Hapu dhe e mos u futsh, Alketa!

February 11, 2020 02:47

Hapu dhe e mos u futsh, Alketa!

Nga Romelda  Bozhani

 

Sipas njё teze tё nisur s’dihet se ku, por tё bitisur nga Umberto Eco, ka dy lloje qytetesh: ”qytete superiore” dhe “qytete inferiore”.

Kur shkon nё Paris, pёr shembull, askush nuk tё pyet se si e qysh tё duket qyteti. Se qyteti, dmth, Parisi ёshtё hata e madhe e kjo duket ashiqare. Ky ёshtё “qyteti superior”, ose ”qytet i epёrm”. Parisi s’ka nevojё pёr shumё llafe. Shkon atje, tё ngelet hapur goja nga habia, rrotullon kokёn treqind e gjashtёdhjetё gradё si njё zog i hutuar e kthehesh me bisht ndёr shalё andej nga ke ardhur e mendon se asgjё mё s’do tё hyjё nё sy, qoftё mal a fushё a det vendi ku ti rron e vegjeton.

Pas kёsaj gdhendjeje estetike, bukuritё e tjera tё duken tё dorёs sё dytё. Qytetet e botёs t’i mbushin dhe s’t’i mbushin  sytё e ti fillon t’i gjesh vjegёn çdo gjёje si kritik mistrec.

Kёto, sipas Ecos, quhen“qytete inferiore”, ose “tё poshtme”, dmth., provinca.

U. Eco, quan “qytet inferior” edhe Romёn. Kjo ёshtё njё shuplakё e hidhёt pёr byçёn e rёgjuar tё Romёs plakё.

Dhe, ja, ku dola te shtegu i dhive. Se, nёse Roma dikujt i duket provincё, vajmedet si duket kjo Shqipёria dhe bota jonё picirruke. E qё jemi edhe ne provincё e shkuar provincёs, e tregon fakti qё na duhet tё prodhojmё herё pas here “ngjarje tё bujshme” e  tё lindim “heronj zgalema” qё tё vёrtetojmё se ekzistojmё.

E thёnё nё mёnyrё mё tё pёrmbajtur, shpeshherё, ne kemi nevojё tё kthehemi, nga “periferi”, nё “qendёr”. Dhe kёtё e bёjmё me zjarr, me pasion, me furi, me zemёrim, me entuziazёm, me simbole, me tifozllёk, partizançe. Po flas pёr shqiptarёt. Pёr ne, dmth., pёr krejt popullin, kthehet nё ngjarje tё bujshme çdo ndeshje ndёrkombёtare ku luan “ndonjёherё” edhe kombёtarja jonё, pavarёsisht se zhdёpemi nё dru, çdo festival ndёrkombёtar kёnge, filmi, apo letёrsie, ku “ndonjёherё” merr pjesё edhe ndonjё kёngё, kёngёtar, apo artist i yni, pavarёsisht rezultateve dhe famёs sё tij. Duket sikur, ne, duam tё bёhemi pjesёmarrёs me çdo kusht, dmth., duam tё marrin pjesё fizikisht nё çdo gёzim e nё çdo hidhёrim tё njeri-tjetrit.

Ngjarja e fundit e bujshme, qё shkundi botёn shqiptare (po gjithё botёn mbarё ama!), ishte pjesёmarrja e Alketёs nё festivalin e Sanremos. UUUUU, ngjarje e madhe! Festё e madhe, pёr disa, festё e vogёl pёr tё tjerё, por gjithsesi, ditё e zakoshme s’ishte.

Dhe u harrua qё mund tё ishte vetёm festё dhe arritje vetjake. Pёr herё tё parё, nё festivalin italian, aq tё dashur pёr shqiptarёt, por aq tё diskutueshёm pёr vetё italianёt, merr pjesё si prezantues njё shqiptar, mё saktё, njё shqiptare. Kёshtu qё s’bёhej fjalё vetёm pёr arritje vetjake pёrderisa pёrmendej nё çdo dy fjalё Shqipёria dhe shqiptarёt, pavarёsisht se shqiptarёt pёr tё shpёnё Alketёn nё festival, s’kishin luajtur as qerpikun e fundit tё syrit tё majtё.

Po kёtё fakt e harroi edhe Alketa teksa fliste me aq epsh pёr veten si prodhim shqiptar dhe vetёm shqiptar.

Nё vetvete, kjo ёshtё ngjarje vёrtetё e madhe, sepse kёto vitet e fundit, Italia, po e trajton Shqipёrinё, jo mё si vasale, por si tё barabartё dhe shqiptarёt si njё popull e jo si njё tribu. Kjo jo vetёm pёr hir tё ca artistёve shqiptarё tё talentuar qё prej kohёsh popullojnё me sukses tevizionet italiane, por, edhe sepse, helbete, aq shumё sa i kemi rёnё ne tamtameve, Italisё, do t’i binte nё vesh e do tё miklohej mё nё fund nga njё popull qё e do me kaq flakё e kaq zjarr.

Alketa, ca ngase ka natyrёn tё tillё, ca nga euforia e zhvirgjёrimit tё Aristonit, sёrish i mёshoi kёsaj dashurie platonike me nota patetike. Fillimisht, jo pak, po dhjetё minuta plot, nga katёr qё i kishin planifikuar, Alketa vuri nё lёvizje trup e shpirt, talent e sharm, pёr tё pёrshkruar “periferinё” nga vinte.

Por, oh, medet! Edhe pas fjalёve tё shumta, kjo “periferia” jonё mbeti “periferi” e s’u bё ndonjёherё “qendёr”. Ajo bёri njё monolog e njё pseudo-dialog me tё zotin e shtёpisё (tё cilit ashiqare iu pre goja fare), tё denjё pёr vitet ’90 kur ne, shqiptarёt kokёpakrehur lёpinim çdo pullё poste qё vinte nga Italia e adhuronim çdo copё qielli e toke qё s’ishte e jona.

Dhe ndoshta, ç’tha Alketa nё atё skenё, funksionon ende, duke menduar qё nё ’90-tёn, italianёt s’dinin as nga binte Shqipёria, ndёrsa nё vitet 2000, ata, ende pyesnin si pa tё keq nёse kishim ballkone apo jo ne nё Shqipёri.

Si gjithmonё, edhe kёtё herё e bёmё partizançe. Gumёzhinin rrjetet sociale, gazetat e televizionet. Gumёzhinin si komshinjtё e pallatit tim. “Na nderoi”, e lavdёronin, “na turpёroi”, e pёrçmonin, “na fёlliqi” e “turp e faqezezё” ca, “, pupu, hapu dhe e futu”, ca tё tjerё.

Alketa, me njё llaf, ua bёri lёkurёn puçkuriza cave e ua ngriti qimet pёrpjetё ca tё tjerёve. Turmat, si gjithmonё, nё kor. “Heroi zgalem”u lind e ne po merremi me tё: herё e adhurojmё, herё e pёrçmojmё.

Kёtё zё qё del nga njё mushkri e vetme, dmth, nga turma qё me çdo kusht dhe nё çdo rast do tё thotё tё sajёn, e analizon edhe psikologjia. Ёshtё njё fenomen i thjeshtё dhe i njohur qё ka tё bёjё me “ndjenjёn e superioritetit” qё e ka çdo individ dhe qё e pёrthyen, e shtrembёron dhe e drejton sipas qejfit. Qejfi, kuptohet qё ёshtё i fshehtё dhe i nёndheshёm.

Kjo “ndjenjё e epёrme”, pёrpiqet tё na mbushё mendjen se diçka nga lart po na ndriçon e na jep tё drejtёn tё gjykojmё gjithçka e gjithkёnd, pa na lёnё tё pёrlyhemi me pluhurin, me tokёn, me llumin. Dhe kёshtu pёrligjet pёrçmimi.

Ёshtё njёsoj sikur brenda nesh tё ketё zёnё rrёnjё e pezhishka Mbreti Diell (term qё s’e kam shpikur unё, kuptohet) dhe ashtu, tёrё salltanet, i veshur me pupla e i mbuluar me ar, ky mbret, shikon nga lart poshtё, me pёrçmim, vulgun dhe gjithçka ka tё bёjё me tё.

Bukur shumё! Dhe ja seç mё thotё edhe mua nja dy fjalё kjo Mbretёresha Diell qё fle brenda meje:

Lexoj shtypin italian qё tregohet entuziast dhe i thur lavde shqiptarkёs time dhe ca ndjenja periferie mё pushtojnё edhe mua. Zemra mё gufon kur shoh se jo njё, po dy vajza shqiptare, njёra mё e bukur se tjetra, njёra mё e zonja se tjetra, mbushin ekranin. Alketa dhe Dua Lipa mё kujtojnё se ёshtё jo vetёm era e shqiptarёve, por edhe era e gjinisё femёrore. Dhe kjo ёshtё festё mё vete.

Mё vonё, kthjellohem. E kujtohem se diçka i mungoi Alketёs sonё, diçka mё bezdisi tek ajo. Ajo ishte tepёr, mё shumё seç duhej, kёrciste. Alketёs, i mungoi sqima. I mungoi “masa” ose “e mesmja e artё” qё ёshtё idealja, sipas grekёve tё lashtё. Ose bon toni, siç do zoti u ka shkuar nё mendje tё rafinuarёve tё sotёm qё kanё shpikur e shkruar normat e mirёsjelljes.

Ime mё, s’mё linte tё haja rehat e mё niste ca bёrryla e ca pickime qё ende mё djegin, teksa mё thoshte: “mos fol kur mbllaçitesh”.  Ja, pra, Alketa mё la shijen e njё njeriu qё fliste duke u mbllaçitur. Nuk diti  tё mbante vendin e vet, nuk i la radhё a fjalё tjetёrkujt, nuk dёgjoi a pyeti kёnd. Dmth, nusёroi ajo pa qenё nusja e vёrtetё.

Dhe ai fustani rozё, shuuumё rozё, mё tepёr se ç’duhej dhe ato bizhutё prej gruaje sheiku, sikur nuk shkonin shumё me atё “historinё” modeste tё vendit tё saj modest.

Po e mbyll me njё tjetёr mungesё akoma mё tё rёndёsishme: atё tё sqimёs intelektuale, ose modestisё. Kush e di se di, nuk ka nevojё ta thotё, por e lё qё ta nёnkuptojnё. Gazetarёt, publiku dhe ne, duhet ta zbulonim vetё qё Alketa ishte e para nё tё gjitha dhe jo tё na e thoshte ajo.

Dhe ne do ta zbulonim me kёnaqёsinё mё tё madhe, nёse do tё na linte kohё, ndёrkohё qё na rrokanisi kokёn edhe me atё kёngёn qё kёndoi, stonaturё e gjallё nga fillimi deri nё fund. (Sepse, sipas saj, ajo ёshtё edhe kёngёtare!!). Si guxoi nё mes atyre profesionistёve tё vёrtetё?! Njё zot e di!

Unё di vetёm qё kuptova njё gjё: qё Alketa nuk ёshtё gjithkund e para. Dhe kjo mё jep shpresё se edhe ajo ёshtё njerёzore, pavarёsisht delirit tё saj tё madhёshtisё. Nё fund tё fundit, askush nuk e cyti tё futet nё garё.

Gjithsesi, a duhet tё krenohemi ne me Alketёn? Po pse jo?! Nёse ne krenohemi edhe me shqiponjat qё, pavarёsisht nga ne, fluturojnё la’ e mё la’ e thurim vargje e kёngё pёr to dhe bijtё e shqipes sa tё na dojё e kur tё na dojё qejfi, duhet tё krenohemi edhe me alketat qё me guximin e tё marrёve marrin pёrsipёr tё thyejnё tabutё e steriotipeve, qё janё ende aq tё shumtё nёpёr kёto rrethinat tona.

 

*****

Autorja jeton në Romë. Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

February 11, 2020 02:47
Komento

58 Komente

  1. Perparim February 11, 03:10

    Perfaqesimi me i keq i nje vendi eshte ai qe behet nga pozitat e inferioritetit, ndersa me qesharaku kur behet nga pozitat e megalomanise. Ndaj jo kot thuhej ne antikitet. Njeri njih veten, ndersa ne kohet moderne njeri ji vetevetja. Ja perse kontributet e nje vendi nuk mund te jene as pjese e retorikes e as magjia e shfaqjeve…
    Atdheu ka histori, ka kujtese, ka dhe njerez…

    Reply to this comment
    • XXXL February 11, 09:32

      Kah ne kënej thuhet DIJA HALLIN VETI për mua fjala ma e mënqur e popullit shqiptarë

      Reply to this comment
    • Romelda "CHI"? February 11, 23:06

      Rome-lda qe jeton ne Rome. E perdorke gjuhen shqipe shume bukur, por problemi eshte qe per cfare e ke perdorur! Per intoksikim. Po ashtu, na thuaj kush je? Cfare ke bere? Nga vjen? Asnje nuk te njeh! Alketen e njeh gjithe Shqiperia!, tani edhe Italia. Ti jeton ne Italin dhe nukm te njeh kush as ne Itali dhe as ne Shqiperi. He arrova, ke qene ne Afrike! Mire-keq po Alketa arriti dicka. Pavaresisht se cfare tha, eshte nje sukses i saj. Per Shqiperine eshte nje reklame e bukur. Pse? Sepse Alketa i ka te dyja, si bukurine ashtu edhe mencurine. Sepse italianet dhe europianet na shikojne sikur jemi afrikane. Ju lutem hajde prape kur te behesh dikushi. Deri atehere, ciao ciao! Nuk,e dime nese je bella apo jo, sepse mund te kisha thene: Ciao bella! Dhe se fundmi: hapeni zemren dhe pranoni suksesin e tjetrit! Bravo Alketa dhe Faleminderit per reklamen per Shqiperine. Dua Lipa erdhi dhe iku por asnje nuk e mori vesh qe ishte shqiptare pervec komenteve te disa gazetave. Madje thane qe eshte kosovare dhe jo shqiptare. Ndersa Alketa e shpalli me te madhe Shqiperine dhe falenderoj edhe horrat e Shqiperise, qe nuk e mirenjohin suksesin e saj, dhe ju tha “Ju dua te gjitheve”. Na harroj ne qe jetojme jashte dhe qe e duam! Por ja falim, sepse na nderoj edhe neve!

      Reply to this comment
  2. Shqipo February 11, 03:19

    Fevziu: Të jesh në San Remo si gruaja e C.Ronaldos, është sukses i një mashkulli apo Sukses i një femre?
    Alketa: Sigurisht i një femre!

    Reply to this comment
  3. Arben February 11, 03:27

    E dashur Alketa.
    Se pari te pergezoj per pjesmarrjen si prezantuese ne festivalin prestigjoz te Sanremos.
    Stilizim perfekt, gjuha e nivelit shume te mire si edhe perfaqsimi si shqiptare ishin vertet per tu krenuar.
    Une vete kam vite qe nuk e ndjek me kete Festival. Me pelqen ta ruaj pa prekur nostalgjine e viteve te arta te tij.
    Vite qe pasqyronin me se miri stilin e jetes italiane.Sapore di mare ,sapore di sale.
    Kesaj rradhe i shtyre nga kureshtja pashe videon qe kishit postuar vete ju…dhe ne disa momente mu duk se duke folur me shume se cduhet ,gabon edhe me shume se cduhet.
    Sidomos kur flet per nje kohe qe e ke me te degjuar.
    Vertet Shqipnija ishte vend ku sundonte diktati i PPSH se. Ishte nje diktature alla shqiptarce.
    Nje lufte e heshtur mes qytetarise dhe injorances.
    Ne kete lufte shpesh fitonte injoranca…por nganjehere fitonte edhe qytetaria.
    Festivali i Sanremos ishte nje shkendije e shkurter e fitores se qytetarise.
    Asokohe nuk kishte cdokush televizor ne shtepi dhe Sanremo behej sebep per tu mbledhur tek ai qe kishte TV.
    Kuptohet mblidheshin vetem miq te njohur dhe besnike per njeritjetrin.
    Festivali ishte per qytetarine e asaj kohe nje vezullim kozmik me prezantuese legjendare si Rafaela Carra , Loreta Goggi ose Pippo Baudo.
    Shume kenge ,ndryshe nga keto te sotmet qe harrohen para se te mbaroje festivali,kendoheshin dhe bies tek tuk vazhdojne te kendohen me qef te madh.
    Ajo lidhje qe i jepte njerezve festivali,une dua ta quaj fitore te qytetarise ndaj injorances.
    Ju pastaj thate qe ne ate kohe ( qe ju nuk e keni perjetuar) ndalohej te ishe bionte sepse i ngjaje Rafaeles….Ehhh
    Sikur ti ta njihje gruan e Ben Hajros qe te gjithe e therrisnin Marcella.
    Sikur ti perjetoje disa mbremje qe beheshin fshehurazi por edhe ne rrang shkolle ku luheshin jo vetem kengetare italiane por edhe Beatlles, Stones, Purple etj.
    Te gjitha keto ishin fitore te qytetarise qe sollen deri ne ditet tona nje respekt per artin ,gjuhet e huaja ,muziken etj.
    Athere nuk ishte vetem Sanremo,por edhe kinemaja italiane me aktoret dhe aktorët e saj legjendare.
    Une vete nuk kam me interes per festivalin e Sanremos….por dua te them qe ai ka qene gjithmone pasqyre e jetes qe behej ne Itali.
    Dikur Italia nostalgjike ,sot Italia kaotike. Ky Festival e tregon me sinqeritet te plote.
    Po permend nje citat te legjendarit Gianni Agnelli…qe ishte edhe ikone e stilit italian.
    ” Dikur ne Capri vinin princesha dhe kontesha dhe silleshin si kucka…Sot vijne kucka dhe sillen si princesha”
    Une do shtoj edhe…
    “Dikur prezantonin festivalin,sot prezantojne veten”
    A.F.

    Reply to this comment
  4. Giiko February 11, 03:47

    Ajo ishte shoqëruese jo drejtuese e natës së 3’të në një shtet që nuk ishte Shqipëria, por ajo nuk kuptoi, nuk diti, nuk mundi, nuk deshi të njihte rolin dhe hapësiren e saj… sa shkeli skenën, jo vetëm që fliste me 100 në orë përpara një publiku të qetë dhe elitar (jo para deficenteve) por pasi ju drejtua me ti drejtuesit të Sanremos.. pastaj Ronaldos që ish në sallë .. su mjaftua me kaq.. por dogji me pabesi skenarin duke lajmëruar ardhjen e Beninjit (çka ish eskluzivitet i prezantuesit zyrtar Amadeusit) dhe duke broçkollitur që ajo kish studiuar pjesën kur Beninji mori çmimin Oskar para 21 vjetesh.. se si ai eci mbi kokat e spektatorëve të Oskarit dhe ajo donte ta bënte të njëjtën gjë.. por drejtuesi i orkestres mos shqetesohej se ajo nuk do e bënte… ?!
    Pastaj tha që ajo ishte e para femër që prezantonte një Festival në Shqipëri.. pastaj i tha Amadeusit që ti do femrat.. dhe ai i tha.. jo dua gjitjhë njerëzit.. (në rrjeshtin e parë kish të ulur gruan dhe djalin i ziu).. dhe kuptohet që ky shokim dhe nxjerrje nga shtrati fisnik i Sanremos.. bëri që prezantuesja shqiptare të dërgohej në prapaskenë (në oborr) për gati gjithë natën e tretë… dhe kohën e saj në pjesën më të madhe e zëvëndesoi dhe drejtoi gruaja e Ronaldos me qetësi dhe zonjllëk ose Amadeus tek pullë i vetëm,..

    Monologu pastaj… ishte nje thagmë me vete… për vec qurreve dhe loteve gjithë inferioritet… bjondeve që i persekutonte diktatura,.. pati dhe kundërshti pa kuptim llogjik.. se gjoja për Balionin dhe Celentanon hyje ne burg por ndërkohë asaj edhe pse vetëm 5 vjec (aq ishte kur ra sistemi) i mësuan këngën e Bobi Solos… (të cilën dhe atë nisi ta këndonte..por nga që stonoi e la rruges…)
    Fjalët e monologut në fakt ishin shumë të lodhura.. fiks stili i naltmadhnisë që merret me 30 vjet te shkuara të Diktaturës.. dhe nuk shpalos asnjëherë problemet e sotme që ka shoqëria shqiptare dhe sidomos femra shqiptare…

    dhe e fundit.. prezantuesja në thelb.. është rob i mirë.. dhe këtë se them me ironi, ajo ka nevojë të rritet, dhe jo me moshë biologjike… atë duhet ta lënë të rritet, brumin e ka… i kanë vrarë qetësine… i kanë vrarë emocionet… zëri i saj i njëtrajtshem…. e vërteton…e kanë shkëputur nga realiteti.. qëllimi dhe objektivi i saj nuk duhet te jete më, të tërbojë “armiqtë” që ka në Shqipëri pasi kjo i ka ndryshuar dhe shëmtuar rrugën dhe mardhënien me profesionalizmin…. Ajo duhet ti fus një të qarë me të madhe.. të çlirohet.. të gjej veten, të kthehet tek vetja… dhe të lexojë…. të lexojë.. të lexojë.. dhe jo shqip… shqipja i jep ankth.. dhe lehtësi kapërcimi faqesh…le të fillojë të lexojë pakëz libra italisht.. do e bëjnë të vras mëndjen.. të fitoj kohë dhe të pasurojë fjalorin.. që monologjet me bjonde mos tja shkruaj më naltmadhnia…

    ..dhe e fundit fare.. i raftë një glasë asaj apo atij që i dhuroi një çantë super të shtrenjtë prezantueses meqë po shkonte në Sanremo….. asaj i duhet urgjent një libër….. Djemtë e Rruges Pal.. për shembull… italisht kuptohet..

    Nuk mund të mburresh kur turpërohesh, unë kam tjetër njësi matëse, ndryshe nga defiçentet që bëjnë si lajkatarë, ca me pagesë ca me deficencë….
    Shqiperia po kthehet në piedestal të mediokreve dhe antivlerave.. dhe për mua kjo është drama më e madhe…

    Reply to this comment
    • Tura February 11, 07:27

      Mos i vini faj Alketes,ate renje,ate arsim,bagazh intelektual,kulture e ngritje familjare ka.Aq ja pritur asaj dhe Vera Grabockes,minore qe nuk perfaqesojne intelektualet shqiptare.Edhe gjoksi me batoks ju pelqeu vetem terruve dhe napolitaneve.Ajo perfaqeson nivelin mizerabel te atyre qe e kane cuar.Dhe 20.000 euro,ka raste qe ndonje shqiptare brenda nje nate i fiton pa shkuar ne Ariston.Boll kemi politikanet debila hajdute e megallomane ne Shqiperi,qe po na cajne trapin e na nxine jeten ne ekrane e media.Edhe kete kishim mangut nga TV.italian

      Reply to this comment
  5. TURI EMIGR February 11, 04:46

    BRAVO ALKETA .KE THYER NJE REKORD TJETER SHQIPTAR. KRYENGJARJET NUK MBAJNE ME SHUME SE 3 DITE POR ME ALKETEN PO MBUSHET JAVA .ORE POR CFAR DREQI JU KA PICKUAR .MJAFT LERENI VAJZEN NE PUNEN E SAJ O MENDJEDERDELLITESA TE NDRITUR SE KUPTOJ DHE GAZETEN DITA SE PSE I FRYN AKOMA KESAJ TEME.

    Reply to this comment
  6. mirel February 11, 07:17

    Me mire heren e pare amore. Mos e prish dore .

    Reply to this comment
  7. Sallakja February 11, 08:35

    Romelda,
    Umberto Ecco, qe ju citoni ( pa e lexuar) ka thene per ju e natyrishte edhe per botuesin e ketij shkrimi absurd :
    I social media danno diritto di parola a leggioni di imbecilli che prima parlavano al bar…..

    Reply to this comment
  8. dashamires February 11, 08:55

    Eshte kohe Alketash delirante ne skena, bythe Ilda Bejleresh ne foto gazetash, jargavitje Spiropalesh te tipit “Edi Rama – Skenderbeu i shek. 21″…a duhet te krenohemi me to? Me mire jo!

    Reply to this comment
  9. demo February 11, 09:01

    Hunda,hunda,Kesaj ja ka fajin Hunda,qe e ndryshoi me skalpell.Sa per ato fjale qe tha,i pat thene 30 vjet me pare publikut italian ish ambasadori Sherif Merdani.
    Ishte i vetmi shqiptar qe i zinin vend ato fjale.
    Kur kendonte Boby Solo e ema e kesaj nuk kishte lindur.Kur lindi kjo Boby Solo kishte dale ne pension.
    Tani hajt tja ngrefesh me botox xha Sulos dhe xha Beqos.

    Reply to this comment
  10. Asd February 11, 09:10

    Like

    Reply to this comment
  11. Asd February 11, 09:12

    “Fitorja” e Alketes, si ajo e Pirros. Like – per artikullin

    Reply to this comment
  12. Lalai February 11, 10:06

    I KAM VRARE 300 GJERMANE
    Tek cezma jonë ., ndënë fshat
    Vjen një gjerman, vet’ fillikat.
    S’doli kush ti bënte pritë,
    Si të vinte, për një vizitë
    Arti i luftes, qënka shkencë
    Na pushtoi fshatin, pa rezistencë
    #
    Mbasi fshatin ka pushtuar
    Aty tek cezma, lan sy e duar
    Pi njëher’ ujë, vetëm nje herë,
    Dhe krisi iku, e u bë erë,
    Por, për ironi të fatit
    Haron helmetën, mbi cezm’ të fshatit
    #
    Cështje e madhe, bëri bujë
    Mbeti fshati, keq pa ujë
    Duan uje, po kujt ja mban
    Ja ësht’ helmetë, por n’ësht’ gjerman?
    #
    Frikë, frikë, mos e pyet
    Mbushëm brekët, vaj medet
    Fshati yne, mbahet per trima
    Ku ka trima, ka dhe vrima
    Prisnim fshehur pas dritares
    Se mos vijnë të clirimtares
    #
    Kur një ditë, Bako cobani
    S’dinte gje, kthehej nga stani,
    Sheh mbi cezmë një helmet’ gjermani
    …-Eh c’kusickë për fasule
    Mall gjermani xhan o lule
    Merr kusickën, me ne ish fati
    Urra!!!….u clirua fshati
    #
    U hap nami per Bako trimin
    Trim i madh, solli clirimin
    Coban trim hero i gjallë
    Gjermanise i bëri ballë
    Dhe e ngritën në piedestal
    I dhan’ gradën gjeneral
    #
    Gjeneral supe spaleta
    Bato kusicka helmeta
    Dekoratat numuronte
    Sa dhe syve s’u besonte
    Thoshte shpesh, o dreq o punë
    Të jem unë, të mos jem unë
    #
    Merr medalje, Bako fatlumi
    Nga Partia, nga presidiumi
    Nga Mehmeti e nga xhacka
    Mbushur gjoksin plot kapacka
    Mburrnin Bakon, vend pa vend
    Gjer i iken, dy fijet mend
    Vec dëgjoje, bre miku im
    Kur ngre grushtin, e mban fjalim
    #
    -Unë,-thotë- se njoh rrezikun
    Trup me trup, luft’ me armikun
    Nga fitorja në fitore
    Ndër beteja madheshtore
    Ndër beteja e ndër luftime
    Shum’ kam vrare, me doren time
    Trup me trup, luft’ në Tiranë
    Vrava plot, 300 gjermanë
    #
    Ky esht Bato kapedani
    Bato tenxhere gjermani
    Bato kusicka, gjenerali
    I brumosur nga ideali
    Për ideal jeta i iku
    Mbron atdheun nga armiku
    Vigjilent ruante telat
    Nga armiqt’ e kriminelat
    #
    Ka vrar’ anti, Enverista
    Kapitalista revizionista
    Dhe diversanta, dhe tradhëtarë
    Se mban mend, sa shum ka vrarë
    Sot dëgjova, për katranin
    Paska vrare, dhe Hamit Matjanin.

    Reply to this comment
    • Gjitoni i Benkos February 11, 11:42

      Kete poezi te bukur do ja jap per lexim,
      atij vjershetorit Benko Duka, gjitonit tim,
      por kam nje merak se kur kete ta lexoje,
      nga sekelldia ndonje infarkt do pesoje…

      Reply to this comment
    • Vasili February 11, 13:16

      Rralle kam qeshur,me gjith shpirt,sa kur kam lexuar kete poezi-histori te vertete,qe popujve te tjere u duket humor.

      Reply to this comment
    • Gines February 11, 15:17

      Ore, te lumte ty qe e ke shkruar siç duhet shprehjen vaj medet! Jo si kjo autorja qe jeton ne Rome dhe na e shkruan vaj me det. Jo po uthull me liqen, shellire me oqean.

      Reply to this comment
  13. Edikt February 11, 10:29

    Nuk arrij ta kuptoj kete veçori tipike shqiptarike te metonjesve per shkrimtare a opinioniste, a japmendes per t’i derguar shkrimet per botim pa u dhene nje lexim te dyte a te trete, a te dhjete, po qe nevoja.
    E dalin gafil plot me gabime drejtshkrimore fillestaresh. Qe bie ndesh me pretendimet e tyre per veten si talente te rralla apo eksperte te llafit te shkruar.
    U uroj ketyre qe te hasin ne jeten e vet profesioniste qe t i trajtojne me te njejten mase e nivel.
    Mjeke, elektriçiste, bojaxhinj, zyrtare, gjykates, avokate, kuzhiniere, bervere, qe t i trajtojne ne te njejten menyre siperfaqesore, kalimthi, pa kujdesin qe meritojne. Sikurse keta trajtojne plot mendjemadhesi lexuesit e tyre qe i mendojne me te paditur se veten.
    Nese shkruan per te tjeret, duhet te tregosh respekt per vemendjen dhe kohen qe te kushtojne. Nese shkruan vetem per te pare emrin te botuar diku, por pa cilesi, lexuesi te braktis. Une per vete po.
    Meqe e fillove ne Umberto Ekon, me duhet te te kujtoj se po shkruan shqip ne nje gazete shqiptare. E ne gjuhen dhe letersine shqipe, emrat lakohen. Dhe shqiperohen. Por duke u kthyer tek Eko, ben mire te dish qe ne Itali beri buje nje artikull ku vete Eko kritikohej se kishte shkruajtur gabim nje, po vetem nje fjale.. Pra ky profesor i ditur i semantikes kritikohej hapur per nje fjale te shkruar gabim.
    Varet nga ty nese do te arrish ne nivelin e Ekos, apo te pllaquritesh ne moçalin e shkrimeve aspak cilesore te provincializmit shqiptar sot.
    Varet po nga ty t’i caktosh nje mase vetes tende. Sa gabime do t i lejosh vetes ne nje artikull. Nje, dy apo dhjete. Mesi i arte, idealja, karari. Une per vete shifren dhjete e tejkalova shume shpejt, çka me nxiti te shkruaj keto rreshtat lart

    Reply to this comment
  14. Vasili February 11, 11:19

    Plakat me te keqija,kane dale tani,jo ato me moshe te vjeter,por ato me moshe te re,sic eshte kjo specia Bozhani:
    Katundare,nga albanistani,qe kakaris si pule torollake ne mes te Romes,dhe barazon mizorisht veten me qytetin ku merre fryme.
    Alketen pak e njoh nga ndonje cfaqie dhe pak me pare nuk e dalloja dot nga turma e vajzave dhe grave te artit,qe vecanerisht ketu, i kane qejf skenat dhe prapaskenat e vockla .
    Nuk e di,cfare forcash ishin ato,qe e shkeputen Alketen nga kjo, tallavaja albanistanase dhe e ngriten ne skenen e qytetit italian te kenges dhe i luleve te mrekullueshme Sanremos,por dua te besoj dhe keshtu doli,se kane qene vecantite e saj.
    Si shqiptar.do ti jem gjithmone thelle mirenjohes,qe ne dallim nga kengetaret tane,qe paraqesin zerin atje,ajo paraqiti veten dhe te gjithe ne njerzit,ne menyren me emocionale, te kulturuar dhe historike.
    Per trupat dhe shpirtrat tane te perdhunuar keqas nga diktatura e kuqe izoluese,kenga italiane ishte oazi i ndjenjes fine dhe te thelle,ku shpirti jone arratisesh dhe harrohesh i gjithe brenda tyre.
    Nga zemra Alketa ju uroj nje vazhdimesi te ketij noveli!

    Reply to this comment
  15. i varfri February 11, 11:19

    Lum EDI rama, stilisti jot personal

    Reply to this comment
  16. Gzim Kulufi February 11, 11:25

    Shkrim i sakte! Monologu i Alketes ne fillim se c’kishte dicka shabllone, qe u fliste vetem te tuhaturve! Mirpo aq te tuhatur nuk e besoj se jane italianet! Po nejse, nuk eshte ndonje tragjedi!

    Reply to this comment
  17. Filoeuropiani February 11, 11:39

    Shume sakte. Nuk dalim dot nga stereotipi yne provincial duke nisur me Kryeministrin qe mahniti Parisin e Madh sipas Ornela Vorpsit.

    Reply to this comment
  18. Z February 11, 12:33

    O te te dashur te dhjere shqiptare! Keto qe thote artikulli dhe disa komentues medioker bashke me Gazeten Dita qe i boton jane pershtypje nuk jane te gjitha te verteta! Varet qe jane nga Tropoja nga Jugu apo nga Tirana! Jane per cmire,urrejtje,dashuri,xhelozi apo dhe politike. Mendoj gjithashtu qe eshte nje tregues qe shqiptaret dhe Shqiperia kane ecur shume! Jetojme ne demokraci dhe askush nuk do t’ju pyese perseri kur te shkojne ne San Remo se cfare duhet te thone! Mos harroni se Saliu dhe Likja jane gjalle dhe sabotojne c’do arritje!

    Reply to this comment
  19. Edmondi February 11, 12:51

    Grini sa te doni me Alketen, ajo do beje ate qe ka ne mend. Desha te rri aq gjate e te flas, tha mbreme, se njeriu njehere shkon ne Sanremo. Kjo e ndien veten aq superiore sa ai Amadeusi dhe Rodrigesi i dukeshin katunare. Narciste e madhe. Dukej qe dy fjale nu i kishte shkembyer me te dashuren e Ronaldos, me te cilen prezantoi per tre -kater ore.Madje nuk e dinte edhe nga ishte. Xhorxhina na beri pershtypje se prezantoi ne spanjisht dhe Alketa hamendesoi te Fevziu origjinen e saj si portugeze. Eu kush eshte Alketa e kush Xhorxhina, qe per nje teke, nga buxheti i saj i bleu makinen 1 milion dollareshe Ronaldos.
    Lereni te qete Alketen që ta shikoje veten ne pellgun e narcisit dhe te pllaquritet ne ujerat e botes se saj meskine.

    Reply to this comment
  20. Kerkushi February 11, 15:43

    Eh medet, ka qe bejne, ka edhe qe i shajne ata qe bejne. Keta qe shajne nuk dijne te bejne gje tjeter. Ka edhe ca qe kujtojne se meqe i vene emrin Umberto Eccos ne fillim te sharjes, sharja do te ngjise me mire, dhe do te duken sikur jane nga ata qe bejne. Shkurt muhabeti moçali ka zhaba te medhaja e te bukura, ka edhe lloj – lloj insektesh qe shajne zhaben.

    Reply to this comment
    • B-ja February 11, 17:12

      O nesuno po i fut ne nje thes edhe ata qe bejne edhe ata qe shajne. Po ti arbitri i ture je? Nuk kisha degjuar zhaba te bukura, Zhaba, zhabe eshte.

      Reply to this comment
      • Kerkushi February 11, 21:39

        Po nuk ke faj, aq di ti, aq kupton, po nuk prish pune njeriu plaket duke nxene, ja qe e more vesh qe ka edhe zhaba te bukura. Edhe korbi i vogel i duket bukurosh none se vet. A e more vesh o lesh B-je?

        Reply to this comment
        • karabushi, korbushi, zhapiku February 11, 23:42

          Mos eshte kjo zhaba goca jote, qe te duket e bukur? Zhapiku qe mbron zhaben, Si korbi i vogel. Apo mos je korb se na nxorre krejt nga tema e Alketa silikonit.

          Reply to this comment
          • Kerkushi February 12, 01:42

            Ke nevoje te lexosh akoma qe t’i kuptosh drejt edhe ceshtjet e Alketa Silikonit. A more vesh o lesh (cari)?

  21. ALBAN DEGA February 11, 17:15

    SHUME ZHURME PER ASGJE ….

    – E pur se muove… Alketa mbetet Alkete!

    Nje shkrim nihilist, nencmues, inatcor, pa koke e pa kembe, kuturu qe nuk ka lidhje as me artin as… me atdhetarine as me kulturen e te shkruarit, aq me pak me analizen apo kritiken artistike.
    Nga fillimi e deri ne fund te shkarrashkrimit te Romeldes me shfaqej para syve te mendjes mendjndrituri Faik Konica me percaktimin gjenial per natyren e ne shqiptareve:
    – Armiku me i madh i shqiptareve jane shqiptaret, nje nga semundjet, epidemite me rrenuese te vetvetes si popull e si komb qe na ka lene ketu e keshtu si jemi… te fundit ne Evrope….
    – I joti mishin ta ha por kockat ti ruan, eshte nje shprehje filozofike shqiptare.
    Filozofi makaber qe na ka lene sakat tash e mijera vjet pasi kokckat pa mishin apo mishi pa kockat jane jofunksional.
    Ndaj jemi ku jemi sepse jemi ata qe jemi!
    Askush si mendjendrituri dhe filozofi yne i madh Sami Frasheri nuk e ka bere diagnozen e kesaj semundjeje vdekatare te ne shqiptareve:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i persosur por mjafton qe te degjoje nga goja e tjetrit vetem 5 per qind te asaj qe ai mendon per vete qe te jete i kenaqur..
    E kryesorja e kryesoreve eshte qe te kuptojme nje here e mire se nuk e ngreme, nuk e lartojne veten duke per ulur, duke neperkemdur, duke nenvleftesuar, duke percmuar, duke poshteruar njeri-tjetrin por duke konkuruar e luftuar per t’ia kaluar tjetrit.
    Duke pare perpara e jo mbrapa.
    Kete e deshmoi fare qarte edhe Festivali me nam boteror i Sanremos, Ku ajo shkelqeu jo me bizhute e as me fustanin teper roze por me artin, me italishten e shkelqyer, me talentin e saj… me sharmin e saj e mbi te gjitha me mendjen e ndritur te saj .
    E Alketa Vejsiu mbetet Alketa Vejsiu!
    Nje artiste e madhe qe larton veten… por edhe ne shqiptareve si popull e si komb ne nhe vend me art e kulture, me histori e demokraci mijeravjecare.
    Nese Greqia fqinje eshte djepi i demokracise boterore Italia eshte djepi dhe nena e Drejtesise Boterore, djepi i artiit,kultures dhe qyteterimit Boteror ,
    E Alketa Vejsiu mbetet Alketa Vejsiu!

    Reply to this comment
    • Romeo February 11, 17:40

      Artiste e madhe?! Ne cfare fushe te artit, apo te llafollogjise. Mburravece, manipuluese, shpifarake. Alketa nuk me ben krenare. Me bejne krenare ato shqiptare qe flasin permes artit te tyre me modesti, pa buje, pa thene me shihni se kush jam. Artiste ishte Vaçja, qe teksa kendonte, ulte koken pak si me turp, shprehje e asaj modestise, qe do te flase e te thote qe une jam nje e zakonshme, por jane ato duartrokitjet dhe vleresimet qe ia thone ne fytyre qe je nje artiste e madhe. Edhe Bobi Solo dukej si nje nxenes para Alketes, e cila, cuditerisht e nisi e para kengen dhe pastaj hyri Bobi. Ne fakt pjesen me te madhe te kenges e kendoi amatorja Alketa dhe Bobi ishte i ftuari( featuring) ne kengen e tij ikone. Ah po, Alketa eshte Alketa per pordhat e saj, qe edhe milioneres bashkedrejtuese ia tregoi vendin me fustonin me diamante, alla Hajrije Honmi.

      Reply to this comment
    • FIloeuropiani February 11, 17:56

      I beson keto qe ke shkruar?! Armiku me i madh i shqiptareve jane shqiptaret…
      Kete beri ajo ne Sanremo. Uli nje histori mbi 50 vjecare te ndertuar pothuaj nga hiçi, injoroi gjithe ata burra e gra qe punuan ne kushtet e represionit (kujtoj vecanerisht gjithe ate qe i degdisen neper fshtara e qyteza pas festivalit te 11-te) per te ngritur veten ne piedestal dhe ketu te jap te drejte. Alketa Vejsiu mbetet Alketa Vejsiu.
      E di ti Albano qe kjo Alketa ka ne pronësi nje reviste, revisten Class, te cilen perdor si pushke kunder rivaleve te mundshme?!
      A e beson tani se “Armiku me i madh i shqiptareve jane shqiptaret”?!

      Reply to this comment
      • Alban Dega February 12, 01:08

        FALEMINDERIT ALKETE !

        – Na e zbukurove bukurine natyrale shqiptare!

        – Keep going … See you in the presentation of Oskars… !

        Nuk behet fjale per te besuar dicka qe e di edhe Gomari, por qe ti Floeuropian dhe autorja cinike e kesaj pacavurje akoma nuk doni dhe nuk dini ta kuptoni.
        Ndaj e ritheksoj se ne jemi e do te jemi ku .jemi …. sepse uroj qe nuk do te jemi ata qe jemi por shume me mire e shume me lart se sa jemi!
        Cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene nje nga baballaret e demokracise boterore, Abraham Lincoln.
        Jo vetem qeverine por edhe kulturen, … aresimin, mireqenien, jeten …. qe meriton e aq sa e si lufton per to !
        I lutem Zotit qe te na i hapi syte e zgjoje nga gjumi dhe berrylat shpata ndaj njeri- tjetrit !
        Rasti i Alketes qe sulmohet pas nje suksesi qe nuk e ka arritur asnje shqiptar…e deri sot sa te prezantoje Festivalin e Sanremos ne vendlindjen e Perluigit, Monteverdit, Vivaldit, Verdit, Chellinit, Rosinit, Pavarotit, Celentanos, Minas…..
        Ndaj gezohuni nga suksesi i nje bashkeqytetarjeje dhe bashkekombesaje tone qe edhe me futyren si Hene dhe me shtatin e saj si selvi lartoi edhe me bukurine natyrore te shqiptareve te dy gjinive!
        Faleminderit Alketa !

        Reply to this comment
        • Aladini me Eskortë February 12, 01:42

          Bukuri natyrale shqiptare thote ky gomari.
          Pervec hundes qe nuk e ka dash shqiptare vete Alketa 🙂 🙂
          Ore sa katunarë që jemi
          Secili ka mendimin e vet ore dhe oo i shprehim mes shqiptarësh këtu, as vetë Alketa nuk do ndihej mirë nëse vetem do duartrokisnim të gjithë kot m kot.
          Asgjë t keqe nuk ka se jena tu fol për një prej nesh që doli ca minuta në atë festivalin.
          Mua ironia dhe mënyra si shkruan kjo vajza tjetër autorja e ktij shkrimi më duken shumë më klas se llogjet e Alketës.
          Kam t drejtë të ndihem kështu apo jo?

          Reply to this comment
        • Tom February 13, 14:14

          Zoti Dega!
          Për disa tema dhe komente të japë të drejtë.
          Këtë radhë je jasht natyrës dhe materies tënde. NUK të ka hije që i bën komente oportuniste për një femër, që përdhunon dhe fallsifikon punën e kolegeve më të vjetra të RTSH dhe Festivalit të Këngës. Ajo alketë i përketë atij lloji tipi shqiptarit që ka folur Faik Konica.
          Ai hodhi poshtëme servilizmin e saj ndaj italianeve, dhe hodhi poshtë të gjithë punën dhe emancipimin e femrës shqiptare këto 70 vjetët e fundit. Dhe më e flliqura ishte se ja dedikoi vetes sësaj.
          Ajo foli sikur kishte zbritur nga Anijet e emigrantëve shqiptarë më 1990.
          Foli për endrat e komunizmit. Por harroi se Italia -italianët dhe shqiptarët kanë ndryshuar.

          Njerëzit NUK e dinë që kjo Alketa, financoj në fillimet e saj nga vëllai i vet që vinte makinave Bomba me telekomand.

          Prandaj Zoti Dega, mos e ulë veten kaq poshtë për këtë ZHABË SERVILE DHE PRIMITIVE.

          Reply to this comment
  22. mirel February 11, 17:51

    Alketa tha qe kish jetuar ne “buio”.
    Gracie Italia, Gracie, Gracie, Gracie Tanto, dhe Molto Gracie
    Buion e justifikon se e kishte lene diktatura injorante.
    Po mire qe facebook nuk kishte diktatura, por libra kishte te pakten.
    Te te dilte koha te ngrije koken nga librat e shkolles gjeje shume klasike verdalle, qe do i kishin zili dhe shoqerite e sotme moderne ti lexonin, se nuk i dine aq mire. Dine mire vetem Kim Kardashesen dhe monstra si Alketa.
    Ah moj Alketa
    Vete per sy e heq vetlla
    E bere si lopa, e mbushe dhe i dhe shqelmin.
    Lope hesapi, po jo nga ato te mbarat.
    Mucca Pazza

    Reply to this comment
  23. demo February 11, 17:51

    Gazeta e nerume Dita duhet te hape nje rubrike per poetin satirik Lalai.artistikisht i ve nje 10

    Reply to this comment
  24. ilenia February 11, 22:09

    Eshte e rrezikeshme per veten e per te tjeret kur te hyne vetja ne qefe. Mendoj se kjo gje i ka ndodhur edhe Alketes.Diskutimi i Alketes i pregatitur nga njerez jo kopetent dhe pranimi i ketije diskutimi nga Alketa te le te mendosh se sa mbrapa jemi e si e shesim Atdheun per vetemburrje .

    Reply to this comment
  25. vlora February 11, 22:42

    Sikur te kisha mundesine t’ju peshtyja te gjitheve ne fytyre ju njerez te ndyre qe shani ALKETEN dhe qe besoj asnje nga ju s’i vjen as deri te gishti i kembes ALKETES. BRAVO 1000 here bravo

    Reply to this comment
  26. gjermani i fundit February 12, 00:04

    Ne duhet te ndiheshim mire per ftesen qe iu be drejtueses TV Alketa Vejsiut. Jo se hallet do shteronin, por sepse vleresimi ndaj saj do ndikonte ne opinionin e pergjithshem ndaj shqiptareve. Po thuhet se italianet e kane vleresuar maksimalisht Alketen, por nuk e ndjej vertet keshtu, pikesepari, se italianet nuk jane dhe aq te drejtperdrejte, dhe shpesh kur te mbysin me superlativa te japin te kuptosh se mendojne te kunderten. Duhet te kesh ngrene buke nja 20 vjet qe ti njohesh nga brenda, se aparenca te genjen. Se pari, edhe pse behen perpjekje te medha per te ringritur prestigjin e festival it te Sanremos, cilesia nuk eshte me ajo e dikurshmja. Per mungese te talenteve, tarafeve, hatereve, etj, biles edhe shperfilljes nga kengetare/autore, me Vasco Rossi ne krye, me shume Sanremo eshte event kritikash mbi formatin figurati sesa mbi produktin muzikor. “Perché Sanremo è Sanremo” eshte biles nje refren gazmor qe mbyll minutazhin e reklamave. Ne kete atmosfere, te ketij eventi mondan(zyrtarisht festival muzikor) ia beh kjo bjondja nga Shqiperia, sikur po e martonin me princin e Anglise. Por emocione jane, ben vaki edhe ndodhin…Por njeriu I emocionuar e humb busullen, ngasherehet, vjen aty ambulanca, mjeke, infermiere, e qetesojne… Jo, Alketes nuk I ndodhi ky shock emotiv. Pra, ajo recitoi si ne ato konkurset me miss-e, ku vajzat perqafohen duke skerrmitur dhembet. E kujt do t’ia fuse Alketa, italianeve? Mjeshterve te hipokrizise? Xhanem, doemos u ka pelqyer: do kene thene-kjo qenka per ne! Se qenka si ne! Tani, dua te them dy fjale per Amadeus. Ky vjen nga radio DJ, radio e muzikes. Kur ishte i ri fliste aq shpejt sa bente gare me xhirot e nje Ferrari. Por kete here ai mbante mbi supe nje peshe te dyfishte, te prezantuesit dhe te drejtorit artistik. Alketa, pafajesisht kerkoi me arrogancen e saj (te pafajshme) qe te krijonte aty per aty nje hapesire krejt te sajen. Sic thote ajo, te ishte vetvetja…Ca gomere parimore ketu ne forum dhe plot te tjere ne fejsbuk, si ata asnjeanesit ne luften boterore, zene e merren me kritiket, duke bere sikur s’e kane vene re arrogancen tipike te arrivisteve, te prezantuar nga Alketa. Kaq. Te tjerat Jane llogje. Tani le te dale ndokush e te me thote se s’kam respektuar drejt shkrimin, pra te merremi me bishtin dhe jo me koken e problemit. Alketa do ishte yll sikur te mos ishte vetvetja, por e ftuara modeste. Monologje si te Alketes ata I degjojne non stop né programet me gra dhe burra tek D’Urso, De Filippi, etj. Plot i kane edhe ata trastat me programe llogjesh te pa buke, rutinen e te cilave nuk mundi ta thyeje sadopak Alketa, me ato “Italia, ti amo”. Dhe ky protagonizem arrogant I miremenduar per sé prapthi e penalizoi edhe ne syte tane. Sa nuk e theu dot konceptin tone mental:”e mire si prezantuese, por si per Shqiperi”. Kur fati te perkedhel, e ben per te tradhetuar – thote nje aforizme. Ishalla me mire here tjeter!

    Reply to this comment
  27. Teli February 12, 00:10

    Po kjo Bozhani a di te kendoje valle?
    Po te recitoje?
    Na jepni ca te dhena qe ta krahasojme me ndonje shqiptare ne Itali apo ne Shqiperi se nuk ja kemi degjuar zerin kurrkund. Doli Alketa ne Sanremo dhe shiko u ngrit nga gjumi.
    Ziliqare me “Z” te madhe!

    Reply to this comment
  28. ALBAN DEGA February 12, 01:36

    HAPU DHE E U FUTSH O “ALBANUS ADVERSUS ALBANUS” (“ SHQIPTARE KUNDER SHQIPTAREVE” )

    Na teprojne armiqte shekullore, mijeravjecare qe na dogjen e sakatuan, qe na poqen e faruan ( shfarosen )!
    Jemi shume pak per tu kacafytyr e nxjerre shpatat kunder njeri- tjetrit!
    “ Nga lufta midis vellezerve te gjithe jemi te humbur ” ka thene e kushton kahera e perhera Akademiku i shqiptarizmit, Kryetari mendjendritur de facto i kombit shqiptar Rexhep Qosja .
    Nga vellazeria e dashuria per njeri- tjetrin fitojme te gjithe.
    Fiton shqiptaria kudo ne Bote!
    Shqiptare te bashkuar kurre te nenshtruar …. te gjithe te fituar, te gjithe te vellazeruar, te gjithe te perparuar, te gjithe te qyteteruar, te gjithe te nderuar!
    O sot o kurre !
    Vraponi burra e gra, vellezer e motra, femije e prinder, te rinj e pleq !
    “Kjofte mallkue kush sjell ngaterrime
    Nder keta vallazen shoq me shoq…”

    Reply to this comment
  29. TIRONA February 12, 05:50

    Fiks : Shqiptari per Shqiptarin.
    Deri kur kjo sjellje e keqe ziliqare, dhe pa nje kritike te sinqerte,dashamirese,stimuluese.
    EVEN SO, ALKETA SINQERISHT
    TE PERSHENDES !

    Reply to this comment
    • Arberi February 12, 09:24

      Drinit i tregonte kontraten me RAI-in dhe Fevzos i tha une ketu dua te punoj. Alketa ka crregullim te personalitetit.
      Cili ishte qellimi i vajtjes se Alketes ne Sanremo, se na hutoi. Na tregoi kontraten, kendoi la la la, tha qe ne nuk dinim cfare ishte bota para 90-es dhe ishim majmune me bisht,bashke me prinderit e Alketes dhe pas 90-es u shfaqen balerinat e oara, kengetaret kompozitoret, femrat e hoqen ferrexhene dhe filluan te jene femra. Burrat ishin kudo, se grate nuk punonin dhe rrinin ne shtepi. O Alketa fyçka, po idhulli yt Vera( apo ti ke idhulll veten tende) ka qene ne nje nivel profesional me grate e RAI-it, ashtu si ishin shume kontigjente te tjera garsh artiste, qe sa u hapen kufijte bota i rrembeu se ishin aq mire te pergatitura profesionalisht. Na rrembyen kengetaret, instrumentistet, kompozitoret, inxhinieret, futbollistet, e lista nuk ka te mbaruar.

      Reply to this comment
  30. mirel drejtesia February 12, 14:00

    Bravo Alketa ,uroj te mbetesh me shendet nga keto bresheri plumbash,nuk dine te vrasn me pambuk !

    Reply to this comment
  31. spata February 12, 18:29

    Nuk me duket se u prish gjiza shqiptare me monologun e Alketes .Jo vetm Alketa ,qe perfitoje nga mundesia per te qene pjese e nje festivali me fam boterore ,por ne nje menyre apo tjetren cdo shqiptare, kur eshte ndeshur me te huajt ,e ka nisur monologun si Alketa .
    Alketa shpalosi nje realitet te njohur per boten e ne vecanti nga italjanet e grekerit qe i kane perjetuar dramat shqiptare para e mbas shperthimit te vullkanit e zemerimit popullor .
    Mos te harrojme, se edhe sot, shume te huaj, qe perjetuan dramen shqiptare, druhen dhe peshojne cdo fjale e veprim tonin
    Prezantimi i Alketes, pa gjukuar veshjen apo ndonje element tjeter te lokut te saj, tregoje ne syte e gjithe italjanve, por dhe atyreve qe ndoqen Festivalin e Sannremos, se Shqiperia nuk eshte me ajo qe perjetuan fqinjet tane para 30 vjetve .Kjo mendoj se ka qene dhe ideja e regjise ne monologun dhe prezantimin e Alketes .
    Une e them me plot goje se shqiptaret sot ne bote , pamvarsishte drurve te shtrembet qe ka kudo ,e kane hequr nga memorja vullkanion e cmendurise komuniste.Ka vite qe shqiptaret neper bote sot nuk i dallon nga vendasit .Sidomos brezi qe u rrit dhe lindi dallohet ne cdo drejtim me brezine e vendalinjve .Nuk dua te ndalem ne kete se ka shume raste e histori suksesesh te shqiptarve ne boten qe dikur ne e enderronim .
    Shqiptaret historikishte nuk kane qene inferior ne krahesim me popujte e tjere .Historija flet me shume se cdine vete shqiptaret .Koka te mencura e kapedanet si kane munguar kurr kesaj toke te lashte ku cdo dite dalin fakte historike rreth madheshtise se popullit tone. Ne na ka mungon sensi i dashurise dhe mirekuptimit perball sfidave te kohes .Politikanet dhe qeveritaret tane ,me te shumtit ,kane qene shtojsa te influences karizmatike nga qarqe te vecanta qe skane dashur shkelqimin e rraces sone .Asnjehere populli shqiptare nuk ka patur ne krye burra qe te vene ne levizje vyrtytet brilante te tije. Jetegjatsija e burrave patriot e te mencur ka qene shume here me e paket se sa shemelltyrat e mbrapshta te figurave qe kane drejtuar shqiptaret .Kush mendonte se pas nje gjakatari dhe hajditi si Zogu do te vinte ne pushtet nje diktator si Hoxha qe e la popullin ne duarte e kalbesirave te dy regjimeve te me parshem. Kush mendonte se ne demokraci do te mbinin nga hici geni i primitivitetit krahinor e gjakatar te kacakve e agjentve te shitur tek armiqte e betuar te popullit tone. Kush i beri shqiptaret ,si asnje here ne historine e tij, te shkaterrojne mund e djerse e vete te akumuluar ne vite .Si humben shqiptaret burrerine e cnderuan brezin e ri duke e futur ne rrugen e korrupsjonit e te krimit te organizuar .Kur ka bere vaki qe brenda nje kohe te shkurter shqiptaret te shesin nderin per te jetuar e bere karier .Ne cilen epok te tije populli ka patur kaq shpejte nje klas batakcinjesh qe dine vetem te mbushin xhepat me gjakun e djersen e popullit .
    I permenda keto per tu kthyer perseri tek Alketa.Mos valle ajo gaboje apo ne harruam se nga vijme? Harruam arrogancen politike dhe diskrimininin qe i behet dita dites ketij populli nga Politika! Alketa ne ato pak minuta dha nje mesazh se Shqiperija eshte vete ajo .E mbrekullueshme plot drite e mencuri . E afte ta thyej te keqen e te hapi nje rruge krahe shteteve superiore. Tregoje se populli shqiptare nuk eshte inferior para botes qe na rrethon por dallohet sic u dallua Alketa me te ftuarit e famshem; sic qe dhe gruaja e Ronaldos. Alketa, kjo vajkze e thjeshte shqiptare, qe vinte nga nje popull i varfer , shkelqeu dhe sfidoje nje zonje aristokrate .Sfidoje nje salle prestigjoze qe u ngrit ne kembe dhe e duartrokiti.Ne vazhdojme ta percmojme e paragjukojme keter mbrekulli qe egziston ne gjirine e shoqerise sone. Ajo tregoje se populli yne ,pamvarsishte krizave e grindje te brendshme ,lufton te ngrihet ne arte e kultur. Tregoje se shqiptaret jane me shume se cfaqja e komedija e peshtire e politikes 30 vjecare ne demokraci.

    Reply to this comment
  32. zhapiku February 12, 19:42

    Parisi te le goje hapur?!
    Per ata ose ato qe skane sy sigurisht qe po.
    Dhe per ata ose ato qe skane goje sigurisht qe ju eshte shkrumbuar truri.
    Vetem ne boulevardin Haussmann te del me nder by… ne ankand,sepse ne Trocadero ste lejne me hap syte senegalezet shites ambulant.
    Ne saint Denis ska mener polica qe aventurohet ne te,apo ne Bois de Boulogne ste lejne travestit,homot, biseksualet me rregullu getat,Porte Billancourt edhe kasafort te kesh mbi shpatulla ta rufasin pa hap e myll syte aq sa ngelesh goje hapur.
    Parisi!!!
    Kush do me mar vesh se kush eshte parisi le te lexoje George Wells.
    Vetem lumi i Sennes te myt hunet me aromen e tij te qelbet,lum ku shkelqen nga shkuma e llumit,pa llogarit minjte qe jane mbreterit si te mbi parisit por edhe te katakombeve.
    E po te fusim zhurmen marramendes(njesoj si ne shqiperi) te veturave sigurisht qe te bombardohen veshet dhe smogu tyre sigurisht qe te le goje hapur por edhe ta çbllokon gojen e shushatur.
    Parisi as me bojgen e nje gomari nuk krahasohet se me bajgen e motres se mesiperme parisi ben krushqi.

    Bien venu dans la ville la plus pourri du monde!!!
    Salut chez moi et bonjour chez toi petite fille bouche ouverte.

    Reply to this comment
  33. faro February 13, 13:44

    Kjo autore akoma nuk ka kuptuar se në këtë botë moderne ZILIA është shprehje e PRIMITIVITETIT!
    Arri edhe ti lartësitë që kapi ALKETA me mend dhe mundim!
    Fatkeqësia është se shkolla jonë akoma nuk po punon për të na zhveshur nga kjo ndjenjë masivisht e përhapur tek ne dhe që na ballafaqon shumë primitivisht me europianet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*