“Hapja e negociatave me Shqipërinë historike”, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës

September 16, 2020 21:24

“Hapja e negociatave me Shqipërinë historike”, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha sot se dhënia e dritës jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historike.

Presidentja u shpreh se e ardhmja e rajonit të Ballkanit është në Bashkimin Europian.

Këtë deklaratë ajo bëri në Parlamentin Europian ku gjithashtu, sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe jo vetëm një ndalesë në rrugën e mëndafshit.

“Vendet e rajonit janë pjesë e Europës, që ndajnë të njëjtën histori dhe fat me BE-në, dhe se e ardhmja e tyre qëndron brenda Bashkimit Europian. Besimi është themeli i çdo partneriteti të fortë. Dhe Europa do të jetë gjithnjë gati të ndërtojë partneritete të forta me fqinjët tanë më të afërt, e kjo nis me Ballkanin Perëndimor.

Vendimi i gjashtë muajve më parë për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte vërtet historike. Dhe në fakt e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, ne ndajmë të njëjtin fat, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe ata nuk janë vetëm një vend-ndalim përgjatë rrugës së mëndafshit. Ne do të paraqesim së shpejti një paketë për rimëkëmbjen ekonomike me Ballkanin Perëndimor duke u përqendruar në një numër nismash për investime rajonale”, tha presidentja e KE.

h.b/ dita

September 16, 2020 21:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim