Haradinaj tjetër deklaratë për Ramën, e quan vëlla…

May 9, 2019 16:32

Haradinaj tjetër deklaratë për Ramën, e quan vëlla…

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Samiti i Berlinit ka qenë një takim jashtëzakonisht i suksesshëm, pasi që dialogu tashmë ka kaluar në duart  eMerkel dhe Emanuel acron.

Në një prononcim për media, Haradinaj u shpreeh se kjo është pozitive pasi që Mogherini ka pasur rrezik që Kosovës t’i vinte një marrëveshje e keqe, që mund ta ndante Kosovën.

“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, e suksesshme sepse dialogu i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila ka pas rrezik Kosovës me i ardhë ndonjë propozim-marrëveshje e keqe përfshirë edhe ndarje të vendit, tash është në përgjegjësi të Merkelit dhe Makronit. Dialogu është heqë prej adresës që ka mund me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se tashmë Kosova mund të jetë e qetë, por vigjilente pasi kuzhinat e huaja mund të vazhdojnë të gatuajnë ide për ndarje të Kosovës.

Sa i përket përplasjes me Edi Ramën rreth zhvillimeve të ndodhura në Samitin e Berlinit, Haradinaj ka thënë se e respekton institucionin e kryeministrit të Shqipërisë dhe se Edi Ramën e quan vëlla.

“Edi Rama është vëlla i imi. Të vërtetën do ta them gjithmonë, kam thënë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Samitin e Berlinit”, është shprehur Haradinaj.

Sa u përket deklarimeve për heqjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Haradinaj ka thënë se duhet hequr pikat e kontrollit që të mos ketë shumë vonesa.

Ndërkohë për pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Samitin e Brdo-Brijonit në Tiranë, Haradinaj thotë se ai nuk është kurrfarë figure që përfaqëson ndonjë vlerë, pos agjent i Putinit në Ballkan.

l.h/ dita

May 9, 2019 16:32
Komento

14 Komente

  1. Dridhe me lesh Monike. May 9, 17:03

    …..pra kokekatrori Meta, na paska ftuar agjent te putanes Putin dhe Presidenti Thaci eshte ulur nr nje tavolone per bisedime me te.
    Shqiptaret e kane te qarte se Sali -Lulushi, Monika Cizmja dhe Like Floriri (keshtu e njeh krimineli Sali), kane kohe qe kane tradhetuar Shqiperine dhe bejne lojen e Rusise.

    Reply to this comment
    • Koqa May 9, 17:53

      Te dashur vellezer koqe shqipetar
      Nuk e marre veshe, njehere thone keshtu diten tjeter ashtu,hajde merry i vesh.
      U bene te gjithe koqe nga trute

      Reply to this comment
  2. mirel May 9, 17:07

    Ketyre nuk ke cfare u thua, ai i quan gomere e budalla, ky njehere i quan tradhetare, pastaj vella.
    Me sa duket kane rene dakort per me te keqen: planin e anetaresimit ne OKB, sic e shpjegoi Murati.
    Nuj besoj se ka ngelur fjale pa u thene nga fjalori- per tradhetaret.
    Por larmia e pislliqeve dhe ndyresive te ketyre bashibozukeve te kombit shqiptar duket se ja kalon te gjithe parashikimeve cilesuese te mundshme.
    Kur fjalet mbarojne, ( ne menyre shteruese, sic ka qef ta thote Bedriu), atehere cfare ngelet per tu marre me kete lloj rrasati bastardesh?

    Reply to this comment
    • Komunisti May 9, 17:39

      Gafurren kot nuk eshte se e bejne me qellim,duan vetem sa te ruajne karrigen,nuk iprish pune se i quan budall,per ate jane koshjente

      Reply to this comment
    • Komentuesi pa pagese May 9, 19:52

      Jane thjesht lojrat e stilit Endri Fuga. Vendosin nje foto te vjeter, nxjerrin nga konteksti fjaline qe u nevojitet dhe keshtu pepiqen te “diskretitojne” kedo qe u del kundra.

      Reply to this comment
  3. 123 May 9, 17:13

    Njeri shume i mire duket,por fatekeqesisht nuk mbush

    Reply to this comment
  4. Dru me pre hajde dru me pre May 9, 17:37

    Eshte fatkeqesi per popujt qe kudo gomeret vihen ne krye

    Reply to this comment
  5. Donit me per Belulin May 9, 17:53

    Ja ku e keni,”trimin patriot”

    Reply to this comment
  6. Nebi Surreli May 9, 18:34

    “Wo bist du mein Bruder”… i thone njeri-tjetrit sa per te shplare gojen dobicat e anadollit. Jane aq “freundlich” sa qe s’e kane problem te puthen njelloj si grate.

    Sidoqofte, me kete lloj afrimiteti, z.Haradinaj s’ka dashur ta nxehe me keq debatin. E ka quajtur vella, edhe pse e di mire se me ke ka te beje. I ka hapur, si te thuash, rruge…

    Reply to this comment
  7. Loku May 9, 19:05

    Njiher e quajti trathetar , pa kaluar 3 dite quan vellaaaaaa, plehraaaaaaaaaa

    Reply to this comment
  8. intelektuali May 10, 07:45

    Ramushi e quan Edi Ramen:

    VELLA sic e quante Skenderbeu Hamzain ne Kohen e Qepes te Sulltanit.

    PO HASHIMIN CFARE DO TA QUAJE TANI?

    Reply to this comment
  9. demo May 10, 09:18

    Une besoj ate qe the ne fillim.

    Reply to this comment
  10. Mala May 10, 10:09

    Ramushi se pari duhet te emdoje,te pyes ndoken aty afer,nese ka nodnje person normal,tani te flet.Ate qe foli per Ramen,Thacin ku futi edhe vuiqin,ishte budallalek qe nuk mhahet me asgje.Mos gjuaj fjalen si…bajgen.tani te kthesh ne pishman.Te ka djegur kungulli I shporeteit,tash po I fryne kungullit ne gardh.Ramo kujdes,Nuk je per kete vend Rame.

    Reply to this comment
  11. Loni May 10, 13:33

    Te dy jeni manikina te agjenturave te huaja qe po shkaterrojne kombin me themel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*