Clirimit nga ana e PS-LIS-se ! S’ka gje nje dite ky
    buker do t’i sherbeje NATO-s dhe mbajeni mend kete !? Po nuk ndodhi keshtu me hidhni
    ne ”gjyq” atje ne boten tjeter …. ?!!!

    Reply to this comment
  6. Furtuna November 20, 10:08

    Pse nuk po ndjehet Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës!? Pse nuk pati një vendim qeverie për 70-vjetorin e çlirimit? Pse z. Rama nuk bëri vetëshpëlarjen për pikëpamjet e shprehura në librin e tij “Refleksione” në të cilin ka artikuluar tezat më të zeza ballisto-kuislinge ??? Pse LSI ka rënë squk pas zhurmës së madhe me gërrneta e me tamtame për L A N Cl ? Misionarë të dyfytyrësisë?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim