Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Mos u përzie në punët e Kosovës

April 2, 2018 19:32

Haradinaj i përgjigjet Erdoganit: Mos u përzie në punët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është kundërpërgjigjur kritikave të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se të gjithë duhet ta dinë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Këto komente, Haradinaj i bëri në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku është bërë promovimi i gatimeve shqiptare, “Shije Shqiptare”.

“Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Por, po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë vetëm ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.

Ai tha se në Kosovë respektohen të gjitha komunitetet, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Në ditët e shënimit të Vitit të Skënderbeut, kryeministri i Kosovës tha se duke përkujtuar Gjergj Kastriot Skënderbeun dëshmohet se shqiptarët i kanë rrënjët e thella e po ashtu edhe Kosova.

“Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’u them se nuk na njohin, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë që të na njohin, se kurrë nuk është në traditën tonë që të hysh në punët e shtëpisë së dikujt tjetër”, theksoi Haradinaj.

Presidenti turk, Erdogan të shtunën ka kërcënuar kryeministrin Haradinaj “se do të paguajë”, pasi Haradinaj është shprehur kundër deportimit të gjashtë shtetasve turq. Haradinaj, pas kësaj ngjarjeje, ka shkarkuar ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi.

Një ditë më pas, Erdogan ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq, por ka kritikuar sërish Haradinajn, duke thënë se “e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’. Largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Ata bënë detyrën e tyre”.

Më 29 mars, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar dhe më pas dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej tyre ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, ndërkaq i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.

Erdogan e fajëson klerikun fetar, Fethullah Gulen se qëndron prapa tentativës për grusht-shteti më 2016.

o.j/dita

April 2, 2018 19:32
Komento

14 Komente

  1. TLN April 2, 19:36

    Ramush mos u bej skllav i turkut se nuk eshte me i mire se serbi. Fillo dhe arresto ata qe rrembyen 6 turqit dhe ja cuan Erdoganit.

    Reply to this comment
    • Tirons April 2, 19:45

      Po e sulmoi serbi kosoven, mos do ta mbroje Greqia jote? Nuk e perkrah diktatorin Erdogan po marredheniet me Turqine duan pak kujdes dhe diplomaci se fatkeqesisht na leverdis ti mbajme.

      Reply to this comment
      • Perandoria e dhier osmane April 2, 21:44

        Po pse ore koqe do ta mbroje turqia? I shikon mardhenjet e Turqise me Rusine ti apo jeton ne planet tjeter. Turqia e beri Kosoven te pavarur apo SHBA?

        Reply to this comment
        • Tirons April 3, 02:24

          Me shume kompetence po flet o koqe. SHBA e cliroi Kosoven, po armet amerikane kane ardhur edhe nepermjet Turqise. Nuk e ke vene se sa here qe kercenohet Serbia ose Greqia presioni i pare vjen nga Turqia? Amerikani s’ka kohe te merret me vende te vogla si ne, prandaj disa gjera jau lejne ne dorezim te aleateve rajonale. Pastaj pozitat nderkombetare ndryshojne, nuk varen shpresat vetem te nje vend dhe t’ja besh mutin te tjereve se pastaj e ha keq.

          Per Rambon kam shume respekt se eshte shqiptar i vertete, po edhe ja kam friken se i thote gjerat drejt e drejt. Ne ate pozite ku eshte duhet te beje pak me shume diplomaci se pastaj gabimet i paguan populli. Keto jane lojra te medhenjsh, ne si vend i vogel duhet te luajme me me shume kujdes.

          Reply to this comment
      • TLN April 2, 23:39

        Greqine merre e fute ne bythe. Kur Serbi masakronte shqiptaret Turqit as e rruanin fare. Po te mos ishin Blair dhe Clinton Kosova do pesonte fatin e Bosnjes nej tjejer vend per te cilin Turqve nuk u rruhet fare.

        Reply to this comment
  2. Ramadani April 2, 21:00

    Tirons po’ e sulmoi serbi eshte amerikan qe e mbron ajo ja dha lirine dhe jo turku

    Reply to this comment
  3. Ramadani April 2, 21:04

    Tirons po e sulmoi serbi eshte amerika qe e mbron ajo ja dha lirine pastaj jemi ne shqiptaret te gjithe ja marrim frymen serbit

    Reply to this comment
    • Tirons April 3, 02:10

      Po o Dane, me fjale ja marrim frymen gjithe Ballkanit ne. Po kush do luftoje, gjenerata e “Big Brother” dhe “shkuma party” apo barkalecat qe rrijne ke kafeneja e lagjes?
      Forcen ushtarake gjithmone e kemi pasur ne nivel shume me te ulet se serbi, prandaj historikisht na kane masakruar dhe na ka zhukur ne mase. Po te plasi lufta, ata per 2 dite i ke ne Tirane dhe ta bejne serbishten gjuhe zyrtare deri ne Sarande. Rrofte Amerika thuaj, po edhe me nje aleat nuk duhet te jemi se kohet ndryshojne.

      Reply to this comment
  4. Xxx April 2, 21:47

    Te lumte o Kryeministri yne!
    Keshtu i do drute mushka.
    Ckujton ky anadollaku se do ringjalle neo-osmanizmin ne trojet shqiptare?
    Shko ore pirdhu aty ku je.

    Reply to this comment
  5. D O K L E A T I April 2, 21:56

    Perpara Ramush. Jo vetem ne kete rast u tregove shqiptare i vertete.
    E kuptoi poziten Tuaj. Me lehte e ke 100 here me Erdoganin e Stambollit sesa me Erdoganat shqiptar.

    Reply to this comment
  6. KOZi April 2, 22:24

    E forte kjo – Pergjigje ne diten e shenimit te Vitit Mbarekombetar te Gjergj Kastriotit Skenderbeu. ( no coment)

    Reply to this comment
  7. Krenaria e pavend April 2, 22:39

    Një ish ushtarak shqiptarë i ushtrisë turke deklaroi në një kanal televiziv tëTR se kanë informata se ish pjestar të UÇK po bëjnë pregaditje në Kosovë për ta vrarë presidentin e TR.ka pasë sqarime nga ndokush nga Kosova apoështë injoru e nëse po atëhere aty nuk principe se nëse nga Serbia ndonjë qoftë edhe zjarrfikës e lanson ndonjë dyshim apo trillim aty të gjithë janë gati për sqarime që nga Baglush Morina e deri në presidencë por Ramushi të veproj si politikan e jo si security diskosh të shfrytzon largimin e serbo-romëve nga institucionet dhe të bëj ushtrinë kura ata hapur dalin se do formojnë republik dhe disa Nagorni -Karabha e mos çpo vrima në ajër

    Reply to this comment
  8. tomsojeri April 2, 22:48

    Po cuditem me mendjelehtesin filloreje ku i dobti i klases mundohej ta kish mir me te fortin e fillonin “prallat” feminore kush do mbronte ke !! Cuditem njekohesisht si haroet kaq shpejt histori e vjeter dhe e re ndonese ajo perseritet ! Si mundet te harosh 500 vjet pushtim qe solli tjetersimin e shqiptareve, per te par ate shemtim dhe degjenerim te tyre dhe politikaneve qe zgjedhin per ta rrenuar kombin e ta sjellin ne kte dit halli dhe rrenjet jan pikerisht ne trashegimin e shtypjes shekullore prej vendit te ktij sulltani te ri, qe sot do te na “mbroka” ne vllezrit e tij nga “sulme” te cilave ju jemi vet perballur dhe kurr deri tani sna kish shkuar nder mend se paskemi “yllin” ton mbrojtes Turqin e “madhe” ! Vem re qe edhe Erdogani, ky sulltan i ri, spaska haruar nostalgjin e paraardhesve te tij e vrapon te na dal ne mbrojtje tash mbas pilafit ! E them kte, sepse ska turp me te madh te harosh shpetimtarin e vertet e te perdhosesh Statujen dhe emrin e sheshit qendror te Prishtines, qe mban emrin Bill Klinton ne nje moment qe mardheniet e ktij satrapi erdogan me Ameriken nuk jan aspak miqesore dhe jo vetem, por me ter BE! Nuk ka turp me te madh kur ne Kosov ,pa dijenin e kryeministrit arestohen e dorzohen “teroristet” anti diktator qe te kalojn ne hellin e ktij te cmenduri qe enderon te kthej historin mbrapa dhe falenderon presidentin per kte turp kosove !Te mendosh sot qe turku do jet shpetimtari yt me ate cka shohim cpo i behet popullit te tij e te ndigjosh kercenimet qe i ben kryeministrit te “vllezerve”te tij ,duhet te na vij turp !
    Por ne or popull, spo shpetojm dot nga shqiptaret qe slan gje pa vjedh e slan gja pa shit ,qe spo din si te destabilizojn kte vend, qe ti shpetojn ndeshkimit e kta jan armiku me i madh i shqiptareve ,qe edhe ktu, ajo Amerik po mundohet te na cliroj prej tyre !

    Reply to this comment
  9. Aleksander Thana April 3, 04:47

    Turqia, qofte e vjetra qofte modernia, nuk e ka mbrojtur ndonjehere ceshtje shqiptare. Historia dihet. Nuk ka nevoje per pasione fetare. Per rrjedhoje Turqia nuk ka brojtur ndonjehere as Kosoven e as Shqiperine, pavaresisht deklaratave te natyres islamike te ‘vellazerise’ alla muslimane, qe nuk eshte ne kulturen e traditen shqiptare, te cilen turqit dhe arabet perpiqen ta cveresojne e zevendesojne duke mbjelle xhami ne cdo cdo qoshe te rrugeve si ndihma nga ‘vellezerit muhamedan’.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*