Haradinaj në samitin e Durrësit: Kosova i ka kufijtë, t’i respektojmë!

August 27, 2018 13:29

Haradinaj në samitin e Durrësit: Kosova i ka kufijtë, t’i respektojmë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëriti në takimin e kryeministrave të rajonit qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufijve.

Në prani edhe të komisionerit Johanes Hahn, Haradinaj tha se Kosova i ka kufijtë e saj dhe duhen respektuar.

“Po flitet shumë për kufijtë, por Kosova i ka kufijtë e vet. I ka me Shqipërinë, i ka me Malin e Zi, i ka me Maqedoninë, i ka me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë se duhet ndonjë kreativitet i ri në dizenjim të tyre, por duhet të respektojmë kufijtë që kemi“, u shpreh ai.

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi ndërkohë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë se “askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse kjo marrëveshje do të thotë korrigjim kufiri”.

“Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat, as të fundit që bëjnë korrigjim kufiri”, u shpreh Thaçi.

s.a/dita

August 27, 2018 13:29
Komento

7 Komente

  1. Iliria e bashkuar August 27, 14:58

    Bravo te lumte goja

    Reply to this comment
  2. mirel August 27, 15:35

    Si injorant i pabese dhe tradhetar nuk shprehet qarte qe nuk pranon asnje lloj bisedimi midis Dhacit dhe Vucic, nuk deklaron qe bisedimet jane akt tradhetie, dhe qe kush tradheton do marre pergjegjesi teKosove.
    Nul deklaron qe kufijte e Kosoves jane te paprekshem, por thote do respektohet dizenjimi…kafshe parahistorike.
    Letyre, funderine me imazh homo sapiens..lutet per respekt dhe jo te insistoje me zbatimin e ligjit per mbrojtjen e kufirit me Lufte.
    Kaq ulet e kerkon karrigen e kryeministrit, si plere. Vene ne pazar kufijte e Shqiptareve per nje pjate mish, o qelbesira te historise..

    Reply to this comment
    • fery August 27, 22:16

      Nji pjate ioshe eshte shume mirel .
      Ky kryeministet nderron mendje edhe per nji luge terhan-hallve.
      Keshtu ai veproi me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi
      Fillimishte ia ” plasi ne fytyre ” para kamerave televizive gjitha ato harta te kufirit te Kosoves me Malit te Zi qe i kishte gjete deputeti i LDK Shpetim Bulliqi , pastaj shkoi vunetsrishtd te arrestohej ne France per te marre instrukcionet e nevojeshme per 4 muaj rreshte se cfare duhet te beje pasi te kthehej ne Kosove dhe pasi qe te emrohej kryeministet i Kosoves nga autori i ndryshimit te kufirit
      Kosove – Serbi pra , nga vete Hashim Thaci dhe , pasi u emrua kryeminister nga Thaci ateher e pranoi dhe votoi ne Kuvendin e Kosoves po ate vije kufitare demarkacioni te cilen e kishte konstatuar komisioni shtetror me
      inxh. Murat Mehen kryetar e te cilit kryeministri aktual ia kishte plase ne fytyre gjitha ato harta gjeogeafike dhe ushtarake .
      Koje eshte e verteta Mirel

      Reply to this comment
  3. mirel August 27, 15:36

    Si injorant i pabese dhe tradhetar nuk shprehet qarte qe nuk pranon asnje lloj bisedimi midis Dhacit dhe Vucic, nuk deklaron qe bisedimet jane akt tradhetie, dhe qe kush tradheton do marre pergjegjesi te plote si tradhetar
    Nuk deklaron qe kufijte e Kosoves jane te paprekshem, por thote do respektohet dizenjimi…kafshe parahistorike.
    Letyre, funderine me imazh homo sapiens..lutet per respekt dhe jo te insistoje me zbatimin e ligjit per mbrojtjen e kufirit me Lufte.
    Kaq ulet e kerkon karrigen e kryeministrit, si plere. Vene ne pazar kufijte e Shqiptareve per nje pjate mish, o qelbesira te historise..

    Reply to this comment
  4. fery August 27, 22:02

    Ideja që një marrëveshje e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfshijë “korrigjimin e kufirit”, e cila është proklamuar nga presidentët e të dy vendeve, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, në kuadër të Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, mund të hapë probleme të jashtëzakonshme, në rast se nuk sqarohen detajet e realizimit eventual të një ideje të tillë, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike-ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se realizimi eventual i idesë së “korrigjimit të kufijve” do ta vendoste Kosovën në pozitë të pafavorshme, ndërkohë që do të reflektoheshin pasojat negative edhe për Ballkanin.
    Një hap të tillë, sikurse “korrigjimi i kufirit”, siç thotë Hasani, do t’i prishte parametrat standarde për përcaktimin e kufijve në të drejtën ndërkombëtare. Kjo, sipas tij, për faktin se nuk dihet se cili kriter do të jetë përcaktues, krahas kriterit etnik dhe do ta bëjë procesin të paparashikueshëm.
    Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, siç thotë Hasani, ka ndodhur sipas standardit të identifikimit dhe caktimit të kufijve administrativ, që janë vendosur në vitin 1974, standard ky i cili është zbatuar në të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë, por dhe në të gjitha ish-federatat komuniste.
    “Si mund të korrigjosh kufijtë kur ende nuk ka ndodhur identifikimi i tyre, e kam fjalën për pjesën kah Serbia. Ky, do të thotë, është element që e rëndon dhe e bën më të paparashikueshëm identitetin territorial të Kosovës dhe pasojat janë jashtëzakonisht negative për Ballkanin dhe për problemet territoriale që ekzistojnë gjetiu në Evropë, gjithandej. Korrigjimi i kufijve është tërësisht i papranueshëm, sepse duhet të bëhet identifikimi, të fiksohen kufijtë, siç janë bërë me republikat tjera dhe me fqinjët tjerë të Kosovës dhe më pastaj mund të flitet për çështje të tjera”, tha Hasani.
    Ai ka shtuar që në momentin e tanishëm, kur bëhet fjalë për idenë e proklamuar nga presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, shikuar në aspektin kushtetues, nuk mund të bëhet fjalë për korrigjim të kufijve, por për shkëmbim të territoreve, për faktin se ende nuk ekziston një identifikim i kufijve nga të dyja vendet. Prishja e parametrave ndërkombëtarë të përcaktimit të kufijve, sipas profesor Hasanit, lë hapësirë për ambiciet e ndryshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, sidomos në Maqedoni, si dhe prishjes së konceptit të Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën kishte përfunduar lufta në Bosnjë e Hercegovinë.

    Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që për të arritur deri te një marrëveshje eventuale për “korrigjim të kufirit” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ekzistojnë procedurat normale, sikurse për secilin shtet. Sipas tij, paraprakisht duhet të ekzistojë njohja e ndërsjellë ndërmjet shteteve, duhet ta ketë garanci dhe pranimin të kufijve, si dhe shënimin në terren të atyre kufijve. Pas këtyre procedurave, siç thotë Tahiri, atëherë, shtete e pavarura mund të bëjnë bisedime për korrigjim të kufijve.
    “Mirëpo, duket që Vuçiq dhe Thaçi janë marrë vesh që në marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që Vuçiq e shpjegon edhe si ndarje përfundimtare e drejtë ndërmjet popullit serb dhe popullit shqiptar – do të inkorporohen të gjitha çështjet. Do të thotë, edhe njohja, edhe pranimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare – ose kërkesa e përbashkët për Kombet e Bashkuara që të pranohet Kosova dhe që nuk ka pengesë prej Serbisë – dhe të caktohet kufiri që konsiderohet se është korrektim”, theksoi Tahiri.
    Megjithatë, Tahiri ka shtuar se Kosova rrezikon zhbërjen e shtetit në rast se në një marrëveshje për korrigjim të kufijve, hyn pa bazament apo pa e pasur të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe në qoftë se eventualisht në rast se mund të ketë turbulenca në Serbia dhe në Kosovë, ndërkohë që kjo e fundit të mos e ketë të definuar ndërkombëtarisht kufirin në drejtim të Serbisë.
    Në qoftë se procesi, në cilin Kosova do të hynte pa territor të definuar, do të ndërpritej, atëherë do t’i dëmtohej sovraniteti dhe integriteti territorial, si dhe subjektiviteti i saj ndërkombëtar si shtet.
    Në emër të popujve?

    Idenë e “korrigjimit të kufijve”, nuk e sheh vetëm presidenti serb Vuçiq, si zgjidhje të problemit ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe serb.
    Gjatë një konferencë për media në kuadër të Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, presidenti Thaçi ka thënë se “kemi gatishmërinë që të arrijmë deri te marrëveshja mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka theksuar presidenti Thaçi.
    Por, a e kanë legjitimitetin dhe legalitetin të dy presidentët që të flasin në emër të dy popujve?
    Profesor Hasani thotë se as Kosova e as Serbia nuk kanë mandat që ta zgjidhin çështjen shqiptaro-serbe dhe se kjo çështje nuk i përket vetëm udhëheqësve politikë në Kosovë dhe në Serbi.
    “Në rend të parë, ajo deklaratë megalomane, është e paqëndrueshme për arsye politike. Nuk mundet dhe nuk ka mandat as Kosova e as Serbia për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe, sepse çështja shqiptaro-serbe nuk është çështje e këtij estabilishmenti në Prishtinë dhe në Beograd, por është një çështje që prekë interesat rajonale dhe interesat transatlantike. Do të thotë, nuk kanë as kapacitet, por as mandat, as Vuçiqi e as Thaçi, për t’u marrë me këtë çështje”, u shpreh Hasani.
    Por, politologu Tahiri shpreh mendimin se për të zgjidhur të ashtuquajturin konflikt shekullor shqiptaro-serb, është e dukshme që presidenti serb Vuçiq nuk dëshiron të bisedojë me presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Ngjashëm, sipas tij, edhe ky i fundit, nuk dëshiron të bisedojë për këtë çështje me presidentin serb Vuçiq, për shkak se Kosova, që nga viti 1912 e deri më sot, ka krijuar një lloj entiteti politik.
    “Duket që ka koordinim, por edhe marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për përcaktimin e kufirit etnik në pjesën verilindore të shqiptarëve karshi popullit serb. Më këtë, faktikisht, e kanë autorizuar Hashim Thaçin, si president të Kosovës, që edhe në emër të shqiptarëve – por faktikisht i bie në emër të Kosovës – ta përcaktojë kufirin e drejtë, duke respektuar edhe kriterin gjuhësor, por edhe kriterin etnik, në pjesën më të madhe të mundshme, por pa insistuar në shpërngulje të popullatës dhe në kufij krejtësisht etnikë, që këndej kufirit të mos ketë serbë dhe andej kufirit të mos ketë shqiptarë”, tha Tahiri.
    Sidoqoftë, profesor Hasani ka theksuar se sovraniteti i Kosovës është territorial dhe në rast se shkohet drejt realizimit të idesë për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, i cili tash për tash është i paspecifikuar, atëherë do të vihet në pikëpyetje sovraniteti dhe identiteti territorial i vendit, gjë e cila është e ndaluar me Kushtetutën e Kosoves …
    ( marre nga europa e lire )

    Reply to this comment
  5. NNP August 28, 02:28

    Kryeminister IDIOT .!Do te damkosesh edhe ti si TRADHETAR bashke me Thacin ne historine e kombit Nuk i kuptoj dot kosovaret si pranojne te drejtohen nga injorante si kjo klase politike kosovare.Kam patur bindjen se shtylla e shqiptarise eshte Kosove por realiteti i sotem tregon se paska mbaru krejt atdhetaria e kosovareve Mjere paraardhesit t lavdishem te Kosoves cfare fare paskan lane mbrapa!

    Reply to this comment
    • fery August 28, 22:10

      Konstatim shume i sakte NBP , nese e ke fjalen per perfaqesuesit politik te shqiptareve te Kosoves ( jo kosovar si shprehesh ne koment ngase termi kosovar eshte cpikje serbe qe ka kuptimin e nji kombi tjeter per shqiptaret e Kosoves ndryshe nga kombi shqiptar i Shqiperise , ashtu si dikur kishte kuptimi serb shqiptar, per shqiptaret e Kosoves , dhe albanc per shqiptaret e Shqiperise ) ateher une bashkohem me ate cfare shkruan
      Kjo ishte edhe e vetmja arsye pse keto fundrina deshen te vrasin Ibrahim Rugoven gjate dhe pase luftes ne Kosove per faktin se Rugova nuk ishte renegat e tradhtar qe bashkpunoi me kriminelet e shtetit serb por politiken serbe e demaskoi deri ne palce dhe detyroi edhe intervenimimin e
      NATO – s dhe clirimin e Kosoves . Ibrahim Rugova ishte nji patriot dhe atedhetar i vertet qe gjithcka beri per shqiptarine kurse ketyre , ketyre edhe nji grusht dukat po te ua japesh ne dore , nji grusht hekur te ndryshkur do ta kthejne , NNP i nderuar .!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim