Haradinaj: Do bashkëpunoj me partitë politike, për të ardhmen e Kosovës

November 30, 2012 15:38

Haradinaj: Do bashkëpunoj me partitë politike, për të ardhmen e Kosovës

Pas shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Në fjalën e tij para deputetëve, Haradinaj premtoi se do të bashkëpunojë me partitë politike për të ardhmen e Kosovës.

“Është sfiduese të flas para jush, sidomos për faktin që ju jetoni çdo ditë me punë, me sfida të cilat përballet vendi ynë. Por edhe ne i kemi bashkëndier ato sfida që ju jeni përballur. Mua më jep motiv që të ecim përpara për sfida që na presin. Vendin tonë ta shohim fitues, jo fitues vetëm një grup politik. Ndjenja që jam këtu është shumë e fortë. Ju uroj të gjithëve shqiptareve festën e pavarësisë së Shqipërisë në këtë 100-vjetor të saj. Dhe ju siguroj, do jem i kujdesshëm të punoj me të gjithë ju për të krijuar kualitet sa më të mirë në vendin tonë, në demokraci”, tha Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me koalicionin me PDK-në, lideri i AAK-së nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se nuk mund të japë një përgjigje sot, pasi është ende atmosferë festive. Gjithashtu, Haradinaj ka theksuar se Kosovës i duhet një bashkim i forcave për ta përballuar më lehtë krizën globale ekonomike.

 

Arrihet marrëveshja – AAK hyn në qeveri

Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës. Burime të gazetës “Express” thonë se bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë. “Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në qeveri”, ka treguar një zyrtar i afërt me dy liderët politikë. Ai nuk ka sqaruar se si do të ndahen postet qeveritare dhe mbi të gjitha kush do të jetë kryeministër – Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj. “Pajtimi ka ndodhur, për gjëra tjera arrihet pajtim gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai.

 

 

November 30, 2012 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*