Haradinaj: Ushtria, vendim sovran në përputhje me kushtetutën

December 6, 2018 19:38

Haradinaj: Ushtria, vendim sovran në përputhje me kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se projektligjet për ushtrinë do të hidhen për miratim në parlament më 14 dhjetor dhe ky është vendim sovran në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ai i bëri këto komente në parlamentin e Kosovës, një ditë pasi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër një vendimi të tillë.

Sekretari i NATO-s tha të enjten se ka biseduar në telefon me kryeministrin Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ka theksuar që të dyja palët duhet të përmbahen dhe të shmangin çdo deklaratë apo veprim provokues.

Me zotin Haradinaj, e ngrita çështjen e planit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Nënvizova se një veprim i tillë është në kundërshtim me këshillën e shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja negative për të ardhmen e integrimeve euro-atlantike. E nënvizova që nëse ndryshon mandati i Forcës së Sigurisë, NATO-ja duhet ta shqyrtojë shkallën e angazhimit me këtë forcë”, shkroi ai.

Ndërsa me presidentin serb, tha se ka biseduar “për nevojën e uljes së tensioneve aktuale. U kam përkujtuar të dyve se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë rruga e vetme për vendosjen e paqes afatgjatë dhe qëndrueshmërisë në rajon. NATO-ja mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Kosovës në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it të mandatar nga Kombet e Bashkuara”, theksoi sekretari Stoltenberg.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha të mërkurën se “përdorimi i ushtrisë” është një nga mundësitë nëse Kosova vazhdon me planet për formimin e ushtrisë së saj, që sipas Beogradit mund të drejtohet kundër pakicës serbe.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ka të bëjë me militarizim të vendit, por kjo sipas tij është një propagandë e qëllimshme nga ana e Serbisë.

Nuk i dedikohet krijimi i ushtrisë sulmit në veri është gënjeshtër e tyre ashtu siç dinë t’i bëjnë dhe bëjnë gabim që frikësojnë popullin serb. Ne do të ndërmarrim veprime sqaruese për serbët e Kosovës. Dje isha në Plemetin, do të shkoj në çdo vend të Kosovës që të sqaroj që propaganda që u jepet nga Serbia është e qëllimshme, e rrejshme dhe viktimizon serbët”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se Serbia po bën përpjekje në mënyra të ndryshme për të paraqitur Kosovën si vend jo normal. Ai tha se për formimin e Ushtrisë së Kosovës janë zhvilluar biseda me të gjitha palët e interesuara.

E vërteta është që aleanca e NATO-s po ashtu ka peshë të madhe në mendime të veta në ato që i shprehë për Kosovën dhe është prezente në Kosovë, mirëpo Kosova është e sigurt që nuk do të sjellë asnjëherë në rrezik marrëdhëniet me aleancën e NATO-s. Ne ende nuk kemi aplikuar për anëtarësim në NATO dhe kur të aplikojmë është shumë me rëndësi që të kemi sqarimet e duhura për secilin vend anëtarë të NATO-s”, tha ai.

Më 18 tetor, parlamenti i Kosovës miratoi në parim projektligjet për zgjerimin e përgjegjësive të Forcës së Sigurisë, duke shmangur ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës, ndryshime që u pamundësuan për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe deputetëve serbë.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u tensionuan kohët e fundit pasi që qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe si kundërpërgjigje ndaj fushatës së saj kundër shtetësisë së Kosovës.

burimi: zeriamerikes.com

v.l/ Dita

December 6, 2018 19:38
Komento

6 Komente

  1. MH December 6, 21:55

    Uroj dhe besoj qe Kosova te jete ba me kryefamiljar.
    Po nuk i preme preciz sic i don mushka drute kurr nuk kena me u rreshtue sic e meriton kombi shqiptare si gjithe shtetet e Europes dhe te botes.
    Nuk ka kuptim te ekzistoj pavarsia e nji shtetit me struktura jo te cunguara por me struktura te mos ekzistuara.Kryesorja e pavarsise se cdo shtetit asht krijimi strategjike i struktures mbrojtjes qe perfaqesohet nga krijimi i ushtrise mbrotjes.Si dhe sigurimi i shtetit dhe ruajtjes se rendit.

    Reply to this comment
  2. Lili December 7, 01:00

    O idiot i idiotave,
    Njerezit e mendshme ka bere ushtri pa thane kemi ushtri,po vetem shoqata sportive..
    Budallet si ti bejne ushtri e gjenerala pa asnje fishek e asnje dite shkolle.
    Te kujtohet cka te tha gjeneral german Nein,ti kur jo gjeneral…

    Reply to this comment
  3. Arben December 7, 08:24

    Perpara or mik, ushtria dhe reciprocitet me serbine.

    Ke mbeshtetjen e gjithe shqipetareve

    Reply to this comment
  4. fery December 7, 09:11

    Tani me nji kontigjent 20 mij tonesh armatime te ndryshme eshte nisur nga Amerika per ushtrine e Kosovski dhe sapo ka mberri ne Portin e Duresit dedikuar ushtrise se kosoves kurse Serbija bene cmose me propaganden e saje qe ustroja e Kosoves mose te krijohet me arsyetim banal pse s po na e rezikojja serbet e Kosoves kurse vete Vuciqi cirret para kamerave siguron avionet rus mig – 29 , sistemin kunder ajror rus s-300 , tanke ruse dhe altileri te rende me te cilat ai nuk i rezikuaka shqiptaret e Presheves kurse Kosova sipas Serbise s po u dashka te krijoj ushtri ngase ushtrija e Kosoves na qenka ” rezik per sigurine ne rajon ” .
    Pikrishte armatimi i ushtrise serbe me armatim rus eshte rezik per sigurine rajonale kurse krijimi i ushtrise se Kosoves eshte rritje e sigurise rajonale andaj , f
    Faleminderit Amerike per kontigjentin me armatim per Ushtrine Kosoves dhe gezuar ushtrine e Kosoves

    Reply to this comment
  5. Poshtë Udba-shët December 7, 09:52

    Mos u ndalni para qëllimeve të mbrojtjes të vendit dhe njerëzve nëse pengohet nga nato ajo është tjeter bisedë përpara gjeneralë jeni krenari e shqiptarëve

    Reply to this comment
  6. labi December 7, 10:22

    bravo o kryeminister te krijohet ushtria se serbi esht i pa bes ,thaci me pambuk ti me gur keshtu e duan serbet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*