Haradinaj komenton vizitën e Vuçiç: Do mposhtim çdo përpjekje që kërcënon vendin

September 8, 2018 21:27

Haradinaj komenton vizitën e Vuçiç: Do mposhtim çdo përpjekje që kërcënon vendin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë se, çdo përpjekje për të kërcënuar tërësinë territoriale dhe shtetin ligjor të Kosovës do të mposhtet.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se “Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saj”.

“Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë e mbrojë. Si kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fondamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka vijuar më tej kryeministri i Kosovës.

s.a/dita

September 8, 2018 21:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*