Haradinaj dhe Klosi hapin aksionin e pastrimit në Kosovë

September 15, 2018 18:38

Haradinaj dhe Klosi hapin aksionin e pastrimit në Kosovë

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi hapën zyrtarisht aksionin “Të pastrojmë Kosovën”  në lagjen “Kalabria” që njihet si një nga zonat më të mëdha të ndotura në Prishtinë.

Haradinaj falenderoi ministrin Klosi për praninë dhe mbështetjen në këtë aksion ndërkombëtar për të pastruar mbetjet  e dy dekadave të mëparshme. “Falënderoj të gjithë që jeni këtu e sidomos fëmijët, rininë e të gjithë edhe institucionet e vendit tonë, qeverinë, ambasadorët, FSK, KFOR-in dhe ministrin nga Shqipëria, Klosin dhe të gjithë që sot jeni këtu për ta pastruar Kosovën. Në ditën botërore për të pastruar, për një botë të pastër edhe ne e fillojmë aksionin me pastruar Kosovën pa dallim as gjini, gjuhë, feje, etnie ose profesioni pra të gjithë sot jemi së bashku me e pastruar vendin tonë”, tha ai.

I shoqëruar nga të rinjtë vullnetarë nga Tirana e Durrësi ministri Klosi garantoi mbështetjen për aksione të përbashkëta në të dyja anët e bjeshkëve me qëllim një mjedis të pastër dhe zhvillimin e turizmit.

“Ne jemi për të mbështetur lëvizjen vullnetare të të rinjve, lëvizjen vullnetare të shoqërisë civile e cila edhe sot po dëshmon se në të gjithë botën edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, që janë për mjedisin janë për pastërtinë, janë për një mjedis të pastër por në radhë të parë që ne të kemi një jetë të qëndrueshme. Përpjekjet që do të ndërmarrim sot është fillimi i një fushate që ne duam ta ndërmarrim gjatë gjithë vitit të ardhshëm për të pasur në të dyja anët e bjeshkëve një ambient të pastër, një zonë turistike të qëndrueshme, e në radhë të pare të kemi mirëqenie për qytetarët.”, tha ai.

l.h/ dita

September 15, 2018 18:38
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*