Taksa masë mbrojtëse ndaj agresivitetit të Serbisë, e kreu qëllimin

April 2, 2019 19:31

Taksa masë mbrojtëse ndaj agresivitetit të Serbisë, e kreu qëllimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se taksa ndaj produkteve serbe i ka përmbushur qëllimet. Në një intervistë ekskluzive për Tv Klan, ai shprehet kundër dialogut, sipas mënyrës së kryediplomates evropiane, Federika Mogherini.

Intervista e plotë:

Këmbëngulja juaj për të mos hequr taksën a e ka ndihmuar vendin apo e ka stopuar në disa çështje?

Vendimi për taksën ka qenë masë mbrojtës ndaj agresivitet të Serbisë dhe mos respektimit të marrëveshjeve fshehtas, për shkak se ne nuk kemi mundur me eksportu në Serbi. Kjo ka rritje të vendeve të punës, rritje të prodhimit dhe si vendimi i tillë e ka përmbushur qëllimin e tij. Për pengesat nuk e di për çfarë e keni fjalën?

Për vazhdimin e dialogut?

Nëse marrin dialogun para dhe pas taksë, nuk ka asnjë ndryshim. Ne mendojmë se është më mirë farë mos me ndodhë ashtu sikurse e ka udhëhequr Mogherini, pasi ajo ka lejuar të devijohet dhe me fol për ndarjen e Kosovës dhe kjo është e papranueshme për popullin e Kosovës dhe për ne.

Meqë Kryetari i Parlamentit insiston që të hiqet, ndërkohë asnjë ministër nuk e hedh këtë propozim, po sikur ta hidhte dhe të votohej, çfarë do të bënit, do të dorhiqenit apo do ta pranonit?

Taksa, ka dalë prej axhende nuk e kemi më as temë të koalicionit, është hequr.

Si i keni raportet me partneret e koalicionit dhe me Presidentin Hashim Thaçi, pasi është thënë se në takimin që keni pasur me ndihmës sekretarin amerikan, David Hill, janë ashpërsuar dhe rritur tonet?

Ka raste që nuk kemi mendime të njëjta me presidentin si dhe me kryetarin Veseli, por nuk na pengon të vazhdojmë axhendën e Kosovës.

A është përmendur çështja e korrigjimit në këtë takim?

Në të kaluarën ka pasur diskutime për ndryshim territoresh, apo korrigjim të lehtë kufijsh, por të gjitha këto janë me e fsheh atë që ka ekzistuar si tendencë ndarja. Tani ka qartësi nga të gjithë se një opsion i tillë është jo real.

Ju keni qenë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë kur erdhët në pushtet madje dhe insistuat që të miratohej demarkacioni në Kuvendin e Kosovës, a do të thotë se do të ndryshoni qëndrim përsa i përket korrigjimit të kufijve me Serbinë?

Janë dy situata komplet të ndryshme. Unë mund të ndryshoj qëndrim, nuk e lidhim përvojën tonë me Malin e Zi me asnjë variant, është gabim ordiner, politik dhe logjik me i krahasuar të dy temat.

Si i keni raportet me kryeministrin Edi Rama? Pas mbledhjes së qeverisë pasi në Peje keni pasur disa replika…

Shumë të mira, unë kam çdo motiv për të pasur raporte të mira me kryeministrin e Shqipërinë, është Edi Rama mund të jetë dikush të tjera. I kam marrëdhëniet e mira me Presidentin Ilir Meta, me zotin Ruçi, dhe të mira me opozitën.

Marrëveshjet që janë nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive që u mbajt në Pejë sa janë zbatuar deri tani?

Në disa tema ka më shumë përparim në disa ka dhe ngecje. Me rëndësi të gjendet një formule që kalimi Shqipëri- Kosovë të bëhet pa pengesa, për qytetarët. Por është problemi se Shqipëria që ka liberalizim të vizave dhe ka detyrime, përndryshe rrezikon liberalizmin e vizave.

BE nuk ka vendosur ende për liberalizimin e vizave për Kosovën, pse e vlerësoni se e ka bërë këtë?

Ata shpjegojnë se ky është vendim në proces dhe ka afatet e veta dhe ishte fat i madh që Parlamenti ja delegoi Këshillit mundësinë me votu, shpresojmë që në Qershor ta marrim një përgjigje të mirë, ende nuk jemi aty, por shpresoj që po.

Në Janar hyn në fuqi ligjet për transformimin e FSK në ushtri, a do të kalojë ushtria në veri nëse është e nevojshme?

Ushtria jonë nuk ka asnjë punë kundër serbëve është e krejt vendit, po aftësohet prej NATO-s dhe aleatëve tonë. Jo vetëm të shërbeje në të gjithë Kosovën, por edhe në të gjitha vatrat e tjera të krizës, pra nuk është një ushtri me kufizime.

v.l/ Dita

April 2, 2019 19:31
Komento

7 Komente

  1. xxx April 2, 19:42

    Me ne fund e lidhi gomarin atje ku i thane,
    Per te tjerat mos u ndihej se vetem do prishesh pune,
    Le te tjeret qe e kane ne dore ta zgjidhin

    Reply to this comment
  2. fery April 2, 22:51

    kisha shkruar edhe kurr u vdndos taksa se problem me i madh se taksa eshte zhvatja me e paskrupullt e parase se taksapagueseve te kosoves ku mbi 40 mij veteran te rrejshem te cilet nuk e meritojne ate pension “veterani ” dhe e demtojne buxhetin e kosoves rethe 80 miljon € ne vit.
    Krimi behet akoma me i madhe kure gjykata merre vendim qe ketyre
    ” veteraneve ” mose tu nderpriten pensionet me arsyetim se ende nuk jane shqyryuar gjitha lendet por , pase kesaje arsyeje politike te gjykates qendron nji interes i msdh atyre te cilet qendrijne pase leshimit te certifikatave per ” veteran ” dhe i cili eshte se kete vit sipas gjitha parashikimeve do te kete zgjedhje ne kosove dhe pasi keta 40 mij ” veteran ” kane marre statusin e veteranit ne kembim te 5-10 votave ateher kuptohet edhe vendimi politik i gjykates per mosenderprerjes se pensioneve te ketyre ” veteraneve ” sepse ne rast te marrjes se nji vendimi gjyqsor per nderprerjen e pensionit edhe ata lider politik ose ish komandant te luftes te cilet kane leshuar keto certifikata do te mbetesjin pa numer te caktuar votash i cili mund te jete nga 250-300 mij vota
    Ky eshte problemi me i madhe por edhe hesapi me i madh ne Kosove se taksa e cile edhe nqs. nuk hiqet , me teper demtohet Kosova se Serbija sepse , raftet e dyqaneve te Kosoves jane plote e perplote me produkte serbe
    Ne kete sens foli dhe kritikoi ashper edhe ambassdori zvicran ne Prishtine i cili tha se
    ” nuk bene qe zvicra me parate e taksapagueseve te zvicres tu realizije juve ne kosove projekte te ujsjelkesit e ju me parate e taksapagueseve tjuaj ti paguani pernsione te pamerituar veteranet e rrejshem “

    Reply to this comment
  3. Taras April 3, 14:45

    Mbasi i shiti Malit Te Zi dhjetera ha toke tashti luan patriotin. Ka rritur prodhimin ne vend….njesoj si ne ne kohen e Dulles

    Reply to this comment
  4. Arben April 3, 16:22

    Per sa kohe je ne anen e popullit, i ke hallall te gjitha.

    Reply to this comment
    • fery April 7, 16:50

      Ai te cilin ti e permend ,mund te jete ne anen e atij popullt hajdut , zhvates e ekstavagant dhe kurresesi ne anen e popullit te ndershrm e fukara i cili paguan ekstravagansen dhe ahenhjet e tyre Arben

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim