Hapja e dosjeve, Patozi: Ky është ligji më tinzar i kësaj qeverie

April 30, 2015 14:28

Hapja e dosjeve, Patozi: Ky është ligji më tinzar i kësaj qeverie

Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve ka ngjallur diskutime të forta gjatë ditës së sotme në parlament.

Deputetët e opozitës e kanë kritikuar ashpër duke e cilësuar si një ligj tinzar që nuk hap dosjet e sigurimit, por bëhet për të mbyllur ato të korrupsionit.

Deputeti Astrit Patozi e ka kritikuar ligjin duke thënë se nuk do të bëhet pastrim i shoqërisë por thjesht do të krijoj një pështjellim për të tërhequr vëmendjen nga problemet që ka vendi.

 

Më poshtë diskutimi i Patozi sot në Kuvend

Ky është ligji më hipokrit dhe më tinzar që keni sjellë në parlament, që kur erdhët në pushtet këtu e dy vjet të shkuara. Është hipokrit, sepse synon të kundërtën e qëllimit, që nismëtarët kanë paraqitur publikisht. Është tinzar, sepse kërkon të krijojë një pështjellim, për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet reale që kanë kapluar vendin, nga skandalet e panumërta të kësaj qeverie dhe nga pikiata ekonomike, ku po rrokulliset Shqipëria, nën drejtimin e kësaj mazhorance.
Përpara 20 vjetësh, edhe unë si shumë të tjerë, kam besuar dhe shpresuar se do të vijë patjetër një ditë që krimet mostruoze të komunizimit do të ndricohen. Kam besuar se do të vijë patjetër një ditë që dosjet do të hapen dhe që nga jeta publike do të nxirren me forcën e ligjit të gjithë ata që kanë përlyer duart me gjakun dhe jetën e mijëra të përndjekurve nga diaktura e Enver Hoxhës.
Për shkak se përjetuam regjimin më të egër të kontinentit, ne e kishim shumë më të nevojshme se gjermanët, cekët, apo polakët, që ta kishim bërë me kohë lutracionin. Por sot nuk kam më pothuajse asnjë shpresë që kjo do të ndodhë. Sepse ne për qëllime të uleta politike i dogjëm një e nga një të gjitha etapat që ku proces të kryhej dhe që vendi t’i mbyllte një herë e përgjithmonë plagët e tmerrshme të komunizmit.
Por fakti që unë e kam humbur shpresën nuk do të thotë se më është zbehur neveria për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe as për xhelatët e armës famëkeqe të diaktaturës. Jo sot, që është ende shpejt, por edhe pas 20 vjetësh do të kem të njëjëtën konsideratë dhe përcmim për ata.
Por problemi është se për cfarë do t’i shërbejë sot kësaj shoqërie ky proces kaq shumë i vonuar dhe i zvarritur ? A ka shqiptar që të besojë në qëllimin e mirë të kësaj qeverie, e cila po nxiton që të hapë dosjet e vjetra, ndërkohë që këtu përditë mbyllen dosjet e reja të krimit dhe të korrupsionit?
Le ta zemë për një cast, se pas hapjes së dosjeve, njerëzit do të mësonin emrat e politikanëve apo zyrtarëve të lartë që kanë bashkpëunuar me Sigurimin e Shtetit. A do të ishte kjo e mjaftueshme që institucionet tona të zbrazeshin nga skota e tyre? Ligji që ka sjellë qeveria, as që e synon këtë, sepse ai nuk ka asnjë lidhje me lustracionin. Por edhe sikur ta kishte. Dhe kjo jo thjesht për faktin se këta që drejtojnë sot vendin sa herë kanë ardhur në pushtet, e kanë mbushur administratën me ish- fosile të disktuarës.
Por pse nuk besoj unë tek ky proces, sepse dikush mund të thotë, se më mirë vonë se kurrë që drejtësia të vihet në vend. Po për cfarë drejtësie po flasim?
Nëse ky ligj do të synonte vërtet pastrimin e jetës publike nga ish-sigurimast, sigurisht që ky proces duhet të niste me parlamantin, sepse ky është edhe kryeinstitucioni i Republikës. Po si mund të besoj unë se ky parlament mund të bëhet më i mirë, në rast se nxjerrim prej tij ndonjë –ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, kur këtu ka plot të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni. Unë vetë e kam vërshtirë ta jap përgjigjen, sepse nuk kam vajtur asnjë ditë burgu në kohën e diktaturës. Por sec kam një bindje që edhe një ish-i bugosur po të pyetej sot se cfarë konsideron më të rrezikshëm për shoqërinë, ish denoncuesin e tij apo një vrasës, nuk do ta kihste të lehtë përgjigjen. Po të pyetej një familje e përndjekur, kush e këtrcënon më shumë ish- operativi i zonës apo një trafikant droge dhe prostitucioni, nuk besoj se do të hezitonte të tregonte gishtin nga këta të dytët.
Ju nuk mund të mburreni kurrësesi se po i bëni një shërbim shoqërisë, duke zbardhur gjoja krimet e para 30 vjetëve, sado të rënda që të kenë qenë ato, dhe të tilla kanë qenë, ndërkohë që e keni mbushur këtë sallë, me invidë me dy apo më shumë emra, të cilët vetëm pak kohë më parë ishin tutorë prostitutash apo plackitës banesash në Belgjikë, Gjermani, Itali apo gjetkë.
Por parlamenti është vendi ky ata shkëlqejnë më shumë, por nuk është trualli i vetëm, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre njerëz të botës së errët të krimit të organizuar. Vetëm Partia Demokratike ka denocuar me dhjetera raste të përshirjes së individëve me prcedentë të rëndë penalë në zyrat më të rëndësishme të shetit. Por opozita, sado informacion të ketë, nuk mud t’i dijë të gjitha. Që do të thotë se kjo ështyë një epdemi e rrezikhsmei, që erdhi bashkë me këtë mazhorancë, pas 23 qershorit. Mirë dosjet e Sigurimit po i zgjidhkemi sot, po dosjet e tyre, kush do t’i hapë?
Të nderuar zotërinj, që sot qeverisni! Jeni duke i bërë gjëmën këtrij vendi. E them këtë me trishtimin të thellë, por me bindjen më të plotë. Jo thjesht për faktin se eknomia është në rënie të lirë, jo thejsht për fajktin se varfëria është shtuar, se papunësia po rritet me shpejtësi, por jeni duke vrarë përditë shpresën se Shqipëria mund të bëhet një vend normal.
Ndaj edhe shqiptarët nxitojnë të largohen cdo ditë e më shumë. Jeni përgjegjës direkt për këtë eksod masiv të qytetarëve të këtij vendi. Sepse këtu ishin ata edhe kur u liberalizuan vizat, por nuk ikën. Pse tani e kuptuan ata se në Gjermani jetohet më mirë se në vendin e tyre?
Shqipëria ka qenë ndoshta më e varfër para disa vjetësh, por ju po i rrëzoni kësaj shqoqërie edhe skrupujt më mininalë etikë dhe moralë. Tani pak nga pak po krijohet idea se të vrasësh, të trafikosh drogë dhe prosituta, nuk është më turp, por madje mund të konsiderohesh djalë i zoti . Tani kriminelët klasifikohen në të mirë dhe të këqinj, ku të mirë janë ata që e kanë grurë me qeverinë, kurse të këqinjtë janë ata që i dalin kundër.
Dy deputetët që i mungojnë sot apelit të kësaj mazhorance, ishin në një farë mënyre “viktima” të këtij seleksionimi brenda llojit. Ata u shndërruan papritur një mëngjes në armiq të betuar, ndërkohë që në darkë kishin rënë të flinin si heronj të kësaj qeverie dhe të kësaj mazhorance. Dhe ndoshta të tillë do të ishin prapë, në rast se nuk do ta kushin kruajtur me kryeministrin dhe me kryetarin e parlamentit. Është më shumë se paturpësi që ta quash këtë dekriminalizim.
Ndaj edhe të gjithë ata shqiptarë që nuk e ndjejnë veten të aftë për zotësi të tilla që të bëjnë deputet apo drejtor të madh përmes krimit, nxitojnë t’ia mbathin. Natyrisht, që në këtë depresion kombëtar edhe ne kemi rolin tonë, ndonëse qeveria është gjithmonë problemi. Edhe ne duhet të bëjmë më shumë që cdo qytetar i zhgënjyer nga kjo qeveri të besojë fort tek opozita dhe të mos e gjejë shpëtimin tek arratia. Por kjo është gjithësesi një temë tjetër.
Shumë nga shqiptarët që brakstin familjet dhe vendin e tyre sot, ndoshta nuk kanë jetuar asnjë ditë në komunizëm, sepse janë fare të rinj. A mund t’i thuash atyre që në këtë vend po vendoset drejtësia se po hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit? A është ky për ta një argument që t’i bëjë të kthehen? Sigurisht që jo. Sepse ai e di që dosjet e bandistëve të lagjes së tij dhe të kryebanditëve që janë bërë të mëdhenj nuk do të hapen kurrë, ndaj edhe nuk kanë më asnjë shpresë. Ndaj edhe nxitojnë të largohen.
Ata nuk mund ti gënjejmë dot me rrugën Tiranë-Rinas, që është edhe simbolika më elokuente e mënyrësë sesi është qeverisur Shqpëria në këtë dy vjet. Janë vetëm 10 km rrugë me drita, të bardha dhe të kuqe, me palma, me asfalt të riveshur, me lule dhe me gjelbërim, por edhe aty hajdutët nuk ia përtojnë dhe të grabisin mu në mes të ditës. Janë harxhuar miliona dollarë për këtë vitrinë të qeverisë, dhe për cudi asnjë centimetër më shumë asfalt nuk shtrohet ndonëse autostrada Tiranë –Durrës është e gjitha e amortizuar. Sepse qeveria nuk ka para për rrugë, ujësjellësa dhe shkolla, por vetëm për reklama.
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, me të cilën do të gënjejë apo blejë ndonjë gazetar të huaj, që mbase të bëjë ndonjë reportazh optimist, njësoj si dikur kur drejtonte bashkinë e Tiranës dhe leu me bojëra të ndezura fasadat e pallateve.
Unë mendoj se sado drita dhe lule të ketë në rrugën Tiranë –Rinas, kjo nuk do t’i bëjë më të lumtur ata që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e kripura të energjisë, ata që kanë humbur cdo shpresë për një vend pune, ata që kanë rënë pre e dhunës së paligjshme të shteti policor. Ndaj ata do të vazhdojnë të ikin, pa e kthyer kokën pas.
Por Shqipëria e rrugës Tiranë-Rinas, përvecse irrituese për këtë vend që i shtohen në progresion gjeomerik hallet, është edhe poshtërim për qindra mijëra shqiptarët që sot ndodhen në vështirësi ekstreme. Sepse është një politikë fyese që i konsideron ata si dele që mund të genjehen lehtë, mjafton që të shikojnë pas xhamave barin jeshil dhe palmat, për të harruar femijët që nuk kanë me se t’i ushqejnë. Është njësoj si dikujt që ka marrë pjesë në një funeral, t’i thuash se sa e bukur është rruga që të con në varreza.
Kjo është e vetmja qeveri, që i konsideron punëtorë ministrat, sepse flasin gjithë ditën, dhe u kërkon punë deputetëve, të cilët sipas saj nuk duhet as të flasin. Madje edhe ky ligj hipokrit dhe tinzar, që nuk sjell asnjë vlerë dhe asgjë të mirë për shoqërinë, konsiderohet si një nga veprat e mëdha të një ministri të sukseshsëm, i cili ka vendosur të kandidojë për kryetar bashkie. Por ndonëse ju tashmë e keni vendosur ta miratoni, unë po u jap një këshillë. Mbase do t’ju interesonte më shumë të mos i hapnit dosjet, sepse mund ta kishit shpallur agjent të Sigurimit të Shtetit edhe Ben Blushin, apo ndonjë deputet tjetër që do të guxonte t’i prishte gjumin kryeministrit. Opozitën po se po.

April 30, 2015 14:28
Komento

14 Komente

  1. lona April 30, 14:37

    ligji eshte me shume te drejte cdo kush ka te drjten per tu njohur me te kaluar komuniste

    Reply to this comment
    • dani April 30, 14:38

      ligj shume i veshtire me thene te drejten per tu miratuar!! se dhe po u miratua nuk ka garanci per para ardhesin qe ishte ne kryeministri , sepse ai i ka fshire dosjet qe deshiron dhe kjo me ben te dyshoj se ai prap do ja dali pa lagur !! po ishalla do zoti gjykata dhe prokuroria dele e pavarur nga cdo lidhje politike dhe te arrestoj ate berishen se ska len krim pa bere

      Reply to this comment
      • teona April 30, 15:07

        te shofim tani se kush na ka qeverisur deri me sot, ata qe na kane perndjekur si sigurimsa shteti, ata qe na perndjekin edhe sot me shperdorimin e pushtetit, erdhi dita qe edhe politika shqiptare te spastrohet nga te inkriminuarit.

        Reply to this comment
        • ligji ligji April 30, 15:08

          duhet ore e me pare te hapen dosjet, madje para zgjedhjeve lokale, qe te mos lejojme qe te kandidojne njerez te inkriminuar, qe kane marre me qafe shqiptaret per vite me radhe.

          Reply to this comment
      • tinzar eeee April 30, 15:10

        Po kur s’te intereson, keshtu do thuash ti tinzar, se u erdhi dita o mashtruesa, o gjakpires, qe na keni marre me qafe deri me sot, ju nuk duhet te qeverisni me, pse nuk e mbeshtesni ligjin e hapjes se dosjeve, se i keni ne mes tuaj ish sigurimsat.

        Reply to this comment
    • livia April 30, 15:15

      mos u mundo ta ngresh kot zerin, e te mbrosh personat qe jane ne ate dosje se neser do jesh dhe ti dhe sdo te te mbroje kush,,,, nese eshte ligj qe nuk duhej bere tani mund ta kishit bere ju kohe me pare, apo nuk iu mjaftuan 8 vjet.. nese tani eshte ligj qe behet per te mbuluar “korrupsonin” e supozuar nga ju, po ju atehere nuk e realizuat se ishit te zene duke vjedhur.. keshtu luftohet kriminaliteti dhe kriminelat qe jane ne ate dosje

      Reply to this comment
    • lori April 30, 15:17

      sigurimsat keshtu do thone eshte normale qe nuk do u pelqeje votimi i nje ligji sic eshte ai i hapjes se dosjeve

      Reply to this comment
      • sasha April 30, 15:22

        ouu po Patozi cne pse ka kaq frike nga hapja e dosjeve. Ky eshte nje ligj me nje rendesi te vecante dhe duhet te gezoje mbeshtetjen e te gjitheve

        Reply to this comment
  2. Elma April 30, 14:43

    Pse nuk i beri patozi perderisa i duken kaq tinezar ky ligj, mgjth keta jane mesuar vetem te bejne kritikun e punes se tjetrit dhe asgje me teper.

    Reply to this comment
  3. gegetoske April 30, 14:53

    Eeeeeeeeeeeeeeeeeeuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu bre Patoz! me kishte marre malli te te shihja, te degjoja zerin, te ngrije probleme dhe te debatoje, por nuk te shihja, sado qe te kerkoja! Ishe tretur, ishe vyshkur, zeri te ish holluar dhe vinte lehte-lehte, sikur nuk doje te flisje. Me erdhi keq per ty. U interesova tek nje miku im dhe e pyeta per shendetin tend dhe mora vesh se me shendet je TOP ,por telashet e renies nga FIKU, te kishin derguar ne ate derexhe, sa me erdhi keq! Sa per ligjeraten ne kuvend :-NUK NA THE GJE !Te kam patur 8 VJET ne qeveri e pushtet dhe nuk e zgjidhe kete hall ti edhe te tjeret, bashkellogorasit tuaj .
    1. Pse nuk i hape dosjet per 8 vjet ??? Aaaaaaaaaa nuk te la SALSERBI!!!!!!
    2.Pse nuk fole atebote si sot edhe pse zerin e ke patur me te paster e me kumbues?????
    – Nga anet tona thone: ” Ka mbetur si gjel pa pupla, edhe pulat nuk e afrojne”! hahahahaha

    Reply to this comment
  4. LORA April 30, 16:30

    Ketij patozit i paska ardhur zeri,,ky qe nuk e tha nje fjale per masakrimin e Sokol Olldashit prej nahijes se tij kriminale,e paska me te shtrenjte mbrojtjen e lekures se tij te spiunit, me llagapin ”Ballshi”.

    Reply to this comment
  5. Demonstruesi i Palmave April 30, 16:40

    Ky eshte ligji me i mire i mundshem sepse eshte zbatuar diku dhe ka rezultuar efikas.
    Zoti Patozi e benit ligjin se kishit 8-vjet kohe edhe ta aplikonit, apo e kishit perqendruar vemendjen per te zhdukur edhe disa dosje te tjera.

    Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" April 30, 16:53

    Portretin e Patozit e shohim cdo dite ne relievin e muzeut kombetar, fytyra e fshatarit me kazme, tamam fytyre spiuni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*