Hapet sezoni në Orikum, Xhafaj: Më shumë rend dhe siguri për pushuesit

June 5, 2018 19:19

Hapet sezoni në Orikum, Xhafaj: Më shumë rend dhe siguri për pushuesit

Teksa sot është hapur sezoni turistik në Orikum, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se këtë vit policia synon të ofrojë më shumë rend dhe më shumë siguri për pushuesit shqiptarë, por edhe të huaj.

Ai vijoi të shprehej se janë forcuar masat ndaj kontrollit të motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre. Masa të forta, sipas tij, do të merren edhe ndaj zhurmës së ambienteve në zonat turistike, si edhe ndaj lëvizjeve në pikat kufitare.

“Kemi forcuar masat për një kontroll shumë të fortë ndaj motorëve të ujit, deri në sekuestrimin e tyre, duke marrë shkas nga viti i kaluar kur ka pasur edhe pushues që kanë humbur jetën. Do të ketë masa shumë më të forta lidhur me mjedisin në zonat turistike lidhur me zhurmat. Do të ketë edhe lehtësi të lëvizjes në pikat kufitare për shqiptarët, kosovarët, por edhe për turistët e huaj. Do të ketë një kontakt edhe me operatorët turistë për të marrë masa për lehtësira. Nuk zgjidhet gjithçka me polici, por secili duhet të bëjë detyrat e tij. Ne do të ofrojmë më shumë rend dhe siguri për të gjithë pushuesit në këtë sezon”, deklaroi Xhafaj.

s.a/dita

June 5, 2018 19:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*