Haradinaj përlotet në stacionin e Autobusëve në Prishtinë!

February 5, 2015 22:41

Haradinaj përlotet në stacionin e Autobusëve në Prishtinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sonte në stacionin e autobusëve ku ka bashkëbiseduar me qytetarët të cilët kanë vendosur që të largohen nga Kosova. Siç njoftojnë mediat Haradinaj me lot në sy i pyeste qytetarët se ku po shkoni… për në Pejë apo në Prizren duke shtuar që kjo është një gjendje e dhimbshme.

Ndërkaq, Haradinaj ka shkruar në Facebook:

Me dhimbje sonte ndoqa nga afër skenat rrënqethëse të ikjeve nga Kosova. Më kujtojnë kohërat kur disa nga ne ishim vetë emigrantë.
Populli nuk beson se ka të ardhme të ndritur në Kosovë, dhe kjo është dhimbja vetë. Pushteti mbyti shpresën tek shteti. Atë sot qytetari e kërkon kufinjve të Evropës, pa destinacion.
Ftoj Qeverinë që të mos vazhdojë arrogancën dhe indiferencën institucionale ndaj kësaj tragjedie, ashtu siç bëri qe 2 seanca plenare. U bëj thirrje që t’i përvishen punës seriozisht, për implementimin e plotë e të përshpejtuar të rezolutës së miratuar sot në Kuvend për parandalimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Mos e shtoni dhimbjen!

34

February 5, 2015 22:41
Komento

21 Komente

  1. SuloKapedani February 5, 23:57

    Na vjen jashtèzakonisht shumè keq por kjo qè ndodh tani nè kosove èshte papèrgjegjshmeri e qeverisjes kosovès dhe veprimtari agjenturore e serbisè pèr tè boshatisur ate.Kosovarèt kanè rènè nè kthetra tè gabuara.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic February 6, 01:11

    Hajredini nukduhet te perlotej pore te bente kualicion me krahun e vet politik dhe si nje trupe i vetem me shoket e tije dhe vetvendosjen te beheshin grushte bashkuar per zgjidhjen e problemeve te Kosoves. Etja per karjer beri qe Hajredini te sulmoi Thacin kryetarin e luftes Clirimtare dhe te percaje kete krahe.Vet Hajredini eshte shkaktari kryesor i kesaj situate.Ndaje dhe Hajredin,Limaj dhe Kurti te mos leshojn lote krikodili se mundesit per te ngritur nje qeveri efikas i kishin te plote.Duke ecur ne vijen krimiale serbe per demontimin e Thacit arriten ne ket pike.!

    Reply to this comment
    • NETI VJOSA February 6, 22:12

      Ndaj te njejten mendim me ty i nderuar Ali!
      Ali, ti je i sakte si nje orë O m e g a !
      Etjs per pushtet e ketij Ramush Karieristit, i cili me 6 Perqind Vota, donte te behej Kryeminister!….
      Fatkeqsi per ishluftetaret e UÇK-se,
      LUFTA PER PUSHTET I PERÇAU !….
      Gjithe Respektin tim, i Madhi Ali !…

      Reply to this comment
  3. Desert rose February 6, 03:14

    KERKOJME AZIL SEPSE…….

    …vij nga një vend i cili nuk ka Parlament të denjë, nga një vend në të cilin Kuvendi nuk funksionon.
    Banoj në një vend ku vota ime vidhet para syve të mij, dhe guxon vetëm të heshtësh.
    E meqë më kanë shpjeguar që Parlamenti është baza e një shteti, i bie që ky i joni të çalojë, apo te jete thjesht nje strehe dhe arene gladiatoresh me perfaqesues te klaneve nga me te fuqishmet te mafies dhe krimit.
    Një vend i cili është katandisur si mos me keq nga vetvetja.

    Kërkoj azil sepse…

    …vij nga një shtet i cili nuk është sovran.
    Vij nga një shtet në të cilin vendosin fqinjët dhe evropianët. Një shtet i cili po gërryhet nga brenda.
    Vij nga një vend në të cilin i fuqishmi, mashtruesi, krimineli, vendos për shumicën, vendos për fatin e femijeve, pleqve dhe te gjithe njerëzve.
    Vij nga nje vend ku patrioti, qytetari, intelektuali, duhet te heshti dhe vetem te heshti,per ndryshe i priten gishtat,dhe i kycet goja njehere e pergjithmone.
    Vij nga nje vend qe fatkeqesisht eshte cilesuar i sigurte nga ju zoterinj europiane,por qe koka e nje Dhije eshte me shtrenjte se koka e nje njeriu.

    Kërkoj azil sepse…

    …vij nga një vend në të cilin mund të vriten apo te vdesin 20 veta në ditë për shkaqe nga me të ndryshmet, dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë.
    Jetoj në një shtet i cili nuk ju garanton as jetën e qytetarëve të tij dhe jo me te garantoje siguri ndaj nderkombetareve.
    Një vend në të cilin fatkeqësia më e madhe është të qënurit i ndershëm.
    Madje të shohin si një qenie që jeton jashtë kohës. Të Duket si ndëshkim apo mallkim.
    Quaje si të duash.

    Kërkoj azil sepse…

    …andej nga vij unë, ditë për ditë shkelen të drejtat e qytetarëve, të minoriteteve, të femrave, të fëmijëve, të pleqve e të kufomave.
    Po, po, edhe të kufomave. Bëjnë lojë me të vdekurit. I thyejnë gurët e tyre të varrit sipas tekeve të te gjallëve.
    Do doja që të jetoja diku ku askush nuk ka të drejtë të hedh beton mbi eshtrat e mi të gjorë.
    Nuk dua të vdes në vendin tim, ku i vetmi ngushëllim për mua do të ishte ky epitaf: “këtu dergjet njeriu i ndershëm i cili jetoj me nder, por vdiq i varfër,i dhunuar,i pa mbrojtur”…

    Kërkoj azil sepse…

    …jetoj në një shtet ku prona ime nuk vlen asgjë.
    Nuk vlen asgje, sepse ajo eshte grabitur dhe vazhdon te grabitet akoma. Ku i forti i radhës vlen më shumë se çdo tapi e çdo dokument, ndërsa shteti im bën sehir.
    Shteti ben sehir sepse jetoj në një vend ku tesera e ndonjë partie dhe pistoleta e kriminelit, vlen më shumë se sa universiteti dhe diploma.
    Sepse jetoj në një vend ku qeveria e varur nga krimi dhe korrupsioni, sistematikisht mbyt Shtetin.
    Ku banditet shetisin te lire, dhunojne te lire, vrasin te lire, jetojne te lire,ndersa te dhunuarit (populli) jane gjithmone fajtore dhe viktima.

    Kërkoj azil sepse…

    …jetoj në një shoqëri ku ligji jo që ndihet i zbehtë por nuk zbatohet fare.
    Ku rregullat dhe normat që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet shtetit dhe individit janë pafundësisht të dobëta.
    Dhe, atëherë kur shteti shihet me mosbesim, e vetmja shpresë për t’u përballur me egërsinë e ekzistencës mbetet “integrimi” klanor në çfarëdolloj strukture qoftë.
    Klani të ngre edhe kur të jesh i paaftë. Të ul në qoftë se nuk i shërben siç duhet. Të flak tej në qoftë se nuk i bindesh. Dhe te vret ne qofte se guxon ti kundervihesh.
    Kështu funksionon shteti im ku ligji ka vdekur.

    Kërkoj azil sepse…

    …nuk jetoj në një vend demokratik e nuk jetoj as në një vend komunist, por lufta e klasave vazhdon.

    Reply to this comment
    • beni February 6, 10:14

      Thuaj me troc,te ruajtsha bolet or milloshevic se me kta zor se ta japin nje cop buke!
      Gjithnje e kam menduar,se nacionalizmi ekstrem do ta deformoje me keq skamjen e varferine ne kosove e shqipri!
      Ju nderonte gjith bota deri dije me emrin federata jugosllave kurse sot as qe u pjerdh njeri e ju bejn edhe mbeturina te osmanizmit!

      Reply to this comment
    • elio February 6, 13:17

      thuaj troc qe po emigron ekonomikisht e mos fol brockulla…leri idealet e azilet…

      Reply to this comment
      • Desert rose February 6, 14:27

        pse ti dykembshi shqipfoles ,rron gje me ajer ?

        Reply to this comment
        • elio February 6, 21:00

          Dykembesh qofsh ti, une jam trekembesh…sa per dijeni o malok i thashe bashvendasit tend se eshte hipokrit..lerini lirite e terci e verci e thoni qe kemi probleme ekonomike….cdo njeri duhet te gjeje veten, nese kosovaret nuk arrijne te bejne shtet(dhe kjo eshte normale per te gjithe ata dhe maloket e shqiperise) fajin mos ta kerkojne tek te tjerert…te ulin koken e te pujjnojne. Nuk ka borxh njeri ti mbaje me buke..

          Reply to this comment
    • Popoveci February 6, 22:17

      Ke ngele pa pune ti daje qe shkruan kaq gjate?
      leje or humba mend se nuk ka nevoje per mendjen tate?

      Reply to this comment
  4. ismeti February 6, 08:25

    keta nuk kan buk per neser , e jo pallate milonshe te vjedhura si ti

    Reply to this comment
  5. vetem arber February 6, 10:20

    Eshte absurde ajo qe po ndodh keto dite ne kosove.Them apsurde se pse kosovaret menduan se pas fitores se lirise te shumekerkuar do te kishin me shume mundesi per te jetuar me mire.Nuk eshte se ska qene e mundur,por ajo qe ka ndodhur ne kosove eshte vertet e turpshme .Politikane e administratore te shtetit luks te shfrenuar dhe e qyteatare qe skane mundesi te mbajne familjen.Shkurt qytetare qe nuk shofin te ardhme ne atdheun e tyre.Duhet nje levizje politike e duarve te pastra qe te beje te mundur verifikimin e pasurise te pushtetareve.Duhet nje levizje politike qe tu ktheje shpresat qytetareve.

    Reply to this comment
  6. Rapsodi February 6, 10:33

    E VERTETA QE VRET!

    Respekte Desert Rose!

    Reply to this comment
  7. Lul February 6, 10:47

    Cdo politikan kure eshte ne opozite eshte human dhe njerzor…kure del ne mazhorance behet kriminel.. vrases.. hajdut…genjeshtar,

    Reply to this comment
  8. ivani i madh February 6, 11:16

    kot ben se nuk i plasi shume per ta .Atij si plasi per bashke luftetaret e tij qe i ka lene ne dite te hallit qe skane te hane e te gjejne nje strehe e per vete ngre vila si te sheikve arabe e jo per ata qe po ikin. Keto jane lote krokodili i nje kameleoni qe me shume ka problem votat se dhimbjen per hikjen e tyre nga Kosova .

    Reply to this comment
  9. labi i vlores February 6, 12:07

    se ne kosove duhej te hapeshin vende pune dhe jo te ngriheshin xhamira e minare qe eresojne jeten ne kosove dhe vete largimi per ne europe tregon se kosovaret ua kethyen shpinen kosoves islamike .

    Reply to this comment
  10. maks February 6, 13:19

    Lote korkodili per ate qe vete e krijuan banda e injoranteve hajdute ne pushtet.

    Reply to this comment
  11. dp February 6, 13:33

    Nuk ka dyshim qe per momentin kjo eshte me e mira qe kosovaret mund te bejne ne rrafshin politik.duhet kohe dhe durim pac fat kosove

    Reply to this comment
  12. Altini February 6, 16:19

    Me vjen sh.keq per keto fenomene qe po ndodhin ne Kosove, persa i perket emigrimit thuajse biblik………Mendoj se vjen nga KEQQEVERISJA e saj.
    Uroj te behet me mire per Kosoven.

    Reply to this comment
  13. tomsojeri February 6, 17:15

    E dhimbeshme ,e turp qe ska ku shkon ma ! Perpara se te shkosh te autobuzat o Ramush kerko te maresh masat andej lart ku te ka cu ky popull e mos vrapo me “lot” ne sy te ngushllosh te zhgenjyerit ! Qe te cohen bashkatdhetaret keshtu pas 15 vjetesh clirimi prej atyre qe sdonin flamurin tuaj ,qe per nje fotografi te Enver Hoxhes qe mbanit fshehur ne xhep ju rrasnin brenda ,qe sipas jush, donin te ishin te paret dhe te privilegjuarit ne vendin tuaj,qe ju donin vetem per punet e rendomta ne bujqesi e ndertim si klas e privilegjuar e prejardhjes se tyre , e qe ju linin te lir te shkonit me nje pasaport ne emigrim per nje jet me te mir nga ajo qe kishit ,perseri ky fenomen hikjeje keshtu si 89 ta e jon ,nuk justifikohet ! Fituat lirin dhe pavaresin dhe ju u bet me te ligj se “armiku”shekullor me njeri tjetrin ! Po,ato qe thot ” Desert rose” duhet tju bejn te mos keni ftyr ma te flisni per “atdhe”se Ate ju e perdhoset, e tradhtuat e kjo hikje masive po ju diskretiton e po justifikon se ju jeni armiku i vertet i shqiptareve ,ju jeni ma te pameshirshem se ai !Ju paskeni dash vetem pushtetin ashtu si ata tanet ktu e populli esht delja qe ju ushqen e ju pasuron ! Turp e faqja e zez qe po i sherbeni “armikut” dhe po me kujton ate mareveshjen e zez te viteve 56 kur ,Serbia me Titon u moren vesh per eksodin e madh drejt Turqis per te ralluar kosovaret nga vendi tyre! Nuk besoj se Kosova ka provuar dit ma te veshtira se sot ! Dikur Turqia hapi dyert ndersa sot ngrejti xhamit qe tju tregoj perendimit sa mosmirnjohsa jeni dhe ktu ka gishtin e madh shekullor “armiku” me te cilin dashje pa dashje i cuat uj ne mulli ! Turp tju vij ! Etja per pasuri ju ka futur ne rugen e tradhtis ,ju ka percar e po haeni me njeri tjetrin si qent e terbuar per nje cop “mish” ju ka ber te pameshirshem ndaj popullit qe e perfaqesoni e qe i premtoni sa te merni pushtetin !Fjalet e “Desert ” jan rrenqethese ,prekse ,e jan fjal jo armiku ! Nuk meriton kte gjendje ky popull e ky vend aq i bukur e pjellor qe dikur quhej “hambari Jugosllavis”!
    O popull i Kosoves ! Ju qe luftuat dhe derdhet shum gjak ,qe zbritet nga mergimi dhe shum prej jush shkrit pasurin per kte dit pa pushtues ,mos u largoni , nuk esht kjo zgjidhja ,perse humbet dashurin per Kosoven dhe ate flamur qe e adhuruat me shum se gjithcka ! Organizohuni dhe me vot shkarkoni pushtusit e rij shqipfoles qe kan zen per gryke vendin ! Mos besoni ma fjal e lot krokodili por gjeni nje udheheqes te ndershem e bashkohuni sa akoma ka koh ,perndryshe femijt tuaj do mbeten skllever ne vendin e tyre ! Mos u largoni se kjo ju shkon per interes tradhtareve te shitur ! ….
    Rroft Kosova dhe kosovaret patriot !…………..

    Reply to this comment
  14. Koco February 6, 18:20

    Eshte tjeter gje te jesh e te luftosh e tjeter gje te jesh lider udheheqes shteti , gje te cilen duhet ta marish drejt per se drejti nga populli jo me pazare te pista afera partiake , dhe gjithe kush duhet ta njohe vehten e te beje ate pune qe mund ta kryeje realisht , duhet te jeni i nderuar ne se juve ju jepej e ju besohet nje post ministri e konkretish ai i ministerit te mbrojties apo ai i puneve te brendeshme , me shume edhe sikur t’jua japin nuk duhet ta pranoni , sepse je i pa afet dhe e demtoni arthmerine e kosoves , nuk behet vendi me karjerista apo me mafioze qe shtiren si ‘ Mesia ‘ e vendit etj ….

    Reply to this comment
  15. V.DUKA February 6, 18:21

    Postimi i Zotit Sulo Kapedani eshte AKSIOMATIK. Intelektualet kosovare tja bejne te qart kete popullit kosovar ne vecanti dhe shqiptareve ne pergjithesi, sepse eshte tanime fakt i kryer procesi serb i asimilim te kosovareve. Nuk kam fjale per ta gjykuar kete ngjarje. Largoini urgjent ata qe drejtojne sot qeverine, d.tm.th. vendin se ata i sherbejne ne vetedije serbeve.
    Vjeresoni vazhdimisht mendimet e patrioteve si i Madhi Rezhep Qosja!
    Me respekt per KOSOVARET v.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*