Haradinaj sot nominohet për kryeministër nga AAK

May 16, 2014 11:08

Haradinaj sot nominohet për kryeministër nga AAK

Sot, në Prizren, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mban Konventën Zgjedhore, me ç’rast do të ndodhë votimi solemn i platformës për Kosovën, “Drejtim i Ri” dhe nominimi i kandidaturës së kryetarit Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramdani, ka thënë për “Epokën e re” se programi dhe lidershipi i kësaj partie janë qartësi e madhe e fitores së madhe në Kosovë.

“’Drejtimi i Ri’, që do ta merr Kosova gjatë qeverisjes Haradinaj do të jetë substanca e ndryshimeve rrënjësore. Fitorja e Aleancës është vetëm në momentin kur fiton ‘Drejtimi i Ri’. Prandaj, jam i sigurt se programi dhe lidershipi i Aleancës janë qartësi e madhe e fitores së madhe në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur qytetin e Prizrenit për ta nominuar si kandidat për kryeministër të ardhshëm, Ramush Haradinajn.

“Prizreni është qytet i vlerave kombëtare, të lëvizjeve të mëdha shqiptare dhe të shtetndërtimit në Kosovë. Gërshetimi i këtyre vlerave dhe ‘Drejtimit të Ri’ bëhet sot në Prizren dhe në të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë Ramadani.

May 16, 2014 11:08
Komento

3 Komente

  1. tet May 16, 18:43

    Pavaresisht se shume flasim per kete si kapobande une nuk i besoj. Personalisht me duket me i pershtatshem nje kombinim Ramush-Pacolli ne qeveri.

    Reply to this comment
  2. RRONI May 16, 21:43

    Gjer sa R .Haradinaj eshte ,,shoku,, i vojvoda Tacit ,nje kriminel e sahanlepires i Gruevskit, ska gje nga mundesia te behet kryeminister.Jo se nuk ka disa ide te mira por degjeneroi dhe uli popullaritetin me ca deklarata qe nuk i ,,hane buke,,tek shumica shqiptare ne Kosove.Imazhine keqesuar dukshem dhe nuk e besoj se as qe do kete vota te mjaftueshme per nje gje te tille.gjedhjet do vijne shpejte dhe do shohim.Ndofta edhe jam i gabuar por kam mendim te tille pas gafeve qe beri kohet e fundit.

    Reply to this comment
  3. P.A.B May 16, 21:47

    C’farse.

    Nese kjo Parti fiton votat e popullit,
    z. R.M si kryetar i saj,
    behet Kr-M i Kosoves,
    Nuk ka nevoje per nominime mediatike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*