Dosjet, Kadare: Nuk është gjëmë, do ndodhë vetëm strukja e së keqes

February 11, 2015 20:29

Dosjet, Kadare: Nuk është gjëmë, do ndodhë vetëm strukja e së keqes

Shkrimtari Ismail Kadare shprehet se Shqipëria nuk humbet asgjë nga hapja e dosjeve, përkundrazi, sipas tij do të ndodhë një strukje e shumë njerëzve në këndet e padukshme të shoqërisë, që do t’i bëjë mirë kombit shqiptar.  Gjatë intervistës së dhënë për “Zërin e Amerikës”, Kadare sjell në vëmendje hapjen e dosjeve në Gjermani, duke theksuar se guximi i gjermanëve për të shqyrtuar ndërgjegjen, është sekreti e zhvillimit të tyre.

“Ka shumë njerëz që nuk duan që dosjet të hapen, disa nuk duan me arsye, disa nuk duan pa arsye. Për shumë njerëz do të ndodhë diçka e madhe, do të detyrohen të struken në këndet e padukshme të shoqërisë. Po mirë të bëjmë një pyetje, a është e mirë kjo gjë apo është e keqe? A është e mirë që njerëzit që kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për një diktaturë të egër, që kanë qenë masha e saj, duart e saj të përgjakura ose duart e saj të errëta të mos tërhiqen në kënd, në qoshe të rrinë dhe të mos përzihen më në jetën shqiptare. Po kjo unë mendoj se nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë. Nuk humbet gjë, asnjë vend nuk ka humbur. Gjermania e bëri këtë proces, dhe nuk humbi asgjë. Përkundrazi një nga sekretet, shpjegimet misteri i zhvillimit gjerman në Europë sot, i jashtëzakonshëm, është pikërisht ky guxim për të shqyrtuar ndërgjegjen e vet. Nuk ndodh pra ndonjë gjëmë siç thuhet poshtë e përpjetë me hapjen e këtyre dosjeve, do të ndodhë vetëm një strukje e të keqes dhe kjo strukje e të keqes do ti bëjë mirë kombit shqiptar”, theksoi Kadare.

February 11, 2015 20:29
Komento

12 Komente

  1. Kadarea siViktime February 11, 20:53

    Kadare ka te drejte. Dosjet duhen hapur.
    Por Kadare nuk thote, kurre s’e ka thene: Cilat Dosje? Si do te hapen?
    Ne nje bisede me Blend Fevziun, Ble i ka thene:

    “Ka ekzistuar nje Dosje e Madhe Voluminoze per ju, qe per fat te mire apo te keq, eshte zhdukur…”

    Kadare duhet te pyes, te kerkoj, te interesohet: Kush e kishte pergatitur kete dosje, ku eshte, kush e zhduku? Kush e ka kete mundesi? Kush eshte i interesuar per zhdukjen e saj?

    Reply to this comment
  2. comment off February 11, 20:54

    JU LUTEM SHUME MODERATOREVE:

    MOS E CENSURONI KETE COPY PASTE

    NUK E HEDH POSHTE KADARENE..POR AI PO NA I SHPIF PER 25 VJET RRJESHT……OSE KADAREJA E PAS 1990 ESHTE ARMIKU ME MADH I KADARESE PARA 1990…KY ZOTERI QE NE TEKSTIN E MEPOSHTE ESHTE 100 HERE ME ENVER SE ENVERI

    JU FALEMINDERIT !

    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT

    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974

    Midis profecive të shumta tepër të zymta që bëhen sot në botën borgjeze dhe revizioniste nga fallxhorët e klasave sunduese, një pjesë u përkasin letërsisë dhe arteve. A do të vazhdojnë të ekzistojnë letërsia dhe artet në të ardhmen? Kjo pyetje, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë në mënyrë të tërthortë, vërtitet në të gjitha propagandat e tyre. Përgjegjësia e saj përbëhet nga një radhë parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezisë, vdekja e letërsisë dhe e gjithë arteve në përgjithësi. Cili është shkaku i këtij “de profundis” që tellallët e borgjezisë e përsërisin pa pushim prej kohësh? Përgjigja është e thjeshtë: ashtu si një pjesë e profecive edhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshirë e vjetër e klasave sunduese, e trashëguar brez pas brezi prej tyre bashkë me etjen për pushtet dhe shfrytëzim.

    Dihet se qysh nga kohët më të lashta, strukturat e mëdha burokratike e militariste, pra shtetet e mëdha agresive si psh; Perandoria Romake, duke përkrahur letërsinë zyrtare kanë rënë shpesh herë në konflikte të hapura me letërsinë dhe artin përparimtar. Kjo ka qënë e natyrshme, sepse ky art në përgjithësi nuk mund të pajtohej me frymën agresive, me dëshirën për hegjemoni dhe sundim të botës e cila ishte promotori i gjithë propagandave të këtyre shteteve. E njëjta ndodh sot me superfuqitë e kohës sonë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.

    Letërsitë dhe artet e këtyre vendeve prej kohësh janë përpara një alternative; ose të deformohen plotësisht sipas interesave antipopullore të këtyre regjimeve, ose të zhduken. Pra profecitë për vdekjen e tyre në fund të fundit, nuk janë tjetër vecse kërcënime të tërthorta që u bëhen letërsisë dhe artit në qoftëse ato nuk konformohen plotësisht me qëllimet hegjemoniste agresive të këtyre superfuqive.
    Për sa u përket popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi, historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se tek letërsia dhe artet ata kanë gjetur gjithmonë një mbështetje të sigurtë në luftën dhe në aspiratat e tyre. Historia e vendit tonë e rikonfirmon me forcë të vecantë këtë. Shoku Enver ka thënë se ‘populli ynë nuk e ka ndarë kurrë dyfekun me gjalmë, nga libri, shpatën nga pena, trimërinë nga dituria…’ Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Populli ynë që e ka pasur gjithmonë në qendër të kujtesës së tij kombëtare Skënderbeun, nuk e ka nxjerrë kurrë në periferi të saj Naim Frashërin. Popullin tonë i është dashur shumë herë të ngrihet i vetëm kundër rrezikut të zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, që vdekjet, as uria, as rrebeshet e historisë nuk ja kanë humbur atij asnjëherë bukurinë e fjalës, të gdhendjes të titullit. Përkundrazi, ky fat i vështirë ja ka prefeksionuar ato gjerë në virtuozitet. ǒart i mrekullueshëm duhet të jetë ai për të cilin populli ka nevojë në ditë të mira dhe të këqia.

    ǒprovë e madhe është për letërsinë dhe artet kjo dashuri e popullit për të në momentet kyçe të historisë dhe sa qesharakë duken ata estetë pozamëdhenjë që me sofizma të pafund në kabinetet e tyre belbëzojnë nëse duhet ose nuk duhet të ekzistojnë letërsia dhe arti.
    Fakti i madh që populli, midis varfërisë së tij të thellë, i pa ngrënë dhe i paveshur, midis halleve, këto male të dyta të vendit, e deshi gjithmonë artin, tregon se ai ka pasur arsye të thella për këtë. Populli gjithmonë ka arësye të mëdha për të bërë një gjë. Arësye të mëdha për të dashuruar, arësye të mëdha për të urryer. Ai e ka dashur poezinë shqipe, letërsinë dhe artet e tjera sepse ato kanë qënë të lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe të kombit është tipari kryesor me i rëndësishmi dhe më i pavdekshmi i letërisë dhe i arteve tona. Të gjitha vlerat e tjera të këtij arti shekullor do të asgjesoheshin pa këtë vlerë thelbësore të tij. Kjo lidhje ka qënë fati më i madh i kësaj letërsie, ashtu si do të ishte fatkeqësia më e madhe e saj ndarja prej popullit. Letërsia jonë e realizmit socialist e trashëgoi si thesarin më të shtrenjtë këtë lidhje, duke pasuruar e ngritur në një shkallë më të lartë atë me idetë e revolucionit dhe të komunizmit. Partishmëria proletare e letërsisë sonë të realizmit socialist është shprehja më e lartë e lidhjes së plotë të saj, si asnjëherë tjetër, me fatet e popullit.

    Të gjithë ne shkrimtarët e realizmit socialist kemi një përgjegjësi të madhe për ta ruajtur të paprekur këtë thesar shpirtëror të pacmuar.
    Në të tridhjetë vjetët e moshës së saj, letërsia jonë e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gëzime të mëdha. E vënë pa asnjë rezervë në shërbim të revolucionit, komuniste dhe kombëtare njëkohësisht, ajo i ka larë njëherë e përgjithmonë llogaritë me gjithë ndryshkun shekullor të artit feudal – borgjez, me misticizmin, irealimzin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historitë iluzive të vajzave të të varfërve me ‘princët e kaltërt’, me një fjalë gjithë trillimet e kuzhinave shekullore të botës së vjetër. Ajo ka vazhduar të bëj një luftë të sukesshme kur këto trillime, pasi i ka dëbuar nga dera, janë përpjekur të hynë nga dritarja të veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes së pastërtisë së artit tonë është sa e vështirë aq edhe madhështore, sidomos në kohën e sotme plot furtuna revolucionesh e kundërrevolucionesh. E vërteta është se megjithë sukseset që janë arritur, megjithse trungun kryesor të letërsisë dhe të arteve e kemi ruajtur të pastër, nuk mund të themi se i kemi mbrojtur siduhet të gjitha degët e tij. E përplasur mbi to, vala e ndërshkimeve ka bërë dëme, disa herë thyerje, dhe për këtë përgjegjësia na takon ne të gjithëve. Por letërisa dhe artet tona kanë një lidhje të tillë të thellë me revolucionin dhe me kombin, sa që për një kohë të shkurtër janë në gjendje të rigjenerojnë plotësisht degët e dëmtuara. Por kjo nuk duhet të na verë në gjumë. Në të ardhmen nuk pritet asnjë dobësi; përkundrazi do të ketë gjithmonë dëndësime të këtyre valëve goditëse. Agresioni është po aq i vjetër sa edhe shoqëria me klasa (Homeri, shkrimtari i parë i planetit tonë, nuk shkroi vecse për një agresion). Por në asnjë shekull ai nuk ka qënë aq global, tinzar dhe i shumëfytyrshëm sa në kohën tonë. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa kjo është epokë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcën e agresorëve, por përkundrazi, frikën, panikun e tyre përpara historisë. Gjysma e dytë e shekullit tonë po bëhet dëshmitare e një intensifikimi të pashembull të agresionit. Nuk është më agresioni i vjetër klasik, prania e të cilit ndihej vetëm kur shkelte cizmja e të huajt mbi tokën tënde. Tani armikun mund ta kesh mijëra kilometra larg, me të mund të mos shkëmbesh asnjë pushkë e, megjithatë, pa e kuptuar, mund të fillosh të biesh viktimë e agresionit të tij. Agresioni kultural, agresioni i fjalës, i titullit, i ngjyrave nuk është më pak i rrezikshëm se agresioni i cizmes së ushtarit.

    Një nga dëshirat e drejtuesve të superfuqive është që bota të jetë memece, në mënyrë që ajo të mos i gjykojë dot krimet e tyre. Mirëpo njerëzit kanë lindur me gjuhë. Atëherë, arësyetojnë, ata, nëqoftëse njerëzit nuk i detyron dot të mos flasin, përpiqen që ata të belbëzojnë në mënyrë sa më të pakuptueshme, si të marrët. Dhe kështu vazhdon gara e ethëshme për të krijuar libra sa më të degraduara, poezi hermetike, prozë të coroditur, tinguj kafëshorë, kompozime abstrakte. I gjithë ky belbëzim, që shpesh u ngjan belbëzimeve të të sëmurëve psikik, është një shërbim i madh që i bëhet borgjezisë së sotme, shërbim të cilin ajo e cmon së tepërmi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithë artit, është shekullore, por në asnjë shekull ai nuk ka pasur një shpërthim të tillë si sot. Kjo ndodh sepse në asnjë shekull klasat sunduese nuk janë gjendur ndonjëherë kaq pranë humnerës si në këtë shekull. Në një gjendje të dëshpëruar, ato ndodhen vazhdimisht në një aktivitet të ethshëm në të gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, në mënyrë që ti shmangen katastrofës. Në terrenin e letërsisë dhe të arteve duke kuptuar se lidhja e letërsisë dhe e arteve me fatin e popullit është fatkeqësia më e madhe për ta, shpejtojnë ta shkallmojnë me të gjitha mënyrat këtë lidhja. Në qoftëse do të kërkonim të gjenim dy fjalë që të përmblidhnin sa më qartë esencën e gjithë asaj morie izmash të asaj flore të sotme të helmatisur borgjeze e revizioniste, këto fjalë do të ishin ‘ndajra nga populli’.

    Kjo ngjarje është synimi i përbashkët i gjithë propagandave të sotme reaksionare.
    Mirëpo borgjezia dhe revizionistët, duke e kuptuar se thirrja për ndarjen e artit nga populli, ka në vetvete rrezikun e diskreditimit, kërkojnë rrugë më të stërholluara e të maskuara për të realizuar këtë ndarje. Ata e fillojnë rrethimin shumë larg. Për të humbur gjurmët, ata nuk bëjnë thirrje për ndarje nga populli, por për ndarje nga njeriu në përgjithësi. Kështu shpjegohet ai pasion për dehumanizimin e artit, për mënjanimin e njeriut dhe për zëvendësimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im është se unë s’kam zemër, ka thënë një poet dekadent. Kështu shpjegohet për primitivizmin, për mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, është më i thellë, sepse vjen që nga larg, nga barbaria. Lidhur me këto janë përpjekjet për shthurjen e kohës në veprën letrare, për shkatërrimin e ligjeve të kompozicionit, të sintaksës dhe më në fund të gjuhës. (Një nga kryedekadentët, Xhojsi, është përpjekur, për shembull, të krijojë një vepër të tij – gjuhën e ujit dhe të erës).

    Edhe në rastet kur dekadentët e pranojnë njeriun në veprat e tyre, ky nuk është njeri në kuptimin normal të kësaj fjale. Më tepër se një njeri, ai është një surrogate i tij, një qënie biologjike, jashtë kohës, hapësirës dhe shoqërisë. Pikërisht një njeri të tillë, dekadentizmi përpiqet ta bëjë hero tipik të kohës. ‘Njeriu pa cilësi’, është titulli i romanit voluminoz të Myzilit, një nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu që nuk i përket asnjë shoqërie, humbet identitetin e vet dhe kthehet kështu në një maskë. Për të tilla maska ka shumë nevojë sot reaksioni botëror. Kështu arti borgjez përpiqet sot të krijojë një model të ri antiheroi, një autsajdër (ai që është jashtë), sic e kanë pagëzuar në Perëndim. Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme ideshë reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “individi e nis këtë udhë të gjatë si autsajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiherojtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër vecse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirat e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë dhe musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revisionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatic sa s’ka ku të vejë më.

    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.

    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.

    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.

    Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.

    Duke hedhur poshtë rrënjësisht toerinë e ‘realizmit pa cak’ të revizionistit frëng Rozhe Garodi, i cili ka përqëllim integrimin e një pjese të dekadentizmit në realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kundër kufizimeve artificiale të fushës së veprimit të artit të ri të klasës punëtore. Realizmi socialist ka një forcë të tillë të brendshme sa që është në gjendje të shtjellojë në gjirin e tij të gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer në legjendat më të thella të shekujve. Ai është në gjendje ta rishikojë dhe ta rishpjegojë artistikisht gjithë botën, që nga rrethimi i Trojës e gjer në rrethimin imperialisto – revisionist. Këtë aftësi të re ndricuese ja jep atij vetë revolucioni. Dhe pikërisht këtu qëndron esenca e novatorizmit të tij të madh. Kufizimi në kohë dhe në hapësirë i sferës vepruesme të realizmit socialist, nuk bën gjë tjetër vecse nga njëra anë, i shkëput rrënjët e këtij arti nga themelet kombëtare dhe nga ana tjetër i njeh sundimin e plotë, mbi 5 mijë vjet të historisë së popujve, tiranisë, kulturave të të gjitha superstrukturave të vjetra.
    Epoka e kapitalizmit është në perëndim, dhe tonin e artit botëror, kulmet e tij po i jep e do ti jap akoma më shumë në vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punëtore. Realizmi socialist është ende në dekadat e tija të para. Në vitet e ardhshme ai do të ngushtojë gjithmonë e më tepër perandorinë kulturale borgjeze – revizioniste, gjersa më në fund ta rrethojë atë. Letërsia jonë e re shqipe, për vetë pozitën pararojë të partisë dhe të vendit tonë në luftë kundër botës së vjetër në kuadrin e artit botëror komunist, ka sot një pozitë të privilegjuar dhe mundësi të pakufishme për vepra të mëdha.

    a ka moral kadareja ti bej moral brezit tim ?

    Reply to this comment
  3. isi February 11, 21:07

    Eshte vone,eshte vone,Sali spiuni e beri te veten,Pastroi dosjen e vet,mblodhi dosjexhijte dhe i beri ministra,kapoparlamentare,kryebashkiake,deputete,te gjithe me pushtet dhe pasuri.Kur nje qytetar nuk i afrohej deres se sigurimit,keta maloket e kishin nder e lavdi te ishin ne sigurim,te kishin mik shpie operativin e zones.Hapini,hapini ,por dy emra me te felliqur te malokerise,s`keni per ti gjetur aty:Sali Berishen,;Mehmet Elezin.

    Reply to this comment
  4. mixha elez February 11, 21:34

    Te kerkoje IK nga altorplanti elezbiberit hapjen e dosjeve te zhdukura te spiuneve te lagjes kur kemi te fresketa male me dosje dhe material te dokumentuara te krimeve shume dimesinale te bandes berishajve eshte tradheti e hapur kombetare.

    Per nje gje jam ei sigurte..se kur te deklasifikohen dosjet secrete pas 30-40 vjetesh jam I bindur qe gjeneratat do te mallkojne elez biberajn,ismaik kadaren dhe sali berishen qe I futen thiken pas shpine atij populli

    Qe Kadareja sot eshte nje shkrimtar i madh kete nuk e ve njeri ne dyshim dhe e meriton jo nje por dy cmime Nobel (si shkrimtar boteror)

    Por kjo nuk na ndalon te themi se IS ka qene “droguesi” me i madh i shqiptareve
    me “mesimet e Stalinit dhe te Enverit.Ne kete pike e falim dhe i shprehim mirenjohje qe i shpetoi atij regjimi se nu kishte rruge tjeter.

    Por Ismaili i pas 1991 eshte armiku me i madh dhe me mizor i Kadarese se para viteve 90′.sidomos “arratisje” e tij ne Paris kur sistemi teorikisht dhe praktikisht kishte rene ishte jo vetem groteske por dhe antishqiptare dhe nuk po zgjatem.

    Per kenaqsi te lexuesve po ribotojme poezine per Babain e ismailit jo per Halitin po per Stalinin..

    LAMTUMIRA E FUNDIT STALINIT (Nga Ismail Kadare)

    Kurora dhe kurora pa mbarim,
    Kurora gjithe lule, gjithe yje;
    Dhe syte te perlotur me trishtim
    Dhe pamje e rende zije.
    O shoke! Per te fundit here sot,
    Babane po percjell turm’ e pasosur
    Me dhembje te kulluar e me lot,
    Me zemer te plagosur.
    Dhe ja tani, mes heshtjes, ne eter,
    Nje ze i njohur, qarte po degjohet.
    Ne emer tone sot, shoku Enver,
    Perpara tij betohet.
    Ne gjysme shtiz flamuret era tund,

    Gjemime topash ndihen ne hapesire;
    I jep Stalinit turma e pafund,
    Te fundit lamtumire.
    Pra, lamtumire mik i madh, baba!….
    ….Pushon tashti Ay ne qetesi, Por, jo!
    Ay nuk vdiq! Vazhdon te rroje!
    Dhe fjal’ e tij e urte perseri
    Perpara do na coje! PRANVERA DHE STALINI
    Por kete here perse i trishtuar Valle pranveren sodis?
    Avull i kalter kudo. Pranvere. Toka ne fllade prej lulesh po qesh.
    O, keto lule shikoj i trishtuar Lule per bustin e tij.
    Shpesh nga Kremlini Ay kish kundruar Pranveren e bukur me lule e blerim.
    Hapur dritarja. Cibuku ne duar Nxirrte nje dridheze tym.
    T’ ardhmen mendonte si diell te qarte Qe nga Uralet e gjer ne Ballkan; Stepa te blera nen diellin e arte, Planin e madh Stalinian.
    O shoku Stalin, a esht’ e vertete Qe pranveren s’e ndjeni Ju me?
    Flasin per te ne cdo koh’ e pranvere Lulet qe celin me gaz pasketaj, Doni i qete dhe Vollga e gjere, Dritat ne brigjet e saj.
    Vendesh te mija ku flladi perhere Endet mbi detin e kalter jugor, Flet per Stalinin cdo lule pranvere Flet cdo agim pranveror.
    Kenge te reja ne cdo parevere Stalin do thur un’ per Ty!

    Reply to this comment
  5. Bashkepunetori February 11, 21:36

    Ky akt per te turperuar bashkepunetoret e sigurimit te Shtetit Shqiptar eshte nje akt i ulet.
    Kujt shteti i kane sherbyer?Grekut? Serbit?
    Pjesa me e madhe e tyre jane njerez te thjeshte te cilet kane marre persiper ti sherbejne vendit me korektese dhe nuk jane te perzier ne veprime te paligjeshme….Kane patur nje marreveshje me shtetin per te sherbyer ne konfidencialitet dhe e kane respektuar.Tani del shteti dhe kerkon ti turperoi….duke e prishur marreveshjen.Pa ndershmeria fillon nga shteti…Ai, shteti, mund ta beje kete gje vetem per ata persona qe kane shkelur ligjin dhe qe per kete ka nje vendim gjykate.Te gjitha shtetet ne bote kane bashkepunetore sekrete,agjent apo si do ti quash dhe nuk konsiderohet krim apo turp kontributi i tyre.Shikoni sa krime kryhen ne Shqiperi dhe aftesia e ndeshkimit te tyre eshte shume e ulet.Sepse shteti eshte pa nje sherbim serioz per kete pune.

    Reply to this comment
  6. Drini i bardhe nuk ka te ndal ............................ February 11, 22:26

    Nga hapja e dosjeve me shume do te diskretitoheshin njerezit e denuar politike te asaj kohe . Lind pyetja se ku bazohet kjo qe them ketu ne kete rast ? Byoja Politike e KQPPSH kA PAS NXJERRUR NJE CARKORE TE BRENDESHME ME ANE TE CILES U VENTE DDETYRE TE gjithe operativeve te zones , oficerve te sigurimit , qe ne veprimtarine zbuluese ; te gjithe punen ta mbeshtesin tek njerezit e denuar me pare , pasi ata jane burim potencial per te vjelur informacionet e duhura , sepse armiku i klases ketyre njerzve u beson dhe me keta i konsumojne dhe u a shprehin te fshehtat qe kane kundra shtetit komunist . Kurse vet komunistet t’u shmangen dhenjes se informacionesh te tilla qe edhe mund te dijne . Ata nga ku mund te merrnininformacion te sakt jane kurdohere te deklasuarit . Ndaj ata qe do dilnin te diskretituar pa dyshim qe do jene ata burgagjite qe kjo banese e erret burgu i tmerrron per here si per here !

    Reply to this comment
  7. Ditmiri February 12, 03:17

    Deklarata e Ismail Kadarese se kyci i suksesit te Gjermanise eshte hapja e dosjeve tregon se mjeshtrit te fjales shqipe, per fat tekeq i mungon edhe njohuria elementare nga historia politiko-ekonomike e kontinentit tone. Qysh kur u formua si shtet i bashkuar Gjerman para 145 vjetesh nga Bismarku ai shtet ka qene prijes i Europes ne fushen ekonomike dhe shkencore. Deri ne luften e dyte boterore ai ishte vendi qe mirrte me shume (dhe me diference te madhe nga shtetet e tjera te botes) cmime Nobel dhe ne kohen e diktatures Hitleriane brenda 6 vjetesh, nga vendi me i renuar i Europes u shnderua ne fuqine me te madhe ekonomike, ushtarake dhe shkencore te botes.

    Reply to this comment
  8. Arben February 12, 06:58

    KANE KALUAR 25 VITE DHE NUK KEMI ZGJIDHUR AKOMA PUNEN E DOSJEVE.

    MADJE VAZHDOJNE DEBATET HORDHA PORDHA.

    I LUMTE SIGURIMIT TE SHTETIT QE NA MERR PREJ HUNDE TE GJITHEVE.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit February 12, 09:56

    nuk ka mbetur te beni ndonje euro apo dollar, tani do merreni me tregtine e dosjeve. Hapini per te mos i hapur, publikojini per te mos i publikuar, mbyllini ne kembim te eurove dhe dollareve, ju muter, spiuner te te gjitha koheve, spiuner te amerikanit, jugosllavit, grekut, anglezit, francezit gjermanit dhe gjithe sorollopeve, ju spiuner vullnetare e pa shperblim, hajduter qe tregoni me gisht “kapeni hajdutin”, kujtoni se populli eshte qorr edhe shurdh. Populli jua di edhe diten kur u ngjizet por s’ka ne dore t’ju peshtyje, se ju qendroni ne korsine preferenciale. Doni qe te hapen dosjet e atyre fakireve qe s’kane euro e dollare te paguajne per te mos turperuar femijet, a thua se te kesh qene spiun i sherbimeve perendimore paska qene disidence e madhe, ndersa te bashkepunoje me sherbimin e vendit tende paska qene kulmi i maskarallekut. Ore, une nuk e di ne ka qene babai im, xhaxhai, kusheriri etj bashkpunetor, sepse çdokush mban pergjegjesi personale, por e kam te qarte si drita e diellit se maskarenjte me te medhenj te Shqiperise jane keto figurat e medha qe bejne si baballaret e Kombit. Keta perveç se kane pasur akses dhe mundesi te fallsifikojne ngjarje dhe biografira tani duan qe te hapen dosjet qe te ndukin turinjte edhe nja dhjete vjet me pershesh thashethemesh, sde nga thashethemet kane perfitim dhe bejne euro e dollare akoma. Nuk them leke shqiptare, se atyre ua kane harruar ngjyren, biles qe ne kohen e Enverit, kur sherbimet e huaja i mesuan me valute. Pirdhuni te gjithe, qe nga kryetaret e gjer tek shkrimtaret, hiena qe jeni mesuar te ushqeheni me kufoma. Nuk dolet njehere te denonconi urine dhe mjerimin ne kohen e duhur, por gjithmone si kofini pas te vjelave.

    Reply to this comment
  10. Kadarea siViktime February 12, 14:33

    Po, Gjermani i Fundit, je aq i vertete ne shqetesimin e dhimbjen qytetare,
    sa tere shtresa gjoja elitare, (gjoja), do duhej te ndjehej e fyer para akt-akuzave te tilla.

    Ndjehet qe ti, si shumica e shqiptareve, je i deshiruar ta duash nje lloj elite, qe shpresohej te krijohej, dhe te printe vendin, pra ti si shumica vuan mungesen e kesja shtrese, qe kudo ideon te rene, zhvillimin, maturine, krijon dhe ruan raportet nder-shoqerore, dhe mabn nen fre ato politike…

    Por nga qe kjo s’ka ndodhur, ti shperthen, si ato digat pasi kane mbajtur e kane mbajtur sa me shume ujra, dalin ne udhen e tyre natyrale dhe tregojne se vjen nje dite kur “pelcet kercet furtuna/ fryhet Vjosa dhe Buna…”!

    Shiko si mashtrojne keta njerez, qe se paku do duhet tu ishin falenderues shqiptareve, qe pavarsisht se kane mjele tere kohet, kane bere sikur nuk kane vene re pa-bytherine e tyre!
    Te me fal, lexuesi, se keta te prishinn edhe fjalorin, keta nuk jane shkrimtare, keta jane njerez qe mashtrojne me fjalet…!
    Ky gjirokastriti tjeter, na genjen sikur shqiperia te jete e mbyllur, sikur ne s’kemi te drjeten e fjales, ore ky eshte gati t’i urdheroj gazetat qe t’i heqin komentet fare. vetem e vetem se ka mbetur e vetmja pjese e publikes shqiptare mediatike ku themi ndonje fjale per te…!
    Jo pse kemi frike, jo, por sepse na vjen ligsht nga vetja, qe nuk paskemi qene te zotte te kishim si te tjeret, nje karakter te lart, nje dinjitar intelektual…
    Jo dhe jo dhe jo.
    Shiko ku na cuan: Gjermani i fundit pershendetet nga Partizani i fundit!!!
    Nderuar qofshi ju te dy dhe te tjeret qe rebelohen paqesisht si ju!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*