Haradinaj: Për ndryshimin e kufijve duhet çizmja ushtarake

September 19, 2018 22:32

Haradinaj: Për ndryshimin e kufijve duhet çizmja ushtarake

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me Serbinë që do të vinte nëpërmjet ndryshimit të kufijve. “Personalisht për vete jam kundër. Do mbetem kundër çdo herë”, tha Haradinaj në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”.

Kryeministri i Kosovës tha se kishte vetëm dijeni periferike për këtë çështje dhe se besonte që deklaratat e Thaçit për përfshirjen e Preshevës në hartën e Kosovës ishte një taktikë e tij përballë retorikës së Beogradit.

Blendi Fevziu: Çfarë dijenie keni ju për këtë marrëveshje dhe sa i involvuar jeni ju brenda kësaj?

Ramush Haradinaj: Dijeninë e kam periferike, nuk kam dijeni direkt, por periferike. Informata të mbledhura aty këtu.

Blendi Fevziu: Nga mediat dhe takimet?

Ramush Haradinaj: Nga ndonjë diplomat, nga ndonjë zyrtar, asnjë herë nuk kam marrë në tavolinë ndonjë plan, ose ide të tillë.

Blendi Fevziu: A ka folur Presidenti i Kosovës me ju si Kryeministër për këtë çështje?

Ramush Haradinaj: E kam hapur dy herë me të, nuk e ka trajtuar si temë ashtu siç njihet në opinion, por ka prezantuar si një debat taktik politik, si një kundërpërgjigje ndaj retorikës që vjen nga Beogradi e pretendimeve të tyre.

Blendi Fevziu: Që do të thotë se ju po bëni një lojë me Beogradin, po luani kush e mashtron njëri-tjetrin, apo jeni në një marrëveshje serioze?

Ramush Haradinaj: E kam vështirë të besoj se Thaçi e ka trajtuar këtë në mënyrë serioze, ka mujt me qenë një debat publik taktik më së shumti. E kam vështirë, pra nuk e konsideroj projekt serioz.

Haradinaj tha se vendosja në pikëpyetje e arritjeve të derimëtanishme të Kosovës në kufijtë e saj do të ishte e papranueshme dhe se kufijtë ndryshojnë me luftë. “Hapja e kufijve, hapja e një marrëveshjeje të tillë, vetëm diskutimi është rrezik për stabilitetin e rajonit. Këto kufij të Kosovës çizmja i ka vendos, nuk janë vendosur në tryeza e me bisedime. Vetëm çizmja, ku i ka lënë çizmja ushtarake aty janë. Këto kufij, po u lëvizën, kërkohen prapë shumë çizme të ushtarëve në të dy anët”, tha Haradinaj.

 

V.L/ Dita

September 19, 2018 22:32
Komento

4 Komente

  1. aktualiteti September 20, 08:43

    Shume qarte shprehet Haradinaj. Thote ate qe te gjithe e din por pak e thone. Ramushi indirekt me keto fjale anatemon politiken miope te Brukselit qe here flet per ndryshim kufinjsh, here per rrezik ndryshimi kufinjsh. Gjithmone se nuk ka bythe per te marre nje vendim per te cilin me te drejte thote Haradinaj, duhet cizmja ushtarake (gje qe Brukseli nuk do ta pranoje se nuk e ben dot).

    Reply to this comment
  2. VASO September 20, 09:28

    po ti more nuk di si ta ve emrin ku ike cizmet

    Reply to this comment
  3. fery September 20, 18:47

    Thaci sapo iu pergjegj Haradinajt se per cizmet ushtarake nuk flitet nga
    erknet televizive por duhet shkuar atje te kufiri 420 Km Kosove – Serbi sepse , Thaci e ka nda mendjen , ai s pyet per askend, ai fare nuk do te shqetesohet per Haradinajn dhe popullin e Kosoves,Thaci do ti fale Serbise toke shqiptare dhe pike kurse, kurse Haradinaj qe dikur luftoi per dicka dhe qellim krejte tjeter , sot ne te kenaqet me nji karrige kryeministrore dhe ta mbaje forte ate karrigen e kryeministrit te Kosoves qe aq shume e deshti , ne te flete kryeministri i Kosoves nga ekranet televizive dhe kaq ..deri sa Haradinaj e kupton se Thaci e ka mashtruar nji here , Thaci ate do te kete mbashtruar nja 100 here . Kjo shifet nga fakti se ai vetem flete kurse , ai qe e ka nda mendjen ti mbathe cizmet dhe te shkoje ne kufi , ai nuk flete fare por shkone atje ne kufi me Serbine dhe te tjeret pastaj i shkojne pase …!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

Mendoni se Shqipëria është gati për një organizim të ri përballë gjithë klasës së sotme politike?