Vuçiq, i mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme

November 29, 2018 10:25

Vuçiq, i mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme

Nga Ramush Haradinaj*

Vendit tim, Kosovës, po i kërkohet të bëjë një zgjidhje të pamundur, e cila do ta zbehte sakrificën e bërë nga ushtarët e Shteteve të Bashkuara, e cila do ta dëmtonte stabilitetin e rajonit, dhe e cila do të rrezikonte aleatët e Amerikës.

Përballë sulmit të vazhdueshëm nga Serbia, që ka për qëllim të cenojë sovranitetin, sigurinë dhe prosperitetin tonë, janë disa që duan që Kosova të angazhohet në të ashtuquajturin spastrim “paqësor” etnik në Ballkan. Kjo është një përpjekje jolargpamëse, për t’iu nënshtruar ngacmuesit, me shpresë se ngacmimet do të ndalen. Ne nuk do ta bëjmë këtë – përkundrazi, ne do të ngrihemi kundër atyre që duan të na shfrytëzojnë, duke punuar në të njëjtën kohë për një marrëveshje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse.

Pas një fushate terrori e gjenocidi, Kosova fitoi pavarësinë e saj nga Serbia, nëpërmjet sakrificës së madhe, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe nga NATO’ja. Që nga lufta e 1999’s dhe nga shpallja e pavarësisë sonë më 2008, ne kemi ndërtuar një shtet modern, i vendosur për demokraci, dhe për integrim me NATO’n, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara. Sot, më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara njeh pavarësinë tonë.

Megjithatë, Serbia dhe aleatja e saj, Rusia, kanë refuzuar të njohin sovranitetin tonë, dhe janë përpjekur të bllokojnë anëtarësimin tonë në Kombet e Bashkuara. Duke shkelur marrëveshjen e Brukselit për normalizim të raporteve, Serbia ka punuar që të bllokojë rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE, si dhe drejt anëtarësimit në shumë organizata ndërkombëtare. Javën e kaluar, përpjekja jonë për t’iu bashkuar Interpol’it u pengua, duke i ndihmuar kështu krimit të organizuar dhe duke dëmtuar zbatimin ndërkombëtar të ligjit.

Tani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme: Serbia do ta njohë Kosovën, nëse ne ia japim asaj një pjesë të territorit tonë. Serbia dëshiron të krijojë një shtet të “pastër” etnikisht, duke ua hequr shtetësinë qytetarëve dhe duke i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre.

Ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar. Ne nuk do ta shkelim kushtetutën tonë, nuk do ta japim sovranitetin tonë, dhe nuk do ta shkatërrojmë integritetin tonë territorial, vetëm që Serbia ta njohë atë që tashmë është fakt. Ne gjithashtu nuk do të krijojmë një precedent të rrezikshëm, që do të destabilizonte Ballkanin e gjerë dhe vendet që po luftojnë për integritetin e tyre territorial, sikurse Izraeli, Ukraina dhe India.

Shumica e ekspertëve ndërkombëtarë e kundërshtojnë këtë ide. Ajo gjithashtu është refuzuar fuqishëm nga populli i Kosovës – teksa 77 për qind janë shprehur kundër në një anketë të realizuar së fundmi. Si kryeministër i vendit, unë kurrë nuk do ta mbështes një pazar të tillë.

Për më tepër, ne gjithashtu nuk kemi besim se Serbia do t’i respektojë zotimet e saj, duke ditur se ajo në të kaluarën nuk ka vepruar në mirëbesim. Serbia ka dështuar të zbatojë çfarëdo marrëveshje të madhe që ka nënshkruar me Kosovën, përfshirë Planin e Ahtisaarit, marrëveshjen e Brukselit të 2013’s për normalizimin e marrëdhënieve, dhe marrëveshjet e 2013’s dhe të 2015’s për furnizimin me energji elektrike. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë garantues të këtyre marrëveshjeve, duke demonstruar se si Serbia shpërfill trysninë ndërkombëtare kur ajo aplikohet.

*****

Botuar në  The Washington Post / Artikullin origjinal e lexoni KËTU

 

November 29, 2018 10:25
Komento

8 Komente

  1. demo November 29, 10:45

    Na trembet!Kujtova se ka goditur me grushta ministrin e jashtem serb ne washington!

    Reply to this comment
  2. fery November 29, 14:51

    Pse kryeministri me AAK e tij refuzojne ta votojne rezolutan e opozites ne Kuvendin e Kosova ne menyre qe gjitha ofertat e turpshme e te pista te Vuciq mose te pijne uje .Te tjerat jane te hedhesh pluher atyre qe te degjojne

    Reply to this comment
  3. Gent November 29, 14:58

    Kur ata bejne oferta te turpshme duhet te pergjigjesh, jo te rrish ne mbrojtje dhe te presesh me shume oferta prej tyre! Pse nuk beni edhe ju “oferta” per Presheven? Kerkoni te largohet ushtria serbe nga Lugina dhe te vendoset KFORi atje. Sulmit duhet ti pergjigjesh me sulm. Vetem Serbia hap gojen e kerkon, ne mbesim me mbeturinat.

    Reply to this comment
  4. mirel November 29, 16:07

    E bukura e ketij shkrimi te Ramushit, dhe qe me pelqen, eshte fakti qe Ramushi ve direkt Ramen si sherbetor te Vucicit dhe ne sherbim te Rusise.
    Kaq nuk do mend per te kuptuar se cfare tradhetari i ndyre eshte Edvin Mitat Berisha

    Reply to this comment
  5. Vlora 9 November 29, 17:58

    Edvin Mitat Berisha mendon njesoj si Sali Mitat Nishani

    Reply to this comment
  6. info analitike November 30, 12:36

    qysh tha kryekaqoli yne”ato qe kritikojne Thacin jane gomere”. Po qy qe mbron Thacin dhe pozicionimin e tij ne favor te propozimit serb cfare meriton te quhet? C’eshte ky idiot me poture qe ben deklarata te tilla qe kalojne cdo cak diplomatik, politik, etik e kombetar. Ku jane keta “atdhetaret” e Dites, bedrinjte, viktoret , bejtexhinjte? Perse per Mid’hatin u hodhen perpjete ndersa per kete sjellje heshtin? T’ia kete perseri fajin Saliu, apo xhaxhi Sorosi?

    Reply to this comment
  7. shqiptari November 30, 13:15

    Fatkeqsisht tradhtaret e interesave te ketij kombi na udheheqin dhe fuqizohen perdite ndersa populli fle gjume.Antishqiptaret jane kudo ne pushtet dhe po blejne gjithcka duke u fuqizuar ekonomikisht dhe duke detyruar shqiptaret te ndihen skllever ne vend te tyre.Kjo gje duhet te ndryshoje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*