Haradinaj: Deri në 2020 presim anëtarësimin e Kosovës në NATO

November 14, 2017 14:26

Haradinaj: Deri në 2020 presim anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kosova do të krijojë shumë shpejt ushtrinë e saj në partneritet me NATO-n dhe synimi është që deri në 2020-n, të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake të globit.

Në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale”, Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi rolin e aleancës veri atlantike në parandalimin e luftës dhe ekstremizmit dhe ndihmën e dhënë të sigurisë nëpër botë.

“Kosova e kërkon sa më shpejt anëtarësimin në NATO dhe pret që kjo të ndodhë brenda fundit të kësaj dekade”, u shpreh ai.

Haradinaj, argumentoi më tej se, themelimi i Forcave të Armatosura të vendit do të kontribuojë në stabilitetin e Europës.

Për një anëtarësim të shpejtë në NATO u shpreh dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kujtoi se kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtarë i kalon kufijtë e rajonit.

Kreu i legjislativit, theksoi se FSK-ja ka arritur te gjitha kapacitetet e nevojshme për të dhënë kontributin e drejtpërdrejtë si anëtare e Aleancës Veriatlantike.

Ne synojmë të bëhemi anëtarë me të drejta të plota te Aleancës Veriatlantike, ne krenohemi me FSK-në, një organizatë e cila është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Natyrisht që presim që shumë shpejt bile nuk jemi vonuar, që të bëjmë transformimin e FSK-së në ushtri të ardhshme të Kosovës. Veprimet tona do të jenë të përbashkëta, nuk do të ketë befasi, por ajo që është siguri është se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet bashkë me partnerët e NATO, në ditët në vijim”, u shpreh Veseli.

November 14, 2017 14:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*