Hapja e negociatave. Ja cilat janë vendet pro dhe kundër Shqipërisë në BE

October 12, 2017 11:52

Hapja e negociatave. Ja cilat janë vendet pro dhe kundër Shqipërisë në BE

Pas mbështetjes së kryeministrit italian Gentiloni për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur edhe komentet e ministrit të jashtëm polak.

“Procesi i integrimi europian nga vendet e Europës Juglindore ndihmon në forcimin e sigurisë dhe progresit në të gjithë kontinentin”, u shpreh ai gjatë një takimi me homologë dhe diplomatë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë mënyrë hapja e kapitujve të anëtarësimit është bërë temë e ditës në sferën politike europiane. Por negociatat për anëtarësim nuk mund të nisin pa rënë dakord të gjithë vendet e Bashkimit Europian, në formën e një vendimi unanim nga Këshilli i BE.

Kjo do të thotë se votimi kërkon të gjitha votat pro dhe se çdo shtet mund të vendosë veton për bllokimin e procesit. Në këtë këndvështrim, Shqipëria ka disa aleatë të fuqishëm në BE, por edhe disa vende që potencialisht mund të kundërshtojnë hedhjen e hapit të radhës.

Vendet potencialisht pro

Italia – Kryeministri Gentiloni u shpreh vetëm disa ditë më parë se ka ardhur koha për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Madje ai përcaktoi edhe një kohë të mundshme se kur mund të zhvillohet mbledhja vendimtare e Këshillit. Në mbledhjen e datës 19-20 Tetor, axhenda është tashmë e përcaktuar dhe një sugjerim mund të vijë vetëm në atë të datës 14-15 Dhjetor. Megjithatë në këtë datë Gentiloni tha se do të bëhet një diskutim i parë dhe me shumë gjasa votimi do të bëhet në fillim të 2018-ës.

Gjermania – Si kancelarja Merkel, nxitëse e procesit të Berlinit, ashtu edhe eurodeputetët gjermanë kanë shprehur herë pas here mbështetjen për Shqipërinë. Raportuesi në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tha në fund të Shtatorit se nuk mund të ketë më kushte shtesë. “Nëse do të vazhdojë implementimi i reformave, atëherë negociatat e anëtarësimit duhet të hapen në gjysmën e parë të 2018-s”, tha eurodeputeti gjerman.

Polonia – Vendi i Europës Lindore mbështet fuqimisht anëtarësimin në bllok të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat e fundit përforcojnë këtë mendim.

Kroacia – Si shtet i rajonit, pritet që Kroacia të mbështesë në çdo rast integrimin europian të Shqipërisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe Kroacia është një nga mbështetësit kryesorë të procesit të Berlinit.

Austria dhe Slovenia – Të dyja këto vende janë pjesëmarrëse në procesin e Berlinit dhe pritet të mbajnë një qëndrim pozitiv në mbledhjen e Këshillit Europian. Megjithëse rritja e euroskepticizmit në Austri e dobëson sigurinë për një votë pro nga ky vend.

Sllovakia dhe Hungaria – Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan dhe ai hungarez Tamas Meszerics shërbejnë si raportues në hije të vendit tonë në Parlamentin Europian. Në raportet e herëpashershme, si sfida të mbetura për Shqipërinë paraqiten reformimi i gjyqësorit, proces që deri në fillim të vitit 2018 do të ketë arritur në një zhvillim të konsiderueshëm, dhe përshtatja e legjislacionit, proces i cili kryhet edhe gjatë kapitujve të anëtarësimit.

Vendet potencialisht kundër

Bullgaria – Çështja e njohjes së minoritetit bullgar ka qenë një debat i nxehur prej muajsh mes dy vendeve. Së bashku me Greqinë, këto dy vende kanë vendosur veton për hapjen e negociatave të Maqedonisë, e cila ka marrë statusin e kandidatit që në vitin 2005. Megjithatë vendosja e një vetoje ndaj Shqipërisë duket e vështirë, pasi do të binte në kundërshtim me deklaratat e herëpashershme në Parlamentin Europian, ku Bullgaria shprehej se do të mbështeste plotësisht anëtarësimin e vendit tonë.

Greqia – Ashtu si Bullgaria, Greqia ka disa kërkesa dhe mosmarrëveshje me Shqipërinë, sidomos për sa i përket çështjeve të minoritetit, toponimeve gjeografike, librave të historisë dhe marrëveshjes për detin. Megjithatë ministri i jashtëm Bushati është shprehur qartë se bllokimi i Shqipërisë dhe vendosja e kushteve për perspektivën europiane nuk është në interesin dhe qëllimet e Greqisë. Sipas tij çështja e detit është në tryezën e bisedimeve dhe do të organizohet një diskutim në nivel ekspertësh.

Holanda – Në vitin 2013, Holanda vendosi veton për marrjen e statusit kandidat. Ishin votat në parlamentin holandez të partisë së Kryeministrit Mark Rutte që kundërshtonin këtë status. Ndonëse kjo parti humbi 10 ndenjëse në zgjedhjet e kaluara, një bashkim votash me partinë populiste antieuropiane të Geert Wilders mund të sjellë përsëritjen e skenarit të para katër viteve.

Franca – Kreu i shtetit në Francë, Emmanuel Macron, mund të jetë një mbështetës i Europës së Bashkuar, por Franca po përballet me një dhimbje koke kur vjen puna tek emigracioni i paligjshëm. Vetëm në vitin 2016, mbi 5700 shqiptarë kërkuan azil në Francë dhe shifrat për këtë vit janë në rritje. Kështu që është e mundur që Franca të kërkojë një veto për të shtyrë bisedimet, derisa Shqipëria të ketë zgjidhur këtë problem.

October 12, 2017 11:52
Komento

6 Komente

  1. return of the saint October 12, 12:30

    Nuk ka asnje kunder shqiperia eshte kunder vetes nuk ka bere asnje reforme dhe nuk po heq doré nga rusia

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza ish prostitute tani gazetare e shtetare October 12, 12:37

    INTEGRIMI?=Shqipetaret ne arrati e sllobodankat,karaxhixhat,xenat fevzinjte fullhanet e like florinjte pronare e çifligare ne ish sKiperi!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku October 12, 13:37

    T’u shpallim lufte me nje here atyre shteteve qe nuk na duan. Me partizanet trima dhe cfare ka mbetur prej tyre e kemi te sigurte qe e fitojme luften, E kemi pak zor se nuk kemi komandant legjendar, po edhe ky Edvini duhet ta beje punen.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 October 12, 17:10

    “Megjithatë ministri i jashtëm Bushati është shprehur qartë se bllokimi i Shqipërisë dhe vendosja e kushteve për perspektivën europiane nuk është në interesin dhe qëllimet e Greqisë. —————–Sipas tij çështja e detit është në tryezën e bisedimeve dhe do të organizohet një diskutim në nivel ekspertësh.———”
    bushat po përpiqesh ti zësh vëndin bashës??
    si është puna e atyre EKSPERTVE që do të çosh në bisedime??
    shiko ço ndonjë që të masë për det dhe gjithë himarën!bile po mundi deri në erzen se me shkumbinin nuk kënaqen shumë gërkët!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*