Haradinaj: Padia e Ramës? Me drama mediale i ikën përgjegjësisë

January 16, 2020 23:23

Haradinaj: Padia e Ramës? Me drama mediale i ikën përgjegjësisë

Mediat kosovare bëjnë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve në dy intervista të dhëna në datat 17.10.2019 dhe 29.10.2019.

Me padi, ai ka kërkuar që përveç kompensimit të dëmit, të detyrohet Haradinaj që t’i ndal deklaratat si dhe t’i përgënjeshtroje ato të mëparshmet.

Kryeministri i Kosovës iu përgjigj të enjten Ramës me një koment në Facebook duke aluduar se padia e tij është një teknikë për të hequr vëmendjen nga përgjegjësitë politike të këtij të fundit.

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë,” deklaroi Haradinaj.

Rama dhe Haradinaj u grindën fillimisht në maj të vitit të kaluar, pasi kryeministri i Kosovës deklaroi në publik se Rama i ka bërë presion atij të tërheqë tarifat e jashtëzakonshme doganore për mallrat serbe, të cilat Haradinaj i vendosi si kundërpërgjigje ndaj sabotazhit të vazhdueshëm të Serbisë kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës si shtet sovran.

Rama pretendoi në atë kohë se Haradinaj po shpifte ndërsa marrëdhëniet mes tyre u tensionuan më tutje në fund të vitit të kaluar kur Haradinaj deklaroi se Rama ishte bashkëpunëtor me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç, për ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe faljen e kompleksit minerar të Trepçës.

‘Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça, jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet, që bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia”, deklaroi Haradinaj në një emision TV.

““Ndalova pra, grabitjen 10 miliardë eurove, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuqiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme,” shtoi ai.

l.h/ dita

January 16, 2020 23:23
Komento

23 Komente

  1. Hosteni January 16, 09:20

    Po me ate padine kunder gazetes Bild, si shkoi puna? Apo ishte ashtu kot per konsum te brendshem.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 16, 10:37

      dhe kjo për të njëjtin konsum është!!
      do kalojnë ca ditë në “tym lazarati” dhe shqipot do të shohin paditë e dobiçit dhe jo dobiçllëqet që ai bën!!
      është një lojë aq e lexushme,por për fat të keq shumica e shqipove bien me hundë brënda!!

      Reply to this comment
  2. Nje shqiptar January 16, 10:08

    Mjaftonte nje deklarate zyrtare e argumentuar e zyres se Kryeministrit dhe jo padi ne gjykate. Kjo padi eshte gabim politik dhe demton rende marredheniet ndermjet dy shteteve.vllezer.

    Reply to this comment
    • Yllka January 17, 08:07

      E pyetēn dje Ramushin shokët e UÇK-së:

      Ça të ndodhi bre burrë kshu?
      Përgjigje: Mua nuk mē tundën shefat e Hagës,
      e jo të më ndalë shoku i Gent Cakës!!!

      Reply to this comment
  3. Lalai January 16, 10:42

    Do mut ky skizofren fashisti….po me atë gazetarin gjrrman ça u bë apo i rruajti topet..!?

    Reply to this comment
    • Dritan January 17, 16:55

      UNE DO E BOJKOTOJ…
      Ma bezdis gjithe diten tek lajmet, lidhjet direkte me genjeshtra, mashtrime, vrere, tradheti kombetare na qenka nere edhe aktor tek ky filmi “I love Tropoja”.
      Perveç se eshte nje histori e shtirur, por fytyra e Edi Rames, qe eshte ne kete film si aktor, me ben per te vjelle.
      Une do e bojkotoj kete film, i cili qellim ka pasur pikerisht pjesmarrjen e Rames, ketij tradhetari te shqiptareve dhe interesave kombetare.
      Une nuk do ta shoh asnjehere, jo me duke paguar leke per bilete tek Pallati i Kongreseve apo ne kinema.
      Une do e bojkotoj pikerisht per kete fakt pa asnje hezitim!

      Reply to this comment
  4. Dritan January 16, 12:13

    Edi Rama shqiptaret te prisnin te hidhje ne gjyq “Bild”, siç ke premtuar, por hodhe Ramushin. Me qe nuk i bene gje akuzat e serbeve, i shkove ne ndihme ti! Ne vend te perkuntoje sot masakren e Reçakut, zgjodhe te mbahesh mend bashke me Vuçiçin dhe Sllobodanin. Ata per masakren dhe mohimin e saj, ti qe e mbylle gojen per te dhe qe hodhe ne gjyq nje komandant luftetar. Ti je shume i peshtire, i ndyre pa asnje moral. Ti je nje vemje, krimb, dhe zvarranik i letyrshem qe te ngjall vetem krupen.
    Ti nuk je i çmendur, padia jote eshte ne sherbim te tezes serbe qe shqiptaret nuk merren vesh mes vetes, se nuk kane aftesi qeverisese!
    Ke more avokat Baton spiunin?!
    Ti je tradhetari me i keq qe kane pare shqiptaret gjate gjithe historiae se tyre. Turpi do te mbuloje per jete, ty edhe ata qe po te pasojne ne kete aventure tradhetaresh!

    Reply to this comment
  5. Ylli January 16, 14:07

    po sikur te te hedhi ne gjyq Trump per shpifje kur e quajte rrezik per njerezimin cdo besh?

    Reply to this comment
  6. Turp January 16, 14:28

    Edi Rama ka paditur Ramush Haradinajn ne gjykate ne Prishtine ?
    Ky eshte turpi me i madh qe ka pare ky komb qysh se njeh jete mbi kete faqe dheu.

    Edi Rama nuk ka turp. Por per kete qe ka bere, ai nuk duhet pranuar kurre me, kurre, deri diten e vdekjes, ne Kosove. Kurre me.

    Turp te tille nuk e mban dheu.

    Reply to this comment
  7. Fjala shqipe January 16, 15:38

    Ja tani edhe nje monster e re ne fjaleformimin e shqipes, “APOSTROFIM” (te mos e dije valle c’do te thote apostrof?), krijimi me i ri i kryeministrit tone gjuhetar!
    Kjo eshte ne vazhden e tradites se ktijimeve te tij vulgaro-monstruoze si “me pa tjeter” “dakordesi”, etj.
    Dhe thone se nuk po del ndonje gjuhetar pas Cabeut te Madh.

    Reply to this comment
  8. Begu January 16, 15:43

    amushi nuk eshte dashur te akuzohet,edhe pse Ramushi per ta lavdruar veten dhe punen e tij Kryeminsiter, u mund ua ne dam te Hashimit,e Rames, te ndertoj “permendore” per vete se;Ka ndalur coptimin e Kosoves, edhe pse kete ask ush,askurr e askund, nuk e ka thene as hahsimi e aS rAMA.hASHIMI DISA HERE E KA PERSERITURSE, pRAON DHE EPRKR AH REFERNDUMIN E SHQIPTAREVE TE lUGINES PER BASHKIMI E TYRE ME kOSOVEN.aSGJE ME SHUME E ME PAK.kJO NUK ISHTE NDARJE E AS PREMTIM KUSH CKA TE JEP E CKA TE MERR TJETER.tAKSEN E DIN rAMUSHI E CAKTOI NE FILLIM DIKU 20-30%.kADRIU I THA JO AQ,POR 100% DHE MOS E NDRYSHO ME ASNJE KUSHT.uSHTRINE E FILLOI DHE E MBAROI hASHIMI,J O RAMUSHI,VETEM U KUROREZUA KUR RAMUSHI QELLOI NE KRYE TE QEVERISE.J O RAMO! TI AS NUK E KE FILLUAR E AS NUK E KE PERFUNDUAR ASNJEREN NGA KETA”LAVDE” QE PO IA DHURON VETES.KJO VERTET ESHTE SH PIFJE. MEGJITHATE NUK DUHEJ TA QONIT DERI NE GJYKATE KETE KREKOSJE PER LADINE E JUAJ.RAMO KRYEMINSITER TE BERI KADRIU, TI NUK KIISHE AS FORCE POLITIKE E AS NUMRA PER TU ULE NE ATE KARRIKE.

    Reply to this comment
  9. tomorraku January 16, 17:49

    Dy KM.ne gjyq?Dhe ne presim Bashkim kombetar!

    Reply to this comment
  10. faro January 16, 18:05

    Rama na surprizën gjithënje! Është shume origjinal, ndaj dhe njerëzit, ngaqë befasohen, e kanë më kollaj ti kundërvihen.
    Akuzën e rëndë e ka bere Haradinaj. Atëherë meqë ka shkuar kaq larg, le ta mbrojë para gjykatës se vet.
    Nuk kuptoj pse akuzojmë Ramen, që mbron veten dhe dhe jo Haradinajn, që akuzon kaq lehtësisht.

    Reply to this comment
  11. Lili January 16, 21:48

    Haradinajt i keshilloj te veproje sipas aty fisniku ne kohen e Zogut qe u gobi nga polici se i tha magjyp magjypit! Nje napoleon ! Hec merr e ne fund ai Zotni i thot policit: ia edhe nje napoleon tjeter po ky magjyp eshte e magjyp do mbetet! Pra haradinaj edhe ne qofte se denohet prape le te dale me i thane te njeten gje Rames! Nje gje e gjykuar nje here nuk mundet me u rigjykuar!!

    Reply to this comment
  12. Lina Analiste * January 16, 22:11

    Turp e vetem turp per gjithe Shqipetarizmin ane e mbane botes . Grate hedhin ne gjyqe e meren me shere ,ndersa BURRI QE I THOT VEHTES BURRE vepron ndryshe .Ky krimineli shalengjituri i bllokut tradhetari i te gjithe shqipetareve , eshte vegel e besuar e Serbise e nje armik i betuar e i hapur tashme .Ky ishte gabimi fatal i njeriut dinak i djallezuar ,i superpasur me gjakun e shqipetareve e kosovareve , i forcuar me qindra roje ,police e bodigarte te shumte ,e mendon se i ka 2 popujt nen vehte ..Ky sharlatan armik i betuar shume shpejt do e zere birucen per nje mori te madhe vjedhjesh shteterore kolosale te integruara ne SERBI .Nuk ke pare gje akoma o popull

    Reply to this comment
  13. info analitike January 16, 22:32

    Vucic ka gjetur tek kriekaqoli aleatin e tij me te vyer. Askush me shume se kriekaqoli po punon ne interes te Serbise e ne dem te atyre te Kosoves.

    Reply to this comment
  14. Florida January 17, 03:13

    Shpellare ka shume ne Shqiperi dhe Kosove dhe kudo qe jane ne SHBA dhe Evrope edhe pas pese brezave do ngelen lopcare, druvare te pagdhendur,hakmarres dhe primitive.

    Reply to this comment
  15. mirel January 17, 05:38

    Shikoni spiunin si i hedh syte te firma e Haradinajt..

    Reply to this comment
  16. LEON January 17, 07:51

    Ato qe ja ka thene Berisha,nuk i mban faqe dheut,,jo per vrasje jo,jo per snajpera,,por per ato tjerat.
    U detyrua ANeta plake te bej gjyq me Berishen,sepse ky frikacak,dhitet ne breke prej Berishes.
    Atje ku e sajdisin ne Kosove,behet arrogant.
    Kufirin ke thana kesaj vemje frikacake..mos shkeli ne Kosove,se Ramushi eshte burre,e thyen dysh kete.

    Reply to this comment
  17. ETHEM LALAJ January 17, 08:56

    D I T A:
    Padia e Rames ndaj Haradinaj eshte shume e drejte.Kush shpif,sajon e poshtron tjetrin duhet ta psoi,qofte dhe ZOTI.
    -Nese vertetohet se Rana,Thaçi e Vuçiçi kan marre 10 miljard dollar per te dentuar Kosiven,athere keta te TRE duhen derguar orgjent ne HAGE,ndryshe shpifsi duhet te shkoi vet atje,pasi i di mire rruget..!!
    -Shqipetaret injorant ketej e andej kufirit duhet te mesohen te mos shpifin,pasi u ka dal boja ne gjithe boten duke share e mallkuar njeri-thetrin duke u tallur me popullin.Kete e psoi edhe Saliu,Tabaku e Imami.
    -Padia ndaj shpifsit duhet te behet per kedo,edhe per vellane e jo me per Haradibaj qe doli hapt kunder SHBA+BE per taksen 100 %,qe e detyroi te perfundoi si SOPATA PA BISHT.
    -Rama ka te drejte,por ai duhet te miratoi e zbatoi ligjin e SHPIFJES orgjentisht per ti vene fre shpifjeve 30 vjeçare ne Shqiperi,duke u bere gazi botes.

    Reply to this comment
  18. tarasi January 17, 14:50

    o ethem lala te keqen e vellait me trego te lutem cka te kan futur ne b..th qe nxjerr kaq m.t nga goja. dhe mos harro meso pak shkrim e kendim, hajt te keqen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim