Hapet shkolla e re “Betim Muço” në Kombinat, Veliaj: Çdo qindarkë që administrohet nga Bashkia kthehet në investime

August 19, 2017 12:25

Hapet shkolla e re “Betim Muço” në Kombinat, Veliaj: Çdo qindarkë që administrohet nga Bashkia kthehet në investime

Shkolla “Betim Muço” është një nga katër shkollat e reja të ndërtuara këtë vit, që në shtator do të mirëpresë nxënësit e kryeqytetit. Rreth 1200 nxënës të zonës së Kombinatit do të nisin sezonin e ri shkollor në ambiente tërësisht të reja dhe kushte moderne.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh me detajet e fundit, ndërsa deklaroi se brenda mandatit të parë do të përfundojë edhe ndërtimi i 16 shkollave të tjera.

“Të gjithë bashkë kemi bërë një përpjekje, duke filluar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, te administratori, stafi i bashkisë dhe gjithë komuniteti që ka mirëpritur një nga investimet më madhore të projektit tonë ambicioz të 20 shkollave. Në Tiranë ka qenë rutinë ndërtimi i një shkolle në vit, kurse ky vit është një rast i paprecedentë sepse hapim 4 shkolla të reja. Vitin tjetër do të kemi 16 shkollat e projektit tonë për 20 shkolla”, tha Veliaj.

Shkolla “Betim Muço” do të presë deri në 1200 nxënës, çka do të ulë numrin e nxënësve nëpër klasa dhe do t’i japë fund pas shumë vitesh mësimit me dy turne.

“Në ditët e para të shtatorit, kur edhe regjistrimet të kenë marrë hov, do të kemi një nga shkollat më fantastike të qytetit të Tiranës. Besoj se shpresa e madhe e Tiranës lind në këto klasa, që përkthehet në uljen e presionit të mësimit me 2 turne për 3-4 shkollat e tjera të Kombinatit, çka siguron që në Kombinat, të gjitha mësimet të bëhen me një turn”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se tashmë prindërit nuk do të kenë më nevojë që të humbasin kohë dhe para për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat në qendër të qytetit.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, janë duke punuar që disa prej mësuesve me rezultatet më të mira në portalin “Mësues për Shqipërinë”, të bëhen pjesë e stafit të ri akademik të shkollës “Betim Muço”, duke garantuar në këtë mënyrë edhe cilësi në mësimdhënie.

“Kemi një bashkëpunim fantastik me Drejtorinë Arsimore. Nga java tjetër do të fillojmë aplikimet për regjistrim në këtë shkollë. Me të bërë regjistrimin, do të sigurohemi që disa nga ata që kanë dalë më mirë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, të japin mësim këtu.

Pra, kursejmë energji, kohë, para dhe nuk dyndemi të gjithë në Tiranë apo në shkollat e tjera të Kombinatit, por do të kemi një shkollë fantastike 9-vjeçare në zemër të Kombinatit, për të lehtësuar stresin e prindërve që duan më të mirën për fëmijët e tyre”, u shpreh ai.

Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të shpërndajë edhe këtë vit 3 mijë bursa për nxënësit ekselentë. “Edhe këtë vit do të kemi 3 mijë bursa, që na kanë treguar që pavarësisht si e ke mbiemrin, pavarësisht se nga vjen, pavarësisht gjendjes ekonomike, mund të dalësh me dhjeta në Tiranë dhe mund të jesh i shkëlqyer.

Detyra e bashkisë është që ta bëjë këtë proces të lehtë duke krijuar kushte komode”, u shpreh kreu i Bashkisë. Duke falenderuar qytetarët e Tiranës për korrektesën në pagimin e detyrimeve dhe në respektimin e ligjit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se të tilla projekte janë tregues se çdo qindarkë që administrohet nga Bashkia, kthehet menjëherë në investime për qytetin e Tiranës.

“E di që shpesh herë njerëzit kërkojnë më shumë investime. Të gjitha këto bëhen nga taksat dhe për të kuptuar se sa duk kanë sot ato në Bashkinë e Tiranës, mjafton të shikojmë se sa shkolla dhe investime publike janë bërë. Ndaj besoj se meritojnë falënderim të gjithë ata që janë korrekt me ligjin, të gjithë ata që paguajnë taksa, apo ata që paguajnë gjoba për ndonjë shkelje. Për sa kohë që të gjitha fondet e bashkisë po shkojnë në investime, besoj që ka duk në komunitet dhe secili e ndjen që çdo qindarkë po administrohet për t’u kthyer menjëherë në investim për qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

Shkolla e re 9-vjeçare “Betim Muço” ka 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 nxënësve. Gjithashtu, shkolla ka një palestër dhe 3 terrene sportive të jashtme, të cilat përveç shkollës, do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit.

August 19, 2017 12:25
Komento

2 Komente

  1. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) August 19, 14:48

    Na sillni lajm te gezushem-Faleminderit z.Kryetari Tiranes- Erion Veliaj.
    Nje TRINITRINE mora sot ! Faleminderit >
    Mes ketij gushti te frekset Torontian,(mengjezi ne Toronto eshte fantastik, ani se sheh fushe dhe vetem fushe ne pafundesi te shikimit,mes freskise…
    Nje freski si te jem ne zonat malore te Tiranes;nga BENDA e TAMADHEJA,(Shengjer- Shupal te sotem), qe zene gjithe pjesen lindore te rrethit Tiranes,pas atij vargut malor; Priske-DAJT ne qender e tej, Bieshi e Mali Krujes,me ate pike turistike te pashoqe,me Qafshtamben perle,per te prit vizitore, jo vetem nga vendi.( Me nostalgji kujtoj ate lugine,10 vjet punuar si mesues e drejtor shkolle(hapur shkollen e pare ne Zall-Dajt 7 vjecare deri te mesme ne vijimesi.). Ato vite, vizituar me suiten e tij drejtuese, nje nga idheheqesit e kohes per Tiranen,(sa nga Qwndra,Ai, Kryetar i Tiranes dhe zv/kryeminister), i ndjeri Abdyl Kellezi) e ka quajtur Myzeqeja e Tiranes(Zall-Mner e Zall-Bastar (1967) (sot liqeni Bovilles),ne viziten e tij te pare qeveritare.
    Po le te vime tek tema e ketij shkrimi qe mua, si ish mesues, (Drejtor shkolle),sot 82 vjecar, me gezon e me riperterin. Faleminderit Erion Veliaj.kryetari produktiv i Tiranes se viteve qe jetojme.
    Ju uroj pune ne vijimesi si e keni zene.Tregues i mire nisur me shkollat dhe mjediset e Tiranes me sheshe e bulevarde te reja.
    Dua te perfitoj nga rasti,t’ju kujtoj nje nga ato”gjemat” e madha qe zuri ate malesi,pas viteve 90-t e sidomos 97 e ketej,boshatisur nga popullsia,ajo popullsi arsim dashese sa atdhetare e atyre zonave,qe kane qene dhe pionieret e para per fshatin, ne hapien e shkollave te Reja,qe para Rilindies Komnetare..Sa di, Skrepi, lagje e siperme e Shengjergjit,hapur ate qe me 1909, mos gabohem, sa ne Bastar te Shupalit.Vecanerisht keto zona,pas clirimit (1944), masivizuan arresimin deri me shkolla te mesme.(1971 Zal-Dajti e 1972 Verrini ne qender te Shengjergjit. Zall-Dajti,deri me konvikt me forcat e veta, do ta pajiste ate shkolle te mesme Bujqesore, ato vite.
    Sot qe po ju shkruaj keto radhe me nostalgji, as qe behet fjale per ate shkolle, mbetur rrelike”Monument i shkaterrimit .(mire qe ne Zall-Bastar funksionon ajo shkolle e mesme per ta patur zili.I pershendes.)
    Me kete rat dua tiu kujtoj, fshatreve dhe sidomos istitucioneve te arresimit ne ate zone,sa ne qenderr,qe te kujtojne; se kete 1 Shtator,eshte “50 Vjetori”i hapies se Shkolles 7 vjecare ne Zall-Dajt qe ne vijimesi,
    shkolle e mesme,mare se fundi emrin e mesuesit te pare te asaj zone pas clirimit “Hamdi Mancaku”, Fatkeqesisht pas 90tes ajo braktisur deri perfunduar shkolle 8 vjjecare, me nje klase kolektive.
    Duhet menduari nderuari Erion veliaj, per ate; “MONUMENT KULTURE”do ta quaja, te ruhet
    .Se pari;te pakten ti behet festa e” 50 vjetorit”,asaj shkolle,qe eshte e para ne rrethin e Tiranes,ndertuar nga vete Administrata e Arresimit Tiranes,me drejtor, te ndierin Hasan Minga.(nuk me kujtohet emri i dy karrociereve qe erdhen me mjete te pare trasporti,dy karoca me kuaj,sa pa hapur mire rruga e Shkalles Tujanit,qe e hapi rinia dhe klasa puntore Tiranase me aksion(1967).Une pata fatin te jem Drejtori i pare i asaj shkolle(1967-73).
    Beni kete te pakten, i nderuari Erion Veliaj,tashme kryetar i atij Rrethi-fshat-qytet,nje ceremoni perkujtimore,sa mendoni, qe ajo ndertese dy katshe me ate mjedis rreth saj ne hyrie te malesise Tirane qe do kete fatin te jete e para zone malore e rruges se Re drejt Dibres,(dikur me kopsht didaktik),te rigjallerohet ne funksion te Arresimit dhe kultures ne ate zone.Ndoshta si MUZE per kulturen e zones se asaj malsie..Po ju drejtohem juve, (atyre te bazes,jua kam kujtuar ka muaj ,para se te nisem per te pare femijet me nipa e mbesa ne emigracion).
    Dua tiu them,se ketu ne Toronto,kemi ne funksionim mbi 10 klasa mesimi per gjuhen shqipe e me tej,hapur nga emigrantet(shoqatat ne krye)sa perkrahien e shtetit human Kanadez.Mesueset shqiptare,mare inisiativen e hapies sot e mbi 10 vjet.Deri istitucione fetare hapur per shqiptaret ketu.Kete Tetor,sipas deklarimit ne nje aktivitet mes Torontos,kryetari aktual i shoqates “Shqiptaro-kanadeze”A. Kellezi,deklarroi se do ngrejne me forcat e vete emigranteve, nje qender Kulture per shqiptaret ne Toronto.Ne Hamiltom ngritur nje te tille Kosovaret vellezer..
    Ju uroj sukses ne kete fillim viti te Ri shkollor,2017-18) gjithe mesuesve e nxenesve te Tiranes,fshat qytet.(nje jete mes tyre,me kujtimet marre jetoj).
    Kthejeni ate Ndertese ne nje mjedis aktiv per shkollen e kulturen ne ate zone, i nderuar Erion Veliaj,qe edi, nuk ju mungon predispozicioni.
    Te pakten NISENI me rastin e “50 Vjetorit”,te asaj shkolle te braktisur.hapur 1 shtator 1967, per here te pare, drejtor i se ciles, do kisha fatin te isha une e nga Janari 1972, si e mesme nisur ne shtator 1971,vjen Maksim Gumeni,drejtor Ispekor i zones Shupalit me mbi 16 fshatra,ate kohe 3 shkolla 7 vjecare.(Bastar-Zall-mner dhe Mojsit).
    Me shume konsiderate dhe me falni per menyren e trajtimit te ketij problemi;pas suksesit tuaj,me ndertimin e shkollave ne Tirane, qe na gezon.
    Mesuesi pesionist, 82 vjecar ne emigracin.
    Dhimiter Xhoga.
    VO.Me ndihmoni, ju botues te gazetes “Dita”me dhenien “DRITE”ketij shkrimi, sa Nostalgjik dhe falenderues. (per ju Guri Naimit D.)

    Reply to this comment
  2. Jevi August 20, 10:09

    Ne qoftese thoni qe do te punohet me nje turn dhe do mesojne 1200 nxenes,po pyes:Sa nxenes do te mesojne ne nje klase se mua nuk me dalin hesapet mire?Ligji e ndalon mbi 35 nxenes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim