Hapet tenderi për rrugën Porti i Jahteve Orikum-Dukat, fond limit 58 mln $

July 24, 2018 18:40

Hapet tenderi për rrugën Porti i Jahteve Orikum-Dukat, fond limit 58 mln $

Projekti i katërt i paketës “1 miliard” ka hyrë në një fazë të re më afër zbatimit. Bëhet fjalë për rrugën Porti i Jahteve Orikum-Dukat, për të cilën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi procedurën e prokurimit me një fond limit 6.3 miliardë lekë apo rreth 58 milionë USD. Aktualisht për këtë rrugë ka një propozim të pakërkuar nga Gjikuria SH.P.K, për të cilën qeveria ka dhënë një bonus me 6 për qind të pikëve.

Oferta e pakërkuar përfshin segmentin nga Porti i Jahteve në Orikum deri tek Ura e Shën Elizës në Dukat me një gjatësi 14.7 kilometra, ndërkohë që, rruga ekzistuese ka një gjatësi 16 kilometra dhe është e amortizuar. Ende qëndron pezull pjesa që lidhet me fazën e dytë të rrugës që përfshin segmentin Orikum-Himarë, dhe që ka si pjesë të projektit edhe një tunel, që mundëson shmangien e Llogorasë. Referuar të dhënave zyrtare, pjesa nga Orikumi në Dukat do të ketë një rrugë të kategorisë C2, në të cilën shpejtësia e projektuar e lëvizjes do të jetë mes kuotave 60-80 kilometra/orë sipas zonave ku kalon.

Zgjerimi i korsive do të jetë 3.5 metra dhe bankinë e shtuar 1.25 metra. Aktualisht, rruga ekzistuese ka një gjerësi që varion mes 6-7 metra, por nuk përfshihet në asnjë kategori. Në total, gjatësia e segmentit nga Orikumi në Dukat është 15 kilometra, por kjo nuk përfshin pjesën nga Dukati në Himarë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tashmë duhet të hapë garën normale për këtë projekt, për të përzgjedhur fituesin.

Ofertat nga operatorët e interesuar mund të dorëzohen deri në datë 20 shtator. Një ditë më parë qeveria hapi procedurën e prokurimit për projektin e tretë të paketës “1 miliard” që është segmenti Milot-Balldre./monitor

s.a/dita

July 24, 2018 18:40
Komento

3 Komente

  1. hahahahahaah ai popull ska te haje buk .po iken nga Shqiperia Shteti nderton porte Jahtesh !!!!!!!!!!!!! July 24, 21:51

    mesiguri qe do financojne politikanet qe kane vjedhur
    Miljardat e shtetit Shqiptare ,
    Berisha ,
    meta,
    basha,
    ruli,
    bode,
    etj etje etj

    ky eshte shteti i shkerdhatave me te medhenj i politikaneve qe e kann pak ekzekutimin ne mes te rrugeve ,ulur ne ndonji lokal para gjithe popullit
    ti vesh zjarrin vilave e shtepive te tyre makinave e gjithcka posedojne .
    ku eshte rinia shqiptare ?

    Reply to this comment
  2. info analitike July 24, 22:23

    Keto ofertat e pakerkuara po behen barcalete tashme. Ore po ku keni pare ne bote qe shteti te pranoje oferta te pakerkuara.

    Reply to this comment
    • KORÇARI July 25, 10:54

      Oferta të pa kërkuara vetëm në shqipëri gjen.
      Hap tjetri një shoqëri rrugësh dhe i thotë Rilindasve ore Byrazer më duhen nja 200 milion Euro, a s’më jep një koçesion të ndërtoj një rrugë dhe ja puna u bë tak fak.
      Lum në Shqipot që kemi Rilindasit e vdekur.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*