Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2! Gara do të mbyllet më 18 dhjetor

December 2, 2020 17:07

Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2! Gara do të mbyllet më 18 dhjetor

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta me një vlerë totale 496 milionë lekë. Tenderi i hapur këtë të mërkurë do të mbyllet me datë 18 dhjetor të këtij viti dhe afati i kontratës do të jetë 12 muaj.

“Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja të NJVKSH-ve” për një periudhë 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH” –Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj me fond limit 496,000,000 (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion) lekë pa TVSH”, thuhet në tenderin e hapur.

Referuar dokumenteve të tenderit kjo marrëveshje për blerjen e testeve të shpejta do të lidhet vetëm me një operator ekonomik, dhe kontratat me kompaninë fituese do të lidhen sipas kërkesave te Autoritetit Kontraktor (Ministria e Shëndetësisë), me operatorin ekonomik me te suksesshëm, i cili do te ofroje çmimin më të ulet në total. Testet e shpejta nuk duhet të dorëzohen të gjitha në të njëjtën kohë por çdo tre muaj.

“Me qellim mbulimin në kohë dhe pa vonesa për sigurimin e testimit te pandërprerë dhe për menaxhimin sa me efikas te nevojave dhe burimeve financiare në dispozicion, sasitë dhe afatet e lëvrimit për periudhën 12 mujore do të jenë:

• 10% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 10 ditëve nga nënshkrimi i kontratës;

• 30% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 3 mujorit të parë nga nënshkrimi i kontratës;

• 30% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 3 mujorit të dytë nga nënshkrimi i kontratës;

• 30% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 3 mujorit tretë nga nënshkrimi i kontratës”, saktësohet në tender.

Testet e shpejta do të jenë të aprovuara dhe të renditen në listën e OBSH-së dhe do të jetë i regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Të zbulojë antigjenin SARS-CoV-2.

Ato duhet të japin rezultate brenda 15-30 minutash, duhet të ketë ruajtje afatgjatë me më shumë se 1 muaj në temperaturën e dhomës 5 deri në 30 gradë Celsius.

Po ashtu kërkohet që: “Testet të kryhet pa shoqërimin dhe pa nevojën e pajisjeve apo analizatorëve shtesë në mënyrë që testi të mund të jetë i disponueshëm dhe rezultatet të lexohen vizualisht pa pajisje shoqëruese në të njëjtën kohë. Testet kryhet me pajisje konsumable të cilat janë njëpërdorimshme dhe plotësisht të lëvizshme. Të mos ketë nevoje për asnjë pajisje shtesë përveç materiale te cilat sigurohen nga kompania prodhuese. Të përmbajë mostra të kontrollit pozitiv dhe negative Të ketë ndjeshmëri klinike > 90% për SARS-CoV-2 krahasuar me një test referimi molekular. Testi të jetë në paketim të vetëm dhe steril. Skadenca të jetë jo më pak se 6 muaj nga data e lëvrimit te mallit”. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë mund të lidhë kontratë për teste për çdo nevojë që del e paparashikuar dhe është e domosdoshme në çdo kohë.

o.j/dita

December 2, 2020 17:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim