Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI-së

March 30, 2018 10:34

Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI-së

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në brendësi të së cilës shkruan se kërkon dorëheqjen e tij.

Kjo kërkesë, thotë Haradinaj vjen si pasojë e veprimeve të së enjtes, me arrestimin dhe deportimin e 5 shtetasve turq,  të cilat  janë tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet e tyre, si popull dhe si shtet.

Duke marrë parasysh se, si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e shkarkimit.

Gjithashtu, kryeministri i Haradinaj ka marrë vendim për të shkarkuar edhe Driton Gashin, nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Në kërkesën e Haradinajt dërguar kreut të AKI-së, të publikuar nga portali “Indeksonline”, i kërkohet këtij të fundit largimi i menjëhershëm.

l.h/ dita

March 30, 2018 10:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*