Harito: Punësimet në administratë do bëhen mbi bazën e meritës

Redaksia Online October 18, 2013 12:30

Harito: Punësimet në administratë do bëhen mbi bazën e meritës

Hapen aplikimet për vendet e punës në administratën publike. Në një deklaratë për mediat sot në mesditë, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, tha se rekrutimet do të bëhen sipas ligjit të ri për Nëpunësin Civil.

Harito tha se janë hapur disa vende në nivele të larta të administratës, ku në fokus është administrata tatimore. Bëhet fjalë për rreth 100 vende pune, që janë vakante pas verifikimit të emërimeve, të cilat kanë rezultuar në shkelje flagrante të ligjit.

Harito tha se procesi i rekrutimit do të jetë i ndershëm, i paanshëm dhe i bazuar vetëm mbi meritat e çdo individi.  “Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se institucionet e administratës fiskale janë jetike për financat e këtij vendi. Do t’i japim fund epokës që këto institucione jepen kundrejt shumave të majme. Do të zhvillojmë një proces me rregulla shumë të forta, të paanshëm”,  tha Harito.

Redaksia Online October 18, 2013 12:30
Komento

10 Komente

  1. Sif October 18, 12:56

    Thuhet se “Hapen aplikimet për vendet e punës në administratën publike”. Lutemi tregoni link-un

    Reply to this comment
  2. Emigrant SHBA October 18, 13:12

    Mos i beni edhe ju keto si ata qe iken I nxirnin ne shtyp por ne fakt i kishin zene vendet me kohe Tropojanet dhe kuksianet

    Reply to this comment
  3. Gjemb Murrizi October 18, 13:43

    po drejtoret e shpetim Idrizit qe po i lini ne vendet qe kane patur, sepse Idrizi nuk del nga Kuvendi, me “merite” jane?

    Reply to this comment
  4. pa emer October 18, 13:54

    Po ate personin qe eshte emeruar ne krye te AKU si e ka emrin dhe cfare CV ie dhe pastertie morale ka???

    Reply to this comment
  5. Kritiku October 18, 15:22

    E kini ndritur me atë zv/ministren e lsi brunilda paskalin ju? Vini dhe semafor te ministria e zhvillimit ekonomik dhe shpallni programin e zhvillimit të ekonomisë me mësuese anglishteje 20 vjet pas lënies se mesimit!!!???

    Reply to this comment
  6. Sofo October 18, 21:58

    Cfare konkursi organizuat ju per emerimet qe vazhdojne dhe do vazhdojne, per skizofrenet e Bashkise, qe u katapultuan nga Ministri deri ne institucione si ANTA?
    Qe vetem zotesi nuk treguar deri me sot, pervecse terror leneshash???
    Apo tani qe shtyte miratimin e Ligjit, me pretekstin “konkurim i drejte” do filloni fshesen???

    Reply to this comment
  7. geg hyseni October 19, 07:42

    Po emerimet ne Drejtorine e Pergjitheshme te Tatimeve,Mimoza Kalia, Diana Fishta dhe Ismail Muca mbi cfar kriteri i ngritet ne detyre? Jo vetem punonjesit e tatim taksave, por i gjithe opinioni e din se keta tre persona ne postet qe kan patur aty jane nder me kryesoret si arkitekt dhe zbatues te skemave per largimet politike te punonjesve nga administrata, te vjedhjeve multimilionereshe te lojerave te fatit dhe skemave mashtruese me TVSH, ne menaxhimin e borxhit etj…ndersa JUUU i u siguroni rrugen e vazhdimesise ne poste me te larta dhe kyce te ketij institucioni. Si cdo punonjes i administrates edhe Ju zonja Harito, jeni ne prove aty ne detyren e Ministres. Emerimet e para jane teper zhgenjyese, ne forem dhe ne permbajtje!

    Reply to this comment
  8. Ida October 22, 18:35

    Pershendetje

    Ju lutem na mundesoni link-un per aplikimin online.
    Ju faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim