Haradinaj nga Vlora: Korrigjimi i kufijve, temë e papranueshme

August 8, 2018 12:41

Haradinaj nga Vlora: Korrigjimi i kufijve, temë e papranueshme

 

Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi doli para gazetarëve në Prishtinë një konferencë për shtyp, kryeministri Ramush Haradinaj ndodhej në qytetin e Vlorës, ku u prit nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Haradinaj pritet të vendosë kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit dhe pritet të vizitojë edhe Muzeun e Pavarësisë.

Vizita disa orëshe e kryeministrit të Kosovës në Shqipëri vjen në një kohë kur në Kosovë, debatet mbi tezat e hedhura nga presidenti Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim të luginës së Preshevës, janë më të nxehta se kurrë.

“Për fat të keq të popullit të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën.

Realiteti i sotëm është krejtësisht rezultati i atyre luftërave.

Ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, ndaj mendoj se hapja e temës së korrigjimit të kufijve, është e papranueshme”, deklaroi Haradinaj.

a.s/dita

August 8, 2018 12:41
Komento

9 Komente

  1. 2 August 8, 12:56

    “Për fat të keq të popullit të Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën.
    Realiteti i sotëm është krejtësisht rezultati i atyre luftërave.
    Ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, ndaj mendoj se hapja e temës së korrigjimit të kufijve, është e papranueshme për mua”, deklaroi Haradinaj.”

    Te cudit nji Retoorike e tille ,jovetem ajo tradite percarese -konfliktuale midis shtetareve shqiptare kudo ,si ne Shqiperi e Kosove (qe dihet tashme mire se kush eshte regjizori -ai qe i ka prure ne skene ka zgjedhur Aktoret)
    pra shqiptaret permanent jane ne grindje midis tyre ,
    nuk kuptohen ose i sherbejne interesave joshqiptare
    por te atyre qe i bien ne pushtete !

    Then kete ,kam parasysh thenjen e ktij kendveshtrimin
    e ktij mushos , qe i shkon jo zgjidhjes se problemit por direkt luftes !

    Reply to this comment
  2. Amerikani August 8, 13:42

    Si nuk u bashkuan njehere shqiptaret ne nje qendrim te vetem politik per ceshtje madhore te politikes kombetare?
    Ndahuni sa te doni per qendrime ideologjije apo per menyren e qeverisjes por per qendrime qe kane te bejne me ardhmerine e kombit, ndarjet nuk ju falen.

    Reply to this comment
  3. MH August 8, 13:58

    Ore Ramush,djali!
    Nuk shkohet ne bisedime ne poligon qitjes me kobure ne brez.Po, ne tavolin me kalem e leter shkruj dhe vendos me dashamiresi dhe jo me pahire.Realizimi i idese se z.Thaçi aty ne tavoline asht ma afer arritjes se te shprazesh pushke,top e mitraloz ne vija zjarrit.
    Bahet fjale ne nji kohe ma moderne te civilizimit qytetar.Iku koha kur zgjidhjet plotesisht te zgjidheshme baheshin me arme.Nuk kane thane kot qe gjuha asht tulit po thyen dhembe e dhembadhe,hekura dhe celik.
    Ndaj mos u tremb trim nuk taluen kush postin e Kryeministrit.

    Reply to this comment
  4. Tjeter ,,,qe duhet theksuar ; August 8, 14:44

    perse duhet te vije ne Vlore , Shqiperi Rambushi Kosoves ,
    e pellasi qe aty ,kur Thaqin i ka atje ne Kosove .
    Kaq llarg jane kta njeri.tjetrit ?
    Apo keshtu i telekomandojne te pellasin te dy ne distance qe te tallet Bota me hajvanet qe kane ne krye Shqiptaret !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    un nuk besoj se kta te dy , Duan te miren e Kosoves ,
    kta Duan te miren e Kolltukut ne Pushtet prandaj edhe
    perplasen para opinionit qe ata qer i kann rrasur gihstin
    te knoqen tu i pa si hajvane tuj pellit me dhembe drejtu-njeri -tjetrit
    Si nuk ju vjen turp more maskarenj ai popull ka viauj ne shekuj dhe ju talleni sapo kapni pushtetin .

    Reply to this comment
  5. Arben August 8, 16:39

    Referendum popullor.

    Kesaj here do te behet c’eshte me e mira per popullin,

    Jo per pushtetaret e korruptuar.

    Reply to this comment
    • heu August 8, 18:06

      Arben ;
      REFERENDUMI eshte ne rregull ,
      por mos harro , populli s’ja ka iden shume ktyre
      gjerave , duhet me pas nji Komision qe te shqyrtoj e jete i sigurt ne ate qe do bejne ne interes te Kosoves .

      Reply to this comment
      • Arben August 8, 18:38

        1. Ja ka shume, mos ki merak.

        2. Ramushi ke perfaqeson ne fjalet qe thote??!!!!

        Eshte e vertetuar se eshte nje hajdut I korruptuar

        Qe grabit popullin e vet, si thua tI, te behet sic thote

        Rambo, apo sic thote populli????!!!!

        Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic August 8, 20:18

    I gjith sikleti i nje pjese te shqipotarve te krahut te Berishes e kan shume problem te madhe.
    Ne se ky problem do te zgjidhet sice thote Thaci kuptohet qe kudershtaret e shofim me shume zymti, pasi po del dyher Thaci Hero.Nje her per luften e UCK-se dhe tani per nje problem akom me madhore,
    Kjo e shqetson Berishen dhe krahi regresiv Berishjan.!

    Reply to this comment
  7. Aleksander Thana August 8, 21:17

    Shume vite me pare eshte hedhur ideja per nje akademi te njesuar Shqiperi-Kosove, apo per nje lloj komisioni te perbashket intelektuakesh per problemet dhe strategjine kombetare, I cili duhet te perbehet nga juriste te njohur e te afte, historiane kompetente dhe personalitet me peshe ne fjalen e tyre per keto problem. Me sa duket keto ide e propozime Jane sabotuar, anashkaluar , apo per arsye te tjera qe kane te bejne me ecurine aspak paqesore te ecurise se Shqipetise ne Tre dekadat e fundit. Ky lloj Keshilli Kombetar, dhe jo Kuvendi, me lloj lloj batakcinjsh, do te bente te mundur qe shume gjera te gjenin sugjerime e zgjidhje ne planin mbarekombetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*