Hapet Zyra e re e Mobilizimit në Korçë, Kodheli: Organizimi i trupave rezerviste, i nevojshëm

March 20, 2017 11:21

Hapet Zyra e re e Mobilizimit në Korçë, Kodheli: Organizimi i trupave rezerviste, i nevojshëm

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte në Korçë ku mori pjesë në çeljen e Zyrës së re të Mobilizimit, e cila vjen në vazhdën e hapjes së këtyre zyrave në të gjithë vendin.

Në hapjen e kësaj zyre, ministrja Kodheli shoqërohej nga prefekti i qarkut të Korçës Ardit Konomi dhe komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali.

Zyrat e Mobilizimit në të gjithë vendin do të administrohen nga rezervistët e Forcave tona të Armatosura, kontributin dhe eksperiencën e të cilëve, ministrja Kodheli e konsideroi si të nevojshëm dhe të pazëvendësueshëm në rastet e emergjencave civile.

Nocionin e rezervistit, ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë, sepse e shikojmë të nevojshme, sidomos kur flasim për situata aspak normale, siç janë situatat e emergjencave, situatat e kërkim-shpëtimit, apo situata të tjera në të cilat ne duhet të jemi më pranë qytetarëve dhe banorëve.

Pavarësisht se kemi qenë prezentë me forcat aktive të armatosura, vetë praktika, realiteti, situatat e jashtëzakonshme na kanë treguar që nevoja për të organizuar trupën rezerviste ka qenë më shumë sesa prezente.

Ne kemi akoma njerëz me përvojë, praktika, eksperienca, profesione të cilat janë pothuajse në zhdukje dhe nevoja e të pasurit prezent e personave me përvoja të ndryshme, në profesione të caktuara, por që nuk janë forcë aktive, sjell tek ne, kërkesën për ta pasur këtë përvojë dhe këtë eksperiencë prezente”- u shpreh znj. Kodheli, e cila foli edhe për rëndësinë që hapja e kësaj zyre ka në veçanti për zonën e Korçës.

DMR e Drenovës është një pikë shumë e rëndësishme e kësaj zone, por e pamjaftueshme për ta mbuluar të gjithë zonën, ndaj prezenca e më shumë njerëzve, personave të cilat kanë qenë dikur pjesë aktive e FA, e bën prezencën e ushtrisë në territor, më të qenësishme, më të prekshme. Të gjitha këto janë arsyet që e bëjnë të nevojshme dhe të domosdoshme hapjen e kësaj zyre, e cila do të mbulojë gjithë qarkun e Korçës, por jo vetëm.”

Nga ana tjetër, prefekti i Korçës Ardit Konomi çmoi rëndësinë e hapjes së kësaj zyre, e cila siç u shpreh ai, do të jetë një ndihmë e madhe për gjithë këtë qark me problematika të veçanta sa i përket emergjencave civile.

Kjo zyrë është aseti i parë, investimi i parë i qenësishëm në këtë drejtim dhe unë jam i sigurt se ka për të qenë shumë i përdorshëm, si një investim me shumë vlerë për ne.

Tani pritet nga ne që të përballemi pak nga pak me sezonin e zjarreve në pyje në një pjesë dhe me përmbytjet që vazhdojnë të pasojnë në pranverën e hershme, që në këto momente do të fillojmë ta ndjejmë vlerën dhe leverdinë e kësaj zyre.”– tha ai.

Zyra e re e Mobilizimit në qarkun e Korçës është hapur në mjediset e Detashmentit të Mbështetjes Rajonale në Drenovë, dhe do t’i shërbejë si një zyrë informacioni edhe të rinjve që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

March 20, 2017 11:21
Komento

1 Koment

  1. Tirana March 20, 14:57

    Ne radhe te pare duhet ti kerkoni te falur Enver Hoxhes. Ai kishte te gjithe popullin ushtare. JU e shkaterruate ushtrine ,tani vini si pordha neper breke . Jo keshtu ,po ashtu. Ce dinit ju drejtimine vendit : ” Te pini uje nga pusi i Pashakos?” Te pish uje ne pusine Pashakos do te thote te kesh bythe e bole burri , e jo kakardhi deleje ………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*