Hapet xhamia e parë në Athinë

June 8, 2019 13:27

Hapet xhamia e parë në Athinë

Për dekada të tëra ka pasur një debat të madh dhe polemika të ashpra, nëse duhet lejuar hapja e një xhamie në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Më në fund edhe në një vend si fqinji ynë, ku radikalizmi fetar ka qenë politikë shtetërore, kanë fituar zërat liberalë të bashkëjetesës fetare, të cilët tashmë pasqyrohen edhe zyrtarisht nga qeveria Tsipras.

Kështu mediat vendase në Greqi, kanë pasqyruar lajmin e inaugurimit të xhamisë së parë, e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri.

Kjo xhami është ndërtuar në zonën e Votanikos.

Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punën për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe, që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Ortodokse.

j.l./ dita

June 8, 2019 13:27
Komento

5 Komente

  1. Aty June 8, 13:57

    Po Tallin bythen greket me myslymanet,une vet jam ateo,ma xhami PA minare une nuk kam pare gjekundi.O bene sic e do zakoni o hic fare,kjo eshte tallje per myslymanet.

    Reply to this comment
  2. Amerikani June 8, 14:23

    Nderkohe kur ne vendin e tyre lejojne ndertimin e nje xhamie dhe bejne mire edhe pse xhamia nuk mund te mos kete minare, ne Shqiperi sillen ndryshe !

    Ka nje perpjekje konstante nga greket per te deformuar arkitekturen e kishave mesjetare ortodokse ne Shqiperi. Kishat e vjetra ortodokse shqiptare ose deformohen me ndertime te stilit grek ose nga ana e institucionit ortodoks ne Shqiperi , lihen me qellim pa ivestime. Ivestimet kanalizohen vetem ne ndertimin e kishave te reja me stil arktekturor grek.

    Duhet te jete ne vemendjen e shtetit dhe ministrise se kultures nderhyrja imediate ne keto kisha te vjetra.

    E njejta vemendje i duhet kushtuar dhe kishave katolike, per te ruajtur perkatesine fetare historike te banoreve te ketyre zonave ku ato jane ndertuar.

    Reply to this comment
  3. Arben June 8, 19:31

    Allahu Ekber

    Reply to this comment
  4. Gano June 8, 20:40

    Ato minaret pamje jo te kendshme kane.Duken agresive.Me mire ashtu si i kane bere greket se duken si qendra kulturore.Megjithese feja eshte per te coroditur popujt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim