Hapja e dosjeve të Kennedy, dalin informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

October 28, 2017 10:45

Hapja e dosjeve të Kennedy, dalin informacione tronditëse mbi vdekjen e Marilyn Monroe

Një letër dërguar drejtorit të FBI zbulon planet për të botuar një libër duke pretenduar se presidenti i atëhershëm, Bobby Kennedy ishte pas vrasjes së yllit të Hollivudit.

Midis dosjeve të sapo publikuara  të JFK-së është një letër që paralajmëron Robert F. Kennedy për një libër shpërthyes i cili pretendon  se ai ishte përfshirë në vdekjen e Marilyn Monroe. Duke iu drejtuar të dy Prokurorit të Përgjithshëm Kennedy dhe Drejtorit të FBI-së, memorandumi zbulon përmbajtjen e një libri të titulluar “Vdekja e çuditshme e Marilyn Monroe”.

Letra njoftoi zyrtarët e inteligjencës amerikane  Frank A. Capell për të publikuar pretendimet se Marilyn Monroe ishte përfshirë në një marrëdhënie me  Kennedy.

Ai shprehet se : “Libri thotë se lidhja e Monroes me Kennedy ishte e njohur në rrethin e miqëve  në zonën e Hollivudit”, por nuk u publikua asnjëherë “. Letra, dërguar më 14 korrik 1964, vazhdon të paralajmërojë për besimin e shkrimtarit se Bobby Kennedy kishte qenë pas vdekjes së papritur të yllit botëror. Sipas atij  “Marilyn Monroe besonte se qëllimet e Kennedy  ishin serioze dhe se ai i kishte premtuar se do  divorcohej nga gruaja dhe të martohej me të.

“Kur ai nuk e bëri këtë”, shkruhet në libër, ajo ‘kërcënoi se do ta bënte publike marrëdhëniet e tyre’, e cila do të shkatërronte aspiratat e tij presidenciale.”Ishte ky momenti kur  Kennedy vendosi të vepronte.” Ai shton: “Sipas librit, Kennedy përdori të ashtuquajturin Komploti Komunist i cili ishte një mënyrë  eksperte në eliminimin shkencor të armiqve të tij “për të vrarë  Monroe duke e bërë vrasjen e saj të duket si një vetëvrasje”. Edhe pse libri u botua muaj më vonë në vitin 1964, ai nuk arriti të merrte vëmendje e publikut. Megjithatë, pretendimet e këtij libri përforcojnë akuzat se midis aktores dhe presidentit ekzistonte  një marrëdhënieje jo fort e mirë. /bota.al/

October 28, 2017 10:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*